Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Tag: sekretin
-

Ledjona Xheladinaj zbulon sekretin e “Big Brother VIP Albania”: Na detyronin të…
-

Schweinsteiger zbulon sekretin e periudhës te Bayern: 10 minuta para gjysmëfinales…
10 Nëntor 2025
16:22
Telesport
Pro Evolution Soccer. Kështu quhet loja që luan Bastian Schweinsteiger sot, por sidomos në të kaluarën, kur ishte futbollist profesionist.
Së fundmi, legjenda e futbollit gjerman ka zbuluar një “sekret” të vogël.
“Para gjysmëfinaleve të Champions League, unë e luaja këtë lojë deri 10 minuta para nisjes. Tani mund ta them, nuk është problem”, ka thënë ish-mesfushori i Bayern.
Kjo anektodë e buur tregon sesa të relaktuar janë futbollistët edhe para ndeshjeve më të rëndësishme në karrierë. Kur luan PES pak minuta para një sfide kur të shohin miliona njerëz… -

Basha del nga SPAK pas një ore e gjysmë: Duhet të ruaj sekretin hetimor, jam thirrur për…
Pas më shumë se një ore e gjysmë, Lulzim Basha ka dalë nga SPAK.
Basha, i cili në kohën e tragjedisë së 21 Janarit mbante postin e Ministrit të Brendshëm, nuk u përgjigj mbi atë se çfarë mund të ketë deklaruar para prokurorit të Alfred Shehu.
Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim.
– Për 21 janarin?
Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.
-A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?
Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim
-Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë
Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër.Top Channel
-
Hetimet për 21 janarin, Lulzim Basha paraqitet në SPAK: Duhet të ruaj sekretin hetimor, për tjerat prisni…
lulzim basha në SPAK
TIRAnË- Ish-kreu i Partisë Demokratike dhe aktualisht kryetar i Partisë Demokratët Euroatlantik, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e GJKKO-së. Basha ka hyrë në godinën e SPAK rreth orës 16:00, burime bëjnë me dije se Basha është thirrur si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit” që po hetohet nga SPAK.
Pas më shumë se një ore e gjysmë, Lulzim Basha ka dalë nga SPAK, teksa është ndalur shkurtimisht për mediat. Basha u shpreh për mediat se ruan sekretin hetimor, ndërsa kishte deklaruar gjithçka që ai dinte rreth kësaj çështjeje.
“Duhet të ruaj sekretin hetimor. Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp, por duhet të prisni dhe pak.”, tha Basha.
Mësohet se ai do të japë shpjegime lidhur me tragjedinë e 21 janarit 2011. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues.
Ende nuk dihen më shumë detaje, ndërsa pritet që ai të prononcohet për mediat.
Çfarë ndodhi më 21 janar?
Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI -

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit
Një nga momentet më të komentuara të Ferma VIP ka qenë largimi i befasishëm i Albës dhe partnerit të saj Limi, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe në publik.
Gjatë mbrëmjes së sotme në spektakël, Alba sqaroi për herë të parë publikisht arsyet e largimit të saj:
“E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe para tyre nuk vendos asgjë. Edhe çmimi vjen pas parimeve,” – u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj ishte i menduar dhe i pandikuar.Në lidhje me spekulimet për raportin mes saj dhe konkurrentes tjetër, Nenes, dhe “tradhtinë” e dyshuar të Limit me të, Alba u shpreh prerë:
“Nena për mua nuk ka qenë aspak problem dhe nuk i kam kushtuar rëndësi. Për mua, rrënja e problemit është partneri që kam në krah.”
E pyetur nga Luana për “sekretin” e saj dhe Limit, për të cilin Alba ka thënë gjatë gjithë qëndrimit në fermë se nuk flet dot për të, Alba tha se bëhet fjalë për besën.
“Unë dhe Limi e kemi nga ajo që kemi ndjerë për njëri-tjetrin. Që jemi marrë vesh me sy, kjo do mbetet gjithmonë mister për publikun.”
Largimi i çiftit ka lënë pas shumë pikëpyetje.
/vizionplus.tv -

SPAK nxjerr sekretin hetimor vetë, kur i intereson!”/Xama: Nuk ka transparencë, po intimidohen gazetarët
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Terapistja e njohur zbulon “sekretin” se si t’i shtojmë paratë: Ja çfarë duhet të mbajmë në portofol
Terapistja Merita Cake ka zbuluar në emision televiziv “sekretin” se si të tërheqim bollëkun drejt vetes.
Cake ka treguar që për të patur sa më shumë para, janë disa gjëra që duhet t’i ndjekim gjatë jetës së përditshme, siç është mbajtja e një portifoli të kuq, dhe brenda tij të fusim oriz, kripë të trashë dhe gjethe dafine.Sipas saj gjithçka ështe e lidhur me universin, prandaj nëse i zbatojmë me përpikmëri disa gjëra mund të kemi sukses.


