Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, në një deklaratë për shtyp, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar për turizmin në vend, veçanërisht për mungesën e ujit të pijshëm, keqmenaxhimin e ujërave të zeza si dhe problematikën e fuqisë punëtorë në vend. Të gjitha këto po dëmtojnë aktivitetin e turizmit dhe cilësinë e shërbimeve, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese.
Dhoma tha në një deklaratë për shtyp se e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit.
“Ne gjejmë me vend të shprehim vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj. Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut.
Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.
Gjithashtu, ne gjejmë me vend të adresojmë çështjen e shumëdiskutuar të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë që fokusohet në zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e fuqisë punëtore brenda këtij sektori. Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit.
Me dëshirën e mirë për të kontribuar në zhvillimin e një sektori prioritar për vendin, ne kërkojmë vëmendjen e Qeverisë, pushtetit lokal dhe institucioneve përkatëse për t’i adresuar këto problematika, duke ndihmuar kështu jo vetëm bizneset, por edhe fuqizimin e këtij momentumi pozitiv për imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje” – thuhet në deklaratë.
Tag: sektori
-

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen
-

Dhoma Amerikane: Turizmi po dëmtohet nga mungesa e ujit të pijshëm, ujërat e zeza, fuqia punëtore
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri në një deklaratë për shtyp ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar për turizmin në vend, veçanërisht për mungesën e ujit të pijshëm, keqmenaxhimin e ujërave të zeza si dhe problematikën e fuqisë punëtorë në vend.Të gjitha këto po dëmtojnë aktivitetin e turizmit dhe cilësinë e shërbimeve, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese.Dhoma tha në një deklaratë për shtyp se e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit. Ne gjejmë me vend të shprehim vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj.Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut.Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.Gjithashtu, ne gjejmë me vend të adresojmë çështjen e shumëdiskutuar të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë që fokusohet në zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e fuqisë punëtore brenda këtij sektori. Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit.Me dëshirën e mirë për të kontribuar në zhvillimin e një sektori prioritar për vendin, ne kërkojmë vëmendjen e Qeverisë, pushtetit lokal dhe institucioneve përkatëse për t’i adresuar këto problematika, duke ndihmuar kështu jo vetëm bizneset, por edhe fuqizimin e këtij momentumi pozitiv për imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Sezoni turistik me sfida/ DHAT kërkon zgjidhje për ujin, mbetjet dhe fuqinë punëtore
Dhoma Amerikane e Tregtisë përmes një deklarate adreson problematikat e sezonit turistik në Shqipëri i cili ndodhet në pikun e tij.
DHAT rendit si shqetësime për mbarëvajtjen e sezonit mungesën e ujit të pijshëm në zonat bregdetare, djegien e mbetjeve në landfille apo edhe vazhdimi i punës në sektorin e ndërtimit në vendet turistike.
“Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut”, deklaron DHAT.
Një tjetër shqetësim i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka të bëjë me mungesën e fuqisë punëtore ndërsa thekson nevojën për një zgjidhje afatgjatë për këtë çështje.
DeklarataDhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit. Ne gjejmë me vend të shprehim vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj.
Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut.
Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.
Gjithashtu, ne gjejmë me vend të adresojmë çështjen e shumëdiskutuar të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë që fokusohet në zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e fuqisë punëtore brenda këtij sektori. Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit.
Me dëshirën e mirë për të kontribuar në zhvillimin e një sektori prioritar për vendin, ne kërkojmë vëmendjen e Qeverisë, pushtetit lokal dhe institucioneve përkatëse për t’i adresuar këto problematika, duke ndihmuar kështu jo vetëm bizneset, por edhe fuqizimin e këtij momentumi pozitiv për imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje. -

Kërkesa për apartamente të reja në rënie, pronarët e firmave shprehen pesimistë, ngadalësojnë vrullin e ndërtimeve
Besimi në ekonominë shqiptare është rritur me 1.1% në muajin maj, sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, me përmirësime të ndjeshme në sektorin e industrisë dhe shërbimeve, ndërsa ndërtimi dhe tregtia vijojnë të shfaqin tendenca negative.
Sektori industrial ka shënuar një rritje prej 8% në besim, falë shtimit të kontratave për porosi të reja dhe rritjes së prodhimit. Në të njëjtën kohë, shërbimet, të nxitura nga shtimi i turistëve të huaj gjatë majit, kanë pasur një përmirësim të lehtë prej 2.2% në pritshmëri, veçanërisht në hotele, resorte, bujtina dhe restorante që presin kërkesë më të lartë dhe rritje çmimesh në muajt e verës.
Në të kundërt, sektori i ndërtimit ka përjetuar një rënie të besimit me 3.4%, për shkak të vlerësimeve të dobëta për aktivitetin ndërtimor aktual dhe pritshmërive më të ulëta për kontrata të reja. Rënia është reflektuar edhe në numrin e lejeve të ndërtimit, ku sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë të vitit janë miratuar 258 leje ndërtimi, nga 311 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përfaqëson një rënie prej 17%.
Vlera totale e ndërtimeve të reja, për të cilat janë miratuar leje, është përllogaritur në rreth 200 milionë euro, çka tregon për një ngadalësim të ndjeshëm të këtij sektori pas bumit të kullave shumëkatëshe në vitet e fundit. Rënia e kërkesës për prona, së bashku me rritjen e çmimeve, po japin sinjale të qarta për një frenim të mëtejshëm të investimeve në ndërtim.
Ndërkohë, perceptimi i qytetarëve për situatën e tyre financiare mbetet pesimist dhe nuk planifikojnë blerje të mëdha, duke treguar një kontrast mes gjallërimit të bizneseve dhe pasigurive në nivel familjar. -

Mbi 143 mijë pozicione me rritje page mbi 10%, udhëheq sektori i shërbimeve për 2024
Në pesë sektorë të ekonomisë përfshirë ndërtimin, shërbimin, prodhimin, transportin dhe tregtinë janë identifikuar gjithsej 143,126 pozicione pune ku paga ka pësuar rritje më të madhe se 10% për 3 mujorin e fundit të 2024-s, duke reflektuar përmirësime të ndjeshme në të ardhurat buxhetore për kontributet dhe TAP.
Të dhënat janë bërë publike në raportin vjetor 2024 të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sektori i Shërbimeve rezulton të jetë kontribuesi më i madh në këtë rritje, si për nga numri i pozicioneve ashtu edhe për nga ndikimi financiar. Janë 46,508 punonjës që kanë përfituar rritje mbi 10% në paga, çka ka sjellë një rritje prej 252,8 mln lekësh në kontribute shoqërore dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale (TAP).
Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%. Pas Shërbimeve, Tregtia dhe Prodhimi renditen ndër sektorët me rritjen më të madhe. Tregtia, me 34,488 punonjës të përfshirë, ka gjeneruar 167 mln lekë shtesë në buxhet, ndërsa sektori i prodhimit, me 38,147 punonjës, ka kontribuar me 145,6 mln lekë.
Sektorët si ndërtimi dhe transporti rezultojnë me peshë më të vogël sipas të dhënave të tatimeve. Konkretisht sektori i ndërtimit regjistroi 18,913 pozicione me rritje page, duke sjellë një rritje në të ardhura prej 109,6 mln lekësh, ndërsa Transporti, me vetëm 5,070 punonjës, pati një ndikim më modest prej 24,4 mln lekësh në kontribute dhe TAP. Në total, rritja e pagave mbi 10% në këto sektorë ka gjeneruar një shtesë prej gati 700 milionë lekësh në të ardhura fiskale./ Monitor -

Vijojnë shkarkimet në Bashkinë Tiranë, largohen dy drejtorë të tjerë
Anuela Ristani
TIRANË- Vazhdojnë shkarkimet në Bashkinë e Tiranës. Kryetarja në detyrë, Anuela Ristani ka larguar disa zyrtarë të tjerë nga detyra. Pas shkarkimit të Sara Goxhajt dhe Alban Dokushit, është larguar nga detyra edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse.
Po ashtu, janë larguar nga detyra edhe një shofer dhe punonjës të tjerë të administratës. Mes tyre edhe asistentja personale e kryebashkiakut të arrestuar të Erion Veliajt, Raohela Troci.
TË LARGUARIT:
Raohela Troci- sekretare, kryetarja e kabinetit të kryetarit
Klea Ferraj- specialiste, sektori i Monitorimit të Institucioneve të Varësisë
Riza Zoto- specialist, sektori i shërbimeve të administratës dhe njësive administrative
Redi Kamberi- shofer, sektori i shërbimeve mbështetëse
Për të larguarit, ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit./ZËRI -

Sulmet kibernetike, 21 tentativa në 3 muaj – Cilët janë sektorët më të kërcënuar? Ai financiar, më pak i prekuri
Në tremujorin e parë të vitit, transporti ka qenë sektori me më tepër tentativa për sulme kibernetike. Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurisë Kibernetike (AKSK), gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 janë zbuluar gjithsej 21 tentativa për sulme kibernetike, të cilat janë identifikuar dhe raportuar nga strukturat përgjegjëse për sigurinë digjitale.
Tentativat kanë prekur kryesisht sektorin e transportit, me 9 raste konkretisht, të ndjekura nga sektori bankar me 6 tentativa. Në kategorinë “të tjerë” janë raportuar 4 raste, ndërsa sektori financiar ka qenë më pak i prekur, me 2 tentativa gjatë kësaj periudhe.
Numri i lartë i incidenteve në transport tregon se infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të këtij sektori janë objektiv i lartë për sulmet kibernetike. Në sektorin e transportit, incidentet shkaktohen nga tentativa për të ndërprerë shërbimin në sistemet kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Këto përpjekje për ndërprerjet e shërbimeve në sistemet TIK, sinjalizojnë një nevojë kritike për përmirësimin e sigurisë së TI. Ky sektor kyç kërkon vëmendje të vazhdueshme për të parandaluar ndërhyrje të dëmshme. Sulmet kibernetike kundër sistemeve të transportit mund të dëmtojnë infrastrukturën rrugore, ajrore, detare duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe ndikime të mëdha në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.Nga ana tjetër, në sektorin bankar, aktorët keqdashës janë të interesuar për vjedhjen e informacioneve sensitive, mohim të shërbimeve, prishjen e imazhit dhe destabilitet ekonomik.
Ndërkohë, sektorët e tjerë si ai energjetik, shëndetësor, financiar, apo i furnizimit me ujë kanë pasur më pak tentativa.Përgjithësisht, incidentet në sektorët e ndryshëm tregojnë një nevojë të shtuar për forcimin e sigurisë kibernetike në sistemet kritike apo të rëndësishme. Për të adresuar këtë sfidë, edhe në raportet e mëparshme vjetore, AKSK ka theksuar rëndësinë e investimeve në trajnimin e stafit, përmirësimin e infrastrukturave të sigurisë, dhe monitorimin proaktiv të rreziqeve kibernetike. Këto veprime janë kyçe për të ngritur nivelin e mbrojtjes kibernetike në sektorë të ndryshëm, duke garantuar një mjedis më të sigurt në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. /SCAN
-

“Sektori i mineraleve ishte një “xhungël”/ Rama: Të shtohen kapacitet përpunuese
Në takimin në Fier, ku foli për prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në vend, kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe sektorin e mineraleve.
Sektori i mineraleve, sipas Ramës ishte një “ xhungël” para se ai të merrte detyrën e kryeministrit, e tashmë sipas tij është shndërruar në sektor më të përmirësuar. Gjithsesi, ai nënvizoi se ka nevojë për shtimin e kapaciteteve përpunuese.
“Edhe aty ishin në një situatë xhungle absolute. Shfaqjesh kretësisht të paimagjinueshme për Evropën. Turma fëmijësh të lëshuar mbi kodrat e mineraleve, me trasta për të fituar bukën e gojës. Sot kemi një situatë krejt tjetër, por jemi të vetëdijshëm të rrisim klapacitetet tona përpunuese.
Nuk mjaftohemi vetëm me sistemin e sektorit, duhet të shkojmë përtej. Duhet të përpunojmë dhe eksportojmë produkte të përpunuara.”, tha Rama. -

Mjalti shqiptar shumë shpejt në tregjet e BE-së
Sektori i bletarisë shqiptare po bën hapa të shpejtë drejt modernizimit dhe integrimit me tregjet evropiane.
I ftuar në emisionin “Pro Business” në Tv Klan, Ali Lilo shefi i Sektorit të Veterinarisë në Ministrinë e Bujqësisë, theksoi rritjen e këtij sektori, subvencionet dhe sfidat që ballafaqohen me bletarët.
Sipas Lilos, Shqipëria ka aktualisht 16 mijë bletarë të regjistruar në sistemin elektronik të ministrisë, me një total prej 587 mijë kosheresh.
“Krahasuar me 2022-2023, numri i koshereve u rrit me 8%, ndërsa në 2024 rritja është 13.5%”,tha Lilo.
Ministria e Bujqësisë po subvencionon aktivisht bletarët me 1,000 lekë për koshere, një politikë që ka mbuluar 75% të familjeve të bletëve në vitin 2024.
“Nga 460 mijë koshere të subvencionuara këtë vit, 100% e aplikantëve të përzgjedhur kanë marrë fondet”, shtoi Lilo.
Edhe pse eksportet aktuale (23 tonë) drejtohen në vende jo-EU, Shqipëria është në fazën përfundimtare për të hyrë në tregjet evropiane.
“Kemi kërkuar një listim në BE dhe presim auditime të hollësishme. Kontrollet e rrepta për pesticide dhe bashkëpunimi me laboratore referencë të BE-së janë hapat kryesorë për të kaluar këtë prag”, tha Ali Lilo.
Me ligjin e ri të miratuar në maj 2024, Shqipëria po harmonizon standardet me ato të BE-së. Ndryshimet klimatike po godasin rëndë, veçanërisht dimri i ashpër i 2024-ës, i cili ka shkaktuar vonesa në aktivitetin e bletëve.
Si ta njihni mjaltin origjinal?
“Mjalti i pastër ka lagështi maksimale 15%, aromë specifike, dhe nuk përmban shtesa”,kujtoi Lilo.“Konsumatorët duhet të kërkojnë etiketa të autorizuara nga AKU dhe të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e mjaltit pa dokumentacion.”
Synimi i ardhshëm: BE si treg prioritet.
“Me rezultatet e monitorimit të 2024, besoj se do të jemi gati për BE shumë shpejt. Një eksport i suksesshëm në BE do të hapë porte të reja ekonomike, duke e bërë Shqipërinë një konkurrent serioz në tregun ndërkombëtar të mjaltit organik”, përfundoi Lilo./tvklan.al
