Tag: seksuale

  • Dita përkujtimore e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë! Spiropali: Viktimat s’do jenë kurrë vetëm

    Dita përkujtimore e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë! Spiropali: Viktimat s’do jenë kurrë vetëm

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar sot në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë. “Sot, në 14 prill, në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë, mendimet tona shkojnë te 20 mijë gratë a vajzat, viktima të këtyre akteve çnjerëzore.
    Por edhe te fëmijët, djemtë e burrat që e kanë vuajtur këtë dhunë po me kaq dhimbje, por në heshtje shurdhuese nga stigma e turpërimit dhe mospranimit shoqëror.

    Pasojat e luftrave dhe konflikteve nuk janë vetëm politike, ushtarake, shtetërore apo etnike. Mizoritë e tyre lenë pasoja e trauma për popullsinë civile, fëmijë, gra dhe qytetarë të pafajshëm, sepse zgjojnë instikte dhe inkurajojnë veprime barbare, mes tyre edhe dhunën seksuale.
    Kam sot një mesazh për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë dhe zërat e guximshëm që janë bërë edhe zë i atyre që nuk munden: Ju nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm, sepse drita do ta mundë errësirën, e mira do ta mposhtë të keqen, e vërteta do të triumfojë mbi heshtjen, drejtësia do të sundojë mbi padrejtësitë, paqja do të largojë tmerret e luftës dhe liria do të fitojë mbi tiraninë”, shprehet Spiropali.

  • Osmani: Drejtësia për të mbijetuarit ende mungon, por përpjekjet nuk ndalen

    Osmani: Drejtësia për të mbijetuarit ende mungon, por përpjekjet nuk ndalen

    Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë – Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, bëri homazhe në memorialin “Heroinat” në Prishtinë, në një ceremoni pa praninë e mediave. Ajo u shoqërua nga dy prej grave të mbijetuara të luftës, Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sulimani, të cilat janë bërë zë i fuqishëm i të vërtetës përballë botës.Presidentja Osmani theksoi se, edhe pse drejtësia për të mbijetuarit ende mungon, përpjekjet për ta arritur atë nuk do të ndalen kurrë.“Ngremë zërin tonë kundër dhunës, kundër një prej mjeteve më të llahtarshme që regjimi gjenocidal serb ka përdorur kundër popullit të Kosovës – dhunës seksuale gjatë luftës. Drejtësia ka munguar përgjatë gati 26 viteve, por kjo nuk do të thotë se përpjekjet tona do të ndalen. Do të vazhdojmë të bashkojmë forcat me Vasfijen dhe Shyretën si të deleguara të posaçme të presidencës për këtë çështje, që zëri i tyre të dëgjohet në çdo cep të botës”, u shpreh Osmani.Vasfije Krasniqi Goodman, e para grua që doli publikisht për të dëshmuar dhunën që kishte përjetuar nga forcat serbe, tha se kjo ditë i kujton momentet më të vështira të jetës, por edhe forcën që fitoi kur thyeu heshtjen.“Mos ia falni Serbisë krimet që ka bërë,” ishte thirrja e saj për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale.Shyrete Tahiri gjithashtu kërkoi që viktimat të kenë guximin për të folur dhe për të kërkuar drejtësi, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme institucionale dhe shoqërore.Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe në memorialin “Heroinat” pa praninë e mediave, duke shmangur vëmendjen nga debatet politike të ditës.Një moment kyç në këtë përvjetor ishte dalja publike e Ramadan Nishorit, burri i parë që ka thyer heshtjen si i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës. Dëshmia e tij shënon një hap të rëndësishëm drejt pranimit dhe mbështetjes së viktimave mashkull në shoqëri, që shpesh përballen me paragjykime dhe heshtje të dyfishtë.Ngjarjet e 14 Prillit janë një kujtesë e dhimbjes, por edhe e guximit dhe vendosmërisë për të kërkuar drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën. Ndërsa përpjekjet për drejtësi tranzicionale vazhdojnë, institucionet e Kosovës kanë ripërsëritur angazhimin e tyre për të mbështetur të gjithë të mbijetuarit e këtij krimi lufte që nuk harrohet e as nuk falet.

  • Prj-rezoluta amerikane: T’i jepet fund mosndëshkimit të krimeve serbe në Kosovë

    Kongresistët amerikanë kanë dërguar një propozim-rezolutë në Komisionin për Punë të Jashtme, ku bëhet thirrje për dhënien fund të mosndëshkimit të krimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe.Në propozim-rezolutën e demokrates Julie Johnson dhe republikanit Keith Self, përmendet rasti i Vasfie Krasniqi-Goodman.“Thirrje për mbarimin e mos ndëshkimin e krimeve seksuale të luftës të pa ndëshkuara serbe gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, në rastin e qytetares amerikane dhe mbijetueses së krimeve seksuale të luftës, Vasfie Krasniqi Goodman, dhe të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale dhe të dhunës që ka bazë gjinore”, titullohet projekt-rezoluta.Vasfie Krasniqi kishte raportuar rastin e saj në UNMIK më 10 shtator 1999, pa asnjë rezultat, si dhe në KFOR-in francez më 21 prill 2004, por mosveprimi i të dy këtyre organeve shkaktoi vështirësi dhe vonesa shtesë në rastin e saj, thuhet në projekt-rezolutë.Aty përmendet fakti që Krasniqi-Goodman e ka raportuar rastin tek misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX, ku është intervistuar pesë herë nga gushti 2010-korrik 2012, ku pati edhe dëshmitarë nga shkurti 2011 deri në gusht 2021.Më 12 nëntor 2012, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër autorëve Jovica Dejanoviq, oficer i policisë serbe dhe Gjorgje Bojkoviq, serb i moshuar dhe i gjymtuar, në gjykatën e atëhershme të qarkut të Mitrovicës. Shqyrtimi kryesor është mbajtur nga 4-15 prill 2013 dhe më 17 prill 2013, Gjykata Themelore e Mitrovicës ka shpallur aktgjykimin se të dy autorët janë liruar nga akuza për krime lufte kundër popullatës civile (përdhunim), e dënueshme sipas neneve 22 dhe 142 të KP të RSFJ-së, thuhet në tekstin e projekt-rezolutës.Ndërsa, më 31 tetor 2013, prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë paraqitur ankesë të përbashkët me të cilën propozohet që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë të ndryshohet dhe Dejanoviq e Bojkoviq të dënohen për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile ose në alternativë t’i kthehet lënda gjykatës së shkallës së parë.Gjykata e Apelit pranoi ankesën e prokurorëve specialë, dhe Gjykata e Apelit mori aktgjykimin e saj më 27 maj 2014, duke i shpallur fajtorë Dejanoviq dhe Bojkoviq, të cilët i dënoi për krimin e luftës kundër civilëve me 12, përkatësisht 10 vjet burg.Në korrik 2014, Dejanoviq dhe Bojkoviq parashtruan ankesat e tyre kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 27 maj 2014, dhe Gjykata Supreme e Kosovës mori aktvendim për lirimin e menjëhershëm të Dejanoviq dhe Bojkoviq.Askush nuk është mbajtur përgjegjës për krimet seksuale të luftës të kryera kundër Vasfie Krasniqi-Goodman, thuhet tutje në projekt-rezolutë.Duke pasur parasysh se të gjithë mekanizmat e mëparshëm për ndjekjen e përgjegjësisë për krimet e luftës në Kosovë kanë dështuar sjelljen e autorëve të dhunës seksuale para drejtësisë, përfshirë Tribunalin e Hagës, UNMIK-un, EULEX-in dhe sistemin gjyqësor të Kosovës, dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë se parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinore në mbarë botën nuk është vetëm çështje e të drejtave të njeriut, por edhe interes kombëtar strategjik i SHBA-së, propozohet projekt-rezoluta që:– E dënon faktin që asnjë person nuk është shpallur fajtor për krimet seksuale të luftës kundër Krasniqi-Goodman; – Dënon fuqishëm përdorimin e përdhunimit dhe formave të tjera të dhunës seksuale dhe të dhunës me bazë gjinore si armë lufte;– Nënvizon rëndësinë e hetimeve transparente, të përgjegjshme dhe të pavarura për krimet e luftës dhe mizoritë me bazë gjinore; lavdëron Qeverinë e Republikës së Kosovës për një qasje të prekshme dhe multisektoriale për të adresuar dhunën seksuale gjatë luftës në vend;- I bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të mbajë zotimet e shprehura dhe të pranuara në “Protokollin për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale në Kosovë”, dhe t’i japë përparësi e t’i përshpejtojë rastet e përdhunimeve dhe sulmeve seksuale nga Lufta e Kosovës e vitit 1999;– I bën thirrje Qeverisë së Serbisë që:(A) të sjellë para drejtësisë personat që janë përgjegjës për krimet seksuale të luftës më 14 prill 1999, të shtetases së Shteteve të Bashkuara, Vasfie Krasniqi- Goodman në Kosovë, në përputhje me Rezolutat 1820 dhe 2467 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara;(B) të ndalojë mbrojtjen dhe glorifikimin e çdo individi që ka qenë i përfshirë në krimet e luftës gjatë konfliktit të Kosovës dhe ta bëjë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale të çdo individi të tillë;(C) të zbatojë ligjet për të siguruar që autorët e njohur të dhunës me bazë gjinore të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë;(D) t’i jepet përparësi krijimit dhe mbështetjes së mekanizmave të duhur të gjurmimit dhe hetimit për të ekstraduar në Kosovë autorë të njohur dhe autorë të dënuar të dhunës me bazë gjinore gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, për t’u sjellë para drejtësisë sipas të gjitha konventave;– I bën thirrje Qeverisë së SHBA-së që:(A) Të mbështesë dhe forcojë angazhimet e saj për të kundërshtuar dhe parandaluar praktikën e dhunës me bazë gjinore;(B) Ta ngrit rastin e Vasfie Krasniqi-Goodman në angazhimet e ardhshme bilaterale me Qeverinë e Serbisë, veçanërisht në aspektin e llogaridhënies për krimet e luftës të kryera kundër grave dhe të rinjve;(C) Të identifikojnë faktorët specifikë që rrisin rreziqet e dhunës me bazë gjinore dhe minojnë qasjen në shërbime dhe siguri;(D) Të monitorojë përpjekjet e Qeverisë së Serbisë, ministrive dhe zyrave të saj përkatëse për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës;(E) Të ndajë fonde të mjaftueshme për të zbatuar një sërë projektesh arsimore, kërkimore dhe avokuese në Kosovë, duke përfshirë trajnimin e gjyqësorit dhe të zbatimit të ligjit, si dhe financimin për një qendër rehabilitimi që fokusohet në rehabilitimin fizik dhe psikologjik nga traumat e luftës dhe dhuna seksuale dhe në familje, si dhe aftësimin profesional dhe mundësitë për integrimin e punës.

  • Ngacmimet seksuale ndaj të miturve në rritje

    Ngacmimet seksuale ndaj të miturve në rritje

    Në vitin 2024 Shqipëria ka regjistuar nje rritje të ndjeshme të krimeve seksuale, me një shtim prej 30% në numrin e procedimeve vjetore. Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme, janë regjistruar 161 raste të tilla, nga 124 që pati në vitin 2023.Ndërsa numri i të pandehurve shkoi në 87 nga 69 që pati një vit më parë.
    “Kulturalisht ne kemi një qasje që fajësojmë viktimën. Viktima në asnjë rast nuk eshtë e fajshme. Në shumë raste viktimat janë shume herë më të vegjël, të pambrojtur, janë kryesisht në situata te vetmuara…”, shprehet Eris Dhamo, sociologe.“Sa i përket profilit të të pandehurve, 94% janë meshkuj madhorë dhe 6% të mitur, gjendjes shoqërore shumica janë të papunë, me arsim 9 vjeçar dhe me vendbanim në qytet.”, shton sociologia.
    Në grupin e veprave penale ‘krime seksuale’ peshën më të madhe e zë ngacmimi seksual.
    “Jemi një shoqëri në tranzicion dhe e frustruar që prodhon kriminalitet të shtuar.”, shprehet Dhamo.
    Përpos nevojës për një vëmendje më të madhe ndaj edukimit seksual në shkolla, sociologia bën thirrje për reagim qytetar.
    “Ne absolutisht duhet të jemi të vëmendshëm. Në të gjitha rastet kur jemi të shqetësuara nga një fjalë, një gjest..ta adresojnë drejt anëtarëve të tjerë të komunitetit…”, këshillon sociologia.
    64 persona vjet janë dënuar për krime seksuale, dhe në të gjitha rastet është dhënë dënimi me burg. Rastet më të shumta të ngacmimeve seksuale janë regjistruar në Tiranë, Korçë dhe Fier.
    Tv Klan

  • Diktati i Donald Trump: Nuk ka dashuri apo seks me kinezët!

    Diktati i Donald Trump: Nuk ka dashuri apo seks me kinezët!

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ndaluar personelin e qeverisë amerikane në Kinë, si dhe anëtarët e familjes dhe kontraktorët me leje sigurie, të kenë marrëdhënie romantike ose seksuale me qytetarët kinezë, raportoi Associated Press (AP), sipas katër personave me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje.
    Rregulli u vendos nga ambasadori amerikan Nicholas Burns në janar, pak para se të largohej nga Kina. Personat e intervistuar nga AP folën në kushte anonimiteti për të diskutuar detajet e një direktive të re të klasifikuar.
    Edhe pse disa agjenci amerikane tashmë kishin rregulla strikte për marrëdhënie të tilla, një politikë e përgjithshme e “mos vëllazërimit”, siç njihet në zhargonin diplomatik, nuk është deklaruar kurrë publikisht që nga Lufta e Ftohtë.
    Nuk është e pazakontë që diplomatët amerikanë në vende të tjera të takohen me vendasit dhe madje të martohen me ta. Një version më i kufizuar i rregullit u miratua verën e kaluar, duke e ndaluar personelin amerikan të ketë “marrëdhënie romantike dhe seksuale” me shtetasit kinezë që punojnë si roje dhe staf tjetër mbështetës në Ambasadën e SHBA-ve dhe pesë konsullata në Kinë.
    Përkufizimi i marrëdhënies
    Burns, ambasadori në largim, e zgjeroi atë në një ndalim të plotë të marrëdhënieve të tilla me çdo shtetas kinez në Kinë në janar, vetëm disa ditë përpara se presidenti Donald Trump të merrte detyrën.
    AP nuk ishte në gjendje të përcaktonte saktësisht se si politika e përcaktoi frazën “marrëdhënie romantike ose seksuale”. Dy nga njerëzit e njohur me ndalimin thanë se politika e re u diskutua fillimisht verën e kaluar pasi anëtarët e Kongresit kontaktuan Burns për të shprehur shqetësimet se kufizimet në marrëdhënie të tilla nuk ishin mjaft të forta. Komiteti Special i Dhomës për Partinë Komuniste Kineze nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
    Politika e re mbulon misionet e SHBA-ve në Kinën kontinentale, duke përfshirë ambasadën në Pekin dhe konsullatat në Guangzhou, Shanghai, Shenyang dhe Wuhan, si dhe konsullatën e SHBA-ve në territorin gjysmë autonom të Hong Kongut. Nuk zbatohet për personelin amerikan të vendosur jashtë Kinës.
    Përjashtimi i vetëm nga politika është personeli amerikan me marrëdhënie para-ekzistuese me shtetasit kinezë; mund të kërkojë përjashtime. Nëse përjashtimi refuzohet, ata duhet t’i japin fund marrëdhënies ose të largohen nga pozicionet e tyre, thanë njerëzit. Kushdo që shkel politikën do të detyrohet të largohet menjëherë nga Kina.
    Politika iu komunikua gojarisht dhe elektronikisht personelit amerikan në Kinë në janar, por nuk u njoftua publikisht.
    Një çështje e brendshme
    Departamenti i Shtetit refuzoi kërkesat për koment mbi atë që ai e përshkroi si një çështje “të brendshme”. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i dërgoi pyetje Departamentit të Shtetit. Burns, ish-ambasadori, nuk iu përgjigj një kërkese për koment të përcjellë nga AP në adresën e tij të emailit në The Cohen Group, një firmë këshillimi të cilës iu bashkua sërish si zëvendëspresident në shkurt.
    Agjencitë e inteligjencës në mbarë botën kanë përdorur prej kohësh burra dhe gra tërheqëse për të marrë informacione të ndjeshme, më e famshmja gjatë Luftës së Ftohtë. Departamenti i Shtetit dhe agjencitë e tjera me zyra në Kinë kanë vendosur prej kohësh kërkesa të rrepta raportimi për marrëdhëniet personale për personelin amerikan të vendosur atje, si dhe vende të tjera që konsiderohen me rrezik të lartë të inteligjencës armiqësore, si Rusia apo Kuba.
    Dokumentet e deklasifikuara të Departamentit të Shtetit tregojnë se në vitin 1987, qeveria amerikane e ndaloi personelin e vendosur në bllokun sovjetik dhe Kinë të miqësohej, të dilte ose të kishte marrëdhënie seksuale me vendasit, pasi një marins amerikan në Moskë ishte joshur nga një spiun sovjetik. Kufizime të tilla u lehtësuan pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, sipas raporteve të lajmeve të asaj kohe.
    Në Kinë, një ndalim absolut i marrëdhënieve të tilla nuk ka qenë në fuqi për shumë vite. Deri në ndalimin e ri në janar, personelit amerikan në Kinë iu kërkua të raportonte çdo kontakt intim me shtetasit kinezë te mbikëqyrësit e tyre, por nuk u ndalohej në mënyrë eksplicite të përfshiheshin në marrëdhënie seksuale ose romantike.
    Kurthi i mjaltit
    Diplomatët amerikanë dhe ekspertët e inteligjencës thonë se Pekini vazhdon të përdorë në mënyrë agresive të ashtuquajturat honeypot (kurthet e mjaltit) për të hyrë në sekretet amerikane. Në konferencat e para-vendosjes në Kinë, personeli amerikan informohet për studimet e rasteve të inteligjencës kineze që dërgon gra tërheqëse për të joshur diplomatët amerikanë dhe paralajmërohet se dhjetëra agjentë të sigurisë shtetërore kineze mund të caktohen për të monitoruar çdo diplomat të vetëm me interes.
    Dihet pak për politikat e qeverisë amerikane për mosvëllazërim diku tjetër, pasi ato konsiderohen të klasifikuara. Domethënë nuk dihet sa kufizuese janë këto politika në vendet e tjera.
    Shantazhi i inteligjencës
    Në vitet e fundit, tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë rritur mbi tregtinë, teknologjinë dhe konkurrencën gjeopolitike.
    Peter Mattis, një ish-analist i CIA-s dhe president i Fondacionit Jamestown, një institut me bazë në Uashington, tha se ka pasur të paktën dy raste të publikuara të agjentëve kinezë që joshin diplomatët amerikanë të vendosur në Kinë, megjithëse ai nuk ka dëgjuar për ndonjë rast të tillë në vitet e fundit.
    Mattis shtoi se një problem tjetër është se forcat kineze të sigurisë nuk po mbledhin vetëm informacion përmes spiunëve, por edhe duke ushtruar presion ndaj qytetarëve të zakonshëm kinezë për informacion, shpesh përmes kërcënimeve ose frikësimit. Kjo, tha Mattis, do të thotë se çdo qytetar kinez që takohet me një diplomat amerikan mund të jetë vulnerabël ndaj detyrimit.
    “MSS është e gatshme të shfrytëzojë çdo lidhje njerëzore që një objektiv ka për të mbledhur inteligjencë”, tha Mattis, duke përdorur një akronim që i referohet Ministrisë së Sigurisë së Shtetit të Kinës. “Ky ndryshim rregulli sugjeron që MSS është bërë shumë më agresive në përpjekjen për të fituar akses në Ambasadën dhe qeverinë e SHBA-ve”.
    Ministria e Jashtme e Kinës nuk e komentoi ndalimin, duke thënë në një deklaratë me faks se ishte “më e përshtatshme të pyeteshin Shtetet e Bashkuara për këtë çështje”.
    Kina gjithashtu ka forcuar kontrollet tashmë të forta mbi stafin e saj jashtë shtetit, sipas rregulloreve kineze, raporteve të lajmeve dhe katër personave të njohur me zyrtarët kinezë, të cilët folën në kushte anonimiteti, në mënyrë që të mund të diskutonin një temë të ndjeshme.
    Vitet e fundit, Pekini ka filluar të zbatojë me rigorozitet rregulloret që ndalojnë promovimet për nëpunësit civilë kinezë, bashkëshortët e të cilëve kanë marrë nënshtetësinë e huaj dhe ndalojnë diplomatët të kalojnë periudha të gjata kohore në një vend, duke detyruar disa të kthehen në Kinë.
    Ministria e Jashtme e Kinës dhe shumë agjenci të tjera qeveritare i ndalojnë zyrtarët dhe personelin e tyre që të kenë marrëdhënie seksuale ose romantike me shtetas të huaj, ndërsa anëtarëve të ushtrisë ose policisë kineze në përgjithësi u ndalohet të largohen nga Kina fare pa miratimin e shprehur të mbikëqyrësve të tyre.

  • Trump i ndalon stafit në Kinë marrëdhëniet seksuale me qytetarët kinezë

    Trump i ndalon stafit në Kinë marrëdhëniet seksuale me qytetarët kinezë

    Qeveria e SHBA-së ka ndaluar personelin e qeverisë amerikane në Kinë, si dhe anëtarët e familjes dhe kontraktorët me leje sigurie, nga çdo marrëdhënie romantike ose seksuale me qytetarët kinezë, për shkak të frikës se agjentët e Pekinit mund t’i transmetojnë informacione sekrete komunistëve në pushtet.
    Lajmi është publikuar nga “Associated Press”, bazuar në deklaratat e 4 personave që kishin dijeni për këtë çështje, të cilët folën në kushte anonimiteti.
    Megjithëse disa agjenci amerikane kishin rregulla strikte për marrëdhënie të tilla, një politikë e përgjithshme “mos-vëllazërimi”, ka qenë e padëgjuar publikisht që nga Lufta e Ftohtë. Nuk është e pazakontë që diplomatët amerikanë në vende të tjera të takohen me vendasit dhe madje të martohen me ta.
    Një version më i kufizuar i politikës u miratua verën e kaluar që ndalonte personelin amerikan nga “marrëdhëniet romantike dhe seksuale” me qytetarët kinezë që punonin si roje dhe staf tjetër mbështetës në Ambasadën e SHBA dhe pesë konsullata në Kinë.
    Por Nicholas Burns, ambasadori në largim, e zgjeroi atë në një ndalim të plotë të marrëdhënieve të tilla me çdo shtetas kinez në Kinë në janar, disa ditë përpara se presidenti Donald Trump të merrte detyrën.

  • Trumpit ‘nuk i del e keqja’ me Kinën, jep urdhër për administratën: Askush të mos ketë asnjë marrëdhënie romantike apo seksuale me kinezët

    Trumpit ‘nuk i del e keqja’ me Kinën, jep urdhër për administratën: Askush të mos ketë asnjë marrëdhënie romantike apo seksuale me kinezët

    Me një urdhër të rreptë, qeveria amerikane ka ndaluar personelin e qeverisë amerikane në Kinë që të krijojë çdo marrëdhënie romantike ose seksuale me qytetarët kinezë, raportoi Associated Press.

    Direktiva, e lëshuar nga administrata e Donald Trump, vlen edhe për diplomatët, anëtarët e familjes dhe kontraktorët me leje sigurie.
    Urdhri u vu në fuqi në janar nga largimi i ambasadorit të SHBA, Nicholas Burns, pak para daljes së tij nga Kina.
    Politika zbatohet për personelin në ambasadën amerikane në Pekin dhe konsullatat në Guangzhou, Shangai, Shenyang dhe Wuhan, si dhe konsullatën në Hong Kong. Personeli amerikan i vendosur jashtë Kinës ose ata tashmë në marrëdhënie para-ekzistuese me qytetarët kinezë mund të përjashtohen, thuhet në raport, duke cituar burime të paidentifikuara me njohuri për këtë çështje.

    Top Channel

  • Jean-Claude Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me gra që ishin viktima të trafikimit

    Jean-Claude Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me gra që ishin viktima të trafikimit

    Jean -Claude Van Damme po përballet me akuza të rënda, pasi dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me gra që ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.

    Sipas një raportimi të Antena 3 CNN, aktori i njohur dhe ish-sportisti i arteve marciale është përfshirë në një rast të shfrytëzimit të grave nga një organizatë kriminale në Rumani. Ankesa e depozituar në Drejtorinë Rumune për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT) pretendon se 64-vjeçari ishte në dijeni të gjendjes së grave, të cilat iu dorëzuan si “dhuratë” në një event në Kanë.

    Jean-Claude Van Damme is reportedly facing criminal charges in Romania after allegedly sleeping with sex trafficking victims. https://t.co/TSPUGGnBgf
    — Us Weekly (@usweekly) April 3, 2025

    Hetimi tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare, ndërsa Gjykata e Lartë e Francës pritet të japë “dritën jeshile” për nisjen e ndjekjes penale. “Udhëheqësi” i rrjetit të trafikut të qenieve njerëzore dyshohet se është biznesmeni rumun dhe pronar i një agjencie modelimi, Morel Bollea. Incidentet e dyshuara kanë ndodhur në Kanë, në një event të organizuar nga vetë Van Damme. Nuk është sqaruar saktësisht se kur ka ndodhur ngjarja.
    Avokati Adrian Koukoulis, i cili përfaqëson një nga viktimat e supozuara, tha se gratë ishin “në një situatë të cënueshme, me dyshimin se ato kishin qenë viktima të shfrytëzimit”. “Në një moment, në Kanë, në një ngjarje të organizuar nga Jean-Claude Van Damme, disa rumunë që po hetohen për formimin e një grupi kriminal dhe trafikim njerëzor dyshohet se i ofruan atij pesë gra rumune, modele në Rumani, që të kishte marrëdhënie seksuale me to”, tha Koukoulis, sipas Antena 3 CNN.
    “Personi që merrte këto ‘përfitime’ ishte në dijeni të situatës së tyre. “Nga dëshmitë, është e qartë se Jean-Claude Van Damme e dinte se këto gra po shfrytëzoheshin,” shtoi avokati. Hetimi penal nga DIICOT u nis pas një ankese nga një grua që pretendon se ka qenë dëshmitare okulare e ngjarjeve të ndodhura në Gjykatën e Lartë në Francë.
    Pas identifikimit të të dyshuarve, ata do të thirren në Rumani për të dëshmuar.

    Top Channel

  • 15-vjeçarja ka video që konsumon kokainë, mbrojtja e 40-vjeçarit nga Vlora: S’e dija që ishte e mitur!

    15-vjeçarja ka video që konsumon kokainë, mbrojtja e 40-vjeçarit nga Vlora: S’e dija që ishte e mitur!

    Gjykata e Vlorës

    VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjecarin Rinald Rakipaj, i cili u vendos në pranga 2 ditë më parë. 40-vjeçari akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitur “si dhe për “nxitje për përdorimin e drogës”. Ndaj edhe në seancën e sotme, gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës, duke e lënë në burg Rakipajn. Në seancën e sotme, 40-vjeçari ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni për moshën e 3 vajzave që kishin shkuar me të në hotel. Po ashtu, ka pretenduar se ka qenë vetëm ai që ka konsumuar kokainë, jo vajzat.
    Por dëshmia e tij është hedhur poshtë nga një video e filmuar nga një prej vajzave në  hotel, e cila ka filmuar 15-vjeçarjen duke konsumuar lëndën narkotike. Vetëm se në momentin kur e mitura konsumon kokainën, 40-vjeçari është në gjumë,  brenda dhomës së hotelit. Sa i përket akuzës se ai ka ka kryer marrëdhenie seksuale me të miturën, pritet që të provohet nga përgjigjia e eksperitës mjekoligjore. 

    Ngjarja e rëndë ndodhi 22 mars, ku Rakipaj, bashkë me një tjetër person për të cilin ka nisur procedimi penal kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqet e saj, po ashtu të mitura që të shkojnë me to në hotel. Atje kanë konsumuar lëndë nakortike të llojit kokainë dhe më pas, 40-vjeçari ka kryer marrëdhënie me të miturën. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, dy adoleshentet e tjera kanë pohuar që kanë pirë lëndë narkotike me 33-vjeçarin, teksa kanë mohuar që të kenë kryer marrëdhënie seksuale./ZËRI
     

  • Nga hiperseksualiteti te pedofilia, mjekët paralajmërojnë për ilaçin e njohur që po shkakton sjellje devijante

    Nga hiperseksualiteti te pedofilia, mjekët paralajmërojnë për ilaçin e njohur që po shkakton sjellje devijante

    Mjekët kanë paralajmëruar se një ilaç i zakonshëm i përdorur për trajtimin e çrregullimeve të lëvizjeve të pavullnetshme, si sindroma e këmbëve të shqetësuara dhe Parkinsoni, mund të shkaktojë sjellje seksuale devijante.
    Pacientët që marrin këto ilaçe kanë zhvilluar impulse të çuditshme dhe sjellje problematike. Disa janë bërë të varur nga ekspozimi i trupit në publik, tradhtia bashkëshortore apo shikimi i pornografisë.
    Rastet më të rënda janë ato kur pacientët kanë filluar të mbledhin pornografi me fëmijë dhe madje kanë kryer sulme seksuale ndaj të miturve, raportojnë mediat e huaja.
    Një 29-vjeçar nga Florida, i cili merrte ilaçin selegiline, filloi të vishej si grua vetëm dy muaj pas fillimit të trajtimit.
     
    Një 67-vjeçar nga Brazili ndryshoi papritur sjelljen seksuale pas rritjes së dozës së ilaçit pramipexole për Parkinson. Ai kaloi nga një frekuencë seksuale javore në një të përditshme dhe nisi të kërkonte praktika seksuale të reja dhe ekstreme.
     
    Një burrë nga Australia, Terry Martin, shpenzoi 150,000 dollarë për 162 punonjëse seksi pasi filloi marrjen e ilaçit. Ai gjithashtu deklaroi se kishte ndryshuar preferencat seksuale dhe filloi të angazhohej me burra dhe persona transgjinorë.
     
    Një ish-drejtor shkolle në Britaninë e Madhe, Philip Carmichael, u kap me 8,000 imazhe dhe video pornografike me fëmijë dhe fajësoi ropinirolin për sjelljen e tij.
     
    Ilaçet e përfshira bëjnë pjesë në grupin e agonistëve të dopaminës, që funksionojnë duke “mashtruar” trurin të mendojë se po merr dopaminë. Ky proces ndihmon në trajtimin e gjendjeve që shkaktojnë lëvizje të pavullnetshme, por gjithashtu ndikon në qendrën e shpërblimit dhe kënaqësisë së trurit.
     
    Ilaçi më i zakonshëm në SHBA është ropiniroli, i shitur me emrin tregtar Requip, i cili përdoret nga miliona amerikanëve çdo vit. Studimet tregojnë se nga 6 deri në 25% e pacientëve që marrin këto ilaçe zhvillojnë sjellje të varura ose të rrezikshme.
     
    Dr. Ozan Toy, nga klinika PsychTMS në New Jersey, tha se ropiniroli “është përgjithësisht një ilaç i sigurt, por si të gjitha ilaçet, ka efekte anësore të mundshme”. Ai sqaroi se rritja e niveleve të dopaminës mund të çojë në sjellje të varura ose kompulsive, si lojërat e fatit, blerjet e tepërta dhe sjellje seksuale problematike.
     
    Në vitin 2019, organizata Public Citizen paditi FDA-në dhe kërkoi që në paketimin e këtyre ilaçeve të vendosej një paralajmërim për varësinë ndaj lojërave të fatit, ngrënien kompulsive dhe sjelljet hiperseksuale. Kjo padi u rrëzua, por në disa produkte tani përfshihet një paralajmërim për “sjellje të pakontrollueshme”.
    Ndërsa disa studime sugjerojnë se ilaçet agonistë të dopaminës janë efektivë për trajtimin e Parkinsonit dhe sindromës së këmbëve të shqetësuara, rreziqet e mundshme të tyre në lidhje me varësinë dhe sjelljet kompulsive duhen marrë seriozisht. Mjekët rekomandojnë monitorim të rreptë të pacientëve që përdorin këto ilaçe, sidomos ata që kanë pasur më parë tendenca të varësive apo sjellje impulsive.