Tag: seksual

  • Franca ndryshon përkufizimin e përdhunimit: Çdo akt seksual pa pëlqim përbën sulm seksual

    Franca ndryshon përkufizimin e përdhunimit: Çdo akt seksual pa pëlqim përbën sulm seksual

    Franca po ndryshon përkufizimin penal të përdhunimit dhe sulmit seksual, ku pas një procesi të gjatë parlamentar, Asambleja Kombëtare Franceze miratoi të enjten futjen e konceptit të pëlqimit në nenin përkatës të Kodit Penal.

    Neni deri më tani përcaktonte se sulmi seksual kryhet me forcë, shtrëngim, kërcënim ose në befasi.
    Ripërcaktimi i miratuar sot thotë se çdo akt seksual i kryer pa pëlqim përbën sulm seksual dhe sqaron se pëlqimi duhet të jetë dhënë paraprakisht, të jetë i lirë, i qartë, specifik dhe i anulueshëm.
    Gjithashtu sqaron se pëlqimi vlerësohet në dritën e rrethanave dhe nuk mund të nxirret vetëm nga heshtja ose mungesa e reagimit të viktimës.
    Rregullorja e re legjislative u mbështet nga një shumicë e madhe e Asamblesë Kombëtare, ndërsa deputetët e ekstremit të djathtë ishin kundër.
    Legjislacioni i ri pritet të ratifikohet me një votim përfundimtar në Senat të mërkurën, më 29 tetor.

    Top Channel

  • Papa Leo XIV takim me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik

    Papa Leo XIV takim me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik

    Papa Leo XIV është takuar për herë të parë të hënën me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik. Ky takim vjen disa ditë pasi komisioni i Vatikanit për mbrojtjen e fëmijëve akuzoi udhëheqësit e lartë të Kishës se janë shumë të ngadaltë për të ndihmuar viktimat.

    Leo  XIV zhvilloi një takim me organizatën Ending Clergy Abuse, një koalicion ndërkombëtar i të mbijetuarve të abuzimeve seksuale. Takimi i Papës me gjashtë viktima të abuzimit zgjati rreth një orë dhe ishte një moment i rëndësishëm dialogu.

    Kisha me 1.4 miliardë anëtarë është tronditur për dekada nga skandale në të gjithë botën që përfshijnë abuzime dhe mbulim të fakteve, duke dëmtuar besueshmërinë e saj dhe duke i kushtuar qindra miliona dollarë në zgjidhje çështjesh.

    Një raport jashtëzakonisht kritik nga komisioni i Vatikanit për mbrojtjen e fëmijëve, i lëshuar të enjten, fajësoi peshkopët e lartë për mosdhënien e informacionit viktimave në lidhje me mënyrën se si po trajtoheshin raportet e tyre të abuzimit, ose nëse peshkopë ishin sanksionuar.

    Gemma Hickey, një e mbijetuar kanadeze që mori pjesë në takimin e së hënës, tha se Papa u takua me viktimat në zyrën e tij në pallatin apostolik të Vatikanit, bëri fotografi me to dhe dëgjoi me kujdes.

    “Papa Leo është shumë i ngrohtë, ai dëgjoi,” tha ajo. “Ne i thamë se vijmë si ndërtues urash, të gatshëm të ecim së bashku drejt së vërtetës, drejtësisë dhe shërimit,” shtoi Hickey.

  • Dyshohet se u dërgoi mesazheve dy shoqeve të vajzës së tij, 50-vjeçari në Sarandë nën hetim për ngacmim seksual

    Dyshohet se u dërgoi mesazheve dy shoqeve të vajzës së tij, 50-vjeçari në Sarandë nën hetim për ngacmim seksual

    Një 50-vjeçar në Sarandë është vendosur nën hetim në gjendje të lirë nën dyshimet për ngacmim seksual.
    Sipas policisë, dyshohet që 50-vjeçari B.K. ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura 15-vjeçare.
    Ndërsa burimet bëjnë me dije se 50-vjeçari u ka dërguar mesazh në celular dy shoqeve të vajzës së tij.
    Njoftimi i Policisë Sarandë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe ndaluan, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin B. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura 15-vjeçare.

  • Dyshohet se u dërgoi mesazheve 2 shoqeve të vajzës së tij në Sarandë, 50-vjeçari nën hetim për ngacmim seksual

    Dyshohet se u dërgoi mesazheve 2 shoqeve të vajzës së tij në Sarandë, 50-vjeçari nën hetim për ngacmim seksual

    Një 50-vjeçar në Sarandë është vendosur nën hetim në gjendje të lirë nën dyshimet për ngacmim seksual.
    Sipas policisë, dyshohet që 50-vjeçari B.K. ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura 15-vjeçare.
    Ndërsa burimet bëjnë me dije se 50-vjeçari u ka dërguar mesazh në celular dy shoqeve të vajzës së tij.
    Njoftimi i Policisë Sarandë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe ndaluan, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin B. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 të mitura 15-vjeçare.

  • Avokatët e Cassie Ventura reagojnë pas dënimit të Sean “Diddy” Combs

    Avokatët e Cassie Ventura reagojnë pas dënimit të Sean “Diddy” Combs

    Avokatët e këngëtares Cassie Ventura kanë reaguar pas shpalljes së vendimit ndaj Sean “Diddy” Combs. Të premten, më 3 tetor, Gjykata Federale dënoi Combs me 50 muaj burg pas një gjyqi gati dy mujor që përfundoi në korrik me shpalljen fajtor për dy akuza të transportimit për të kryer prostitucion.
    Ai u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut seksual dhe të zhvatjes. Duke marrë parasysh kohën e qëndrimit në paraburgim, Combs do të vuajë 36 muaj burg real dhe më pas pesë vite mbikëqyrje, ndërsa gjyqtari Arun Subramanian i vendosi edhe gjobën maksimale prej 500 mijë dollarësh.
    “Ndërsa asgjë nuk mund ta fshijë traumën e shkaktuar nga Combs, dënimi i sotëm njeh seriozitetin e veprave të tij,” thanë avokatët Douglas Wigdor dhe Meredith Firetog (Wigdor LLP) në deklaratën për media. “Ne jemi të bindur se me mbështetjen e familjes dhe miqve, zonja Ventura do të vazhdojë procesin e shërimit, duke ditur se guximi i saj ka qenë frymëzim për shumë njerëz,” shtuan ata.
    Cassie, e cila nga viti 2007 deri më 2018 ishte në një marrëdhënie të ndëprerë me Combs, në nëntor 2023 ngriti një padi për abuzim seksual dhe dhunë fizike, e cila u zgjidh një ditë pas depozitimit. Më vonë, publikimi i një videoje të vitit 2016 që supozohet se tregonte Combs duke e dhunuar fizikisht në një hotel solli në dritë akuza të tjera. Ventura, tashmë shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, dëshmoi gjatë gjyqit federal për trafikun seksual, duke dhënë detaje të forta mbi marrëdhënien dhe festat e ashtuquajtura “Freak Off”.

  • Abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, dënohet me 10 vjet burg dhe 250 mijë dollarë dëmshpërblim ish-këshilltari i Trump

    Abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, dënohet me 10 vjet burg dhe 250 mijë dollarë dëmshpërblim ish-këshilltari i Trump

    Robert Morris, themelues i njërës prej kishave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe ish-këshilltar shpirtëror i Donald Trump, është shpallur fajtor për abuzim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare në vitet 1980.

    Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Oklahomës, ndërsa vendimi i gjykatës u shpall këtë javë.
    Morris, tani 64 vjeç dhe me origjinë nga Teksasi, pranoi fajësinë në kuadër të një marrëveshjeje me prokurorinë. Ai u dënua me 10 vjet burg, por do të vuajë vetëm gjashtë muaj në paraburgim, ndërsa pjesën tjetër të dënimit do ta kalojë nën mbikëqyrje.
    Gjithashtu, ai do të regjistrohet si shkelës seksual dhe do të paguajë 250 mijë  dollarë dëmshpërblim ndaj viktimës.
    Kisha që ai themeloi në vitin 2000, Gateway Church, ka rreth 100 mijë ndjekës dhe është e vendosur kryesisht në Teksas. Në vitin 2016, gjatë fushatës presidenciale, Donald Trump e përfshiu Morrisin në rrethin e tij të këshilltarëve shpirtërorë.
    Akuzat ndaj Morris lidhen me abuzimin e vazhdueshëm seksual ndaj Cindy Klemischer, një vajzë 12-vjeçare në atë kohë, e cila kishte raportuar rastin për herë të parë në vitin 1987. Sipas dëshmisë së saj, Morris, që shërbente si ungjilltar udhëtues dhe banonte përkohësisht me familjen e saj në Oklahoma, e kishte abuzuar për katër vite me radhë.
    Cindy Klemischer e denoncoi publikisht Morrisin në vitin 2024, gjë që çoi në dorëheqjen e tij nga drejtimi i Kishës Gateway. Në një deklaratë publike, ai e përshkroi veprimin e tij si “dështim moral” ndaj një “zonjushe të re”, një përshkrim që u cilësua si minimizues dhe i papërshtatshëm nga vetë viktima.
    Pavarësisht se ngjarja ishte raportuar prindërve të vajzës dhe kishës në vitin 1987, autoritetet nuk ishin vënë në dijeni deri shumë vite më vonë. Asokohe, nuk ishte bërë asnjë kallëzim penal.
    Gjatë seancës gjyqësore, Morris ishte i pranishëm me gruan e tij, fëmijët e rritur dhe bashkëshortet e tyre.Ky rast ka ngritur edhe një herë pyetje serioze mbi mënyrën si trajtohen akuzat për abuzim seksual brenda komuniteteve fetare në SHBA, si dhe mbi rolin e lidershipit fetar në shfrytëzimin e pozitës për përfitime të paligjshme.

    Top Channel

  • Abuzimi seksual i të miturës në Këlcyrë/ “Kishte dijeni dhe nuk veproi”, pezullohet shefi i krimeve në Përmet

    Abuzimi seksual i të miturës në Këlcyrë/ “Kishte dijeni dhe nuk veproi”, pezullohet shefi i krimeve në Përmet

    Abuzimi seksual i të miturës nga njerku polic dhe kolegu i tij, Artur Ago ka shkaktuar bujë në Komisariatin e Përmetit.

    Për pasojë është pezulluar nga detyra shefi i krimeve, Dhurim Çenko, pasi ndaj tij ka nisur një hetim për shkelje të rëndë disiplonore për shkak se kishte pasur dijeni  dhe nuk ka marrë masa.
    Po ashtu ka nisur një hetim nga AMP pasi kanë qenë në dijeni edhe efektivë të tjerë. Vendimi për pezullimin e Çenkos është marrë më 19 shtator, një ditë pasi rasti i abuzimit u bë publik.
    Ngjarja e rëndë u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin nga polici Ago.
    Përveç njerkut polic, P.B, dhe shpalljes në kërkim të kolegut Ago, në pranga u vunë edhe dy të tjerë, Kristian Prifti, 46-vjeç dhe shoku i tij Isi Pasho, 27-vjeç pasi shantazhuan policin Ago, duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar në një emision investigativ një video që ata pretendonin për marrëdhënien intime të tyre. Dy policët janë pezulluar nga detyra, ndërsa vajza e mitur qëndron nën kujdesin e familjes me asistencën e psikologëve.

    Top Channel

  • Abuzimi me të miturën në Përmet, pezullohet shefi i krimeve Dhurim Çenko

    Abuzimi me të miturën në Përmet, pezullohet shefi i krimeve Dhurim Çenko

    Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
    Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, pezullohet nga posti pas skandalit seksual, që plasi me protagonist policin Pajtim Baka, koleg i Dhurim Çenkos dhe policin tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me një 16-vjeçare.
    Mësohet zyrtarisht se në lidhje me skandalin seksual që plasi në Përmet, Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, ka pezulluar shefin e Krimeve të Përmetit Dhurim Çenkon dhe ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore në bazë të Ligjit Nr.82/2024 për Policinë e Shtetit. Këto kanë sjellë pasoja të rënda. Rrjedhimisht mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale, pezulloi nga detyra shefin e krimeve të Përmetit deri në përfundim të hetimit disiplinor.
    Për të gjithë punonjësit e policisë përfshirë dhe Dhurim Çenkon, ku policia ka patur të dhëna se kanë qenë të implikuar në skandalin seksual, janë vënë në dijeni strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër.
    Për rastin në fjalë, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e arrestit “burg pa afat” për Pajtim Baken, kolegun e Dhurim Çenkos dhe shpallur në kërkim policin tjetër të Komisariatit të Tepelenës, Artur Ago.

  • Skandali seksual në Përmet, pezullohet Shefi i Krimeve

    Skandali seksual në Përmet, pezullohet Shefi i Krimeve

    Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
    Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, pezullohet nga posti pas skandalit seksual, që plasi me protagonist policin Pajtim Baka, koleg i Dhurim Çenkos dhe policin tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me një 16-vjeçare.
    Mësohet zyrtarisht se në lidhje me skandalin seksual që plasi në Përmet, Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, ka pezulluar shefin e Krimeve të Përmetit Dhurim Çenkon dhe ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore në bazë të Ligjit Nr.82/2024 për Policinë e Shtetit. Këto kanë sjellë pasoja të rënda. Rrjedhimisht mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale, pezulloi nga detyra shefin e krimeve të Përmetit deri në përfundim të hetimit disiplinor, shkruan A2 CNN.
    Për të gjithë punonjësit e policisë përfshirë dhe Dhurim Çenkon, ku policia ka patur të dhëna se kanë qenë të implikuar në skandalin seksual, janë vënë në dijeni strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër.
    Për rastin në fjalë, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e arrestit “burg pa afat” për Pajtim Baken, kolegun e Dhurim Çenkos dhe shpallur në kërkim policin tjetër të Komisariatit të Tepelenës, Artur Ago.

  • Ylli amerikan i filmave për të rritur dënohet me 19 vjet burg për shfrytëzim seksual të të miturve

    Ylli amerikan i filmave për të rritur dënohet me 19 vjet burg për shfrytëzim seksual të të miturve

    Ylli i pornografisë Austin Wolfe , emri i vërtetë i të cilit është Justin Heath Smith, u dënua me 19 vjet burg. Gjykata e shpalli atë fajtor për dy akuza që lidhen me shfrytëzimin seksual të të miturve.

    Konkretisht, ai u shpall fajtor për joshje të një të mituri dhe përfshirje në aktivitete që përfshinin sjellje seksuale të ndaluara. Wolfe u dënua gjithashtu me 10 vjet lirim me kusht dhe një gjobë prej 40,000 dollarësh.
    “Krimet e Justin Heath Smith kundër fëmijëve janë të tmerrshme”, tha Jay Clayton, Prokuror i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, në një deklaratë. “Ai shënjestroi fëmijë që në moshën shtatë vjeç dhe të gjithë banorët e Nju Jorkut duan ta shohin atë larg rrugëve tona për sa më gjatë të jetë e mundur dhe të mos u afrohen më kurrë fëmijëve tanë.”
    Prokurori vazhdoi: “Gratë dhe burrat e zyrës sonë, si dhe partnerët tanë të zbatimit të ligjit, janë absolutisht të vendosur të pastrojnë rrugët tona nga ata që shfrytëzojnë seksualisht fëmijët tanë. Mesazhi ynë për autorët e krimit është i qartë: Nuk ka vend për ju në New York City përveçse në burg.”
    Ylli 44-vjeçar i pornografisë u akuzua fillimisht për posedim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë. Në qershor 2025, ai u deklarua fajtor për një akuzë për nxitje të një të mituri për t’u përfshirë në aktivitet seksual në një seancë gjyqësore federale në Manhattan.
    Justin Heath Smith u arrestua në prill 2024, pasi autoritetet federale bastisën apartamentin e tij në Manhattan. Gjatë bastisjes, autoritetet zbuluan afërsisht 200 video që përmbanin pornografi me fëmijë në një kartë SD.
    Sipas prokurorëve, ai u zbulua se kishte shfrytëzuar dhe tentuar të shfrytëzonte seksualisht viktimat e mitura në mënyrë të përsëritur që nga viti 2023. Në fund të atij viti ose në fillim të vitit 2024, Smith dhe një burrë tjetër u takuan me një 15-vjeçare.
    “Smith gjithashtu pati marrëdhënie seksuale të paktën tre herë me një individe që ai besonte se ishte 15 vjeç, por që në të vërtetë ishte i rritur”, thuhej në deklaratë. “Smith regjistroi një nga këto takime, një treshe me të pandehurin tjetër.”

    Adult Film Actor Austin Wolf Sentenced to 19 Years in Prison for Child Sexual Exploitation https://t.co/1iYeQbmAyO
    — People (@people) September 30, 2025

    Prokurorët shtuan se Smith u përpoq të “takohej me të mitur të tjerë për t’u përfshirë në aktivitete seksuale”. Sipas të dhënave të gjykatës, të miturit ishin 12 dhe 14 vjeç.
    Në janar 2024, Smith dhe një burrë tjetër (i referuar si “Burri-2”) u takuan “për të abuzuar seksualisht me një fëmijë nëntëvjeçar për të cilin Burri-2 pretendonte se kujdesej”. Megjithatë, pasi Smith mbërriti në ndërtesën e apartamenteve të Burrit-2, ky i fundit e anuloi takimin, ndërsa Smith priste poshtë.
    Muajin pasardhës, Smith “bëri plane për të takuar një 14-vjeçar për seks. Ai i dha atij adresën e ndërtesës së tij të apartamenteve, por “takimi i planifikuar në fund nuk u zhvillua”, thanë prokurorët.
    “Ai kërkoi materiale abuzimi seksual me fëmijë nga të paktën një i mitur dhe disa individë që pretendonin se ishin të mitur “, thanë prokurorët. Ata pretendojnë se ai komunikoi dhe shkëmbeu imazhe seksuale eksplicite në mënyrë të papërshtatshme me një djalë 15-vjeçar dhe një djalë 12-vjeçar.
    Smith gjithashtu planifikoi të takohej me një burrë që kishte një fëmijë 7-vjeçar, “i cili ofroi t’ia jepte fëmijën Smith për abuzim seksual “. Autoritetet federale bastisën dhe arrestuan Smith para se të zhvillohej takimi.

    Top Channel