Tag: seksual

  • Tiranë/ 29-vjeçari arrestohet për pornografi me të mitur, e sinjalizoi Europol

    Tiranë/ 29-vjeçari arrestohet për pornografi me të mitur, e sinjalizoi Europol

    Një 29 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për “Pornografia”, me të mitur.

    Arrestimi i shtetasit M.Z në Tiranë u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit.

    Operacioni u zhvillua në drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe të Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), si dhe me mbështetjen e EUROPOL-it.

    Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M. Z, informoi sot policia e shtetit.

    Policia fton qytetarët, prindërit dhe të rinjtë që të raportojnë çdo rast të dyshuar të shpërndarjes, prodhimit apo konsumimit të materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur, si dhe çdo formë tjetër të abuzimit seksual online, te kanalet e mëposhtme të komunikimit duke garantuar dhe anonimatin e reagimin e menjëhershëm.
    Email: CC@asp.gov.al
     Telefon: +355 69 415 5552
    Portali online: https://asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik/

  • Hitleri kishte çrregullim të fshehur gjenetik seksual, çfarë tregojnë analizat për diktatorin nazist

    Hitleri kishte çrregullim të fshehur gjenetik seksual, çfarë tregojnë analizat për diktatorin nazist

    Në maj të vitit 1945, pas rënies së Berlinit, ushtarët aleatë hynë në bunkerin e Adolf Hitlerit.

    Mes tyre ishte koloneli amerikan Roswell P. Rosengren, i cili mori si “suvenir” një copë nga divani ku udhëheqësi nazist kishte kryer vetëvrasje. Tetëdhjetë vjet më vonë, ajo copë e njollosur me gjak u përdor për të parë për herë të parë ADN-në e Hitlerit, duke zbuluar detaje të pazakonta mbi gjenet dhe shëndetin e tij.
    Hulumtimi, i realizuar nga profesorja e Universitetit të Leicesterit Turi King – e njohur për identifikimin e eshtrave të mbretit Richard III – do të prezantohet në dokumentarin e Channel 4 “Hitler’s DNA: Plani i një Diktatori”.
    Sipas analizës, Hitleri vuante nga sindroma Kallmann, një çrregullim gjenetik që pengon zhvillimin normal të pubertetit dhe organeve seksuale. Kjo gjendje shpjegon nivele të ulëta testosteroni dhe mundësinë e problemeve të funksionit seksual, të cilat, sipas historianëve, mund të kenë ndikuar në izolimin e tij personal dhe përqendrimin obsesiv në politikë.

    Studimi rrëzon gjithashtu mitin e vjetër se Hitleri kishte prejardhje hebraike, duke konfirmuar origjinën e tij austriake-gjermane.
    Nga ana tjetër, analiza poligjenike sugjeron se ai kishte predispozita të larta për autizëm, skizofreni dhe çrregullim bipolar, megjithëse studiuesit theksojnë se këto nuk përbëjnë diagnoza dhe nuk mund të justifikojnë veprimet e tij.
    “Gjenetika nuk mund ta justifikojë asnjëherë atë që bëri Hitleri,” tha profesorja King. “Por ndihmon të kuptojmë kompleksitetin biologjik dhe psikologjik të një figure historike kaq të errët.”
    Shkencëtarët u kujdesën të theksojnë se këto zbulime nuk duhet të përdoren për të stigmatizuar njerëzit me gjendje të ngjashme. Siç shprehet psikologu Simon Baron-Cohen nga Universiteti i Kembrixhit: “Sjellja njerëzore nuk është kurrë 100 për qind gjenetike. Të lidhësh mizoritë e Hitlerit me çrregullime të tilla do të ishte një padrejtësi ndaj miliona njerëzve që jetojnë me to.”
    Mostra e përdorur, e ruajtur në Muzeun e Historisë së Gettysburgut në SHBA, u vërtetua si autentike pasi ADN-ja e saj përputhej me atë të një të afërmi të njohur të Hitlerit.
    Përfundimisht, studimi i ri nuk ofron një “kod gjenetik të së keqes”, por tregon se gjenet janë vetëm një pjesë e historisë – ndërsa pjesa tjetër shkruhet nga zgjedhjet, rrethanat dhe shoqëria.

    Top Channel

  • I përmendi orientimin seksual ambasadorit të BE-së, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

    I përmendi orientimin seksual ambasadorit të BE-së, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

    Sekretariati i Etikës në Kuvend ka marrë vendim për të përjashtuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha me 10 ditë pune nga Parlamenti.
    Vendimi është arsyetuar me argumentin: “Shkelje e nenit 6 të kodit të sjelljes dhe nenit 1 të ligjit nr.10221/2010 për mbrojtjen nga diskriminimi pasi ka targetuar dhe fyer një grup të caktuar.”
    Partia Socialiste i kishte dërguar një kërkesë Komisionit të Etikës së Kuvendit që të përjashtojë deri në 60 ditë Sali Berishën nga punimet e Kuvendit pas deklaratës së tij nga ambientet e jashtme të Parlamentit, për ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato.
    Disa orë para se ligji për barazinë gjinore të votohej në Kuvend, kreu i PD tha se nuk vjen si direktivë e Bashkimit Europian, ndryshe nga ç’kishte deklaruar më parë ambasadori i BE-së. Berisha tha se ambasadori nuk mund t’i impononte shoqërisë shqiptare “standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore”.
    “Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar. Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty”, tha Berisha.
    Ndërkohë, edhe Taulant Balla është paraqitur vetë në Sekretariat dhe po dëgjohet nga tre socialistët pasi demokratët kanë kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Parlamentit, të kreut të grupit parlamentar të PS.
    Demokratët thonë se në seancën e kaluar Balla i ka ofenduar me termat si “po lehin”, “rraca e tyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”.
     

  • PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual

    PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual

    Një grup deputetësh socialistë kanë kërkuar përjashtimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha deri në dy muaj nga punimet e Kuvendit, pasi ata pretendojnë se ka ofenduar ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë.
    Shkresa drejtuar Kuvendit
    I nderuar Kryetar i Kuvendit,
    Në seancën plenare të datës 6 nëntor 2025, deputeti Sali Berisha ka bërë deklarata publike fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë.
    Ky veprim përbën shkelje të rëndë të etikës parlamentare dhe cenim të drejtpërdrejtë të
    parimeve të sjelljes së deputetit të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe në Rregulloren
    Kuvendit.
    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin ndaj
    Ambasadorit të Bashkimit Europian z. Silvio Gonzato.
    Deputeti Sali Berisha ka deklaruar:
    “Ambasadorit të BE-së i them kaq, zotëri ne absolutisht respektojmë orientimin seksual të
    gjithsecilit, por përpjekjet tuaja për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare dhe i them këtu, edhe në statusin tënd ti je binar. Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore apo ndoshta nuk ka folur fare dhe ti bëhesh zëvendësi i tij (i referohet gazetarit që bëri pyetje). Të dalë, të thotë se cila direktivë është. Një gazetar më tha se Ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit. I kërkoj të nderuarit Ambasador, të nxjerrë cila direktivë e BE-së e ka kërkuar një gjë të tillë, të nxjerrë cila
    direktivë. T’u thotë shqiptarëve se direktivat janë aty, sepse ky ligj nuk ekziston, është hedhur poshtë, nuk ekziston në 21 vendet anëtare të BE-së. Sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.
    S’ka asnjë lidhje me direktivën europiane, asnjë lidhje, dhe ata që e paraqesin ju kërkoj
    njerëzisht të na thonë cila është direktiva, ku shkruhet ne dokumentet e BE përkatësi
    shumëfishtë gjinore apo gjini me diversitet të gjerë, ne cilin dokument është shkruar kjo, në asnjë. Duan të marrin rastin e veçantë t’ja imponojnë shoqërisë.
    Edhe ai që ka mbrojtur ligjin edhe ai ka pasur historinë e tij familjare, ka bërë ndryshimin, ne s’kemi, ne e respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ne nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë”.
    Sa më sipër:
    Bazuar në Nenin 65/1 “Masa disiplinore”, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë”” të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, Nenin 6 “Gjuha joparlamentare dhe diskriminuese” dhe Nenin 10 “Ndalimi i ngacmimit seksual” të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:
    Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve
    të nenit 65/1, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri
    në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë.
    Thirrjen e mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.
     

  • ‘E keni stigmatizuar për shkak të orientimit seksual’, Gogu-Berishës për…

    ‘E keni stigmatizuar për shkak të orientimit seksual’, Gogu-Berishës për…

    Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Tonin Gogu iu drejtua kryetarit të PD-së, Sali Berishës se ka akuzuar ambasadorin e BE-së se po bën politikë për shkak të orientimit të tij seksual.
    Gogu tha se projektligji “Për barazinë gjinore”, nuk prek kodin e familjes dhe nuk ripërkufizon gjendjen civile. Ai shtoi se projektligji ka vlera dhe standarde europiane.
    “E keni stigmatizuar për shkak të orientimit seksual. Keni thënë që për shkak të orientimit të tij seksual po bën politikë për veten e vet. Ka dal Komisioni Europian dhe ka thënë barazia gjinore dhe mosdiskrimi për arsye të orientimit seksual është në kartën themelore të qytetarisë europiane. Nuk shtojnë asnjë vlerë sulmet ndaj një ambasadori në moment kur ne godasim një ligj që ka vlera dhe standard eruopiane. 10 direktiva sepse barazon burrin me gruan. Nuk e ripërkufizon ky ligjin kodin e familjes. Familja nuk preket. Nuk e ripërkufizon ky gjendjen civile. Nuk merret ky ligj me ato që keni shpikur.”, tha Gogu.

  • Kur Berisha shfaqet etik e fisnik e kundërshtarët e tij palaço politikë

    Kur Berisha shfaqet etik e fisnik e kundërshtarët e tij palaço politikë

    Berisha ka qenë e është një hipokrit e kontravers i pashërueshëm politik, por në rastin e fundit me ambasadorin homoseksual të BE-së në Tiranë, ku socialistët po vënë kujën se Gonzato u sulmua nga kreu demokrat, është një palaçollëk politik.
    Çfarë tha Berisha në lidhje me projektligjin e barazisë gjinore? Duke aluduar se po diktohet nga Gonzato, prej të qënit të tij devijant seksual, politikani i lartë demokrat ju drejtua madje me shumë etikë, gjë që nuk është karakteristikë e tij:
    “Zotëri, ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare. Edhe në statusin tënd ti je binar. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën e tij personale. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoj të nderuarit Ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE-së e kërkojnë një gjë të tillë. Edhe ai që ka mbrojtur ligjin, edhe ai ka pasur historinë e tij familjare, ka bërë ndryshimin. Ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ne nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë.”
    Pra, nuk e ka fyer, nuk e ka etiketuar, nuk e ka sulmuar, thjesht e ka këshilluar.
    Më pas, reagimi socialist ka qenë hataja vetë:
    Në fillim ishte Taulant Balla: “Ky sulm i përsëritur kundër ambasadorëve të SHBA-ve, të vendeve të tjera dhe të BE-së bie ndesh me interesat tona. BE është partneri ynë më i rëndësishëm dhe vendi synon të bëhet anëtar brenda 2030. Për këtë sulm, ne do të depozitojmë kërkesë pranë komisionit të etikës që deputeti të japë shpjegime dhe Kuvendi të ndalojë përgjithmonë sulmet”.
    Pastaj ishte vetë Rama:
    “Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara”.
    E pra, kjo është t’i biesh në qafë Berishës, pasi në këtë rast ai ka thënë një gjë tejet të drejtë, edhe pse vetë është thelbësisht i padrejtë.
    Dhe meqë Rama e ka cilësuar si “fisnik” një projektligj të ndyrë, era kafshëri njerëzore, më fisniku në këtë rast është treguar pikërisht Berisha. /tesheshi.com/  

  • “Respektojmë orientimin seksual të çdo njeriu, por…”, Berisha shigjeton ambasadorin Gonzato: Është personale, të tregojë cila direktivë e BE na imponon përkatësinë e shumëfishtë gjinore

    “Respektojmë orientimin seksual të çdo njeriu, por…”, Berisha shigjeton ambasadorin Gonzato: Është personale, të tregojë cila direktivë e BE na imponon përkatësinë e shumëfishtë gjinore

    Pak para se t’i drejtohej Kuvendit, Sali Berisha ka folur jashtë ku po zhvillohej protesta kundër projektligjit për barazinë ligjore, i cili do të diskutohet sot në parlament.

    Kryetari PD ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Europian Silvio Gonzato, i cili bëri thirrje për miratimin e këtij projektligji.
    “Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit”-tha Berisha, por ky ligj sipas tij është kundër familjes.
    -BE ka bërë thirrje që të votohet ligji
    Sali Berisha: Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.
    Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty.

    Top Channel

  • Respektojmë orientimin seksual të çdo njeriu, por…”, Berisha shigjeton ambasadorin Gonzato

    Respektojmë orientimin seksual të çdo njeriu, por…”, Berisha shigjeton ambasadorin Gonzato

    Pak para se t’i drejtohej Kuvendit, Sali Berisha ka folur jashtë ku po zhvillohej protesta kundër projektligjit për barazinë ligjore, i cili do të diskutohet sot në parlament.
    Kryetari PD ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Europian Silvio Gonzato, i cili bëri thirrje për miratimin e këtij projektligji.

    “Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit”-tha Berisha, por ky ligj sipas tij është kundër familjes.

    -BE ka bërë thirrje që të votohet ligji

    Sali Berisha: Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.
    Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty.

  • I dënuar për abuzim seksual, i jepen 500 paund për t’u larguar nga Britania

    I dënuar për abuzim seksual, i jepen 500 paund për t’u larguar nga Britania

    Sky News mëson se migrantit Hadush Kebatu iu dhanë 500 paund për t’u deportuar në Etiopi pas lirimit të tij të gabuar nga burgu. 
    Qeveria, e cila konfirmoi se ai u shoqërua në një aeroplan në aeroportin Heathrow të martën në mbrëmje, tha se ai nuk ka të drejtë të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar. 
    Por Sky News kupton se Kebatu iu dha një pagesë diskrecionare prej 500 paundësh si pjesë e përpjekjeve për të shmangur një sfidë të gjatë ligjore, pasi ai bëri kërcënime për të ndalur largimin e tij. 
    Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood tha se ajo “përdori çdo levë” për të deportuar Kebatun, megjithëse mendohet se vendimi për pagesën është marrë nga ekipet e largimit, jo nga ministrat. 
    “Jam e kënaqur të konfirmoj se ky abuzues seksual i ndyrë me fëmijë është deportuar. Rrugët tona janë më të sigurta për shkak të kësaj”, tha ajo. 
    Kebatu u gjet dhe u arrestua nga Policia Metropolitane në zonën e Finsbury Park në veri të Londrës rreth orës 8:30 të mëngjesit të dielën, pas një ndjekjeje nga një person. 
    Muajin e kaluar, ai u shpall fajtor për sulm seksual ndaj një nxënëseje shkolle dhe një gruaje në Epping, Essex, pak më shumë se një javë pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël 

  • Video/ Emigranti i dënuar për ngacmim seksual lirohet gabimisht nga burgu, arrestohet sërish pas pak ditësh

    Video/ Emigranti i dënuar për ngacmim seksual lirohet gabimisht nga burgu, arrestohet sërish pas pak ditësh

    Një emigrant i cili u lirua gabimisht nga burgu pasi ishte arrestuar për ngacmim seksual ndaj një të miture, është kapur përsëri në veri të Londrës pas një ndjekjeje nga policia metropolitane.

    Bëhet fjalë për Hadush Kebatu, i cili ishte liruar gabimisht nga burgu në Chelmsford të premten, dy ditë pas dënimit të tij. Kebatu kishte qenë i dënuar muajin e kaluar për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje, dhe duhej të deportohej pas vuajtjes së dënimit.
    Policia Metropolitane njoftoi se arrestimi ndodhi pas denoncimeve të disa dëshmitarëve, të cilët e panë Kebatun pranë një stacioni autobusi. Ai u arrestua qetësisht, pa rezistencë, dhe tashmë do të mbahet në burg në Londër para deportimit.
    Sekretari i Drejtësisë, David Lammy, tha se Kebatu do të deportohet gjatë kësaj jave dhe se do të nisë një hetim i pavarur për të zbuluar se si ndodhi lirimi i gabuar. Ai shtoi se incidenti tregon nevojën për kontrolle më të rrepta në burgje dhe për të parandaluar gabime të ngjashme në të ardhmen.
    Shërbimi i Burgjeve  ka pezulluar një oficer dhe po kryen hetime për rastet e tjera të lirimeve të gabuar. Raportet tregojnë se gjatë vitit të fundit, 262 të burgosur janë liruar gabimisht në Angli dhe Uells, duke treguar presionin dhe mungesën e stafit në sistemin e burgjeve.
    Ky incident ka ngjallur reagime të shumta nga politikanë dhe publiku, duke përfshirë kërkesa për hetim kombëtar dhe masat për të siguruar që personat e rrezikshëm të mos lirohen pa kontroll të duhur.

    Top Channel