Tag: sektori

  • 760 mln euro investime të huaja në vend! Banka e Shqipërisë: Pronat, sektori më tërheqës për investitorët

    760 mln euro investime të huaja në vend! Banka e Shqipërisë: Pronat, sektori më tërheqës për investitorët

    Në 6-mujorin e parë të këtij viti, investimet e huaja arritën në 760 milionë euro, nga 751 milionë që ishin një vit më parë. Shifra tregon një rritje të vogël, por të mjaftueshme për të mbajtur Shqipërinë në hartën e interesit të investitorëve.
    Më aktivë kanë qenë italianët, turqit dhe austriakët, ndërsa gjithnjë e më shumë po rritet pjesëmarrja e investitorëve nga Kosova, SHBA dhe Zvicra.
    Pjesa më e madhe e fondeve është orientuar drejt pasurive të paluajtshme, me 149 milionë euro vetëm në tremujorin e dytë. Pas tyre vijnë sektori financiar, industria nxjerrëse dhe tregtia me shumicë. Por fusha si bujqësia apo arsimi mbeten pothuajse jashtë interesit të të huajve.
    Ndërkohë, Banka e Shqipërisë thekson se rreth 15% e banesave të shitura këtë vit janë blerë nga të huajt, duke treguar një interes në rritje për tregun e pronave në Shqipëri, më i larti në 5 vitet e fundit. Shifrat tregojnë se Shqipëria mbetet një treg i hapur për të huajt, por sfida kryesore është orientimi i investimeve drejt sektorëve që gjenerojnë zhvillim afatgjatë.

  • Industria në terren negativ

    Industria në terren negativ

    Sektori i industrisë hyri zyrtarisht në recesion në vitin 2024, duke shënuar rënie gjatë të katër tremujorëve radhazi. Tendenca u përkeqësua dhe në pjesën e parë të 2025-s.Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se industria në total (“Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbetu…

  • Si do zgjidhet kriza e ujësjellësve? Ekspertët dyshues për reformën e re të paralajmëruar nga qeveria

    Si do zgjidhet kriza e ujësjellësve? Ekspertët dyshues për reformën e re të paralajmëruar nga qeveria

    Dy javë më parë, Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njoftuan se sektori ujësjellës-kanalizime do të reformohet sërish.
    Por reforma e fundit e kryer në këtë sektor është jo më larg se 3 vite më parë, kur qeveria vendosi krijimin e 12 shoqërive rajonale, ku 51% të aksioneve i zotëron Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa 49% bashkitë.
    Për njohës të fushës, reforma kaq të shpeshta në sektor nuk janë zgjidhje, aq më tepër përqendrimi i shërbimit në dorë të qeverisë.

    “Nëse qeveria merr çdo shërbim, ujësjellësin, menaxhimin e mbetjeve, etj.  sepse pushteti vendor nuk i menaxhon dot, nuk është kjo zgjidhja. Duhet të mendosh si të rregullosh pushtetin vendor. Hajde të gjejmë një zgjidhje t’i forcojmë, jo të gjejmë një zgjidhje t’ua heqim këto shërbime dhe funksione, sepse do të dobësohen shumë dhe do të humbasin besimin te qytetarët” shprehet Agron Haxhimali,
    Sektori i ujësjellës-kanalizime, sugjerojnë ekspertët, mund të dalë nga kriza vetëm nëse orientohet nga modeli i biznesit.
    “Duhet të ndërtohen këto ndërmarrje, këto sh.a. Nëse ato nuk funksionojnë të orientuara nga biznesi, do të vazhdojnë të mbeten problematike, sepse ecin me idenë që ‘ne jemi publikë, kur nuk kemi para ne, na jep qeveria. Kur nuk ka qeveria, marrim hua’. Duhet të ndryshojë mentaliteti, kultura se si duhet të menaxhohen këto kompani. Ka nevojë të financohet sektori në mënyrë strategjike. Qeveria duhet të dedikojë një buxhet strategjik për këtë sektor, që brenda 4-vjeçarit, të 61 bashkitë e vendit duhet ta mbyllin këtë kapitull. Ka nevojë edhe për digjitalizim të sektorit; jemi ende në kushte manuale, në matje, në infrastrukturë. Nuk je në gjendje sot të kontrollosh ujin që çon nëpër familje; ke ujë pa të ardhura. Nuk je në gjendje ta tarifosh. Në rastin më të mirë është paaftësi, në rastin më të keq është korrupsion.”
    Pavarësisht reformimit të nisur në nëntor të vitit 2022, problemet në shoqëritë ujësjellës-kanalizime mbetën.
    As përqendrimi i shumicës së aksioneve në dorën e qeverisë nuk dha zgjidhje, as rritja e tarifës së ujit, e aplikuar nga thuajse të gjitha shoqëritë e reja të krijuara.
    Edhe gjatë vitit 2024, sipas Entit Rregullator të Ujit, niveli i ujit pa të ardhura ishte në nivele shqetësuese, mbi 60%. Sërish pati ankesa për faturime aforfe, ndërsa numri i punonjësve u rrit më tej, e në krah të kundërt, treguesi i efikasitetit të stafit shënoi vetëm një përmirësim të lehtë.
    /vizionplus.tv

  • Turizmi e ndërtimi më pak kredi! Bizneset morën 19.1 miliardë lekë nga bankat, bujqësia vijon keqfinancimin

    Turizmi e ndërtimi më pak kredi! Bizneset morën 19.1 miliardë lekë nga bankat, bujqësia vijon keqfinancimin

    Për likuiditet apo edhe investime, bizneset kanë marrë më shumë kredi për të zhvilluar aktivitetin e tyre në 7 muajt e parë të vitit. 19.1 miliardë lekë morën hua korporatat jofinanciare private vetëm në muajin korrik sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

    Por ndalur sipas sektorëve të shfaqet një panoramë e ndryshme, me bizneset të cilat vijojnë të financohen nga bankat dhe të tjera të cilat pësojnë tkurrje të vazhdueshme.

    Më shumë kredi në vendin tonë ka marrë sektori i tregtisë, në 8.5 miliardë lekë vetëm 1 muaj më parë, ndërsa financimin më të lartë me hua e përfitoi në fillim të sezonit veror.

    Ndërkohë, një ndikim pozitiv në rritjen e portofolit të kredisë për biznese ka dhënë edhe sektori i industrisë, ritmet e rritjes së të cilit rikthyen në terren pozitiv kontributin e këtij sektori. Brenda këtij sektori është dega e industrisë përpunuese, e cila fitoi më shumë financim nga bankat me 2.7 miliardë lekë, pasuar nga ajo nxjerrëse 488 milionë lekë, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Më shumë kredi kanë përfituar dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme si dhe informacioni dhe komunikacioni.

    Sektorët të cilët kanë pësuar rënie të kreditimit dhe më të keqfinancuarit janë edhe më të shumtë. Ndërtimi ndonëse një nga kontribuuesit më kryesor në rritjen ekonomike të vendit, ka pësuar një tkurrje me 34% të huasë duke zbritur në 2.1 miliardë lekë. Ndërsa edhe kredia për sektorin e turizmit ka pësuar rënie. Bizneset e akomodimit dhe shërbimit ushqimor kanë përfituar 1.2 miliardë lekë kredi, rënie në krahasim mujor ndërsa vjetor një rritje e lehtë.

    Bujqësia vijon të jetë një ndër sektorët më të keqfinancuar edhe pse në të punon rreth 40% e popullsisë. 188 milionë lekë janë dhënë kredi në muajin korrik nga 207 milionë lekë në korrik 2024.

     

  • Më pak kredi turizmi e ndërtimi! Bizneset morën 19.1 miliardë lekë hua nga bankat, bujqësia vijon keqfinancimin

    Më pak kredi turizmi e ndërtimi! Bizneset morën 19.1 miliardë lekë hua nga bankat, bujqësia vijon keqfinancimin

    Për likuiditet apo edhe investime, bizneset kanë marrë më shumë kredi për të zhvilluar aktivitetin e tyre në 7 muajt e parë të vitit. 19.1 miliardë lekë morën hua koorporatat jofinanciare private vetëm në muajin korrik sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

    Por ndalur sipas sektorëve të shfaqet një panoramë e ndryshme, me bizneset të cilat vijojnë të financohen nga bankat dhe të tjera të cilat pësojnë tkurrje të vazhdueshme.
    Më shumë kredi në vendin tonë ka marrë sektori i tregtisë, në 8.5 miliardë lekë vetëm 1 muaj më parë, ndërsa financimin më të lartë me hua e përfitoi në fillim të sezonit veror.
    Ndërkohë, një ndikim pozitiv në rritjen e portofolit të kredisë për biznese ka dhënë edhe sektori i industrisë, ritmet e rritjes së të cilit rikthyen në terren pozitiv kontributin e këtij sektori. Brenda këtij sektori është dega e industrisë përpunuese, e cila fitoi më shumë financim nga bankat me 2.7 miliardë lekë, pasuar nga ajo nxjerrëse 488 milionë lekë, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Më shumë kredi kanë përfituar dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme si dhe informacioni dhe komunikacioni.
    Sektorët të cilët kanë pësuar rënie të kreditimit dhe më të keqfinancuarit janë edhe më të shumtë. Ndërtimi ndonëse një nga kontribuesit më kryesor në rritjen ekonomike të vendit, ka pësuar një tkurrje me 34% të huasë duke zbritur në 2.1 miliardë lekë. Ndërsa edhe kredia për sektorin e turizmit ka pësuar rënie. Bizneset e akomodimit dhe shërbimit ushqimor kanë përfituar 1.2 miliardë lekë kredi, rënie në krahasim mujor ndërsa vjetor një rritje e lehtë.
    Bujqësia vijon të jetë një ndër sektorët më të keqfinancuar edhe pse në të punon rreth 40% e popullsisë. 188 milionë lekë janë dhënë kredi në muajin korrik nga 207 milionë lekë në korrik 2024.

    Top Channel

  • Ndikimi i çmimeve të larta në turizëm, ekspertët: Sektori qëndroi në stanjacion për disa faktorë

    Ndikimi i çmimeve të larta në turizëm, ekspertët: Sektori qëndroi në stanjacion për disa faktorë

    Të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë një ngadalësim të ndjeshëm për sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj përgjatë vitit 2025 krahasuar me një vit më parë.
    Gjatë periudhës janar–korrik, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 6,5 milionë shtetas të huaj, me një rritje 3,5% me bazë vjetore nga 23% në vitin 2024. Ndikimin më të madh në rënien e turizmit e ka pasur Kosova me 121 mijë shtetas më pak.
    “… nuk janë shumë optimiste në qoftë se ne bazën e zhvillimit ekonomik, të rritjes ekonomike të Shqipërisë përgjatë 2025-ës e kishim bazuar kryesisht te turizmi,” thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
    “Ky stanjacion, pra, fakti që nuk kemi një rritje të fortë dyshifrore si në vitet e kaluara duhet të na bëjë të mendohemi se çfarë nuk shkon te turizmi ynë,” shton kolegu i tij, Fatos Çoçoli.
    Sipas ekspertëve të ekonomisë, disa nga faktorët e këtij fenomeni janë mungesa e infrastrukturës dhe çmimet e larta.
    “Janë problematika që përmenden ndër vite në Shqipëri: aspekti i mungesës së infrastrukturës, e cila vazhdon të lërë për të dëshiruar; mbeturinat vazhdojnë akoma të digjen në mënyrë spartane,” shprehet z. Muço.
    “Është e pafalshme që çmimet mesatarisht të këtij sezoni turistik veror, sidomos në Jug, të jenë rritur me 12–20 për qind. Duhet ta shikojmë politikën tonë të çmimeve. Ajo po na i mban larg të huajt që na vijnë për të na vizituar,” thekson eksperti Çoçoli.
    Por a mund të bënte më shumë qeveria në këtë sektor?
    “Kam përshtypjen që këtu nuk është faji i qeverisë. Qeveria mund ta formalizojë sektorin. Sektori i turizmit është sektor që vuan nga një informalitet relativisht i lartë. Për pjesën që abuzohet me çmimet apo me shërbimin nuk është faji i qeverisë,” thotë z. Muço.
    Edhe për muajin korrik, shifrat kanë qenë jopremtuese, me një rritje prej 0,3% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

  • Shqiptarët e vitit 2024 punuan më pak se një vit më parë, diferenca me Bashkimin Europian prej 5 orësh mbetet e fortë

    Shqiptarët e vitit 2024 punuan më pak se një vit më parë, diferenca me Bashkimin Europian prej 5 orësh mbetet e fortë

    Shqiptarët e vitit 2024 kanë punuar më pak se një vit më parë, por sërish dukshëm më shumë se europianët. Të dhënat e fundit tregojnë se orët mesatare javore të punës në Shqipëri kanë rënë nga 41.6 në vitin 2023 në 41.3 në vitin 2024. Një ndryshim i vogël, pothuaj i padukshëm, por mjaftueshëm për të thënë se shqiptarët kanë ulur shpejtësinë. E megjithatë, edhe pas këtij “pushimi”, diferenca me Bashkimin Europian mbetet e fortë.
    Sipas Scan, mesatarja e BE-së është vetëm 36 orë në javë, pra pesë orë më pak se tek ne, gati një ditë pune shtesë. Në vitin 2024, të dhënat mbi orët mesatare javore të punës tregojnë se sektori ku individët punojnë më shumë është ai i tregtisë, transportit, hotelerisë dhe shërbimeve të biznesit dhe administrative me një mesatare prej 46.8 orë në javë. Ky grup përfshin aktivitete me ritëm të lartë dhe shpesh kërkon orare të zgjatura, duke reflektuar një intensitet të madh pune.
    Pas tij vjen sektori i prodhimit me 46.4 orë në javë, ku puna në linjat e prodhimit dhe fabrikat kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe shpesh përmbushje të normave ditore. Edhe ndërtimi me 45.1 orë dhe industritë nxjerrëse, energjia, gazi dhe furnizimi me ujë me 43.2 orë në javë paraqesin një ngarkesë të konsiderueshme, duke reflektuar natyrën fizike dhe teknike të punës në këto fusha. Në anën tjetër, bujqësia ka mesataren më të ulët me 35.5 orë në javë, gjë që mund të lidhet me sezonin, natyrën e decentralizuar të punës dhe faktin që shumë punëtorë janë të vetëpunësuar.
    Sektori publik, në dukje më i “rehatshëm”, mbyllet me 40.5 orë në javë, që tregon për një strukturë më të rregullt të orarit të punës dhe respektim të rregullave ligjore në sektorin publik. Në përgjithësi, sektori privat dhe ai që lidhet me shërbimet komerciale ka tendencë të ketë ngarkesë më të madhe pune, ndërsa sektorët publikë dhe bujqësia paraqesin një ritëm më të moderuar. Një shqiptar punon pesë orë më shumë në javë se një europian mesatar. Diferenca bëhet edhe më ekstreme me Holandën, ku jeta profesionale mbyllet pas 32.1 orësh. Kjo do të thotë se një holandez ka thuajse dy ditë të lira më shumë çdo muaj, ndërsa një shqiptar kalon më shumë kohë në punë, shpesh pa e parë të reflektohet në mirëqenie. Fqinjët tanë mbajnë të njëjtin hap me ne, Serbia me 41.3 orë, Bosnja me 41.1, ndërsa Turqia shënon rekordin rajonal me 43.1 orë.
     

  • Shqiptarët e vitit 2024 punuan më pak se një vit më parë, por diferenca me BE mbetet e fortë

    Shqiptarët e vitit 2024 punuan më pak se një vit më parë, por diferenca me BE mbetet e fortë

    Shqiptarët e vitit 2024 kanë punuar më pak se një vit më parë, por sërish dukshëm më shumë se europianët. Të dhënat e fundit tregojnë se orët mesatare javore të punës në Shqipëri kanë rënë nga 41.6 në vitin 2023 në 41.3 në vitin 2024. Një ndryshim i vogël, pothuaj i padukshëm, por mjaftueshëm për të thënë se shqiptarët kanë ulur shpejtësinë. E megjithatë, edhe pas këtij “pushimi”, diferenca me Bashkimin Europian mbetet e fortë. Mesatarja e BE-së është vetëm 36 orë në javë, pra pesë orë më pak se tek ne, gati një ditë pune shtesë.

    Në vitin 2024, të dhënat mbi orët mesatare javore të punës tregojnë se sektori ku individët punojnë më shumë është ai i tregtisë, transportit, hotelerisë dhe shërbimeve të biznesit dhe administrative me një mesatare prej 46.8 orë në javë. Ky grup përfshin aktivitete me ritëm të lartë dhe shpesh kërkon orare të zgjatura, duke reflektuar një intensitet të madh pune. Pas tij vjen sektori i prodhimit me 46.4 orë në javë, ku puna në linjat e prodhimit dhe fabrikat kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe shpesh përmbushje të normave ditore. Edhe ndërtimi me 45.1 orë dhe industritë nxjerrëse, energjia, gazi dhe furnizimi me ujë me 43.2 orë në javë paraqesin një ngarkesë të konsiderueshme, duke reflektuar natyrën fizike dhe teknike të punës në këto fusha.

    Në anën tjetër, bujqësia ka mesataren më të ulët me 35.5 orë në javë, gjë që mund të lidhet me sezonin, natyrën e decentralizuar të punës dhe faktin që shumë punëtorë janë të vetëpunësuar. Sektori publik, në dukje më i “rehatshëm”, mbyllet me 40.5 orë në javë, që tregon për një strukturë më të rregullt të orarit të punës dhe respektim të rregullave ligjore në sektorin publik. Në përgjithësi, sektori privat dhe ai që lidhet me shërbimet komerciale ka tendencë të ketë ngarkesë më të madhe pune, ndërsa sektorët publikë dhe bujqësia paraqesin një ritëm më të moderuar.

    Një shqiptar punon pesë orë më shumë në javë se një europian mesatar. Diferenca bëhet edhe më ekstreme me Holandën, ku jeta profesionale mbyllet pas 32.1 orësh. Kjo do të thotë se një holandez ka thuajse dy ditë të lira më shumë çdo muaj, ndërsa një shqiptar kalon më shumë kohë në punë, shpesh pa e parë të reflektohet në mirëqenie. Fqinjët tanë mbajnë të njëjtin hap me ne, Serbia me 41.3 orë, Bosnja me 41.1, ndërsa Turqia shënon rekordin rajonal me 43.1 orë.

  • Rritet punësimi i të huajve në Shqipëri, 12 mijë të punësuar përgjatë 2024-ës në sektorët e turizmit dhe ndërtimit

    Rritet punësimi i të huajve në Shqipëri, 12 mijë të punësuar përgjatë 2024-ës në sektorët e turizmit dhe ndërtimit

    INSTAT raporton se përgjatë vitit 2024, numri i të huajve që morën një leje qëndrimi ishte 21.940, ose 2,2% më shumë se në vitin 2023. Ndërkohë, shtetasit nga Italia, Turqia dhe India kryesojnë listën.

    Sa i përket interesit për të marrë një leje pune në vendin tonë, kryesojnë shtetasit nga Turqia, Bangladeshi, India dhe Nepali.

    Së pari janë arsyet për çështje pune, si për punë sezonale, ashtu edhe për kontrata të përhershme, kryesisht nga 1- në 3-vjeçare. Arsyeja e dytë lidhet me lidhje të caktuara që kanë me Shqipërinë për çështje ofrimi shërbimi apo konsulence. Arsyeja e tretë ka të bëjë me bashkimin familjar,” thotë Erion Muça, ekspert i sektorit të turizmit.

    Sektori i turizmit është një nga më të rëndësishmit në tërheqjen e fuqisë punëtore të huaj. Vetëm në fillim të këtij sezoni kishte nevojë për 20 mijë punëtorë.

    Kryesisht në këtë periudhë është sektori i turizmit, sektori i përpunim-prodhimit, i ndërtimit dhe më pas sektorët që ofrojnë shërbime,” tregon z. Muça.

    Muça flet për një interes specifik në profesione të caktuara, ndërkohë që prania e forcës së punës vendase është në rënie.

    Nuk do të thoja që Shqipëria po bëhet e varur nga punonjësit e huaj, por për disa profile që kanë të bëjnë me punë të thjeshta elementare, për të cilat kanë nevojë industri të caktuara, tregu vendas i punës e ka të domosdoshëm marrjen e punonjësve nga jashtë,” shprehet eksperti.

    Gjatë vitit të kaluar, qeveria nisi negociatat me autoritetet filipinase për të sjellë mijëra punonjës të kualifikuar, kryesisht për sektorin e turizmit.

  • Denaj zbardh shifrat: Agroindustria u rrit me 12,3% në gjysmën e parë të vitit

    Denaj zbardh shifrat: Agroindustria u rrit me 12,3% në gjysmën e parë të vitit

    Agroindustria shënoi një rritje të fortë të prodhimit dhe eksporteve në gjysmën e parë të vitit. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njoftoi dje se agroindustria shqiptare ka shënuar një rritje prej 12,3% gjatë periudhës janar-qershor 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. “Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, Shqipëria ka eksportuar rreth 75 mijë tonë produkte agroindustriale, duke dëshmuar qartë potencialin në rritje të këtij sektori”, tha Denaj. Ministrja vuri theksin në strategjinë mbështetëse të qeverisë për zhvillimin e këtij sektori. “Politikat mbështetëse janë të orientuara drejt forcimit të agroindustrisë si pjesë kyçe të eksporteve bujqësore, me qëllimin që ajo të shndërrohet në motor të fuqishëm të zhvillimit rural dhe ekonomik në vend”, theksoi Denaj.
    Sipas statistikave të INSTAT, eksportet totale agrobujqësore për vitin 2024 shënuan rritje të konsiderueshme në sasi me rreth 21%. Kjo tregon një trend rritës dhe të qëndrueshëm në sektor. Agroindustria është industria që merret me prodhimin masiv të produkteve bujqësore, ku  pjesën më të madhe të bizneseve në agroindustri e përbëjnë përpunuesit e miellit, të prodhimit të qumështit, të vajit, verës, mishit, etj. Sektori i agroindustrisë në Shqipëri ka potencial të madh zhvillimi. Vitet e fundit, rritja e investimeve falë mbështetjes me subvencione dhe skema për lehtësimin e financimit, ka shtuar numrin e bizneseve në sektorin agroindustrial duke kontribuar në rritjen e punësimit dhe të të ardhurave. Qeveria subvencionon prodhimin bujqësor në shkallë të gjerë dhe veçanërisht në produkte me potencial, si prodhimi i vajit të ullirit ekstra të virgjër, duke nxitur rritjen e konkurrueshmërisë së agroindustrisë në treg dhe madje të eksportojë produktet e veta në tregje elitare.