Tag: sektori

  • “Agroindustria rritet me 12,3%, Denaj: Synojmë ta kthejmë në motor të zhvillimit rural dhe ekonomik

    “Agroindustria rritet me 12,3%, Denaj: Synojmë ta kthejmë në motor të zhvillimit rural dhe ekonomik

    Agroturizmi po fiton gjithnjë e më shumë terren si një formë e qëndrueshme dhe autentike e turizmit, duke ofruar vizitorëve mundësinë për të përjetuar jetën në fshat dhe aktivitetet bujqësore nga afër.
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se sektori u rrit me 12.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    ““Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, Shqipëria ka eksportuar rreth 75 mijë tonë produkte agroindustriale, duke dëshmuar qartë potencialin në rritje të këtij sektori”, tha Denaj.
    Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ministrja shkruan se gjatë kësaj periudhe, janë eksportuar rreth 75 mijë tonë produkte agroindustriale, çka reflekton rritjen e konkurrueshmërisë dhe potencialit të sektorit.
    Denaj theksoi se politikat qeveritare po synojnë forcimin e agroindustrisë si një nga shtyllat kryesore të eksporteve bujqësore dhe të zhvillimit rural në Shqipëri.
    “Politikat mbështetëse janë të orientuara drejt forcimit të agroindustrisë si pjesë kyçe të eksporteve bujqësore, me qëllimin që ajo të shndërrohet në motor të fuqishëm të zhvillimit rural dhe ekonomik në vend”, theksoi Denaj.
    Sektori i agroindustrisë në Shqipëri ka potencial të madh zhvillimi.
    Vitet e fundit, rritja e investimeve falë mbështetjes me subvencione dhe skema për lehtësimin e financimit, ka shtuar numrin e bizneseve në sektorin agroindustrial duke kontribuar në rritjen e punësimit dhe të të ardhurave.

  • Shqiptarët e Kosovës gjatë komunizmit në Shqipëri: Na u nxi jeta në burgje e kampe

    Shqiptarët e Kosovës gjatë komunizmit në Shqipëri: Na u nxi jeta në burgje e kampe

    Nga Kastriot Dervishi

    Një njollë e zezë mbetet për shtetin komunist të Enver Hoxhës, keqtrajtimi që i ka bërë emigrantëve kosovarë që vinin në Shqipëri gjatë diktaturës. Duke e menduar Shqipërinë si vendin e shtetin e tyre, ata gjenin këtu një trajtim edhe më të keq nga vendi i tyre që ishte i pushtuar nga jugosllavët.

    Qëndrimi i shtetit komunist, gjatë gjithë ekzistencës së tij, mbeti shumë armiqësor ndaj shqiptarëve të Kosovës e Çamërisë.

    Në letrat e tyre drejtuar udhëheqjes së lartë komuniste, ata kërkonin kryesisht të shpëtonin nga e keqja që i kishte gjetur. Shumë shqiptarë nga Kosova banonin këtë kohë në Seman të Fierit.

    Mes një diskriminimi të paparë, ata ishin përditë pre jo vetëm e urrejtjes komuniste, por edhe ndaj një persekutimi politik që nuk e kuptonin pse u vinte.

    Në letrat e tyre shihet shumë dhimbje. Nuk i përfillin si njerëz, as te mjeku nuk i çojnë, i mbajnë të izoluar e të kontrolluar.

    Përveç rasteve të poshtëshënuara, theksojmë atë të Seit Vukajt nga Kosova, i ardhur në vitin 1957 për të kërkuar strehim politik. Është internuar në Seman, por kërkon të kthehet në Llakatund. Në shkurt 1958 ishte përpjekur të arratisej e shfaqte sërish tendencë të tillë, thuhej në raportin e datës 7.2.1959.

    Shokut Enver Hoxha

    Sekretar i parë i KQ të PPSH-së

    Tiranë

    I nënshkruari Mark Gjolaj me kombësi shqiptare, tani emigrant, nga Jugosllavia, me qëndrim në N.B.Sh. “Çlirimi” sektori Seman në Fier, ju paraqes sa vijon:

    Më datë 12.3.1953 kam emigruar në RP të Shqipërisë, me qenë se si shqiptar kam dëshiruar dhe dëshiroj të jetoj këtu. Qysh nga dita e ardhjes sime në Shqipëri, kam qenë vetëm nëpër burgje dhe kampe duke mos qenë kurrë i lirë, megjithëse kam një të kaluar të mirë patriotike shqiptare.

    Për këtë arsye ju drejtohem juve dhe ju lus që të më ndihmoni duke urdhëruar lirimin tim nga Semani.

    Seman, më 15.12.1957

    Me nderime

    (Mark Gjolaj)

    N.B.Sh. “Çlirimi” – Sektori

    Seman

    Fier

    Letra trajtohet më 14.3.1959 nga drejtori i Drejtorisë së Jashtme të KQ, Mihal Prifti, i cili ia bashkëlidhur atë së bashku me letrat e shtetasve të tjerë jugosllavë, pavarësisht nga kombësia.

    Të njëjtën gjë kishin kërkuar edhe emigrantët: Hajdar Gashi, Nikolla Shoq, Mustafa Kollari, Dushan Vukiç, Shabam Kllobçishta, Ramush Maxhari, Bozho Vujosheviç, Hajdar Qetkaj, Hadi Gashi, Hilmi Duraku, Nazmi Sulejmani. Midis të tjerash, Prifti udhëzon:

    “Të njoftohen të lartpërmendurit se nuk ka mundësi që të lirohen, por ata do ta bëjnë jetën e emigracionit si gjithë emigrantët e tjerë. Atyre që kanë kërkuar për t’u riatdhesuar t’u thuhet se çështja do të shqyrtohet, por ata që kanë shtetësinë shqiptare, më parë duhet t’i drejtohen Presidiumit të Kuvendit Popullor për heqjen e shtetësisë. Atyre që kanë kërkuar për të vazhduar studimet me bursë t’u thuhet se këtë çështje do ta shohim dhe do t’u japim përgjigje më vonë”.

    Biros Politike të PP të Shqipnis

    Tiranë

    I nënshkruari Ramush Maxhari, emigrant jugosllav me qëndrim në sektorin e Semanit Fier.

    Paraqes lutjen sa vijon. Simbas kërkesës dhe dëshirës time m’u dha viza për riatdhesim në Jugosllavi. Më datën 19.12.1956, sipas rregullores, unë i dorëzova vizën në Drejtorinë e Pasaportizimit Tiranë. Po në atë ditë, për nënshkrim. Qysh nga ajo ditë e deri sot, kaloj një vit e plotë e sa ditë që nuk m’u dha përgjigja e vizës.

    I lutem titullit të naltpërmendur, kini mirësinë si pranë meje, më njoftoni daljen e vizës sime. Mbasi ndjej dëshirë që të riatdhesohem pranë familjes tue bazue në moshën që jam i ri.

    Qëndroj me plot shpresë se lutja ime do të merret parasysh, kjo është shprehja jonë.

    Pres përgjigjen

    Me nderime

    Ramush Maxhari

    Seman

    më 8.11.1958

    Unë Eshref Dauti, emigrant jugosllav me banim në Seman Fier, paraqes lutjen time me sa vijon:

    Meqenëse me shëndet jam dobët, mund të them se kam sëmundje të madhe, ju drejtohej me këtë lutje dhe kërkoj ndihmë nga ana juaj. Si organi më i lartë i partisë, ju lutem që të më jepni një ndihmë duke më liruar të shkoj te mjeku, sepse nuk më kanë lirue organet tona të shkoj te mjeku të vizitohem. Me këtë nuk dua të ankohem kundër organeve që merren me neve, sepse disa emigrantë nuk kanë sjellje të mira, prandaj dhe unësë bashku me ta po jetoj dhe s’më jepet mundësia të shërohem. Mbetem me shpresë se do të ma plotësoni dëshirën e kërkuar.

    Seman

    7 maj 1958

    Me nderime e respekt

    Eshref Dauti

    Sektori Seman, Fier

    (Për këtë jepet leja vetëm për t’u vizituar)

    Sekretarit të parë të KQ të PPSH-së, shokut Enver Hoxha, Tiranë

    Lutje

    Unë i nënshkruari Ibish Draga, emigrant jugosllav i emigruar në tetor 1956, lindur më 1936 në Katundine Ri të Pejës, tash me qëndrim në Seman, kam nderin me ju paraqit këtë lutje që ma poshtë vijon:

    Më datë 31 janar 1957 kam ba kërkesën për riatdhesim në vendlindjen time, qeverisë jugosllave dhe nëpërmjet legatës jugosllave në Tiranë më është komunikuar se kërkesa ime është aprovuar dhe të paraqiten në legatën jugosllave në Tiranë për nënshkrimin e vizës dhe tërheqjen e pasaranit për riatdhesim. Meqenëse jam shtetas jugosllav, nga vendqëndrimi ku ndodhem, duhet të pajisem me leje për vajtjen në Tiranë, prandaj, ju lutem juve drejtpërdrejt shoku Enver që të ndërmjetësoni pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme për dhënien e lejes së duhur për tërheqjen e pasaranit nga legata jugosllave në Tiranë.

    Mbasi u plotësua plot një vit e gjysmë dhe nuk m’asht dhanë mundësia për tërheqjen e pasaranit, prandaj ju lutem personalisht juve shoku Enver që të keni mirësinë dhe të ndërmjetësoni organet kompetente dhe të më jepni mundësinë për t’u riatdhesuar pranë familjes sime. Ju lutem më njoftoni me shkrim mbi lutjen time. Mbes me shpresë se lutja ime do të merret parasysh.

    Me nderime

    Ibish Draga

    N.B.Sh. “Çlirimi”sektori

    Sektori Seman

    Fier

    Më 31.5.1958

    Gazeta 55, 9 shkurt ’18

    ObserverKult

    LEXO EDHE: ISHTE VETËM 9-VJEÇAR KUR DIKTATURA FILLOI DHUNËN NDAJ TIJ: ÇDO DITË PLASNIN MINAT SE NA KISHIN VENDOSUR NË NJË VEND…

  • Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

    Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

    Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi teknologjik po gjeneron mundësi të reja, por që kushtojnë dhe krijojnë hapësira për biznes të ri edhe në vendin tonë.
    Sektori që përfshin “Shërbimet e sigurisë dhe hetimit; shërbimet për ndërtesat dhe peizazhin (pastrimi); administrimi e zyrave, mbështetja e zyrave dhe shërbime të tjera mbështetëse të biznesit” ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri.
    Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga ky grup aktivitetesh arritën në 84.4 miliardë lekë në vitin 2023, nga 75 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 67 miliardë lekë në vitin 2021. Shërbimet mbështetëse të biznesit rriten me 26% në dy vjet.
    Këto shërbime luajnë në ekonominë shqiptare. Bëhet fjalë për një grup të gjerë aktivitetesh, që nisin nga shërbimet e sigurisë fizike në institucione publike e private, deri te pastrimi profesional, mirëmbajtja e ambienteve të jashtme dhe shërbimet logjistike apo mbështetëse në zyrat e kompanive.
    Rritja e të ardhurave për bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të zyrave po vjen nga zgjerimi i kërkesës në sektorin privat dhe publikë për të kontraktuar shërbime të jashtme, si dhe zgjerimi i sektorit të shërbimeve call center i cili ka tërhequr një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore, veçanërisht të rinjsh.
    Në këtë kontekst, sektori pritet të vazhdojë rritjen, sidomos nëse kombinohet me digjitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e kërkesës ndërkombëtare për shërbime në distancë.
    Studimet vendase tregojnë se Sektori privat i sigurisë përfshin rreth 270 kompani të licencuara që ofrojnë shërbime të tilla. Më shumë se 12,800 roje private punësohen në këtë sektor, afërsisht po aq sa Policia e Shtetit.
    Afërisht kostot për punonjës në muaj për kompanitë e sigurimit janë 400-600 euro në muaj. Studimet tregojnë se objekte mesatare, bizneset mund të shpenzojnë 5,000–10,000 euro në vit për një vendroje sigurie dhe shumëfish për sisteme shërbimi më të mëdha.
    Vitet e fundit institucionet financiare dhe bankat harxhojnë vlera shumë më të mëdha jo vetëm për sigurinë fizike por edhe kundër mashtrimeve në internet.
    Përhapja e teknologjisë dhe automatizimit të punës është duke zgjeruar mashtrimin online duke bërë që shumë kompani të zgjerojnë financimet për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetikë. Me avancimin teknologjik do të rriten më tej edhe shpenzimet për sigurinë ndaj sulmeve virtuale krahas atyre fizike./ Monitor

  • BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

    BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

    Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë në korrik besimi në ekonomi u rrit me 2.9 pikë ku ndikoi kryesisht përmirësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë, por edhe industria. Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe rënia e besimit konsumator dhanë kontribut negativ në treguesin e ndjesisë për ekonominë.
    Shtimi i aktivitetit dhe kërkesa e lartë, ka bërë që sektori i shërbimeve të rrisë besimin me 6.2%, ndërsa bizneset e këtij sektori kanë raportuar ulje të lehtë të çmimeve.
    Për shkak të turistëve, është rritur edhe kërkesa për më shumë konsum, për pasojë tregtia ka raportuar rritje të aktivitetit. Në tërësi besimi në tregti u rrit me 3.3 pikë përqindje në muajin korrik.
    Në rritje të lehtë me 0.8% ishte edhe besimi i sektorit të industrisë, pasi kanë pasur më shumë kontrata për porosi.
    Nga ana tjetër ndërtuesit nuk janë në ditë të mira. Sipas vrojtimit ky sektor e ka ulur besimin me 1% në korrik, pasi ka më pak aktivitet ndërtues dhe rënie të porosive. Praktikisht apartamentet nëpër pallate e kulla po mbeten bosh pasi s’ka kërkesë.
    Pesimistë janë edhe qytetarët pasi besimi i tyre u ul me 0.9% muajin e shkuar. Ata thonë se nuk po bëjnë më blerje të mëdha, si dhe nuk kanë pritshmëri pozitive për situatën e përgjithshme ekonomike.

  • Bie kontributi i prodhimit në 2024, si po zhvendoset ekonomia tek shërbimet

    Bie kontributi i prodhimit në 2024, si po zhvendoset ekonomia tek shërbimet

    Struktura e ekonomisë shqiptare po ndryshon me shpejtësi duke u zhvendosur nga prodhimi tek shërbimet. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se përgjatë 2024  kontributi i sektorëve prodhues në PBB, të tilla si bujqësia, industria ra më tej teksa u rrit pesha e ndërtimit  dhe shërbimeve.Sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit kontribuoi me në 15.45% të PBB-së në vitin 2024 nga 16.27% në vitin 2023, rënie 0.82 pikë %.Kontributi i këtij sektori në ekonominë e ra dukshëm nga dekadën e fundit, duke zbritur nga 19.24% në vitin 2014 në 15.45% në vitin 2024.Megjithatë bujqësia vijon të jetë sektor me peshë të lartë në ekonominë tonë në krahasim me mesataren e BE-se që ka një peshë modestë me vetëm 1.6 % të PBB-së më 2024.Sektori i bujqësisë është ne një trajektore rënëse të shpejtë. Më tre-mujorin e parë 2025 bujqësia ra me -2.7 për qind, teksa hyri në vitin e 5 të rënies. Sektori po vuan kostot e larta të prodhimit, rënien e popullsisë në zonat rurale që po sjell faliment fermave familjare.Kontributi i sektorit të industrisë erdhi me ulje gjithashtu më 2024 duke shënuar 8.47% të PBB-së nga 9 % që ishte me 2023. Rënia ishte si për industrinë e rëndë dhe atë përpunuese.Rritja e kostove të prodhimit nga rritja e pagës minimale dhe inputeve në njërën anë dhe në tjetrën rënia e euros dhe kërkesës nga jashtë ka sjellë falimente, rënie të punësimit dhe shitjeve në 2024, duke ndikuar në uljen e peshës së industrisë në ekonominë e vendit. Sektori i industrisë hyri në vitin e tretë të ciklit negativ më 2025.Sektori i ndërtimit vijon të jetë një ndër kontribuuesit më të mëdhenj, duke zgjeruar më tej peshën në ekonomi nga 11.6% më 2023 në 11.95% në 2024. Ndërtimi u nxit nga projektet reja në sektorin rezidencial në Tiranë dhe në bregdet me vila dhe hotele. Ndërtimi po rrit peshën dominuese, pavarësisht se produktiviteti i tij në punësim dhe në ekonomi është afatshkurtër.Në anën tjetër sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka pësuar rritje të kontributit në PBB nga 3.63% më 2023 në 4.11%. si rrjedhojë e rritjes të aktivitetit turistik. Në vitin 2014 kontributi i hoteleve dhe restoranteve ishte vetëm 1.54%.Rritje ka pësuar edhe sektori i arsimit, i cili ka kaluar nga 2.93% në 2023 në 2.97% më 2024, dhe shëndetësia me aktivitetet e punës sociale, nga 3.20% në 2023 arriti në 3.31% në 2024, duke reflektuar rritjen e pagave në këto sektorë.Rënie të dukshme ka shënuar aktiviteti i informacionit dhe komunikacionit, i cili  nga 3.71% të PBB-së më 2023 arriti në 2.66% në 2024, i cili po tregon se ekonomia po avancon drejt teknologjisë.Sektori i real estate-it (dhënie-marrje me qira) u rrit lehtë nga 4.94% të PBB në 2023 në 4.95% në 2024.Aktivitete administrative dhe shërbime mbështetëse ka gjeruar më tej aktivitetin në ekonomi duke kontribuar në 4.20% të PBB-së në 2024 nga 3.89% më 2024.Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një ekonomia jonë po zhvendoset nga sektorët e prodhimit tek shërbimet dhe konsumi, teksa sektorët e lidhur me teknologjinë dhe prodhimin që janë baza e zhvillimit të qëndrueshëm janë më rënie./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Etje për shtëpi/ Kreditë shpërthejnë pak para masave kufizuese

    Etje për shtëpi/ Kreditë shpërthejnë pak para masave kufizuese

    Rritja e kredisë për shtëpi është mbështetur nxitur nga oferta e lartë për financim nga sektori bankar, rikthimi i një cikli rënës të normave të interesit, por edhe nga çmimet e larta të pasurive të paluajtshme.
    Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar ka arritur rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muaj sektori bankar dha 36.2 miliardë lekë kredi të re për shtëpi, në rritje me 31.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Rritja e kredisë për shtëpi është mbështetur nxitur nga oferta e lartë për financim nga sektori bankar, rikthimi i një cikli rënës të normave të interesit, por edhe nga çmimet e larta të pasurive të paluajtshme.
    Vetëm gjatë muajit qershor, sektori bankar disbursoi një vlerë rekord prej 7.4 miliardë lekësh kredi të reja për blerje banesash, vlerë kjo 60% më e lartë krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.
    Qershori ishte muaji i fundit para hyrjes në fuqi të masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Për këtë arsye, shifrat e larta të qershorit mund të shpjegohen edhe me përpjekjet për të mbyllur sa më shumë kredi në proces, para hyrjes në fuqi të kufizimeve.
    Duke filluar nga 1 korriku, bankat do të jenë të detyruara të respektojnë disa kritere të administrimit të rrezikut, konkretisht për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” (përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë) dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” (raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona ndaj të ardhurave të huamarrësve).Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.
    Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.
    Në fakt, kritere të ngjashme janë aplikuar gjithmonë nga bankat në politikat e tyre të brendshme, por megjithatë në vitet e fundit është vërejtur një rritje e rasteve kur bankat kanë ofruar kredi në tejkalim të kufijve të mësipërm. Ekspertët mendojnë se kufizimet e vendosura nga Banka e Shqipërisë do të ndikojnë sidomos blerjet e shtëpive të dyta me kredi ose në përgjithësi blerjet e pronave për qëllime investimi.
    Sipas statistikave të bankës qendrore, tashmë portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 230.1 miliard lekëve, në rritje vjetore me 17.4%. Ky portofol përbën tashmë 27% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të jetë një mbështetje thelbësore për kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas rezultateve të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e dytë 2024 gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 72% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës./Monitor

  • Kredia për shtëpi “prek majat”, para hyrjes në fuqi të masave kufizuese

    Kredia për shtëpi “prek majat”, para hyrjes në fuqi të masave kufizuese

    Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar ka arritur rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muaj sektori bankar dha 36.2 miliardë lekë kredi të re për shtëpi, në rritje me 31.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rritja e kredisë për shtëpi është mbështetur nxitur nga oferta e lartë për financim nga sektori bankar, rikthimi i një cikli rënës të normave të interesit, por edhe nga çmimet e larta të pasurive të paluajtshme.Vetëm gjatë muajit qershor, sektori bankar disbursoi një vlerë rekord prej 7.4 miliardë lekësh kredi të reja për blerje banesash, vlerë kjo 60% më e lartë krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.Qershori ishte muaji i fundit para hyrjes në fuqi të masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Për këtë arsye, shifrat e larta të qershorit mund të shpjegohen edhe me përpjekjet për të mbyllur sa më shumë kredi në proces, para hyrjes në fuqi të kufizimeve.Duke filluar nga 1 korriku, bankat do të jenë të detyruara të respektojnë disa kritere të administrimit të rrezikut, konkretisht për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” (përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë) dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” (raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona ndaj të ardhurave të huamarrësve).Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.https://monitor.al/kredia-per-shtepi-shtrengoni-doren/Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.Në fakt, kritere të ngjashme janë aplikuar gjithmonë nga bankat në politikat e tyre të brendshme, por megjithatë në vitet e fundit është vërejtur një rritje e rasteve kur bankat kanë ofruar kredi në tejkalim të kufijve të mësipërm. Ekspertët mendojnë se kufizimet e vendosura nga Banka e Shqipërisë do të ndikojnë sidomos blerjet e shtëpive të dyta me kredi ose në përgjithësi blerjet e pronave për qëllime investimi.Sipas statistikave të bankës qendrore, tashmë portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 230.1 miliard lekëve, në rritje vjetore me 17.4%. Ky portofol përbën tashmë 27% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të jetë një mbështetje thelbësore për kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas rezultateve të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e dytë 2024 gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 72% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës./ E.ShehuBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • A po funksionon skema me punonjësit e huaj

    A po funksionon skema me punonjësit e huaj

    Deri në vitin 2024 në vend kishte 11.2 mijë të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Krahasuar me vitin paraardhës, numri i tyre u rrit me 14%.Në raport me 2018, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune është shtuar 1,7 herë. Pavarësisht rritjes, ky numër përbën vetëm 2% të të punësuarve gjithsej kontribuues në sektorin privat, ku ka gjithsej rreth 560 mijë të punësuar, sipas INSTAT.Të dhënat sipas sektorëve janë të disponueshme për vitin 2023.Në vend të parë është sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 1094 miratime punësimi; në vendin e dytë sektori i ndërtimit me 999 miratime: në vendin e tretë sektori aktivitete të tjera shërbimi, me 985 miratime; në vendin e katërt sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, me 848 miratime dhe më pas sektori i industrive të tjera përpunuese me 788 miratime.Në vitin 2023, sipas AKPA, të huajt me numrin me të lartë ishin nga Turqia, Bangladeshi, Nepali, India dhe Itali. Gjatë vitit 2023, numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte në  maj me përkatësisht 1,421 leje.Skema për punësimet e shtetasve aziatikë nuk rezultoi efikase, pasi shumë biznese ngritën shqetësimin për largimin e punonjësve drejt BE-së. Shqetësuese ishte edhe mungesa e kualifikimit profesional, pasi të huajt e punësuar në Shqipëri rezultuan se nuk kishin bërë punë të ngjashme.Problematika ndihet edhe tani me shtetasit nga vendet aziatike, sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj.Ai sjell në vëmendje rastin e një biznesi në sektorin e shërbimeve i cili së fundmi është njoftuar për largimin e 6 punonjësve nga Pakistani drejt Gjermanisë, pas një viti punësim në një nga bar-restorantet e Tiranës.“Skema për prurjen e punonjësve të huaj vijon të jetë problematike. Shumë prej tyre po e përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të kaluar drejt Greqisë me qëllim punësimin në ishuj gjatë sezonit turistik ku pagat për kamerierë dhe banakierë profesionistë kanë arritur deri në 4 mijë euro.Po ashtu, një pjesë synojnë të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian, për t’u bashkuar me familjarët”.Një tjetër sfidë e madhe, sipas tij, është mungesa e kualifikimit profesional. “Edhe pse disa prej punonjësve të huaj vijnë me përvojë nga vende me turizëm të zhvilluar, siç është Dubai, ata shpesh rezultojnë të jenë të patrajnuar për standardet e shërbimit në Shqipëri. Shumica kanë kryer punë ndihmëse dhe nuk janë të përgatitur për pozicione profesionale në sektorin e shërbimit në bare dhe restorante”, thekson z. Jahaj.Deri më tani, punonjësit e huaj më besnikë ndaj vendeve të punës në Shqipëri rezultojnë të jenë filipinasit. “Në shumë bare dhe restorante të kryeqytetit vijon të vërehet një qëndrueshmëri më e madhe me punonjësit nga Filipinet.Ata tregohen më korrektë ndaj kontratës së punës, çka lidhet me kulturën e disiplinës në punë dhe përvojën në sektorin e turizmit në vendin nga i cili vijnë”.Në sektorin e bareve dhe restoranteve, sipas Kryetarit të Shoqatës, Enri Jahaj, vijon të ketë  mungesë të ndjeshme të fuqisë punëtore, e cila arrin deri në 20 mijë vende të lira pune. Në këtë situatë, z. Jahaj e sheh të domosdoshëm vetërregullimin e tregut të punës.“Nuk ka arsye që një kafene lagjeje të mbajë të punësuar si kamerier edhe banakier. Në raste të tilla, këto funksione mund të kryhen nga një person i vetëm. Tregu duhet të vetërregullohet për të zbutur problemin e mungesës së stafit”, thekson ai. Problematika“Skema për prurjen e punonjësve të huaj vijon të jetë problematike. Shumë prej tyre po e përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të kaluar drejt Greqisë me qëllim punësimin në ishuj gjatë sezonit turistik ku pagat për kamerierë dhe banakierë profesionistë kanë arritur deri në 4 mijë euro. Po ashtu, një pjesë synojnë të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian, për t’u bashkuar me familjarët”. Sfidat Sipas Erald Pashajt, Drejtor Ekzekutiv i “EPPC Albania & Kosova”, një prej kompanive më të mëdha të konsulencës në fushën e burimeve njerëzore, numri i punonjësve të huaj në Shqipëri pritet të vijojë të rritet në vitet e ardhshme, si pasojë e zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të turizmit.Megjithëse shumë prej tyre vazhdojnë ta shohin Shqipërinë si një shtet tranzit për të kaluar më tej drejt vendeve të Bashkimit Europian, z. Pashaj thekson se ky trend rritjeje do të shoqërohet edhe me sfida, duke përfshirë nevojën për politika efektive që mundësojnë integrimin social dhe profesional të të huajve në tregun shqiptar të punës.Kjo do të kërkojë një bashkëpunim më të ngushtë mes shtetit dhe sektorit privat.Po ashtu, duhet siguruar që të huajt të mos trajtohen thjesht si zgjidhje afatshkurtër, por si pjesë e qëndrueshme e zhvillimit të tregut të punës.    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem

    “Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem

    Gjatë takimit me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve i zhvilluar në Berat, kreu i qeverisë vuri theksin te mbrojtja kibernetike, duke deklaruar se Shqipëria sulmohet çdo ditë, në mënyrë sistematike nga hakerat.
    Kryeministri në fjalën e tij kërkoi që të ndërtohet një sistem i tillë, që institucionet në nivel vendor apo sektori privat, të investojnë në teknologji.
    “Armiku i padukshëm”, tha ai nuk duhet neglizhuar pasi kemi të bëjmë me një nga vendet më të fuqishme të terrorizmit kibernetik.
    “Kemi shumë potencial dhe duam që në këtë mandat, të vëmë shumë theksin në këtë pikë dhe të rrisim mbështetjen, kur vjen puna tek sektori privat ju dini sa larg jemi. Ne jemi para, sepse qeveria është fiksuar tek kjo që ditën e parë. Kemi kompani të mëdha në Shqipëri që mund të bëjnë në këtë fushë për vetën e tyre dhe janë të pambrojtura nga ana e cyber, mund të shkosh dhe ti sulmosh e ti bësh copash. Ne nuk jemi në luftë me një haker anonim, ne jemi në luftë me një nga vendet më të fuqishme kibernetike. Kemi çdo ditë sulme sistematike dhe nuk keni dëgjuar më asgjë, ndodhi diçka me një institucion të pushtetit vendor që ishte jashtë sistemit të mbrojtjes. S’mund ta lejojmë këtë gjë. Nesër mund të sulmojnë një bankë, një spital privat, një strukturë private të shpërndarjes së ushqimeve dhe mund të bëjnë problem shumë të madh. Jemi duke menduar si të ndërtojmë një sistem ku nga një anë t’i vendosim një detyrim të gjitha institucioneve në nivelin vendor, apo në sektorin privat që të  kenë një përqindje investimi në teknologji. Me sektorin privat të shohim mundësinë që investimi në teknologji të jetë i zbritshëm nga taksat”, tha Rama.
    Më herët kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka avancuar në shërbimet digjitale, por sektori privat kërkon ende shumë punë. Përfaqësuesve të sektorit të teknologjisë u kërkoi partneritet dhe diskutime intensive, qoftë për propozime apo financime.

  • “Sulmohemi çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim në fushën kibernetike: Na duhet një sistem!

    “Sulmohemi çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim në fushën kibernetike: Na duhet një sistem!

    Gjatë takimit në Berat, kryeministri Edi Rama vuri theksin te mbrojtja kibernetike, duke deklaruar se Shqipëria sulmohet çdo ditë, në mënyrë sistematike nga hakerat.
    Kërkoi që të ndërtohet një sistem i tillë, që institucionet në nivel vendor apo sektori privat, të investojnë në teknologji. “Armiku i padukshëm”, tha se nuk duhet neglizhuar pasi kemi të bëjmë me një nga vendet më të fuqishme të terrorizmit kibernetik, referuar Iranit.
    “Te sektori privat jemi shumë larg, sepse qeveria është fokusuar te kjo që ditën e parë. Kemi kompani të mëdha që mund të bëjnë shumë për veten e tyre, dhe janë akoma të pambrojtura nga ana e Cyber, mund t’i sulmosh dhe t’i bësh copash.
    Ne jemi në luftë më një nga vendet më të fuqishme të terorrizmit kibernetik. Kemi çdo ditë sulme sistematike, pa asnjë ekzagjerim. Ndodhi diçka dhe ndodhi mje një institucion të pushtetit vendor dhe nuk mund ta lejojmë këtë gjë, se nesër të sulmojmë një bankë, një spital privat, apo strukturë private të shpërndarjes së ushqimeve”, deklaroi kreu i qeverisë.
    Ndërkohë, më herët tha se Shqipëria ka avancuar në shërbimet digjitale, por sektori privat kërkon edne shumë punë. Përfaqësuesve të sektorit të teknologjisë u kërkoi partneritet dhe diskutime intensive, qoftë për propozime apo financime.