Tag: seksualisht

  • Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në shkollën ku punonte, ndalohet nga policia mësuesi në Përrenjas

    Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në shkollën ku punonte, ndalohet nga policia mësuesi në Përrenjas

    Një mësues në Përrenjas është ndaluar nga policia pasi ngacmoi seksualisht dy nxënëse.

    Mësohet se mësuesi 55 vjeçar Fatmir Hoxha punonte në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë Skëndërbe në Përrenjas.
    Ndërsa dy vajzat janë nxënëse të klasës së nëntë.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin F. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues”, sipas policisë.

    Top Channel

  • Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në shkollën ku punonte, ndalohet nga policia mësuesi në Librazhd

    Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në shkollën ku punonte, ndalohet nga policia mësuesi në Librazhd

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin F. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues.
    ne perditesim…

    Top Channel

  • Arrestohet mësuesi në Librazhd, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse

    Arrestohet mësuesi në Librazhd, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse

    Një mësues është arrestuar të mërkurën nga policia, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës ku punonte.
    Raportohet se mësuesi F.H., i cili jepte mësim në shkollën 9-vjeçare “Ali Hana” në Rrajcë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës, K.M dhe E.B, përkatësisht në klasë 8 dhe 9.
    Materialet u referuan në Prokurorinë e Elbasanit.

  • EMRI/ Ngacmonte seksualisht nxënëset 13-14 vjeçe, arrestohet një mësues në Prrenjas

    EMRI/ Ngacmonte seksualisht nxënëset 13-14 vjeçe, arrestohet një mësues në Prrenjas

    Një mësues është ndaluar në aeroportin e Rinasit me urdhër-arresti nga Policia e Librazhdit, pasi akuzohet për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të mitura. Bëhet fjalë për shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë-Skënderbej të Bashkisë së Prrenjasit.
    Burime për mediat bëjnë me dije se ndaj mësuesit kishte kallëzime në Polici nga dy familja të dy nxënëseve 13 dhe 14 vjeçe, të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.
    Komuniteti i fshatit i kishte kërkuar menjëherë largimin nga puna dhe pas denoncimeve, ai është larguar nga fshati dhe është kapur në aeroport në tentativë për t’u arratisur me avion nga Shqipëria.
    Burime bëjnë me dije se nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit ç’ka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te e mitura dhe familja e saj.

  • E rëndë në Itali! Abuzonte seksualisht me të miturit, vihet në pranga prifti 48-vjeçar

    E rëndë në Itali! Abuzonte seksualisht me të miturit, vihet në pranga prifti 48-vjeçar

    Prifti 48-vjeçar, Don Ciro Panigara, nga provinca e Brescias, ka përfunduar në arrest shtëpiak pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me disa të mitur.

    48-vjeçari kishte dhënë dorëheqjen si famullitar, me kërkesë të dioqezës, pasi një djalë i ri raportoi se i ishte nënshtruar abuzimit seksual nga ana e tij.
    Kjo ngjarje ka ndodhur një vit më parë, me të miturin që tregoi se si qëndroi e vërteta.
    Gjithashtu ai dyshohet se ka qenë pjesë e disa abuzimeve të tjera me të miturit nga viti 2011 deri në 2013.
    Viktimat e supozuara në ato raste ishin edhe të mitur që i ishin besuar për veprimtari famullitare.

    Top Channel

  • Vajza e ministres izraelite akuzon familjen e saj se e sulmuan seksualisht

    Vajza e ministres izraelite akuzon familjen e saj se e sulmuan seksualisht

    Vajza e ministres izraelite të Vendbanimeve dhe Misioneve Kombëtare, Orit Strook, ka akuzuar prindërit e saj dhe një nga vëllezërit e saj se e kanë sulmuar seksualisht.

    Shoshana Strook tha në një deklaratë se ka paraqitur një ankesë në Itali, duke shtuar se shpreson të gjejë “një lehtësim”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    “Pas një periudhe të gjatë dyshimi dhe gjendjesh emocionale ekstreme, doja të tregoja se kam përjetuar abuzim seksual nga të dy prindërit dhe një nga vëllezërit e mi”, citohet të ketë thënë Strook.

    “Aktualisht jam në Itali dhe së fundmi kam bërë kallëzim në polici”.

    Strook tha gjithashtu se kujtimet që i vijnë kohët e fundit po “bëhen shumë dërrmuese”, duke kujtuar njërën prej të cilave ajo goditi tre nga vëllezërit e saj më të vegjël.

    “Shpresoj të gjej një vend ku mund të kem pak lehtësim”, tha ajo.

    Strook nuk ka treguar se cili vëlla e ka sulmuar seksualisht.

    Megjithatë, një nga vëllezërit e saj, Zviki Strook, thuhet se është akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e një djali palestinez në vitin 2007.

    Nëna e Shoshanës, Orit Strook është një mbështetëse e vendosur e vendbanimeve të paligjshme të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

    Ironikisht, ajo shtyu pa pushim narrativën e kryeministrit Benjamin Netanyahu se grupi palestinez i rezistencës Hamas kreu sulm seksual më 7 tetor 2023.

    Në shkurt 2024, ajo tha në mënyrë famëkeqe: “Nuk ka gjë të tillë si një popull palestinez”.

  • Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, mbajti me dhunë në banesë të miturën dhe e ngacmoi seksualisht

    Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, mbajti me dhunë në banesë të miturën dhe e ngacmoi seksualisht

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi akuzohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj në banesë një 15-vjeçare.Sipas asaj që bën të ditur policia, i riu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht të miturën gjatë kësaj periudhe.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Ngacmoi seksualisht të miturën, Prokuroria e Fierit kërkon masën ‘arrest me burg’ për 60-vjeçarin

    Ngacmoi seksualisht të miturën, Prokuroria e Fierit kërkon masën ‘arrest me burg’ për 60-vjeçarin

    Prokuroria e Fierit kërkon masën ‘arrest me burg’ për 60-vjeçarin që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

    Ngjarja u denoncua nga nëna e të miturës, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Njoftimi:
    Ngacmoi seksualisht të miturën, Prokuroria Fier kërkon caktimin e masës “Arrest në burg” për shtetasin Sh.L
    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u arrestua shtetasi Sh.L., nën akuzë për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’, parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal.
    Procedimi penal nr. 415 datë 01.04.2025, u regjistrua mbi bazën e kallëzimit të shtetases V.M, e cila ka kallëzuar se shtetasi Sh.L ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur. Në kuadër të këtij kallëzimi, Prokuroria në bashkëpunim me policinë, kryen një hetim të plotë të rastit duke arritur të krijojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Sh.L ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të të miturës, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a pg.2 i Kodit Penal.
    Bazuar në rrethanat e mësipërme, policia gjyqësore ka kryer arrestimin e shtetasit Sh.L, dyshuar për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal. Për këtë fakt, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar vleftësim të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.

    Top Channel

  • Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, bie në prangat e policisë 60-vjeçari

    Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, bie në prangat e policisë 60-vjeçari

    Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës. Sipas policisë dyshohet se 60-vjeçari banues në Ballsh, ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.
    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • 60-vjeçari ngacmon seksualisht minorenen në Mallakastër

    60-vjeçari ngacmon seksualisht minorenen në Mallakastër

    Një 13-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht në Mallakastër.

    Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se është një 60-vjeçar, i cili është është arrestuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen.
    Nga ana tjetër, në Lushnjë është vënën në pranga një 38-vjeçari, pasi akuzohet se ka dhunuar motrën e tij.

    Top Channel