Tag: seksualisht

  • Infektimi nga HIV/AIDS, mjekja: Më të rrezikuar meshkujt në marrëdhënie homoseksuale

    Infektimi nga HIV/AIDS, mjekja: Më të rrezikuar meshkujt në marrëdhënie homoseksuale

    1 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të HIV/AIDS duke vënë në vëmendje një nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe kujdesin që duhet të tregojmë. Njëkohësisht na ndërgjegjëson për pacientët e HIV/AIDS për të zbutur stigmën rreth tyre pasi falë terapive, ata mund të jetojnë normalisht dhe cilësisht, njësoj si të tjerët.
    Mjekja infeksioniste Valbona Gashi thotë në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se në diagnostikim ndikon edhe ndërgjegjësimi e informimi i popullsisë. Grupmosha 20-45 vjeç që është edhe më seksualisht aktive, është më e vëmendshme ndaj kontrollit mjekësor.
    Infeksionistja shpjegon se analiza duhet bërë të paktën një herë, sidomos nga grupet më të rrezikuara që përfshihen kryesisht meshkujt në marrëdhënie homoseksuale.
    Valbona Gashi: Një kontroll rutinë, pse jo? Një herë në jetë pse mos ta bësh? Duhet ta bëjnë testin grupet në risk, do të thotë personat kryesisht meshkuj që bëjnë seks me meshkuj dhe kanë risk shumë më të lartë për të marrë qoftë infeksionin HIV, qoftë infeksione të tjera të transmetueshme sepse është mënyra e marrëdhënieve seksuale e atillë e cila favorizon kalimin e infeksioneve nga një partner te tjetri sepse ka trauma gjatë marrëdhënieve. Mundësia është që mos të marrë vetëm infeksionin HIV, por edhe infeksione të tjera sepse këto shpesh bashkëshoqërohen dhe ne shpesh diagnostikojmë pacientë për HIV duke u nisur nga një infeksion tjetër seksualisht i transmetueshëm. Për shembull, në ditët e sotme janë shtuar rastet me sifiliz dhe unë kam disa raste që janë diagnostikuar me sifiliz dhe janë diagnostikuar po ashtu me HIV dhe dyshohet që e kanë marrë në të njëjtën mënyrë, nga i njëjti person.

  • Deklarata e fortë e kreut të Urdhrit të Punonjësve Socialë: 11% e fëmijëve të ngacmuar seksualisht! Pedofilët krijojnë marrëdhënie besimi me…

    Deklarata e fortë e kreut të Urdhrit të Punonjësve Socialë: 11% e fëmijëve të ngacmuar seksualisht! Pedofilët krijojnë marrëdhënie besimi me…

    Ai theksoi se pedofilët shpesh paraqiten si “njerëz krejt normalë” dhe ndërtojnë marrëdhënie besimi jo vetëm me fëmijët, por edhe me familjet e tyre, çka i bën rastet edhe më të vështira për t’u identifikuar.

    Duke iu referuar një studimi shkencor të vitit 2013, Vata ngriti alarmin se 11% e fëmijëve në Shqipëri kanë qenë të ngacmuar seksualisht të paktën një herë, ndërsa 5% kanë përjetuar abuzim seksual. Kjo shifër sipas tij, dëshmon qartë se fenomeni nuk është aspak i izoluar.

    Në një shoqëri ku viktimat shpesh përballen me stigmë dhe fajësim, ai nënvizoi se abuzimi seksual mbetet një nga krimet më të vështira për t’u raportuar, ndërsa kërkoi ndërgjegjësim dhe mbështetje më të madhe si për fëmijët, ashtu edhe për familjet e tyre.

    Mirgit Vataj: Unë kam një eksperiencë goxha të gjatë në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve dhe kam ndeshur persona që kanë pasur sjellje pedofilie në të gjitha shkallët e shoqërisë. Pra ne nuk duhet të presim që një pedofil ka një pamje prej gogoli, por janë njerëz krejt normalë, në sektorë të ndryshëm të shoqërisë. Aq më tepër që në shoqërinë tonë shqiptare, pedofilët shpesh për të ndërtuar atë marrëdhënien e besimit, krijojnë marrëdhënie edhe me familjarët e fëmijëve. Ne kemi parë sjellje pedofilie në shkollë nga mësuesit, kemi parë sjellje pedofilie në aktivitetet kulturore dhe artistike që fëmijët marrin pjesë.

    Aldo:  Sa e përhapur është në shoqërinë tonë, apo është thjesht si temë diskutimi?

    Mirgit Vataj: Nuk duhet ta mendojmë që është e izoluar. Të paktën në vitin 2013, unë kam qenë pjesë e një studimi shkencor, i cili lidhej me matjen e abuzimit seksual tek fëmijët. Nga të dhënat që dolën nga ai studim, 11% e fëmijëve ishin ngacmuar të paktën vetëm një herë seksualisht në jetën e tyre. Ngacmimi është faza e parë që abuzuesit mundohen që të ndërtojnë një marrëdhënie besimi me fëmijët dhe fillojnë dhe i molestojnë, ndërsa 5% e këtyre fëmijëve ishte abuzuar të paktën një herë në jetën e tyre seksualisht. Pra do të thotë që ne kemi të dhëna që tregojnë se ka një numër abuzimit seksual, të fëmijëve dhe të adoleshentëve në Shqipëri. Është një moment të cilit ne duhet t’i kushtojmë vëmendje. Unë nuk mendoj se janë raste të izoluara. Abuzimi seksual është një ndër format më të vështira për t’u raportuar me gjithë procesin që kalojnë viktimat, që nga faza e manipulimit e deri tek trauma. Aq më tepër me qëndrimet që ne mbajmë si shoqëri ndaj abuzimit seksual. Fatkeqësisht në Shqipëri kemi pasur edhe një lloj sensibilizimi me abuzuesit, që vajzat kërkojnë vetë, nga mënyra se si ekspozohen, se si vishen…etj. Janë edhe këto stigma që izolojnë akoma më tepër edhe për shkak të qëndrimit që ne mbajmë dhe diskriminimit që vetë viktimat hasin.

  • E rëndë në Greqi/ Daja ngacmoi seksualisht nipërit 2 dhe 4 vjeç, bashkëpunoi me shqiptarin, në telefon iu gjet…

    E rëndë në Greqi/ Daja ngacmoi seksualisht nipërit 2 dhe 4 vjeç, bashkëpunoi me shqiptarin, në telefon iu gjet…

    foto ilustruese

    GREQI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një 20-vjeçar me shtetësi rumune ka ngacmuar seksualisht dy nipërit, përkatësisht të moshës 2 dh 4-vjeç. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar (daja) nga Rumania dhe mikut 40-vjeçar homoseksual të dajës, me origjinë shqiptare. Ata u arrestuan për akte seksuale ndaj fëmijëve, të cilat i kryen kur nëna, motra e njërit prej autorëve dhe e martuar me një grek ua besoi fëmijët e saj atyre.
    Mediat greke theksojnë se ndaj fëmijëve janë kryer akte të turpshme, po fatmirësisht ata nuk janë përdhunuar.
    Rasti u zbulua kur nëna e dy fëmijëve pa 4-vjeçarin duke bërë lëvizje të çuditshme dhe, kur e pyeti, fëmija u përgjigj “I bëra me xhaxhain tim”. Nëna e fëmijës menjëherë paraqiti një ankesë tek autoritetet, me një psikolog fëmijësh dhe një mjek ligjor që ekzaminuan dy djemtë, duke hapur rrugën për lëshimin e një urdhër-arresti kundër dy burrave.
    Policia, në fakt, gjeti video dhe foto në telefonat celularë si të 20-vjeçarit ashtu edhe të 40-vjeçarit, të dy me akte seksuale kundër dy djemve, si dhe materiale pornografike me fëmijë nën moshën 10 vjeç. Pas arrestimit, 20-vjeçari rrëfeu për veprimet e tij dhe u la në paraburgim, ndërsa 40-vjeçari, i cili mohon çdo përfshirje, pritet të dalë para gjyqtarit hetues të enjten./ZËRI

  • Deklaroi se u ngacmua seksualisht/ Ish-policja shqiptare në Boston fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim pas gjyqit

    Deklaroi se u ngacmua seksualisht/ Ish-policja shqiptare në Boston fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim pas gjyqit

    Një ish-police shqiptare në Boston, Enxhi Qirici, ka fituar 1 milion dollarë dëmshpërblim në një proces gjyqësor ku pretendoi se ishte ngacmuar seksualisht dhe diskriminuar në vendin e punës. Megjithatë, juria vendosi se shkarkimi i saj nuk lidhej me ngacmimin, por me “mospërmbushjen e standardeve profesionale”. 
    Qirici, 32 vjeç, u largua nga Departamenti i Policisë së Bostonit në vitin 2019, gjatë vitit të saj të provës, pas dy incidenteve ku ajo u përball ashpër me oficerë të tjerë, përfshirë edhe mallkime ndaj një polici të Universitetit Northeastern. 
    Në vitin 2021, ajo paditi departamentin duke pretenduar se: 
    u ngacmua seksualisht nga kolegët, 
    u targetua për shkak të lidhjes së saj me një koleg polic me ngjyrë, 
    dhe se u pushua si hakmarrje pas ankesës zyrtare të bërë në Komisionin Kundër Diskriminimit të Masaçusetsit. 
    Sipas The Boston Globe, juria pranoi se Qirici kishte qenë viktimë e një “mjedisi pune armiqësor”, por njëkohësisht vendosi se ngacmimi nuk ishte arsyeja kryesore e shkarkimit të saj. 
    Dy incidentet që çuan në largimin nga detyra 
    Korrik 2018: Qirici u përplas me një oficer të Universitetit Northeastern, të cilin e ofendoi pasi ai e paralajmëroi për parkim të gabuar. 
    Një muaj më vonë: Ajo dhe partneri i saj, oficeri Eliot Telisnor, shkuan në Aeroportin Logan për një çështje familjare, ku Qirici u konfliktua me një oficer të sigurisë së aeroportit. 
    Pas incidentit të dytë, asaj iu hoq arma dhe u caktua në detyra zyre, ndërsa ngacmimi ndaj saj – sipas padisë – u intensifikua. 
    Në mars 2019, ajo bëri një ankesë formale për ngacmim dhe komente seksiste. Tre javë më vonë, u pushua nga puna. 
    Avokatët: dy këndvështrime të kundërta 
    Avokati i Qiricit, Ilir Kavaja: “Ky rast ka të bëjë me drejtësinë dhe barazinë”. 
    Avokati i qytetit, Edward Whitesell: “Ajo ishte në periudhë prove. Kjo periudhë ekziston pikërisht për të larguar oficerët problematikë”. 
    Qirici, e cila tashmë punon si avokate në Boston, tha se puna në polici ishte “ëndrra e saj”, ndërsa Telisnor dëshmoi: “Ajo e kishte karrierën dhe ajo iu hoq”. 
    Departamenti i Policisë së Bostonit nuk ka komentuar ende mbi vendimin. 

  • Tiranë/ 71-vjeçari nën hetim, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare

    Tiranë/ 71-vjeçari nën hetim, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë kanë referuar materialet në Prokurori në lidhje me shtetasin B. B., 71 vjeç.

    Sipas Policisë, ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare. Çështja tashmë i është kaluar Prokurorisë, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. B., 71 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare”, njofton policia.

  • U ngacmua seksualisht në rrugë, presidentja padit autorin: Nëse ma bëjnë mua, çfarë ndodh me gratë e tjera? 

    U ngacmua seksualisht në rrugë, presidentja padit autorin: Nëse ma bëjnë mua, çfarë ndodh me gratë e tjera? 

    Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka njoftuar se ka ngritur një padi kundër një burri që e ngacmoi seksualisht gjatë një ngjarjeje publike në rrugët e Meksikos. 
    “Nëse nuk e raportoj,  përveç faktit që është krim, atëherë në çfarë pozicioni kanë mbetur të gjitha gratë meksikane?”, u pyet ajo gjate një konference për shtyp. 
    “Nëse kjo mund t’i ndodhë presidentit, çfarë mund t’u ndodhë të gjitha grave të reja në vendin tonë?”, shtoi ajo. 
    Ngjarja ndodhi të martën dhe videoja e incidentit po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. Në pamje shihet presidentja teksa flet me qytetarët në rrugë. Në një moment, ndërsa ajo kthehet për të folur me njerëzit në të djathtë, një burrë i afrohet nga pas, i vendos krahun rreth shpatullës dhe përkulet sikur të tentojë ta puthë në faqe. 
     

  • VIDEO-“Prekje e propozime seksiste pas vizitave”/ Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku në Tiranë

    VIDEO-“Prekje e propozime seksiste pas vizitave”/ Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku në Tiranë

    Një ngjarje e paparecedentë është shënuar në Qendrën Shëndetsore nr.10, ku një mjek është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për ngacmim seksual. 
    Sipas uniformave blu të kryeqytetit, mjeku Sinan.M, u denoncua nga emisioni investigativ ‘Stop’, pasi ka ngacmuar seksualisht një paciente, e cila kishte shkuar për një vizitë mjekësore. 
    Pas vizitës, mjeku ka kërkuar që të krijojë raporte personale me pacienten dhe më pas ka kaluar në prekje fizike e deri tek propozime seksiste ndaj saj. 
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamje të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase”, njoftoi sot policia. 
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 
     

  • Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturin, pranga 47-vjeçarit në Tiranë

    Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturin, pranga 47-vjeçarit në Tiranë

    Një incident është regjistruar në Tiranë, ku një i mitur është abuzuar seksualisht nga një 47-vjeçar.

    Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale F.B., ka përdhunuar të miturin, i cili ishte punësuar në të njëjtin vend pune.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:-arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.;”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • E rëndë! E mori në provë për ta punësuar, por klienti abuzoi seksualisht me 15-vjeçarin, e pëson edhe pronari

    E rëndë! E mori në provë për ta punësuar, por klienti abuzoi seksualisht me 15-vjeçarin, e pëson edhe pronari

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Një ngjarje e rëndë është raportuar në Tiranë, ku një 48-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Konkretisht 48-vjeçari ishte klient në një lokal në Kamëz ku një 15-vjeçar ishte marrë në provë për t’u punësuar. Në lidhje me rastin po hetohet në gjendje të lirë edhe shtetasi T. Xh., 37 vjeç, pronari i lokalit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.”, -njoftoi policia.