Tag: sekretit

  • Rrjedhja e informacioneve nga SPAK, Dumani: Sekreti hetimor duhet ruajtur, ashtu si të drejtat e palëve në proces

    Rrjedhja e informacioneve nga SPAK, Dumani: Sekreti hetimor duhet ruajtur, ashtu si të drejtat e palëve në proces

    Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka reaguar për herë të parë për debatin publik që është hapur ditët e fundit, për ruajtjen e sekretit hetimor nga institucioni qendror i akuzës dhe rrjedhjen e informacioneve të caktuara në publik.
    Në një takim informal me gazetarët, ai është shprehur se transparenca dhe ruajtja e sekretit hetimor ndahen nga një vijë shumë e hollë, duke lënë të kuptohet se ndonjëherë edhe mund të jetë shkelur.
    “E ndan një vijë shumë e hollë transparencën nga ruajtja e sekretit hetimor. Sekreti i hetimit dhe të drejtat e palëve në proces duhen ruajtur”, ka thënë ai.
    Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e mediave, Altin Dumani – në javën e fundit si drejtues i SPAK – është shprehur se puna në krye të organit qendror të akuzës në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë.
    “Nuk ka qenë e lehtë puna, SPAK në vite ka arritur të krijojë besim te partnerët”, ka thënë kryeprokurori. “Shumë çështje do doja t’i kisha bërë në muajin e dytë të punës, por çdo gjë do kohën e vet.”
    Gazetarët e kanë pyetur edhe për deklaratat se është kërcënuar dhe ai u ka konfirmuar “Ka pasur kërcënim ndaj prokurorëve dhe institucionit.”

  • GJKKO shpall fajtor ish-deputetin e PS, ja me sa vite burg u dënua Jurgis Çyrbja

    GJKKO shpall fajtor ish-deputetin e PS, ja me sa vite burg u dënua Jurgis Çyrbja

    GJKKO ka shpallur fajtor ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

    Ai u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror për disa episode, përkrahje të autorit të krimit në 4 episode.
    Çyrbja gjithashtu u shpall fajtor edhe për korrupsion në zgjedhje. Në bashkim të dënimeve 3 vite burg, ish-deputeti ka një ulje të dënimit në 2 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Nga ana tjetër, Altin Hajri, në mungesë, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror. Nga tre vite burgim, ai përfiton një dënim të shkurtuar. Hajri do të duhet të bëjë 2 vite burg.
    Ahmet Masha, po ashtu u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe për përkrahje të autorit të krimit. Ai ka një ulje të dënimit, nga 2.6 vite burg, do të duhet të kryejë 1.8 për shkak të gjykimit.

    Top Channel

  • MINUTA E FUNDIT – GJKKO shpall fajtor ish- deputetin e PS- së, ja sa vite burg do të vuajë ai…

    MINUTA E FUNDIT – GJKKO shpall fajtor ish- deputetin e PS- së, ja sa vite burg do të vuajë ai…

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja dhe bashkëpandehurit Altin Hajri e Ahmet Masha, të akuzuar për disa vepra penale të rënda që lidhen me tregimin e sekretit shtetëror dhe korrupsionin zgjedhor.
    Sipas vendimit, Jurgis Çyrbja u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror në disa episode, si dhe për përkrahje të autorit të krimit në katër raste dhe korrupsion në zgjedhje.
    Në bashkim të dënimeve, gjykata i caktoi 3 vite burg, të cilat zbriten në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Altin Hajri, i gjykuar në mungesë, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror. Ai u dënua me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.
    Ndërkohë, Ahmet Masha u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, GJKKO vendosi 2 vite e 6 muaj burgim, të cilat u zbritën në 1 vit e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin Jyrgis Çyrbja

    Korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin Jyrgis Çyrbja

    Jurgis curbja

    TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimin këtë të hënë, për ish-deputetin socialist Jyrgis Çyrbja, të cilin e ka dënuar me 3 vite burg. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për 3 vite burg, konvertuar në 2 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dha pretencën këtë ndaj 3 të pandehurve, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje të vitit 2021. 
    Sipas pretencës së SPAK-ut:
    Jurgis Çyrbja akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit në disa herë, si dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Prokuroria ka kërkuar për të 3 vite burg, por përmes formulës së gjykimit të shkurtuar, dhe në rast të pranimit të kërkesës së SPAK, Çyrbja do të vuajë 2 vite burgim.
    Altin Hajri akuzohet për korrupsion ne zgjedhje, perkrahje e autorit te krimit, 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, 2 vite burg.
    Ahmet Masha akuzohet për tregim i sekretit shteteror, perkrahje e autorit te krimit, 2 vite e 6 muaj. Përmes gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 8 muaj burg.

    Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë./ZËRI

  • Jepet pretenca për ish-deputetin e PS, SPAK kërkon tre vite burg për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje të sekretit shtetëror

    Jepet pretenca për ish-deputetin e PS, SPAK kërkon tre vite burg për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje të sekretit shtetëror

    Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ndaj Jurgis Çyrbes, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit.

    SPAK kërkoi 3 vite burg për ish-deputetin e PS Çyrbja, i cili nga dënimi i shkurtuar zbret në 2 vite.
    Për Altin Hajrin, Prokuroria e Posaçme kërkoi gjithashtu tre vite burg, që po ashtu zbret në dy vite nga dënimi i shkurtuar, ndërsa për Ahmet Mashën u kërkua 2 vite e 6 muaj burg që zbret në 1 vit e 8 muaj.
    Çyrbja dhe Hajri akuzohen për korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021 dhe tregim të sekretit shtetëror, ndërsa Masha për përkrahje të autorëve të krimit.

    Top Channel

  • Korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-deputetin socialist

    Korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-deputetin socialist

    Jurgis curbja

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dhënë pretencën ndaj 3 të pandehurve, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje të vitit 2021. 
    Sipas pretencës së SPAK-ut:
    Jurgis Çyrbja akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit në disa herë, si dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Prokuroria ka kërkuar për të 3 vite burg, por përmes formulës së gjykimit të shkurtuar, dhe në rast të pranimit të kërkesës së SPAK, Çyrbja do të vuajë 2 vite burgim.
    Altin Hajri akuzohet për korrupsion ne zgjedhje, perkrahje e autorit te krimit, 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, 2 vite burg.
    Ahmet Masha akuzohet për tregim i sekretit shteteror, perkrahje e autorit te krimit, 2 vite e 6 muaj. Përmes gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 8 muaj burg.

    Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë./ZËRI

  • Nxjerrje e sekretit dhe korrupsion në zgjedhje, SPAK jep pretencën për ish-deputetin Çyrbja

    Nxjerrje e sekretit dhe korrupsion në zgjedhje, SPAK jep pretencën për ish-deputetin Çyrbja

    Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë pretencën për ish-deputetin Jurgis Çyrbja. SPAK kërkon nga GJKKO dënimin me 3 vjet burg për Çyrbjan, të  akuzuar për nxjerrjen e sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.
    A2 CNN mëson se Çyrbja do të dënohet përmes formulës së gjykimit të shkurtuar, dhe në rast të pranimit të kërkesës së SPAK, ai do të vuajë 2 vite burgim.
    Të njëjtin dënim SPAK kërkon edhe për Altin Hajrin.
    “Altin Hajri- korrupsion në zgjedhje, përkrahje e autorit të krimit, këkrohet 3 vite burg/ 2 vite burg nga gjykimi i shkurtuar”.
    Kurse për Ahmet Mashan kërkon 2 vite e 6 muaj, ose 1 vit e 8 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar.
    “Ahmet Masha- Tregim i sekretit shtetëror, përkrahje e autorit të krimit- 2 vite e 6 muaj/1 vit e 8 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar”.
    ​​Kujtojmë se Çyrbja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale të rënda, të dokumentuara përmes komunikimeve në platformën e koduar “SkyECC”, mes tyre tregim i Sekretit Shtetëror:  Cyrbja dyshohet se ka nxjerrë informacione sekrete të Policisë së Shtetit dhe të dhëna nga sistemi TIMS, duke ndihmuar persona të kërkuar, përfshirë Altin Hajrin, t’i shmangeshin kapjes.
    Po ashtu Çyrbja, akuzohet se ka ofruar ndikim te organet ligjzbatuese në këmbim të sigurimit të votave nga Altin Hajri për zgjedhjet e vitit 2021.Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” që prej tetorit të vitit të kaluar, pasi dha dorëheqjen nga mandati i tij.

  • Dyshohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, ish-deputeti Çyrbja kërkon gjykim të shkurtuar

    Dyshohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, ish-deputeti Çyrbja kërkon gjykim të shkurtuar

    Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se të njëjtën kërkesë e kanë bërë edhe avokatët e Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit.
    Gjyqtarja paraprake  Etleva Deda kaloi në gjykim themeli dosjen e Çyrbjes, Mashës dhe Hajrit.
    Kujtojmë se ish-deputeti u arrestua nën dyshimin se ka kryer tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”.

    Top Channel

  • Veliaj i pandehur nga SPAK, reagojnë avokatët: Është kryetari legjitim i Bashkisë, u shkel ligji dhe u zbuluan…

    Veliaj i pandehur nga SPAK, reagojnë avokatët: Është kryetari legjitim i Bashkisë, u shkel ligji dhe u zbuluan…

    Avokatët e Erion Veliajt, i cili është marrë i pandehur nga SPAK, ka pretenduar shkelje të ligjit dhe nxjerrje të sekretit hetimor lidhur me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës.
    Reagim i avokatëve të Erion Veliajt:
    Ne, avokatët mbrojtës të z. Erion Veliaj, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përpjekjet e përsëritura, për të shndërruar një procedim penal në një gjyq publik spektakolar përmes përdorimit të mediave të lidhura me SPAK dhe shkeljeve flagrante të ligjit, siç është zbulimi i paligjshëm i sekretit hetimor. Artikujt me porosi, të paraqitur si “zbulime ekskluzive”, nuk synojnë zbardhjen e së vërtetës, por ndërtimin e një narrative të gatshme publike përpara se çështja të provohet me fakte në një sallë gjyqi.
    Këto ditë, detaje të tjera u nxorën në media, përfshirë edhe lidhur me dëshmitë e dëshmitarëve.
    Në një shtet demokratik dhe evropian, drejtësia zhvillohet brenda institucioneve të drejtësisë, jo në tituj gazetash, rrjete sociale apo “seriale kriminale” të prodhuara nga media të kontrolluara përmes rrjedhjeve anonime dhe të paligjshme. Edhe më shqetësuese është fakti që këto rrjedhje ndodhin gjatë fazës së hetimeve paraprake, e cila është nën mbrojtjen e detyrueshme të organit që e administron, prokurorisë. Pikërisht këtu dështimi është i pakundërshtueshëm: jo vetëm që nuk është mbrojtur integriteti i procedurës, por është shkelur rëndë parimi i sekretit hetimor, duke e kthyer procesin në një farsë publike.
    Ne po dokumentojmë çdo akt që jo vetëm shtrembëron këtë procedim penal, por që gjithashtu cenon rëndë rendin kushtetues dhe standardet evropiane të drejtësisë mbi të cilat mbështetet rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo çështje përfaqëson një regres të dallueshëm dhe të dëshpëruar drejt një epoke parademokratike.
    Veliaj është Kryetari legjitim dhe i zgjedhur në mënyrë demokratike i Bashkisë së Tiranës, i votuar nga mbi 160,000 qytetarë. Megjithëse të drejtat e tij, si edhe ato të qytetarëve që ai përfaqëson, mbrohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ai vijon të mbahet në izolim total, nën kushte të ashpra dhe të pajustifikuara kufizuese, që e pengojnë të ushtrojë detyrën e tij si Kryetar Bashkie. Ne jemi të bindur se kur kjo ndjekje penale të vihet përballë një organi të paanshëm gjykimi, ajo do të shembet dhe do të zbulohet për çfarë është në të vërtetë, një ndjekje penale që ka kthyer mbrapsht në mënyrë thelbësore përparimin e Shqipërisë drejt përputhjes me standardet evropiane të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, duke u mohuar njëkohësisht qytetarëve të Tiranës shërbimin e Kryetarit të tyre dhe duke shkaktuar dëm të madh për Tiranën dhe qytetarët e saj.”

  • Ylli Manjani: Magazina e veprave penale duhet zbrazur

    Ylli Manjani: Magazina e veprave penale duhet zbrazur

    Nga Ylli Manjani
    Qasja e disave, përfshi edhe mediat, për t’u marrë me nene konkrete të projekt-kodit është interesante për të bërë lajm. Mirëpo rreziku është që del dikush nga shkruesit e projektit dhe thotë që “dakord e heqim atë nen”. Pyetja që mbetet është: A u rregullua projekti nëse neni x u hoq?Duhen nxitur analiza më të plota, më përgjithësuese. Si fillim duhet të biem dakord me një bosht llogjik, të drejtë e proporcional mbi bazën e të cilit ndërtohet një Kod Penal.Ideja ime, fjala vjen, është që vrasja dhe vjedhja të jenë majat e veprave penale.Nuk mund të fillojë magazina e veprave penale me “Krime kundër Ligjit Ndërkombëtar”! Ç’do me thënë kjo mo? Do i bëjmë gjykatat tona gjykatë Hage?!Jalla!Nejse, ndoshta dikush tjetër ka një ide tjetër. Por thelbi është t’i marrim gjërat si koncepte dhe jo thjesht të tërheqim vemendjen publike me disa episode, që në fakt janë absurde, pra të palogjikshme e të padrejta.Debati, fjala vjen, mbi ruajtjen e sekretit mund të ngrohej në nivel parimor. Thelbi është kush mban përgjegjësi për mosruajtjen e sekretit, ai/ajo që ka për detyrë ta ruajë apo gazetari që ka për detyrë të informojë, pra ta nxjerrë sekretin?!Nëse biem dakord se cila përgjigje është më e pranueshme arëherë e formulojmë edhe nenin ashtu siç duhet.Meqë ra fjala, unë jam që përgjegjësinë penale e mban strikt ai/ajo që e ka detyrë ta ruajë. Askush tjetër. Ideja që “përhapja e sekretit” të përbëjë vepër penale është e panatyrshme, abuzive e padrejtë dhe jo proporcionale.Kujdes, vjedhja e sekretit është tjetër gjë!Ashtu siç duhet të mendojmë nëse do kemi vepra penale pa pasojë penale apo jo? Që do të thotë, a mund të kriminalizohet mendimi, fjala apo qoftë edhe disa veprime që nuk sjellin pasojë?!A duhet të kemi vepra penale ku pretendohet paligjshmëri ndërkohë që janë krijuar pasoja të ligjshme?!A mund të kemi dënueshmëri pa pasojë penale?Për shembull a ka korrupsion pa plaçkën e korrupsionit të kapur? A mund të kriminalizohet dhënësi i plaçkës së korrupsionit, si “aktivi”?!A ka armëmbajtje pa leje pa armë?!Droga që futet në territor është kontrabandë apo trafik? Ç’do me thënë “trafik”? Ne sikur jemi gjykatë ndërkombëtare dhe jo një vend modest me sipërfaqe e popullsi të vogël.A duhet t’i kërkojë hesapë penale shqiptari shqiptarit për llogari të një vendi tjetër?!Kontrabanda a mund të jetë evazion fiskal, apo thjesht ndalim i futjes në territor i sendeve të ndaluara?!Pse eksportet quhen kontrabandë?!A mund të quhesh anëtar grupi kur ti je thjesht punonjës me rrogë në një kompani, pronari i të cilës kryen krim?A ka grup kriminal pa patur një qëllim, dhe pasojë kriminale?A mund të kriminalizohet çdo shkelje disiplinore dhe administrative?! Nëse po pse na duhet administrada dhe policia?!Etj, etj, etj…Mendoj se duhet të fokusohemi te kjo lloj qasje që ta bëjmë më të plotë debatin mbi Kodin Penal.Në disa gjëra duhet të përmbysim disa koncepte dhe t’i çojmë tek origjina e tyre.Shpikjet e racionalizimet nuk na çojnë askund, veç na kthejnë pas.Projekti ngjan sot me një magazinë që duhet zbarzur nga disa koncepte dhe vepra.