Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft të ndjerë nga udhëtimi i tij me tren, ku shihet bashkë me partneren e tij, Denadën, të mbështetur te njëri-tjetri në qetësi të plotë. Fotoja bardh e zi, e thjeshtë por shumë emocionale, ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të mesazhit që Olsi ka vendosur mbi të.
Në postim, ai shkruan:
“‘My secret’, who has carried my truths for years on this long battle for success, quietly enjoying the peace of a train ride.”
Që në shqip do të thotë:
“‘Sekreti im’, ajo që ka mbajtur të vërtetat e mia për vite me radhë në këtë betejë të gjatë drejt suksesit, duke shijuar në heshtje paqen e një udhëtimi me tren.”
Screenshot
Me këtë dedikim, Olsi tregon publikisht mirënjohjen dhe lidhjen e fortë që ka me Denadën, e cila qëndron pranë tij prej vitesh, si në sfidat profesionale ashtu edhe në arritjet personale.
Lidhja e tyre u zbulua fillimisht nga Iconstyle, më pas çifti e pranoi gradualisht ne rrjetet sociale, duke ndarë foto te perbashkëta. Denada ka zgjedhur te mbaje nje profil me te heshtur online, duke mos qene publike, por eshte Olsi ai i cili here pas here zgjedh te ndaje copeza te tyre me ndjekesit.
Tag: sekreti
-

Olsi Bylyku publikon foton me partneren Denada: Sekreti im…
-

Rrjedhja e informacioneve nga SPAK, Dumani: Sekreti hetimor duhet ruajtur, ashtu si të drejtat e palëve në proces
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka reaguar për herë të parë për debatin publik që është hapur ditët e fundit, për ruajtjen e sekretit hetimor nga institucioni qendror i akuzës dhe rrjedhjen e informacioneve të caktuara në publik.
Në një takim informal me gazetarët, ai është shprehur se transparenca dhe ruajtja e sekretit hetimor ndahen nga një vijë shumë e hollë, duke lënë të kuptohet se ndonjëherë edhe mund të jetë shkelur.
“E ndan një vijë shumë e hollë transparencën nga ruajtja e sekretit hetimor. Sekreti i hetimit dhe të drejtat e palëve në proces duhen ruajtur”, ka thënë ai.
Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e mediave, Altin Dumani – në javën e fundit si drejtues i SPAK – është shprehur se puna në krye të organit qendror të akuzës në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë.
“Nuk ka qenë e lehtë puna, SPAK në vite ka arritur të krijojë besim te partnerët”, ka thënë kryeprokurori. “Shumë çështje do doja t’i kisha bërë në muajin e dytë të punës, por çdo gjë do kohën e vet.”
Gazetarët e kanë pyetur edhe për deklaratat se është kërcënuar dhe ai u ka konfirmuar “Ka pasur kërcënim ndaj prokurorëve dhe institucionit.” -

Sekreti për t’i mbajtur mandarinat të freskëta dhe plot aromë për javë të tëra
Mandarinat janë një nga kënaqësitë më të mëdha të vjeshtës – të ëmbla, freskuese dhe plot vitamina. Shumë njerëz i konsumojnë të freskëta, i shtrydhin në lëng ose i përdorin në ëmbëlsira, por shpesh një pakujdesi e vogël mund t’i bëjë ato të prishen shumë shpejt.
Sipas Slobodna Dalmacija, sekreti që mandarinat të qëndrojnë të lëngshme dhe aromatike për një kohë të gjatë është t’i hiqni menjëherë nga qesja plastike pas blerjes dhe t’i vendosni në një shportë të cekët ose kuti kartoni, në mënyrë që ajri të qarkullojë mes tyre. Nëse qëndrojnë të mbyllura fort, nxehtësia dhe lagështia i prishin shpejt – një gabim i zakonshëm që bëjnë shumica.
Për ruajtje afatgjatë, rekomandohet që mandarinat të mbahen në frigorifer, në sirtarin e perimeve, ku mund të zgjasin deri në dy javë. Ekspertët këshillojnë gjithashtu që para se t’i vendosni në frigorifer, çdo mandarinë të fshihet me një leckë të thatë për të shmangur lagështinë, pasi edhe një pikë uji mund të nxisë mykun.
Përveç shijes dhe aromës, mandarinat janë një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh. Të pasura me vitaminë C, ato forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë trupin të luftojë ftohjet. Përmbajtja e lartë e fibrave ndihmon në tretje dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa kaliumi mbron zemrën dhe muskujt.
Të ulëta në kalori dhe të pasura me vlera ushqyese, mandarinat janë zgjedhja ideale për këdo që kërkon një alternativë të ëmbël dhe të shëndetshme – një shije që mund ta shijoni pa ndjenja faji.
-

Kompany: “Sekreti i Harry Kane është fakti që nuk ka fituar trofe”
17 Tetor 2025
18:15
Telesport
“Harry Kane tha që e çuat në një nivel të ri, cili ishte sekreti juaj?”
Kjo ishte pyetja që i bëri trajnerit të Bayern, Kompany, një gazetar gjerman, duke iu referuar deklaratës së sulmuesit anglez, i cili para pak ditësh tha se është rritur shumë nga Kompany.
“Harrry e ka rritur nivelin vetë. Ai gjithmonë e ka bërë këtë, edhe kur luaja kundër tij. Ky është mentaliteti që ai ka krijuar çdo vit. Ndoshta ndihmoi fakti që nuk fitoi një titull për një kohë të gjatë, që do të thotë se e mbajti atë uri”.
“Nuk ka vetëm golat. Shihni mënyrën sesi i përfshin të tjerët. Shpresojmë që ai të mund ta vazhdojë kështu,, por nuk ka presion shtesë mbi të nëse ndodh të luajë më pak. Të tjerët do ta kompensojnë”. -

“Dumani i lidhur me krimin”, Berisha: Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbushi sot 81 vjeç, dhe mbledhja e grupit parlamentar nisi me urimin për liderin e opozitës.
“Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që i kemi të pranishëm dhe të gjithë ata që na ndjekin, e kanë një pyetje. Cili është sekreti i këtij njeriu? Po, Belind, pyesin, cili është sekreti? Se unë sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty. Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time. Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm njëm është puna, puna dhe vetëm puna,” tha Berisha.
Pas urimeve, Berisha diskutoi me deputetët ngjarjet e fundit politike, duke u fokusuar te raportimi i drejtuesit të SPAK-ut në Komisionin e Ligjeve.
“Ti je një armik i egër i pluralizmit politik në Shqipëri. Je një bastard, një Aranit Çelë në llojin tënd. Prisni një minutë, kemi arrestuar apo kemi bërë 35 zyrtarë. Ndalemi pak. Tre liderët e partive kryesore opozitare. Asnjë zyrtar të partisë së krimit,” u shpreh Berisha.
Berisha akuzoi Dumanin se i ka shërbyer qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“Si u zgjodh ky? Kush e zgjodhi këtë? Edi Rama me Yuri Kim, që bënte moral për korrupsion ajo, dhe doli se ishte Tigri i tretë. Këta nuk kanë vetëdije. Këta janë qenie të transformuara. Nuk janë qenie njerëzore. Rrinë aty se ‘kjo nuk ma lejon hetimi’. Ti e ke shndërruar hetimin në institucion privat për Edi Ramën,” tha ai.
Lideri i opozitës është një prej politikanëve që ka sulmuar më ashpër SPAK-un dhe drejtuesin e tij, Altin Dumanin. -

Berisha feston 81-vjetorin e lindjes mes deputetëve të PD: Sekreti im është…
Në 81-vjetorin e lindjes, Grupi Parlamentar i forcës politike që ai drejton i kishte rezervuar dy buqeta me lule, ngjyrë blu. E Sali Berisha, fjalën e tij këtë 15 tetor e nisi me një falenderim dhe një përgjigje, për të gjithë ata që e pyesin se “cili është sekreti i tij”…
“Sot e kam nisur ditën me një mesazh mirënjohjeje të pakufishme ndaj jush, ndaj të madhit Zot, familjes, dashamirësve, miqve dhe të gjithë mbështetësve në këto 35 vite. Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që i kemi të pranishëm dhe të gjithë ata që na ndjekin, e kanë një pyetje: Cili është sekreti i këtij njeriu? Po, Belind, pyesin, cili është sekreti? Se unë sot shkrova vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty. Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time. Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një: është puna, puna dhe vetëm puna. Edhe njëherë, mirënjohje”, tha kryedemokrati.
Më herët, në një postim në Facebook, Berisha ndau një foto me bashkëshorten, Liri Berisha, ndërsa shkruajti: Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time! -

‘81 vjeç sot’/ Berisha feston ditëlindjen mes deputetëve të PD: Sekreti im është puna dhe vetëm puna
Kryedemokrati Sali Berisha ka festuar 81-vjetorin me deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së në selinë blu.
Në nisjen e fjalës së tij, Berisha theksoi se sekreti i fizikut të tij të shkëlqyr në moshën 81-vjeçare është puna, puna dhe vetëm puna.
‘Se unë sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty. Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time. Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një, është puna, puna dhe vetëm puna’, u shpreh Berisha.
Berisha: Sot e kam nisur ditën me një mesazh mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të madhit Zot, familjes, dashimirësve, miqve dhe të gjithë mbështetësve në këto 35 vite.
Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që i kemi të pranishëm dhe të gjithë ata që na ndjekin, e kanë një pyetje.
Cili është sekreti i këtij njeriu?
Po, Belind, pyesin, cili është sekreti?
Se unë sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty.
Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time.
Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një, është puna, puna dhe vetëm puna.
Edhe njëherë mirënjohje.
-

‘Sekreti i jetës, megjithatë, është të biesh shtatë herë dhe të ngrihesh tetë herë‘
KultPlus ju sjell sot 15 citate të Paulo Coelho mbi dashurinë, jetën dhe miqësinë:
“Ka vetëm një gjë që e bën të pamundur arritjen e një ëndrre: frika nga dështimi.”
“Mos e humbni kohën tuaj me shpjegime: njerëzit dëgjojnë vetëm atë që duan të dëgjojnë.”
“Dhe, kur ju dëshironi diçka, i gjithë universi punon për t’ju ndihmuar ta arrini atë.”
“Sekreti i jetës, megjithatë, është të biesh shtatë herë dhe të ngrihesh tetë herë.”
“Cila është gënjeshtra më e madhe në botë?… Është kjo: që në një moment të caktuar të jetës sonë, ne humbasim kontrollin e asaj që po na ndodh dhe jetët tona kontrollohen nga fati.”
“Dy provat më të vështira në rrugën shpirtërore janë durimi për të pritur momentin e duhur dhe guximi për të mos u zhgënjyer me atë që hasim.”
“Çdo gjë që ndodh një herë nuk mund të ndodhë më kurrë. Por gjithçka që ndodh dy herë do të ndodhë me siguri për herë të tretë.”
“Nëse e doni dikë, duhet të jeni të përgatitur për ta lënë te lirë.”
“Një fëmijë mund t’i mësojë një të rrituri tre gjëra: të jetë i lumtur pa arsye, të jetë gjithmonë i zënë me diçka dhe të dijë të kërkojë me gjithë fuqinë e tij atë që dëshiron.”
“Gjërat e thjeshta janë gjithashtu gjërat më të jashtëzakonshme, dhe vetëm të mençurit mund t’i shohin ato.”
“Nëse filloni duke premtuar atë që nuk e keni ende, do të humbisni dëshirën tuaj për të punuar për ta arritur atë.”
“Disa gjëra në jetë thjesht duhen përjetuar – dhe nuk shpjegohen kurrë. Dashuria është një gjë e tillë.”
“Kur dashurojmë, ne gjithmonë përpiqemi të bëhemi më të mirë se sa jemi. Kur ne përpiqemi të bëhemi më të mirë se sa jemi, gjithçka rreth nesh bëhet gjithashtu më e mirë.”
“Është mundësia për të realizuar një ëndërr që e bën jetën interesante.”
“Një është i dashur sepse dikush është i dashur. Nuk nevojitet asnjë arsye për të dashuruar./ KultPlus.com
-

Si të shkosh 80 vjeç me kujtesën e një 50-vjeçari? Ja sekreti i ‘Super Ager’
Ka njerëz që, edhe pasi kanë kaluar moshën 80 vjeç, e ruajnë kujtesën e tyre në nivelin e një 50-vjeçari. Shkenca i quan “Super Ager”, një kategori e rrallë e të moshuarve që duket sikur sfidojnë rregullat e plakjes së trurit. Ata janë aktivë, socialë, kureshtarë dhe mbajnë lidhje të forta shoqërore, duke shmangur vetminë dhe duke ushqyer marrëdhënie të shëndetshme.
Studiuesit kanë zbuluar se truri i tyre duket se ka një “mburojë” ndaj rënies së funksioneve njohëse, duke ofruar shpresa të reja për parandalimin e demencës dhe sëmundjeve si Alzheimeri.
Prej 25 vitesh, një ekip i Universitetit Northwestern në Çikago, i udhëhequr nga profesorja Sandra Weintraub, ka studiuar fenomenin e “Super Ager”. Përmes kërkimeve të gjata dhe analizave pas vdekjes, janë identifikuar dy mekanizma të mundshëm mbrojtës:
Rezistenca – mungesa e dëmtimeve tipike të Alzheimerit si pllakat amiloide dhe nyjet tau.
Resilienca – prania e këtyre dëmtimeve, por pa ndikim në funksionet e trurit.Përveç biologjisë, mënyra e jetesës luan një rol vendimtar. “Super Ager” janë “kafshë sociale” që mbajnë mendjen aktive, përballen me sfida dhe nuk humbasin fleksibilitetin mendor.
Ky profil lidhet shpesh me atë të Perennials, një term i shpikur nga sipërmarrësja Gina Pell për të përshkruar njerëz që “mbeten gjithmonë në lulëzim”, pavarësisht moshës. Ata janë të hapur ndaj përvojave të reja, optimistë dhe gjithmonë në kërkim të dijes.
Sipas shkencës, sekreti i “Super Ager” perennial qëndron në kombinimin e një truri biologjikisht të mbrojtur dhe një stili aktiv jete, social e kureshtar, një formulë që mund të bëjë diferencën jo vetëm në pleqëri, por gjatë gjithë jetës.
