Autoritetet kosovare kanë filluar zbatimin e një plani operativ, mbi bazën e të cilit është formuar një grup pune që do të merret ekskluzivisht me ngacmimin seksual të grave në veriun e Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.“Në grupin e punës janë përfshirë policia për rendin dhe qetësinë publike, pjesëtarë të policisë kufitare, një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa grupi do të monitorohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe EULEX-i [Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit]”, ka thënë Elshani.Më 14 maj, Radio Evropa e Lirë raportoi për denoncimet gjithnjë e më të shpeshta për ngacmime seksuale ndaj grave në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Gratë që kanë pohuar se kanë përjetuar këto përvoja të pakëndshme kanë dëshmuar për REL-in për frikën dhe zemërimin që ndiejnë, por edhe për mungesën e besimit në institucionet që, sipas tyre, nuk kanë reaguar në mënyrë adekuate.Më pas, ministrja në detyrë e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, më 23 maj vizitoi Mitrovicën e Veriut për të biseduar për këtë çështje me përfaqësues të Policisë dhe të Prokurorisë.“Çdo raportim për ngacmim seksual dhe dhunë, pavarësisht etnisë apo vendndodhjes së viktimës do të trajtohet me profesionalizëm”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.Haxhiu u ka bërë thirrje të gjitha grave të cilat përjetojnë ngacmim seksual që rastet t’i raportojnë menjëherë në institucionet përkatëse.Sipas Kodit Penal të Kosovës, ngacmimi seksual është çdo “formë e sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues”. Dënimi për këtë vepër penale mund të jetë me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.Gratë në veri të Kosovës, deri më tani, zakonisht nuk i kanë raportuar rastet e ngacmimit seksual sepse, sipas tyre, nuk kanë besim në Polici.Elshani ka thënë për REL-in se këtë vit janë hapur tri raste të ngacmimit seksual, por në disa raste Policia nuk ka pasur prova të mjaftueshme përpara Prokurorisë.Shpresa është që plani operativ të jetë i suksesshëm dhe që të mos ketë më nevojë të raportohen raste të tilla.Çfarë parashikon saktësisht plani operativ?Sipas Elshanit, një pjesë e planit operativ është që në pesë rrugët kryesore në Mitrovicën e Veriut të vendosen nga dy policë me kamera në uniformë, që do të monitorojnë çdo ngacmim të mundshëm ndaj grave.“Njëri ose të dy policët flasin gjuhën serbe, pika statike është në Lagjen e Boshnjakëve [një lagje shumetnike në Mitrovicën e Veriut], ndërsa gjatë natës angazhohen edhe hetues civilë. Do të ndalohen të gjithë personat e dyshimtë, ose ata që ngasin vetura me xhama të errët”, ka treguar Elshani.Ai ka theksuar se Policia është e pranishme gjatë gjithë kohës në rrugët e komunave në veri të Kosovës, por se me planin e ri operativ është nisur me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, për shkak të “aktualizimit të problemit”.Plani operativ do të zgjasë tre muaj, ndërsa pas kësaj periudhe do të shqyrtohet nëse ka nevojë për zgjatje.“Ngacmimi seksual është problem i gjithë shoqërisë kosovare”Aktivistja shumëvjeçare për të drejtat e grave nga Mitrovica e Veriut, Ruzhica Simiq, ka thënë për REL-in se plani operativ është një “fillim pozitiv” në parandalimin e dhunës seksuale në veri të Kosovës, por se Policisë së Kosovës i duhet trajnim në këtë fushë.“Ngacmimi seksual është një problem në të gjithë Kosovën. Këtu, [në veri], kjo vepër penale lidhet me aspektin etnik, pra kryesisht preken gratë serbe, por gjithashtu preken edhe gratë boshnjake dhe të gjitha gratë e tjera në veri”, është shprehur Simiq.Ajo ka shtuar se tani duhet kohë për të parë rezultatet e planit, dhe vetëm në rast të rezultateve pozitive do të rritet besimi në institucione.Sipas saj, për të pasur më shumë besim të serbëve në institucionet e Kosovës, është e nevojshme që bashkëkombësit e tyre të kthehen në polici dhe gjyqësor, institucione të cilat i kanë braktisur në vitin 2022, për arsye politike.Çfarë thotë EULEX-i?Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX – në përgjigje për REL-in ka thënë se është në dijeni për raportimet mbi ngacmimet seksuale në të gjithë Kosovën, veçanërisht në veri, dhe se i merr shumë seriozisht këto raste.Një grup organizatash joqeveritare serbe iu drejtua më 12 maj komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht EULEX-it, me pyetje nëse po i ndjekin dhe dokumentojnë rastet e ngacmimeve ndaj grave dhe vajzave në veri të Kosovës, dhe “cilat janë hapat konkretë që ndërmarrin kur identifikojnë mangësi sistematike në punën e Policisë së Kosovës në lidhje me mbrojtjen e qytetarëve nga komunitetet joshumicë”.Nga EULEX-i thonë se e kanë pranuar këtë kërkesë të shoqërisë civile, se kanë kthyer përgjigje dhe se kanë përsëritur se “shkelja e të drejtave të njeriut dhe format e dhunës me bazë gjinore” janë të papranueshme dhe se i dënojnë ashpër.“Ne kemi përsëritur përkushtimin tonë të fortë për të mbështetur institucionet dhe shoqërinë kosovare në përpjekjet e tyre për të çrrënjosur të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, duke kujtuar kapacitetet tona të forta monitoruese dhe rolin këshillëdhënës për të ndihmuar në forcimin e përpjekjeve të Policisë së Kosovës të fokusuara në komunitet”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.Çfarë thonë statistikat?Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, deri më 10 mars 2025 janë raportuar 15 raste të dhunimit në gjithë territorin – krahasuar me 71 raste në vitin 2024 dhe 94 raste në vitin 2023.Gjithashtu, deri më 10 mars janë shënuar 6 raste të sulmeve seksuale, ndërsa vitin e kaluar ishin 71, dhe në vitin 2023 gjithsej 67.Policia nuk ka sqaruar se në cilat komuna janë regjistruar këto raste.Sipas Kodit Penal të Kosovës, për këto vepra penale parashihet dënim me gjobë ose me burgim nga 1 deri në 10 vjet.Organizata joqeveritare Aktiv, nga Mitrovica e Veriut, më 29 maj organizoi një diskutim publik mbi “sfidat e sigurisë dhe besimit”, marrëdhëniet ndërmjet Policisë dhe komunitetit në veri të Kosovës, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të institucioneve lokale, partive politike dhe organizatave ndërkombëtare.Në këtë diskutim, përfaqësues të komunitetit serb ngritën problemin e ngacmimit seksual verbal dhe shprehën “shqetësim për mosrespektimin e ligjit”.“Gjatë diskutimit të hapur, u theksuan sfidat kryesore dhe ndryshimet e nevojshme për të përmirësuar besimin dhe sigurinë në veri të Kosovës”, u tha në njoftim.Aktiv shtoi se diskutimi tregoi edhe “nevojën urgjente për forcimin e besimit të ndërsjellë midis Policisë dhe qytetarëve”, si dhe për vendosjen e mekanizmave më efikas për raportimin e problemeve./ REL
Tag: seksual
-

U akuzua për abuzim seksual dhe sjellje të pahijshme ndaj katër grave, shpallet i pafajshëm Russell Brand
Russell Brand është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat që përfshinin përdhunim, sulm seksual dhe sulm të pahijshëm të ngritura kundër tij nga katër gra, gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Kurorës Southwark në Londër.
Incidentet, sipas dosjes së çështjes, dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 1999 dhe 2005.
Prezantuesi dhe komediani britanik akuzohet, ndër të tjera , për përdhunimin e një gruaje në një hotel në vitin 1999, menjëherë pasi u takuan në një aktivitet teatral që pasoi konferencën e Partisë Laburiste në Bournemouth. Në vitin 2004, ai dyshohet se përdhunoi një grua tjetër, një punonjëse televizioni, të cilën e takoi në një bar në Soho. Gruaja raportoi se ai i kapi gjoksin dhe e tërhoqi zvarrë në një tualet, ku e detyroi të kryente akt seksual.
Në një rast tjetër, në vitin 2001, ai akuzohet për fyerje të dinjitetit seksual të një gruaje në një stacion televiziv, të cilën dyshohet se e ka kapur për dore dhe u përpoq ta fuste zvarrë në një tualet për meshkuj. Incidenti i katërt dyshohet se ka ndodhur midis viteve 2004 dhe 2005, kur Brad punonte në Channel 4 në shfaqjen Big Brother’s Big Mouth, dhe përfshin një sulm ndaj një punonjësi të stacionit radiofonik.
Bradi mbërriti në gjykatë pak para orës 10 të mëngjesit me një Mercedes-Benz të zi, pa u thënë asnjë fjalë gazetarëve dhe fotoreporterëve që po e prisnin. Ai u ngjit shkallëve i shoqëruar nga avokati i njohur Oliver Schneider-Sikorsky, i cili kishte mbrojtur me sukses Kevin Spacey në vitin 2023 në një çështje të ngjashme.
Akuzat dolën pas një hetimi të përbashkët nga dokumentari Dispatches i Sunday Times dhe Channel 4 në shtator 2023, i cili përfshinte akuza për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional. Brad i ka mohuar akuzat që atëherë, duke iu drejtuar 11.3 milionë ndjekësve të tij në X (më parë Twitter: “Unë nuk kam qenë kurrë përdhunues”.
I martuar dhe baba i tre fëmijëve, Brad ishte një nga fytyrat më të njohura në televizionin britanik në vitet 2000 dhe 2010. Në vitet e fundit, ai është drejtuar drejt medias alternative, duke ndërtuar një karrierë si podkaster politik me diskurs anti-establishment dhe një prani të fortë në platformën Rumble. Njëkohësisht, ai ka deklaruar se është konvertuar në të krishterë dhe se është pagëzuar së fundmi në lumin Tamiz nga prezantuesi dhe eksploruesi Bear Grylls.
Gjyqi i tij pritet të vazhdojë në të ardhmen e afërt, me atë që këmbëngul në pafajësinë e tij.
-

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
Sifilizi, një nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, ka shënuar rritje të rasteve në vendin tonë. Mjeku gjinekolog, Shkëlqim Balili, shprehet në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se vitet e fundit, ndikuar edhe nga rritja e numrit të turistëve, janë shtuar pacientët me këtë infeksion seksual. Sëmundja transmetohet përmes kontaktit me personin e infektuar.
Mjeku bën thirrje për marrjen e masave nga autoritetet për zhdukjen e kësaj sëmundjeje që i përket shekullit të kaluar.
“Para 2 javësh kam qenë në një konferencë ndërkombëtare dhe kam dëgjuar referimin e shëndetit publik në Tiranë që është shtuar sifilizi. Kjo është një problematikë”…
Katerina Trungu: Ka më shumë pacientë tani, vitet e fundit?
Shkëlqim Balili: Po. Ka edhe një mendim që është shtuar nga turizmi, ka turizëm seksual që vijnë apostafat. Mandej, ka turizëm seksual me grupe të organizuara, mandej ka grupe seksualisht edhe te meshkujt. Dua të them që sifilizi është sëmundje e shekullit të kaluar, hyn te sëmundjet veneriane, sëmundje që merret me kontakt seksual, me lëngje, inde, prekje, me lëkurë, me puthje, veshje, vaska.
Katerina Trungu:Edhe nga puthja?
Shkëlqim Balili: Edhe puthja. Me gërvishtje, plasjet e lëkurës, pra kontakti i lëkurës. Sifilizi, unë mendoj që shteti dhe parlamenti duhet të marrë masa urgjente që të zhduket si sëmundje sepse është një sëmundje pa shenja, një sëmundje që neglizhohet, një sëmundje që vazhdon me vite dhe që në fund i sëmuri vdes.
Kjo sëmundje ka disa simptoma si nyje apo ulcera në lëkurë, puçrra të vogla që neglizhohen. Në çdo rast, duhet kryer një analizë gjaku që tregon menjëherë praninë e sëmundjes. Kapja e hershme e saj mundëson trajtimin dhe shërimin. Në faza të vona, sifilizi depërton në organet e trupit, në sy, tru, zemër etj duke shkaktuar mosfunksionim të tyre e deri në vdekje të pacientit. -

Detaje të reja: Shqiptari i dënuar për abuzim seksual me vajzën e tij, krim i kryer në Shqipëri dhe gjatë vizitave në Itali
Një shtetas shqiptar, i dënuar në Itali për abuzim seksual ndaj vajzës së tij të mitur, është arrestuar në qytetin e Durrësit pas një periudhe të gjatë në arrati.
Ngjarja për të cilën është dënuar ndodhi mes viteve 2005 dhe 2010 në rajonin e Parmës, kur vajza ishte ende nën moshën 10 vjeç.
Gjykata e shkallës së parë në Itali e dënoi të dyshuarin me 5 vjet e 10 muaj burg. Megjithatë, pas dhënies së vendimit në nëntor të vitit 2018, ai u zhduk, duke shmangur vuajtjen e dënimit.
Sipas autoriteteve hetimore, abuzimet ndodhën si gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, ashtu edhe gjatë vizitave të familjes në Itali. Në prill të vitit 2021, Gjykata e Apelit e Bolonjës lëshoi një urdhër arresti për ekzekutimin e pjesës së mbetur të dënimit, 4 vjet e 10 muaj.
Pas hetimesh të zgjeruara nga policia e Parmës dhe autoritetet shqiptare, me mbështetjen e Shërbimit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar dhe rrjetit evropian FAST, u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij në Durrës.
Aktualisht, autoritetet shqiptare dhe italiane po punojnë për procedurat e ekstradimit që do ta rikthejnë të dënuarin në Itali për të vuajtur dënimin.
-

“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani
Ndodh edhe kështu…Një shqiptar tentoi të merrte lejen e qëndrimit në Britaninë e Madhe me pretendimin se ishte homoseksual, por ja që plani nuk i shkoi siç e kishte menduar.
Siç shkruan Daily Mail, mashtrimi i tij u zbulua nga autoritetet britanike, pasi rezulton se ai është i martuar me një grua.
Kërkesën për azil, E.Demaj e kishte bërë në 2023-in duke thënë se bullizohej në Shqipëri. Kjo një alibi e mirë, duke marrë parasysh se Konventa Europiane e Të Drejtave të Njeriut thotë se njerëzit që persekutohen për shkak të orientimit të tyre seksual, mund të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.
Por Gjykata e Lartë e Tribunalit të Azilit dhe Imigracionit me verifikimet e bëra, tha se çdo deklaratë e tij përbën një rreng, teksa ai “gëzon një martesë të lumtur heteroseksuale”.
Megjithatë, shqiptari s’e ka pranuar këtë gjë. Para togave të zeza ka thënë se “thjesht tanimë i ka ndryshuar orientimi seksual”. Po ashtu ka apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë. -

“Jam homoseksual”, mashtrimi i shqiptarit për të marrë letrat angleze
Ndodh edhe kështu…Një shqiptar tentoi të merrte lejen e qëndrimit në Britaninë e Madhe me pretendimin se ishte homoseksual, por ja që plani nuk i shkoi siç e kishte menduar.
Siç shkruan Daily Mail, mashtrimi i tij u zbulua nga autoritetet britanike, pasi rezulton se ai është i martuar me një grua.
Kërkesën për azil, E.Demaj e kishte bërë në 2023-in duke thënë se bullizohej në Shqipëri. Kjo një alibi e mirë, duke marrë parasysh se Konventa Europiane e Të Drejtave të Njeriut thotë se njerëzit që persekutohen për shkak të orientimit të tyre seksual, mund të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.
Por Gjykata e Lartë e Tribunalit të Azilit dhe Imigracionit me verifikimet e bëra, tha se çdo deklaratë e tij përbën një rreng, teksa ai “gëzon një martesë të lumtur heteroseksuale”.
Megjithatë, shqiptari s’e ka pranuar këtë gjë. Para togave të zeza ka thënë se “thjesht tanimë i ka ndryshuar orientimi seksual”. Po ashtu ka apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë. -

VIDEO-SKANDALI me Gjicin, Alma Kaçi i bashkohet protestës së Opozitës
Alma Kaçi
TIRANË- Alma Kaçi, e reja që u pjesë e skandalit seksual, pas publikimit të videos s ëish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike. Kaçi është parë në turmën e demokratëve që po protestojnë për 11 majin, që e kanë konsideruar masakër zgjedhore.
Skandali u piblikua dy vite më parë. Safet Gjici ndodhet ende në burg, ndërsa Alma Kaçi, e cila edhe filmoi aktin seksual në zyrën e Gjicit është dënuar me 1 vit burg, pasi është shpallur fajtore për akuzën e prostitucionit.
-

Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu
Aktori francez, Gerard Depardieu është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy grave dhe është dënuar me 18 muaj burg me kusht.
76-vjeçari, i cili është shfaqur në më shumë se 200 filma, u dënua nga një gjykatë në Paris për ngacmim seksual të grave gjatë xhirimeve të filmit të vitit 2021 “The Green Shutters”.
Ai u gjobit gjithashtu me një total prej 29,040 € dhe gjykata kërkoi që ai të regjistrohet në bazën e të dhënave kombëtare të abuzuesve seksualë.
Gjykata në Paris zbuloi se një nga gratë, një skenografe me emrin Amélie, kishte dhënë dëshmi të qëndrueshme. Teksa punonte si dizajnuese e seteve, ajo tha në gjykatë se Depardieu e kishte sulmuar ndërsa ajo po përpiqej të kalonte përmes një korridori duke i kaluar duart mbi trupin e saj.
Depardieu, një ikonë e kinemasë franceze, i kishte mohuar vazhdimisht akuzat dhe kërkoi që çështja të rrëzohej. Megjithatë, gjyqtari Thierry Donard deklaroi se versioni i tij i ngjarjeve nuk ishte bindës, duke çuar në shpalljen e fajësisë dhe dënimin me kusht.
KujtojmY se ky ishte gjyqi i parë i Depardieu-së për akuzat për sulm seksual./Opinion.al
-

Gerard Depardieu shpallet fajtor për ngacmim seksual ndaj dy grave
Gérard Depardieu
FRANCË- 76-vjeçari Gérard Depardieu u shpall fajtor për sulm seksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve të filmit Les Volets Verts (The Green Shutters) në vitin 2021. Gjykata i dha atij një dënim me kusht prej 18 muajsh. Aktori i ka mohuar akuzat dhe nuk ishte i pranishëm në gjykatë pasi ndodhet në Portugali duke xhiruar një film të drejtuar nga Fanny Ardant.
Akuzat, të bëra nga një asistent skenografja dhe një asistent regjisorja, përfshijnë incidente të shumta të prekjeve të papërshtatshme, si në shesh xhirimi ashtu edhe në publik. Skenografja, e cila është identifikuar me emrin Amélie tregoi: Më kujtohen sytë e tij, pashë këtë fytyrë të madhe, sy të kuq, shumë të zemëruar. Ajo që më bie në sy nuk është dëshira e tij seksuale, por egërsia e tij. Fakti që ai e dinte që unë isha e frikësuar – pashë sytë e tij të shkëlqenin nga një lloj kënaqësie kur e kishte frikësuar dikë. Më kujtohet kjo egërsi.
Aktori 76-vjeçar këmbëngul në mohimin e akuzave. Gjatë gjithë gjyqit, Depardieu pati mbështetjen e vajzës së tij Roxanne, ish-partneres së tij Karine Silla dhe aktorit Vincent Perez. Të hënën, edhe Brigitte Bardot e mbështeti publikisht atë.
Depardieu konsiderohet ylli më i madh i kinemasë franceze dhe është personaliteti më i njohur i përfshirë në lëvizjen franceze #MeToo.
Rreth 20 gra e kanë akuzuar aktorin për sulm ose sjellje të papërshtatshme, por këto ishin rastet e para që përfunduan në Gjykatë. Depardieu është akuzuar edhe për një rast tjetër, pas një ankese për përdhunim nga aktorja 29-vjeçare Charlotte Arnold. Por çështja ende nuk ka përfunduar në Gjykatë./ZËRI -

Aktori francez Gérard Depardieu dënohet me 18 muaj burg për sulm seksual ndaj dy grave
Gérard Depardieu dënohet me 18 muaj burg me kusht për sulm seksual ndaj dy grave.
Një gjykatë në Paris ka dënuar aktorin e njohur francez Gérard Depardieu me 18 muaj burg me kusht, pasi ai u shpall fajtor për sulm seksual ndaj dy grave në një shesh xhirimi në vitin 2021.
Depardieu, një ikonë e kinemasë franceze, i kishte mohuar vazhdimisht akuzat dhe kërkoi që çështja të rrëzohej. Megjithatë, gjyqtari Thierry Donard deklaroi se versioni i tij i ngjarjeve nuk ishte bindës, duke çuar në shpalljen e fajësisë dhe dënimin me kusht.Top Channel
