Ndërmarrjet Shtetërore, Shoqëritë e Ruajtjes së Sigurisë Fizike dhe agjencitë e punësimit janë subjektet me numrin më të lartë të ankesave të punonjësve.
Sipas raportit të Inspektoratit Shtetëror të Punës, nga 690 ankesa të regjistruara, 42% ose e thënë ndryshe 290 ankesa vijnë nga këto fusha.
Për shkak të luhatjeve të tregut dhe raportit të punësimit me punëmarrësit, grupin e dytë më të madh të ankesave e përbëjnë ato që vijnë nga ndërmarrjet prodhuese dhe kryesisht sektori fason. Në total janë 159 punonjës që janë ankuar ndaj këtij sektori.
Të dhënat e raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Punës tregojnë gjithashtu se sektori i tregtisë vijon të ketë problematika për respektimin e kontratave të punës për punëmarrësit.
Numrin më të lartë subjekteve, që janë inspektuar në kuadër të ankesave të ardhura, i takojnë Drejtorisë Rajonale Tiranë me 76% të totalit.
Gjatë 2024, ky rajon rezulton me 115 inspektime më shumë se në vitin 2023, tregues që lidhet me faktin e përqëndrimit të lartë të bizneseve që zhvillojnë aktivitetin ekonomik në këtë rajon.
I ndjekur nga rajoni i Vlorës, Korçës, Shkodrës dhe Gjirokastrës./ Tv Klan
Tag: sektori
-

Sektorët më problematikë për punonjësit
-

“Do 4-5 fishojmë subvencionin për fermerët”, Berisha: Sektori i bimëve mjekësore këto vitet e fundit u godit nga narko euro!
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerë e grumbullues të bimëve medicinale.Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se sektori i fermerëve është goditur këto vite nga narko-euro dhe trafiku i drogës.
Sipas tij, është zhvlerësuar eksporti i bimëve medicinale dhe është ngritur në piedestal trafiku i kanabisit.“Përveç kësaj këtij sektori, këto vite të fundit, i ka ndodhur një goditje e rëndë nga narko euro. Jeni sektorë eksporti dhe transaksionet janë në dollarë dhe euro. Krijimi i narko euro, zhvlerësimi i saj nga euro e bimëve helmuese, drogave ka bërë që qindra sipërmarrje eksporti të falimentojnë dhe mijëra shqiptarë të humbasin vendin e punës.
Ne në projektin tonë për Shqipërinë Madhështore, konsiderojmë sektorin e bujqësisë, sektor të rëndësisë parësore. Jemi zotuar për përmbysje të plotë të sistemit aktual ndaj bujqësisë dhe blegtorisë. Do dyfishojmë buxhetin për këtë sektor dhe do të 4-5 fishojmë subvencionin për fermerët. Do subvencionojmë çdo hektar të mbjellur”, shprehet Berisha. -

“Sektori i bimëve mjekësore u godit nga narko-euro”/ Berisha: Do 4-5 fishojmë subvencionin për fermerët
Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte mesditën e sotme në nje bashkëbisedim me fermerë dhe grumbullues të bimëve medicinale.
Berisha: Përveç kësaj këtij sektori, këto vite të fundit, i ka ndodhur një goditje e rëndë nga narko euro. Jeni sektorë eksporti dhe transaksionet janë në dollarë dhe euro. Krijimi i narko euro, zhvlerësimi i saj nga euro e bimëve helmuese, drogave ka bërë që qindra sipërmarrje eksporti të falimentojnë dhe mijëra shqiptarë të humbasin vendin e punës.
Ne në projektin tonë për Shqipërinë Madhështore, konsiderojmë sektorin e bujqësisë, sektor të rëndësisë parësore. Jemi zotuar për përmbysje të plotë të sistemit aktual ndaj bujqësisë dhe blegtorisë. Do dyfishojmë buxhetin për këtë sektor dhe do të 4-5 fishojmë subvencionin për fermerët. Do subvencionojmë çdo hektar të mbjellur. -

Të dhënat: 2024, kontributi i ndërtimit në ekonomi arrin nivelin më të lartë që nga 2013-a
Pesha e ndërtimit në ekonominë e vendit po rritet vit pas viti, duke e bërë atë gjithnjë e më shumë dominues në ekonomi, teksa kontributi i sektorëve prodhues si bujqësia dhe industria është në rënie. Në vitin 2024, sektori i ndërtimit zuri 12.5% të PBB-së, niveli më i lartë që nga viti 2013. Në anën tjetër, bujqësia sektori historikisht me peshën më të madhe në ekonomi, zuri 15.5% të PBB-së në vitin 2024, niveli më i ulët që nga 2009.
Gjithashtu kontributi i industrisë u ul në 9,9% të PBB-së më 2024 niveli më i ulët që nga 2009. Siç shihet gjatë dekadës së fundit ekonomia e vendit po ikën nga sektorët prodhues duke u riorientuar drejt ndërtimit dhe tregtisë. Rënia për tre vite rresht e sektorit të bujqësisë po redukton peshën e saj në ekonomi dhe nga ana tjetër, vala e objekteve të reja në Tiranë dhe bregdet do të rrisë më tej kontributin e ndërtimit në ekonomi vitet në vijim.
Zhvillimet e tre dekadave të fundit kanë treguar se pesha e bujqësisë në ekonomi thuajse është përgjysmuar nga 33% në vitin 1995 nga pak më shumë se 15% në vitin 2024. Kontributi i ndërtimit në ekonominë e vendit ka qenë me luhatje në dekadat e fundit. Në vitet 2003-2009, ndërtimi ishte dega kryesore e ekonomisë.
Në këtë periudhe pati një lulëzim të sektorit bankar me hapjen e bankave private, të cilat kredituan masivisht blerjen dhe ndërtimin e pasurive të paluajtshme. Sektori bankar u ekspozua shumë ndaj ndërtimit duke humbur një pjesë të kredive që ende edhe sot nuk janë pastruar nga llogaritë. Vitet e fundit, sektori i ndërtimit po rrit peshën në ekonomi, teksa bankat po ripërfshihen në kredi dhënie, pas një pauze disavjeçare.
Gjithashtu Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku bujqësia ka peshën më të madhe në ekonomi dhe pavarësisht këtij fakti vendi është importues neto i prodhimeve bujqësore. Ekonomia shqiptare vuan nga mungesa e sektorëve me vlerë të lartë dhe ato të bazuar në inovacion. Bota është duke përjetuar aktualisht revolucionin teknologjik dhe shtetet janë vënë në garë për të nxitur sipërmarrjen drejt novacionit, ndërsa Shqipëria po riorienton ekonominë drejt aseteve fikse në pasuri të paluajtshme, pa vlerë të shtuar në ekonomi./ Monitor -

Rama në Durrës: Koha për cilësi, duam turistë që konsumojnë më shumë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit, në Durrës. Rama tha se aktualisht është koka për cilësi dhe jo për sasi, duke kërkuar që të rritet cilësia e shërbimit. Për të Shqipëria tashmë duhet të synojë ata turistë që konsumojnë më shumë.
”Nuk është më koha e sasisë, por e cilësisë. Nuk është më koha e hedhjes së parave kuturu, por është koha që çdo qindarkë të investuar ta investojë në cilësi sektori privat, në cilësinë e shërbimeve. Ne nuk duhet të rrisim numrat pafundësisht, por të rrisim numrin e turistëve që konsumojnë më shumë.Për të siguruar rritje cilësore dhe të qëndrueshme, duhet të jemi shumë të qartë për çfarë duhet të bëjë sektori privat dhe çfarë duhet të bëjë shteti. Sektori privat duhet të ketë vetëm një fjalë kyçe, me të cilën duhet të zgjohet çdo mëngjes dhe të flejë çdo mbrëmje: cilësia. Cilësia e shërbimit.
Ka ardhur koha që çdo qindarkë e investuar të shkojë në rritjen e cilësisë. Ka ardhur koha që sektori privat të investojë seriozisht në cilësinë e të gjitha shërbimeve, në mënyrë që Shqipëria të mos jetë vetëm një vend i bukur, por edhe një vend mikpritës, dinjitoz dhe konkurrues në nivel global”. -

‘Sektori privat të rrisë cilësinë dhe pagat në turizëm’, Rama: Investimet e qeverisë do të vijojnë
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për një rritje të cilësisë në sektorin e turizmit, me qëllim që numri i turistëve të huaj të vijë në rritje. Gjatë një deklarate nga Durrësi, ai theksoi se qeveria dhe bashkitë do të vazhdojnë të rrisin investimet në këtë sektor, por edhe sektori privat ka përgjegjësinë për të kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimin e kushteve për punonjësit.
“Besoj që volumi i investimeve nga qeveria dhe bashkitë është rritur dhe do vazhdojë të rritet. Jemi akoma në një moment të brishtë, dhe nëse nuk investojmë akoma më shumë, mund ta humbim këtë volum turistik. Për ta mbajtur këtë volum, duhet të rritim numrin e turistëve në mënyrë të qëndrueshme,” u shpreh Rama.
Ai theksoi rëndësinë që sektori privat të investojë gjithashtu në cilësinë e shërbimit dhe të rrisë pagat për punonjësit, si pjesë e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e turizmit.
“Duhet të jemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjë sektori privat dhe publik. Është koha që çdo qindarkë e investuar të jetë në cilësinë e shërbimit të të gjithë zinxhirëve. Ju inkurajoj të mos hezitoni të rrisni pagat edhe më shumë,” tha Rama. -

Riformatimi i prodhimit
Sektori i prodhimit në vend po shpreson t’i kthehet rritjes nga pika e ulët në të cilën ka rënë. Lufta tregtare me tarifat pritet të shtojë kërkesën brenda Europës. Prodhuesit e këpucës pohuan se tendenca ka nisur, teksa eksporti i zarzavateve në vlerë ishte 61% më i lartë në dy muajt e parë 2025. Sinjalet pozitive nuk janë të mjaftueshme për të nxjerrë prodhimin nga gropa, por shpresat janë shtua…
-

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës
Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh.Vendi ballkanik, me një popullsi nën 4 milionë banorë, raportoi një rritje të PBB-së prej 3.6% në vitin 2024, shumë mbi mesataren e BE-së prej 0.9%. Ky përmirësim u nxit nga konsumi i fortë i familjeve, rritja e pagave dhe investimet e huaja, veçanërisht ato nga financimi i BE-së.Në vitin 2024, punësimi në Kroaci arriti nivelet më të larta rekord, me një rritje prej 3.5% krahasuar me janarin 2023, domethënë prej afro 60,000 punëtorësh. Sektori i ndërtimit pati rritjen më të madhe të punësimit, me 6.9%, falë projekteve të shumta të infrastrukturës dhe investimeve të financuara nga BE-ja.Paga mesatare neto u rrit me 15% (11% e përshtatur me inflacionin), duke shkuar në 1,318 euro në muaj. Sektori publik përjetoi rritjen më të madhe, pasi pagat në administratën qeveritare, arsim dhe shëndetësi, u rritën mesatarisht me 22%.Megjithatë, suksesi ekonomik i vendit kërcënohet nga sektori publik në zgjerim e sipër, i cili është rritur pavarësisht nga tkurrja e popullsisë.Kritikët paralajmërojnë se rritja mund të pengohet nga mungesa e reformave ekonomike nën drejtimin e kryeministrit Andrej Plenkovic nga Partia Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).“Rreth 40% e ekonomisë përbëhet nga sektori i qeverisë dhe tregtisë me pakicë”, tha analisti Neven Vidaković për agjencinë N1 TV. “Sektorët që mund të kontribuojnë më shumë në krijimin e vlerës dhe të ofrojnë vende pune me cilësi të lartë, nuk ekzistojnë më. Kjo është shkaktuar nga mungesa e reformave në 20 vitet e fundit”. Tkurrja e parashikimeve të PBB-së nxit thirrjet për ndryshimRritja e shpenzimeve qeveritare ka ngritur pikëpyetje në lidhje me qëndrueshmërinë, pasi shpenzimet shtetërore vazhdojnë të tejkalojnë rritjen e PBB-së.Në vitin 2024, punësimi në administratën publike u rrit me 5,1%, arsimi me 3,1%, dhe kujdesi shëndetësor dhe shërbimet sociale me 6,2%.Ndërkohë, rritja e PBB-së pritet të ngecë në nivelin 3.3% në vitin 2025 dhe 2.9% në vitin 2026. Kjo tregon nevojën urgjente për reforma strukturore për të ruajtur qëndrueshmërinë afatgjatë dhe deficitet buxhetore të kërkuara nga BE-ja.Megjithatë, këto reforma nuk janë kryer ende, veçanërisht në administratën publike. Pavarësisht se ka një popullsi prej më pak se katër milionë banorësh, Kroacia ka 555 njësi të qeverisjes publike, duke përfshirë 428 komuna dhe 127 qytete të organizuara në 20 rajone.Për efekt krahasues, Irlanda e cila ka dyfishin e popullsisë, ka vetëm 95 rrethe komunale. Shpenzimet qeveritare shënojnë një rritje rekordPavarësisht rritjes së vazhdueshme të PBB-së që nga viti 2017, shpenzimet qeveritare janë rritur edhe më shpejt, nga 16.9 miliardë euro në vitin 2017, në 28.1 miliardë euro në 2023. Kjo prirje vazhdoi në vitin 2024, me një rritje rekord prej 1.63 miliardë eurosh në pagat e sektorit publik, duke e sforcuar më tej buxhetin.Qeveria kroate tani shpenzon më shumë për pagat e sektorit publik në raport me PBB-në, sesa shumica e vendeve të ngjashme të BE-së, përfshirë Slloveninë.Siç vuri në dukje Branimir Perković për agjencinë Bloomberg Adria, gjendja e tanishme pasqyron skenarin e 20 viteve më parë, përpara recesionit të madh, kur rritja e PBB-së kroate ishte e fortë, por e nxitur nga shpenzimet shtetërore dhe jo nga zgjerimi i sektorit privat.“Rritja ekonomike ishte e fortë në atë kohë, paksa më e ulët se e ekonomive të tjera të ngjashme”, shkroi ai. “Popullsia kroate ishte e kënaqur me këtë dhe nuk prisnin ndonjë reformë të dukshme, sepse ndiheshin më të sigurt”.Megjithatë, kur goditi recesioni, punësimi i qeverisë mbeti i qëndrueshëm, ndërsa sektori privat humbi gati 200,000 vende pune, duke çuar në një rënie të gjatë ekonomike dhe një rimëkëmbje që zgjati një dekadë. Paradoksi i pasurive të paluajtshme – çmimet rriten, kërkesa uletMegjithatë, tregu i pasurive të paluajtshme paraqet një paradoks: uljen e kërkesës dhe rritjen e çmimeve. Në vitin 2024, numri total i transaksioneve të pasurive të paluajtshme, ra me 2.9% krahasuar me një vit më parë.Istria (-22%) dhe Qarku i Zadarit (-20%) shënuan rëniet më të ndjeshme. Megjithatë, shitjet e pronave u rritën në Qarkun Primorje-Gorski Kotar, ku transaksionet u shtuan me 23%.Në tremujorin e tretë të vitit 2024, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 12.3% në bazë vjetore, me rritjet më thelbësore të regjistruara përgjatë bregdetit të Adriatikut (+16%) dhe në kryeqytetin Zagreb (+7.7%), ku sllovenët ua kaluan gjermanëve si investitorë kryesorë të huaj.Një faktor tjetër që shkakton këtë mospërputhshmëri me tregun e pasurive të paluajtshme është disponueshmëria e hipotekës. Bankat vendase kishin mundësuar kredi të favorshme përpara shtrëngimit të ri rregullator, të caktuar për në prill.Stimujt e rinj të qeverisë për strehimin, si zbritjet e taksave për ata që blinin shtëpi për herë të parë dhe ulja e TVSH-së për ndërtimet e reja, po ndihmojnë gjithashtu në rritjen e kërkesës.Ndërkohë, gati 40% e pasurive të paluajtshme në vitin 2024, shkuan për blerës të huaj. Çmimet kanë të ngjarë të mbeten të larta pasi investitorët e huaj shohin mundësinë për të zotëruar prona të shtrenjta, veçanërisht në rajonet turistike. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

ALARMI I PRODHIMIT – Punëdhënësit më të mëdhenj, industria dhe bujqësia hyjnë në fazë recesioni…
Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit.
Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me -6.7%, më e forta që nga pandemia 2020.
Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2 për qind të totalit të punonjësve dhe në industri rreth 13.4%. Të dy këto sektorë kontribuuan në 45.7 për qind të totalit të punësimit me 2023, sipas INSTAT. Që nga viti 2019 kontributi i bujqësisë në punësim erdhi më rënie me 4 pikë për qind, ndërsa industria mbajti të njëjtën peshë.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.
Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë- konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.
Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me sera për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni tani fermerët që prodhonin për vetë-konsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë. Në bashkitë e vogla pothuajse nuk ka ma tregje fshatarësh.
Prodhimi bujqësor është ndikuar negativisht edhe nga mungesa e subvencioneve dhe bllokimi i fondeve IPARD. Këtë vit financimet nga skema e kombëtare janë rreth 75 milionë euro nga të cilat 70 për qind janë shpenzime operacionale dhe vetëm 30 për qind e fondit është investim që shton prodhimin.
Sakaq, sektori i industrisë hyri në vitin e dytë të rënies me 2024 prej faktorëve që lidhen kryesisht me rënies e vlerës së euros dhe rritjes së kostove te brendshme. Rënia e euros nga niveli 122 lekë më 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar uli të ardhurat e eksportuesve duke bërë që shumë kompani të mbyllin aktivitetin.
Vetëm fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar sipas të dhënave nga statistikat afatshkurtra.
Modeli ekonomik i vendit po zhvendoset nga shpejtësi nga prodhimit tek shërbimet dhe tregtia, pas një përpjekje për dekada për të krijuar produkte “Made in ALbania”. Ekspertë të ekonomisë mendojnë se prodhimi përgjithësisht integron ekonomitë në zinxhirët e lartë të vlerës. Psh gjatë pandemisë Covid-19, ku bota u vendos nën masa kufizuese vendet që kishin ekonomi prodhuese shënuan rënie me të ulët se, ato që ishin të bazuar në shërbime sidomos turizëm. /Monitor/Continue Reading
