Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Maliqit, ku një 59-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë vetëm 12 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 59 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare, ndaj tij rëndon dyshimi se ka kryer ngacmim seksual ndaj të miturës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Tag: seksualisht
-

Akuzohet se ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren, arrestohet 59-vjeçari në Maliq
-

Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 59-vjeçari në Maliq
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Maliqit.
Sipas uniformave blu mësohet se një 59-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 59 vjeç.
Sipas informacioneve zyrtare, ndaj tij rëndon dyshimi se ka kryer ngacmim seksual ndaj një 12-vjeçareje”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore. -

Dyshohet se ngacmoi seksualisht adoleshenten, arrestohet 34-vjeçari në Kolonjë
Policia e Kolonjës ka vendosur në pranga një 34-vjeçar nga fshati i Kagjinas.
Sipas bluve bëhet me dije se i riu dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente 17-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 34 vjeç, banues në Kagjinas, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime. -

Anglia e para në botë, fillon vaksinimin kundër infeksioneve seksualisht të transmetueshme
Anglia do të jetë vendi i parë në botë që do të fillojë vaksinimin masiv kundër gonorresë, një infeksion seksualisht i transmetueshëm, por, siç raportohet nga mediat britanike, vaksina nuk do të jetë e disponueshme për të gjithë.
Fokusi do të jetë kryesisht tek burrat gej dhe biseksualë që kanë partnerë të shumtë seksualë dhe një histori të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, raporton BBC.
Në vitin 2023, pati më shumë se 85,000 raste të gonorresë, numri më i lartë që nga mbajtja e të dhënave zyrtare në vitin 1918.
Infeksioni i gonorresë shpesh nuk shfaq simptoma, por të prekurit mund të ndiejnë dhimbje, sëmundja mund të shkaktojë inflamacion të organeve gjenitale dhe infertilitet, por sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Anglez, vaksina është 30-40 për qind efektive dhe nuk mund të përcaktohet me siguri se sa njerëz do të vendosin të imunizohen.
-

E rëndë/ 66-vjeçari ngacmon seksualisht 17-vjeçaren
Një 17-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një 66-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kuçovë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 66 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 17-vjeçare. -

Tentoi të largohej nga Rinasi/ Policia prangos mësuesin ‘maniak, ngacmonte seksualisht dy nxënëse
Policia ka arrestuar Fatmir Hoxhën, mësuesin 55 vjeçar në Prrenjas, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht të miturat në një shkollë 9-vjeçare në Rrajcë.
Denoncimi është bërë nga familjarët e dy vajzave të mitura, të cilat pretendojnë se mësuesi i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.
Largimi i mësuesit 55-vjeçar nga puna për shkak te sjelljeve te pa hijshme, është kërkuar edhe me parë nga komuniteti, teksa kallëzimi i bërë së fundi është marrë seriozisht nga strukturat përkatëse të policisë dhe pas një hetimi paraprak.Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit, në tentativë për t’u larguar jashtë Shqipërisë me avion. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit, çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë tek e mitura dhe familja e saj.
Autoritetet policore kanë sekuestruar gjithashtu prova, të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzueseve.
Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të nevojshme, ndërkohë që ndaj të ndaluarit do të merren masat përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.
Ndaj shtetasit Fatmir Hoxha rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture, vepra këto të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar.
-

Tentoi të largohej nga Rinasi/ Policia prangos mësuesin ‘maniak, dyshohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëse
Policia ka arrestuar Fatmir Hoxhën, mësuesin 55 vjeçar në Prrenjas, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht të miturat në një shkollë 9-vjeçare në Rrajcë.
Denoncimi është bërë nga familjarët e dy vajzave të mitura, të cilat pretendojnë se mësuesi i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.
Largimi i mësuesit 55-vjeçar nga puna për shkak te sjelljeve te pa hijshme, është kërkuar edhe me parë nga komuniteti, teksa kallëzimi i bërë së fundi është marrë seriozisht nga strukturat përkatëse të policisë dhe pas një hetimi paraprak.
Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit, në tentativë për t’u larguar jashtë Shqipërisë me avion. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit, çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë tek e mitura dhe familja e saj.
Autoritetet policore kanë sekuestruar gjithashtu prova, të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzueseve.
Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të nevojshme, ndërkohë që ndaj të ndaluarit do të merren masat përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.
Ndaj shtetasit Fatmir Hoxha rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture, vepra këto të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar.
-

Ngacmuan seksualisht bashkëmoshataren, nis hetimi për tre 15-vjeçarë në Tiranë
Policia ka nisur hetimet për tre të mitur në Tiranë të cilët ngacmuan seksualisht bashkëmoshataren.
“Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një bashkëmoshatare”, sipas policisë.
Top Channel
-

Ngacmuan seksualisht një bashkëmoshataren e tyre, nis hetimi për tre të mitur në Tiranë
Ka nisur hetimi për tre të mitur në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një bashkëmoshataren e tyre.
Sipas asaj që raporton policia e Tiranës, janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre 15-vjeçarët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Top Channel