Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maliq, ku një 30-vjeçare ka akzuar në polici se vjehrri ka abuzuar seksualisht me të.
Sipas njoftimit të bluve ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur para dy muajve, teksa dyshohet se e reja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të. Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
gijotina.com/
Tag: seksualisht
-

Maliq, nusja akuzon vjehrrin se ka abuzuar seksualisht me të
-

30-vjeçarja në Korçë denoncon vjehrrin në polici: Ka abuzuar seksualisht me mua
Një 30-vjeçare e cila dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor, ka kallëzuar në Policinë e Korçës se vjehrri i saj e ka përdhunuar.
Mësohet se e reja ka bërë denoncimin, duke thënë se 2 muaj më parë vjehrri i saj ka abuzuar seksualisht me të.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të.
Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit”, njoftoi policia. -

Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, arrestohen 4 të rinj në Kukës. Një 17-vjeçar në kërkim
Një rast i rëndë ka ndodhur në Kukës, ky një vajzë e mitur 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga disa persona.
Sipas policisë, me të miturën kanë kryer marrëdhënie seksuale 5 persona.
Për këtë ngjarje janë arrestuar 4 prej autorëve të dyshuar, M. Sh. 20 vjeç, E. Sh. 22 vjeç, Sh. P. 28 vjeç dhe S. Ç. 23 vjeç. Ndërsa një person i pestë, 17-vjeçar, është shpallur në kërkim.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia. -

Anglia nis programin e parë në botë për vaksinimin kundër gonorresë
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli (NHS) ka nisur sot zbatimin e një programi të ri vaksinimi kundër gonorresë, i pari në botë në llojin e tij, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e infeksionit seksualisht të transmetueshëm që po shfaq rezistencë në rritje ndaj antibiotikëve.
Programi është shpallur më herët këtë vit nga NHS England dhe parashikon që grupet me rrezik të lartë të nisin të vaksinohen nga fillimi i gushtit. Tani, Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social (DHSC) ka konfirmuar se klinikat e shëndetit seksual do të ofrojnë vaksinën falas duke nisur nga sot.
Ministrja për shëndetin publik dhe parandalimin, Ashley Dalton, e cilësoi fillimin e programit si “një hap të rëndësishëm përpara në parandalimin e një infeksioni që ka arritur nivele rekord”.
“Kjo vaksinë, pjesë e një programi të parë në botë, do të ndihmojë në uljen e rasteve të reja të infeksionit dhe në përballimin e drejtpërdrejtë të kërcënimit në rritje nga rezistenca ndaj antibiotikëve,” tha ajo.
“Inkurajoj të gjithë ata që janë të kualifikuar të vaksinohen jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe partnerët e tyre seksualë.”Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2023 u regjistruan rreth 85 mijë raste të gonorresë në Angli shifra më e lartë që nga viti 1918 dhe tre herë më shumë se në vitin 2012.
Vaksina do të ofrohet falas për personat që konsiderohen me rrezik më të lartë, përfshirë meshkujt homoseksualë dhe biseksualë me histori të marrëdhënieve seksuale të shumta dhe/ose infeksione bakteriale seksualisht të transmetueshme në 12 muajt e fundit.
Vaksina është bazuar në një vaksinë ekzistuese, 4CMenB, e përdorur për të mbrojtur kundër sëmundjes meningokokale B. Studimet kanë treguar se vaksina është efektive në masën 32.7% deri në 42% ndaj gonorresë pra nuk ofron mbrojtje të plotë, por ndihmon ndjeshëm në reduktimin e rrezikut të infektimit.
Sipas një analize të udhëhequr nga Imperial College London, programi mund të parandalojë deri në 100 mijë raste të gonorresë në 10 vitet e ardhshme dhe t’i kursejë sistemit shëndetësor mbi 7.9 milionë paund.
Dr. Sema Mandal, epidemiologe pranë Agjencisë për Sigurinë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, deklaroi se vaksinimi do të ofrojë mbrojtje të domosdoshme për ata që kanë më shumë nevojë.
“Është inkurajuese që, krahas kësaj vaksine, shërbimet e shëndetit seksual do të vazhdojnë të ofrojnë edhe vaksina të tjera të rëndësishme për ata që janë të pranueshëm për to,” tha ajo.“Sëmundjet seksualisht të transmetueshme nuk janë thjesht të bezdisshme ato mund të kenë pasoja serioze për shëndetin tuaj dhe të partnerëve tuaj seksualë. Prandaj, nëse ju ofrohet vaksina, ju nxis me gjithë zemër ta pranoni.”
Gjatë vizitës për vaksinën kundër gonorresë, pacientëve do t’u ofrohet gjithashtu mundësia të vaksinohen edhe kundër mpox (ish-virusi i lisë së majmunëve), HPV (virusi i papillomës humane) dhe hepatitit A dhe B.
-

Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Ngacmoi seksualisht të miturën në plazhin e Shëngjinit
Policia e Lezhës bën me dije se pas denoncimit ka lokalizuar dhe arrestuar nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit K. N., banues në Tiranë. Ngacmoi seksualisht të miturën në plazhin e Shëngjinit, vihet nën pranga 20-vjeçari i dyshuar.
Njoftimi i policisë:
“Ndaj tij ka kallëzuar një shtetase 16 vjeçe, se dje (31 korrik), ai e ka ngacmuar seksualisht, në plazhin e Shëngjinit”.
Materialet hetimore për rastin i kanë kaluar prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rastit. -

Ngjarja që tronditi Fierin/ 30-vjeçari dhe dy adoleshentë abuzuan seksualisht me të miturën! Denoncimin e bëri…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin ditën e djeshme.
Një 30- vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se së bashku me dy 15 vjeçarë kanë abuzuar seksualisht me një të mitur, 13 vjeçare.
Ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, burimet kofidenciale bëjnë me dije se denoncimi është bërë nga nëna e vajzës mëngjesin e së hënës se vajza ka ikur nga shtëpia dhe se gjithë natën e ka pritur e kërkuar ndërsa pas gjetjes së vajzës nga policia, të shokuar në rrugë, ekzaminimi mjeko- ligjor vërtetoi abuzimin.
Të dy 15 vjeçarët po hetohen në gjendje të lirë ndërsa 30- vjeçari, banues në lagjen “ Sheq i Madh” Fier, ndodhet ende në kërkim nga blutë e Fierit.Top Channel
-

Fier/ 30-vjeçari abuzon seksualisht me të miturën, nën hetim edhe dy 15-vjeçarë
Shpallet në kërkim një 30-vjeçar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare.
Gjithashtu policia e Fierit njoftoi se në hetim kanë përfunduar edhe dy 15-vjeçarë, pasi edhe Edhe ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren.
“U shpall në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit”, njoftoi policia. -

Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit
Arrestohet një 55 vjeçar në Lezhë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”.
‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe’, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. -

E rëndë në Lezhë, babai monstër ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur
Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 14 vjeçe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Gurra” të këtij qyteti, ndërsa sipas policisë akti ka ndodhur brenda në shtëpi.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen ‘Gurra’, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është referuar menjëherë në Prokurori dhe materialet procedurale janë dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për vijimin e mëtejshëm të veprimeve ligjore. -

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë
Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesë.
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë.
55-vjeçari dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.