Tag: seksualisht

  • Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturin e punësuar ilegalisht, pranga 48-vjeçarit në Tiranë

    Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturin e punësuar ilegalisht, pranga 48-vjeçarit në Tiranë

    Një incident është regjistruar në Tiranë, ku një i mitur është abuzuar seksualisht nga një 47-vjeçar.

    Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale F.B., ka përdhunuar të miturin, i cili ishte punësuar ilegalisht.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:-arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.;”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, nis hetimi për 41-vjeçarin, në rrjete sociale…

    Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, nis hetimi për 41-vjeçarin, në rrjete sociale…

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin O. M., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur nëpërmjet rrjetit social Instagram“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Njoftimi për punë në rrjetet sociale kthehet në makth për 44-vjeçaren, ‘pronari’ e merr 1 muaj peng në shtëpi dhe e abuzon seksualisht

    Njoftimi për punë në rrjetet sociale kthehet në makth për 44-vjeçaren, ‘pronari’ e merr 1 muaj peng në shtëpi dhe e abuzon seksualisht

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Katania të Italisë, ku një 44-vjeçare është shpëtuar nga policia, një muaj pas mbahej peng në një banesë.

    Sipas mediave italiane, një 60-vjeçar italian kishte nxjerrë një njoftim në rrjetet sociale, ku shkruante se po kërkonte një grua që të kujdesej për shtëpinë.
    44-vjeçarja me origjinë nga Rumania, në kërkim të një pune, ka kontaktuar me 60-vjeçarin dhe pasi janë takuar ka rënë dakord që të punonte në shtëpinë e tij.
    Por njoftimi ishte një kurth, pasi burri e ka mbajtur atë për një muaj ‘të burgosur’ në shtëpi, dhe e ka abuzuar seksualisht.

    Top Channel

  • “Më ka ngacmuar seksualisht”, Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj Saimir Kodrës për deklaratën në ‘Big Brother’

    “Më ka ngacmuar seksualisht”, Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj Saimir Kodrës për deklaratën në ‘Big Brother’

    Aktorja dhe tashmë moderatore, Egla Ceno është dënuar me 1 milionë lekë të vjetra gjobë nga Gjykata e Tiranës, pasi është gjetur fajtore për veprën penale të shpifjes, në dëm të gazetarit dhe drejtuesit të emisionit investigativ, Saimir Kodra.
    Vendimi është marrë këtë të martë dhe siç është lexuar në sallën e gjyqit, Elga Celo është shpallur fajtor dhe Saimir Kodra palë e dëmtuar.
    Gjatë një deklarate televizive, aktorja deklaroi se ishte ngacmuar seksualisht nga gazetari Saimir Kodra, kur kishte shkuar për punë. Rasti bëri bujë të madhe dhe gazetari njoftoi se do i drejtohej gjykatës.
    Rasti përfundoi para togave të zeza dhe Egla Ceno është pyetur sërish për deklaratën e saj publike në dëm të Saimir Kodrës, ku raportohet se ka dhënë disa versione kontradiktore, çka ka bërë që Gjykata e Tiranës t’i gjejë ato të pabaza dhe ta shpallë aktore, fajtore.
    Fillimisht, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej në gjykatë. Më pas, në një tjetër deklarim, tha se nuk e kishte përmendur Saimir Kodrën, duke u justifikuar se kishte thënë vetëm mbiemrin “Kodra”, pa përmendur emër.
    Në një seancë të mëvonshme, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke pohuar se deklaratat e saj nuk kishin të bënin me Saimir Kodrën personalisht, por me një kauzë simbolike për gratë e abuzuara seksualisht.
    Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, aktorja Egla Ceno është shpallur fajtore për akuzën e shpifjes dhe është dënuar me 1 milionë lekë të vjetra gjobë, pasi deklaratat e saj publike kanë cënuar reputacionin e gazetarit Saimir Kodra dhe i kanë shkaktuar këtij të fundit dëm të padrejtë.

  • “Më ka ngacmuar seksualisht”/ Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj Saimir Kodrës për deklaratën në ‘Big Brother’

    “Më ka ngacmuar seksualisht”/ Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj Saimir Kodrës për deklaratën në ‘Big Brother’

    Aktorja Egla Ceno është dënuar me 1 milionë lekë të vjetra gjobë nga Gjykata e Tiranës, pasi është gjetur fajtore për veprën penale të shpifjes, në dëm të gazetarit dhe drejtuesit të emisionit investigativ, Saimir Kodra.
    Vendimi është marrë këtë të martë dhe siç është lexuar në sallën e gjyqit, Elga Celo është shpallur fajtor dhe Saimir Kodra palë e dëmtuar.
    Gjatë një deklarate televizive, aktorja deklaroi se ishte ngacmuar seksualisht nga gazetari Saimir Kodra, kur kishte shkuar për punë. Rasti bëri bujë të madhe dhe gazetari njoftoi se do i drejtohej gjykatës.
    Rasti përfundoi para togave të zeza dhe Egla Ceno është pyetur sërish për deklaratën e saj publike në dëm të Saimir Kodrës, ku raportohet se ka dhënë disa versione kontradiktore, çka ka bërë që Gjykata e Tiranës t’i gjejë ato të pabaza dhe ta shpallë aktore, fajtore.
    Fillimisht, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej në gjykatë. Më pas, në një tjetër deklarim, tha se nuk e kishte përmendur Saimir Kodrën, duke u justifikuar se kishte thënë vetëm mbiemrin “Kodra”, pa përmendur emër. Në një seancë të mëvonshme, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke pohuar se deklaratat e saj nuk kishin të bënin me Saimir Kodrën personalisht, por me një kauzë simbolike për gratë e abuzuara seksualisht.
    Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, aktorja Egla Ceno është shpallur fajtore për akuzën e shpifjes dhe është dënuar me 1 milionë lekë të vjetra gjobë, pasi deklaratat e saj publike kanë cënuar reputacionin e gazetarit Saimir Kodra dhe i kanë shkaktuar këtij të fundit dëm të padrejtë.

  • Theth/ Abuzoi seksualisht me 26-vjeçaren, procedohet 54-vjeçari nga izraeli

    Theth/ Abuzoi seksualisht me 26-vjeçaren, procedohet 54-vjeçari nga izraeli

    Një 54-vjeçar nga Izraeli po procedohet në gjendje të lirë nga Policia e Shkodrës, pas një kallëzimi për abuzim seksual ndaj një shtetaseje nga Izraeli, të ndodhur në një hotel në zonën turistike të Thethit.

    Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ku është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 54 vjeç, me banim në Izrael.

    Procedimi ndaj tij erdhi pas kallëzimit të bërë nga shtetasja E. Z., 26 vjeçe, gjithashtu banuese në Izrael, e cila ka deklaruar se më datë 9 tetor 2025 është abuzuar seksualisht në ambientet e një hoteli në fshatin Theth”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Shkodër/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 26-vjeçare, nis hetimi për izraelitin

    Shkodër/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 26-vjeçare, nis hetimi për izraelitin

    Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në në një hotel në fshatin Theth, ku një 26-vjeçare ka kallëzuar një 54-vjeçar nga Izraeli i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të renë.
    Ngjarja është regjistruar më 9 tetor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
    “L. C., 54 vjeç, banues në Izrael, pasi ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim shtetasja E. Z., 26 vjeçe, banuese në Izrael, e cila pretendon se, më datë 09.10.2025, është abuzuar seksualisht në një hotel në fshatin Theth”, informoi sot policia.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit! Bashkëpunëtori në krim: Më ngacmoi seksualisht, ekzekutor ishte…

    Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit! Bashkëpunëtori në krim: Më ngacmoi seksualisht, ekzekutor ishte…

    autorët me motor dhe pronari grek

    GREQI-Është zbardhur dëshmia e bashkëpunëtorit në ekzekutimin e pronarit grek të kampingut në Finikounda dhe mikut të tij shqiptar. 22-vjeçari ka pretenduar se pronari grek e ngacmoi seksualisht në verën e vitit 2022 kur ai kishte vizituar kampingun dhe kishte takuar viktimat. 
    “Më ngacmoi seksualisht”, -ka deklaruar 22-vjeçari, i cili u vetëdorëzua në Polici. 
    I riu në dëshminë e tij ka deklaruar se donin ta shantazhonin 68-vjeçarin për para, pos plani nuk shkoi si duhet. Ai ka dhënë edhe emrin e ekzekutorit të 68-vjeçarit dhe mikut të tij shqiptar, i cili po ashtu është një 22-vjeçar.

    Hetuesit besojnë se të paktën 3 persona janë të përfshirë në vrasjen e dyfishtë, ndërsa ekzekutori është ende i lirë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit, ku autori kishte hyrë në kamping si ‘klient i mundshëm’. 22-vjeçari po udhëtonte së bashku me autorin në motoçikletë ditën e krimit të dyfishtë. Ai ishte pasagjer në motomjet dhe mbante veshur pantallona të shkurtra të bardha. Autori pasi ka kryer vrasjen e dyfishtë është larguar drejt Athinës duke kaluar nga rrugë dytësore.
    Mes të dyshuarve është edhe nipi i biznesmenit, që ka dhënë dëshmi kontradiktore, i vetmi i mbijetuar i sulmit fatal, pasi besohet se ai dhe familjarë të tjerë janë mërzitur pasi e kanë ditur për testamentin, edhe pse më shumë se gjysma do i lihej atij. Shkaku i vrasjes mbetet ende mister, ndërsa dëshmitë zbardhin fakte të reja./ZËRI

  • 28-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në Peqin, shpallet në kërkim nga policia

    28-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në Peqin, shpallet në kërkim nga policia

    foto ilustruese

    SHIJAK- Është shpallur në kërkim në Peqin një 28-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Policia bën me dije se i riu akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare, banuese në Shijak. Ai është denoncuar në polici nga familjarët e adoleshentes dhe menjëherë uniformat blu kanë nisur kërkimet për arrestimin e të riut.
     “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak shpallën në kërkim shtetasin M. K., 28 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se më datë 05.10.2025, ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare, banuese në Shijak”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Ende nuk ka detaje për ngjarjen e ndodhur dhe cili ka qenë motivi i këtij ngacmimi./ZËRI

  • Memaliaj, abuzohet seksualisht 32-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor/ Procedim penal për autorin 65-vjeçar

    Memaliaj, abuzohet seksualisht 32-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor/ Procedim penal për autorin 65-vjeçar

    Një 32-vjeçare me probleme të shëndetit mendor është abuzuar seksualisht nga një 65-vjeçar.
    Ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat të Memaliajt.
    Për 65-vjeçarin, policia nisi procedim penal për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor.