Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.
Tag: seksualisht
-

“Po ta dija, do ia merrja jetën me duart e mia”/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht flet për “Shqipëria Live”: Vajza tregoi se i ati e prekte…
Një ngjarje e rëndë tronditi dje opinionin publik, ku një 36-vjeçar është arrestuar për shkak se dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur në Patos.
Në një intervistë me gazetaren e “Shqipëria Live” Luçiana Hulej, nëna e vajzës tregon se nuk dinte asgjë rreth abuzimit dhe për herë të parë u përball me rrëfimet e vajzës në komisariatin e policisë.
“Vajza tregonte që ‘babai më prekte dhe më kapte’. Më ra si bombë se nuk kisha parë gjë me sytë e mi. Para syve të mi nuk ka ndodhur asgjë, prapa krahëve të mi nuk di gjë. Burri ikën në 6 të mëngjesit, vjen 6 pasdite. Ai e mbante shtëpinë. Nuk kam parë gjë me sytë e mi, në komisariat i dëgjova këto. Kam 13 vite e martuar me të. I thashë pse ma bërë këtë, të kam dhënë 7 fëmijë, 7 yje.
Nuk kam pasur mundësi të flas me vajzën. Bashkëshorti i ka të ndarë prindërit. Fëmijëve u kam thënë që babai ka ikur në Gjermani, pyesin dhe për motrën, i kam thënë do vijë prap. Nëse e ka pranuar, të kalbet në burg. Po ta dija do e kisha vrarë vetë me duart e mia, do i dilja në mbrojtje vajzës. Unë jam nënë me 6 fëmijë, shteti të vërë dorën në zemër të më ndihmojë”-u shpreh nëna e 12 vjeçares.Top Channel
-

Abuzoi seksualisht me te bijën për vite me rradhë/ Momenti kur 36-vjeçari hyn në gjykatë (Foto)
Këtë të mërkurë pritet të zhvllohet seanca për masën e sigurisë ndaj Zamir Metës.
Me pranga në duar, i shoqëruar nga efektivë, ai ka mbërritur në gjykatë.
Ai akuzohet nga e bija 12 vjecare se ka abuzuar seksualisht me te.
Në polici, Meta ka deklaruar se ai ka abuzuar me të bijën një herë, në makinë, kur po kthehej me vajzën nga Tirana. -

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Zamir Meta, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeçe.
Lajmi në përditësim…
Top Channel
-

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Zamir Meta, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeçe.
36-vjeçari pritet të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa ngjarja që tronditi opinionin publik u zbulua në fshatin Sheqishte te Patosit.
Vajza, tashmë në moshë adoleshente, ka denoncuar të atin pas largimit nga banesa.
Sipas burimeve zyrtare dhe vetë nënës se vajzës, ngjarja e rëndë ka ndodhur ndër vite, ndërsa vajza e mitur ishte mbajtur nën heshtje për shkak të frikës dhe presionit psikologjik.
Ajo është strehuar në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
LEXO EDHE:
E rëndë/ U akuzua për abuzim me vajzën, e pranon i ati: Ndodhi vetëm…
-

E rëndë në Fier! Babai abuzon seksualisht me vajzën 12-vjeçare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare.
Policia njofton se ka arrestuar 36-vjeçarin Z.M., banues në fshatin Sheqishtë, Patos.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Krimi i rëndë trondit Turqinë, burri vret ish-të fejuarën që mbeti shtatzënë nga përdhunimi
Një vajzë 18-vjeçare shtatzënë u vra nga i fejuari i saj në Stamboll.
Vajza ishte abuzuar seksualisht para fejesës dhe kishte mbetur shtatzënë. 18-vjeçarja Oya Budak ishte 5.5 muajshe shtatzënë kur u qëllua me armë zjarri.
Oya ishte e fejuar me Sametin 19-vjeçar dhe, sipas dha.com.tr, ajo u abuzua seksualisht dhe mbeti shtatzënë. Kur 19-vjeçari u informua për shtatzëninë, ai e anuloi fejesën.Bebeğiyle birlikte katledildi!
Sarıyer’de 6 ay önce cinsel istismara uğrayıp hamile kalan 18 yaşındaki Oya Budak, eski nişanlısı tarafından tabancayla vuruldu. Oya Budak, kaldırıldığı hastanede karnındaki bebeği ile birlikte yaşamını yitirdi. https://t.co/NWEFX8VWhf pic.twitter.com/zNEBgAttlK
— Ekol TV (@ekoltvv) June 26, 2025Sarıyer’de, eski nişanlısı 18 yaşındaki Oya Budak’ı öldüren katil zanlısı, emniyetteki işlemlerinin ardından adliyeye sevk edildi.
Muhabirimizin, “Neden yaptın, hiç mi vicdanın sızlamadı?” sorusuna ise “İyi yaptım, pişmanlık duymuyorum. Hadi, yürü lan!” diye cevap verdi. https://t.co/KCuvfnR2C0 pic.twitter.com/mqBQNRqRsG
— Ekol TV (@ekoltvv) June 26, 2025Sameti i telefonoi Oyans të enjten në mbrëmje duke i kërkuar të takoheshin për të folur. 18-vjeçarja shkoi në takim me vëllain e saj 13-vjeçar dhe në rrethana që ende nuk janë sqaruar, 19-vjeçari nxori një armë dhe e qëlloi në gjoks dhe në vesh.
19-vjeçari u largua me makinën e të atit, ndërsa qytetarët që dëgjuan përleshjen njoftuan policinë. 18-vjeçarja u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin as atë dhe as foshnjën.
Policia kontrolloi zonën dhe arrestoi 19-vjeçarin në shtëpinë e xhaxhait të tij. Autori i krimit që kishte abuzuar seksualisht me Ogian u arrestua dhe u dërgua në burg. Sipas Ekol TV, autori i krimit u dërgua në prokurori dhe kur një gazetar e pyeti pse e vrau Ogian, ai u përgjigj “Nuk pendohem, largohu!”.
Gjyshi i Oyas, Orhan Budak , tha se mbesa e tij ishte abuzuar seksualisht nga një koleg dhe se familja mësoi për shtatzëninë pas fejesës.Top Channel
-

Abuzonin seksualisht dhe tutorin 38-vjeçaren, arrestohen dy të moshuarit në Tiranë (EMRAT)
Foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy të moshuar Ardian Biraçi, 61 vjeç dhe Vasillaq Trebicka, 66 vjeç akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 38-vjeçare, që sipas Policisë ishte e pazonja për të mbrojtur veten. Megjithatë kjo nuk i kishte ndaluar që të abuzonte me të.
Por jo vetëm kaq! 61 dhe 66-vjeçari edhe e kanë shfrytëzuar viktimën për prostitucion, duke përfituar nga gjendja e saj. Ka qenë vëllai i 38-vjeçares, ai i cili ka bërë kallëzim në Polici për dy të arrestuarit, ndërsa sipas autoriteteve, për prostitucion dyshohet se e shfrytëzonte vetëm 61-vjeçari.
NJOFTIMI I PLOTË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur). Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit./ZËRI -

Abuzonin seksualisht dhe tutorin motrën, arrestohen dy të moshuarit në Tiranë
Foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy të moshuar akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 38-vjeçare, që sipas Policisë ishte e pazonja për të mbrojtur veten. E reja ishte motra e njërit prej të arrestuarve. Megjithatë kjo nuk e kishte ndaluar që të abuzonte me të. Por jo vetëm kaq! 61 dhe 66-vjeçari edhe e kanë shfrytëzuar viktimën për prostitucion, duke përfituar nga gjendja e saj.
NJOFTIMI I PLOTË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur). Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit./ZËRI -

E rëndë në Berat! Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 64-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku një 15-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht.
Policia ka arrestuar 64-vjeçarin me iniciale Xh. A., banues në Berat.
Ndërkohë hetimi në gjendje të lirë, nisi edhe për shtetasin M. B., 41 vjeç, banues në Fier, pasi ka dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.Top Channel
