Tag: sekrete

  • Arrestohen dy ukrainas në Bukuresht për tentativë sabotazhi

    Arrestohen dy ukrainas në Bukuresht për tentativë sabotazhi

    Dy shtetas ukrainas, të dy nën maskën dhe kontrollin e shërbimeve sekrete ruse, u arrestuan në Bukuresht më parë këtë javë në një operacion që autoritetet e përshkruajnë si një bashkëpunim midis Shërbimeve Sekrete Polake dhe Rumanase.

    Të dy janë akuzuar për tentativë saboti, pasi qëllimi i tyre dyshohet të ketë qenë të vendosin zjarr në këtë zyrë postare duke përdorur një paketë zjarrvënëse.

    Kjo zyrë postare ndodhet në qendër të Bukureshtit, në katin përdhes të një ndërtese banimi, dhe autoritetet rumune thanë se nëse zjarri do të kishte filluar, mund të ishte përhapur edhe në apartamentet sipër.

    Sipas autoriteteve, ata do të përdornin paketa zjarrvënëse të mbushura me pajisje elektronike që lejonin gjurmimin GPS dhe ndezjen në distancë të ngarkesave. Ngarkesat ishin përbërë nga termiti, një përzierje kimike e bërë nga pluhur metalik dhe okside metalesh, e cila pasi ndizet digjet shumë nxehtë.

    Të dy mbeten në paraburgim për të paktën 30 ditët e ardhshme ndërsa prokurorët po hetojnë këtë rast.

  • 8 muaj negociata sekrete mes UEFA-s dhe Superligës, ja ndryshimet që do t’i bëhen Champions-it

    8 muaj negociata sekrete mes UEFA-s dhe Superligës, ja ndryshimet që do t’i bëhen Champions-it

    4 Tetor 2025

    10:01

    Alfred Lleshi

    Superliga ka prezantuar një projekt për të revolucionarizuar futbollin europian, sipas “Mundo Deportivo”, pas 8 muajsh takime sekrete midis UEFA, kompanisë A22 dhe klubeve simbol, Real Madrid e Barcelona. Kohët e fundit është diskutuar largimi i Barçës nga projekti, pasi Champions League e re adreson shumë shqetësime të mëparshme dhe marrëdhëniet me UEFA-n janë përmirësuar.
    Propozimi përfshin dy elementë kryesorë: krijimin e një platforme globale falas, UNIFY, për transmetimin e ndeshjeve dhe ristrukturimin e Champions League. 36 skuadrat do të ndahen në dy grupe sipas renditjes së UEFA-s, ku 18 të parat do të luajnë ndeshje të nivelit të lartë, ndërsa 18 të tjerat do të kenë sfida më të balancuara.
    Faza e eliminimit direkt do të ndryshojë: 8 të parat e Grupit 1 kalojnë direkt në 1/8-at, ndërsa të tjerat dhe më të mirat e Grupit 2 do të luajnë “play off”. Qëllimi është që të rritet cilësia e ndeshjeve që nga raundet e para, duke ofruar mundësi për klubet me renditje më të ulët. UNIFY do të ketë version falas me reklama dhe Premium pa ndërprerje.

  • Trump urdhër vartëses së tij: Godit armiqtë e mi! Demokratët: Po shkojmë në diktaturë

    Trump urdhër vartëses së tij: Godit armiqtë e mi! Demokratët: Po shkojmë në diktaturë

    Artikull i La Repubblica, nga Paolo Mastrolilli
    GLENDALE – “Nuk mund të presim më, në rrezik janë reputacioni dhe besueshmëria jonë”. Me këtë mesazh të thjeshtë në rrjetin e tij social Truth, Donald Trump i dha urdhër sekretares së Drejtësisë, Pam Bondi, të përshpejtojë ngritjen e aktakuzave ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Një shkelje kaq e hapur e frymës së ligjit amerikan, saqë lideri i pakicës demokrate në Senat, Charles Schumer, deklaroi se kjo rrugë çon drejt një diktature.“Kjo është rruga që të çon drejt diktaturës”. Reagim të ngjashëm pati edhe Hillary Clinton.
    Por siç ndodh pothuajse gjithmonë me sfidat e presidentit ndaj rendit kushtetues, republikanët heshtën, të zënë duke nderuar kujtimin e Charlie Kirk, i cili vetë e kishte kritikuar fshehjen e dokumenteve sekrete, lidhur me çështjen “Epstein”. Të premten, kreu i Shtëpisë së Bardhë detyroi të japë dorëheqjen prokurorin e distriktit lindor të Virxhinias, Erik Siebert, sepse nuk kishte ngritur padi ndaj Prokurores së Përgjithshme të shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, e akuzuar për mashtrim me një kredi. James e kishte akuzuar Trump-in dhe kishte fituar një gjyq civil kundër tij, për shkelje të ligjeve tatimore nga kompania e tij, dhe tani ai kërkon hakmarrje.
    Siebert, i emëruar nga vetë presidenti, kishte refuzuar të çonte Letitia James në gjyq, pasi nuk kishte gjetur prova të mjaftueshme. Ai u ndëshkua gjithashtu sepse nuk po e çonte përpara hetimin ndaj ish-drejtorit të FBI-së, Comey. Për më tepër, gjatë procesit të konfirmimit, ai ishte mbështetur edhe nga senatorët demokratë, Warner dhe Kaine. Në fund, Siebert dha dorëheqjen, për të mos shkelur parimet thelbësore të profesionit të tij dhe Trump tani kërkon ta zëvendësojë me ish-avokaten e tij, Lindsey Halligan.
    Trump pretendon se ka të drejtë të përdorë drejtësinë kundër kundërshtarëve të tij, sepse sipas tij, ata e kanë bërë të njëjtën gjë me të – duke e paditur pesë herë. Por ai harron se është dënuar penalisht për çështjen, që lidhet me marrëdhënien me aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, ndërsa hetimet e tjera – si ato për dokumentet sekrete të trafikuara në Mar-a-Lago apo sulmin ndaj Kongresit – kishin baza të forta, por u ndaluan falë shumicës konservatore në Gjykatën e Lartë, e cila në thelb e vendosi atë mbi ligjin. Trump kishte paralajmëruar në fushatën elektorale se mandati i tij i dytë do të bazohej në “hakmarrje”, ndëshkim dhe përndjekje të kundërshtarëve politikë – dhe tani dëshiron të veprojë shpejt. Ai do të veprojë edhe kundër ish-këshilltarit John Bolton, shtëpia e të cilit u bastis nga FBI-ja në kërkim të dokumenteve sekrete apo kundër senatorit demokrat Schiff, fajtor sipas tij për organizimin e procesit të shkarkimit (impeachment).
    Sistemi gjyqësor amerikan ka një “mëkat origjinal”: prokurorët e 93 distrikteve federale emërohen nga presidentët dhe mund të manipulohen nga vullneti i tyre. Zakonisht është përpjekur të ruhet paanshmëria, edhe pse John Kennedy emëroi vëllain e tij Bob si Sekretar të Drejtësisë dhe Nixon shkarkoi prokurorin special, që po hetonte për çështjen Watergate. Menaxhimi i Ministrisë së Drejtësisë është pjesë e kompetencave të ekzekutivit, i cili ka të drejtë të zbatojë programin, për të cilin është zgjedhur. Por nuk kujtohet ndonjë president tjetër, që të ketë qenë kaq i vendosur për ta përdorur këtë fuqi për interesat e tij personale dhe për ta vënë në shënjestër opozitën politike.

  • Formula super sekrete/ Ish-kuzhinieri i McDonald’s zbulon recetën për salcën e hamburgerit të tyre më të famshëm

    Formula super sekrete/ Ish-kuzhinieri i McDonald’s zbulon recetën për salcën e hamburgerit të tyre më të famshëm

    Big Mac, hamburgeri ikonik i McDonald’s, tani ka zbulimin e një misteri që ka mbajtur fansat të kuriozuar për dekada.

    Mike Haracz, ish-shefi i kuzhinës së zinxhirit të ushqimit të shpejtë, ka ndarë në TikTok recetën e salcës sekrete që e bën këtë hamburger kaq të veçantë.

    Përbërësit, thotë ai, janë më të thjeshtë nga sa dikush mund të imagjinonte: majonezë, mustardë e Dyseldorfit, uthull vere të bardhë, salcë e ëmbël, pluhur qepësh, hudhër të grimcuar, piper i bardhë dhe pak piper i kuq për ngjyrë dhe aromë.

    Një kombinim që i jep salcës atë ngjyrë portokalli dhe shijen e njohur pa përdorur ketchup.

    Për të arritur rezultatin perfekt, përbërësit duhet të përzihen mirë dhe të lihen të qëndrojnë të paktën 30 minuta, duke krijuar një salcë të trashë që imiton me besnikëri versionin origjinal të McDonald’s.

    Big Mac mbetet një nga produktet më të dashura të menuve të McDonald’s, duke demonstruar se edhe një recetë e thjeshtë mund të bëhet legjendare.

    @chefmikeharacz Former #mcdonalds corporate chef’s homemade #BigMac sauce #recipe. #FYP #Food #Cooking #DIY #Secret ♬ Aesthetic – Tollan Kim

  • Dosja “McGonigal”, Berisha sërish akuza: Ish-agjenti i FBI përcolli informacionet tek shërbimet sekrete kineze…

    Dosja “McGonigal”, Berisha sërish akuza: Ish-agjenti i FBI përcolli informacionet tek shërbimet sekrete kineze…

    Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë dje një sërë akuzash të forta lidhur me një skandal ndërkombëtar të pretenduar, në të cilin sipas tij përfshihen emra të njohur si ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të shërbimeve sekrete kineze. Sipas Berishës, më 9 shtator 2017, McGonigal, i identifikuar në dokumentet e brendshme si “Eye One”, ka zhvilluar një darkë private me kryeministrin Rama në Tiranë. Në këtë takim, Berisha pretendon se ka qenë i pranishëm edhe Dorian Duçka, këshilltar i afërt i Ramës dhe zyrtar i qeverisë me pasaportë diplomatike.
    “Pas kësaj darke, McGonigal i dërgon mesazh eprorëve të tij se ishte me kryeministrin e Shqipërisë dhe se po diskutonin për reformën në drejtësi. Por në realitet, në këtë takim ai kërkoi nga Rama që t’i hiqej licenca një kompanie ruse dhe t’i jepej një kompanie tjetër, gjithashtu ruse”, u shpreh Berisha dje gjatë një konference për mediat nga selia blu. Më tej Berisha shton se McGonigal vepronte në interes të oligarkut rus Oleg Deripaska, i cili, sipas tij, ishte përfaqësuar në këtë proces përmes McGonigal dhe bashkëpunëtorit të tij Shestakov. Por ajo që Berisha e cilëson si “dimensioni kinez” i këtij skandali shfaqet dy ditë pas takimit në Tiranë, kur sipas tij, Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, takohet në Irlandë me përfaqësues të një korporate kineze – konkretisht me Patrick Ho dhe Jang Xemin.
    “Në atë takim u diskutuan informacionet që McGonigal kishte dhënë për t’u përcjellë tek shërbimet sekrete kineze, përmes agjentit të tyre të infiltruar, Dorian Duçka”, tha Berisha. Sipas Berishës, dokumente të zbardhura nga gjykata në SHBA tregojnë se korporata kineze kishte lidhje të drejtpërdrejta me Hunter Biden, i cili merrte pagesa të mëdha nga kjo kompani. Ndërkohë, Duçka, siç tha ai, merrte një “rrogë mujore prej 50 mijë dollarësh” nga e njëjta korporatë. Berisha shtoi se sipas Inspektorit të Përgjithshëm në SHBA, FBI kishte ngritur një rrjet për të arrestuar të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë, përfshirë Patrick Ho, Jang Xemin dhe Dorian Duçkën. “Kjo është një çështje që prek sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, por që përfshin drejtpërdrejt Edi Ramën dhe strukturat më të larta të qeverisë së tij. Tashmë nuk është vetëm një çështje amerikane, por edhe shqiptare”, përfundoi Berisha.

  • Kush është Marta Kos, entuziastja e Edi Ramës

    Kush është Marta Kos, entuziastja e Edi Ramës

    Marta Kos është e para komisionere e BE-së që ka patur një të shkuar me shërbimet sekrete jugosllave.

    Si e tillë kandimi i saj për Komionere e BE-së u shoqërua me një stuhi të vërtetë politike në Lubjanë dhe Bruksel. Kryetarja e delegacionit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Slloveni, Romana Tomc, e ka cilësuar këtë zgjedhje si “krejtësisht të papranueshme” dhe “problematike” për PPE-në, duke ngritur dyshime mbi të kaluarën e Kos dhe mbi aftësitë e saj për të përballuar një rol të tillë ekzekutiv.

    Sipas Tomc, Kos jo vetëm që nuk ka përvojën e nevojshme menaxheriale për të marrë një detyrë të këtij niveli, por mbart edhe një hije të së kaluarës: lidhjet e dyshuara me UDBA-n, policinë sekrete të ish-Jugosllavisë. Për të ilustruar skandalin, ajo bëri një krahasim të fortë: “A mund ta imagjinoni që në Gjermani të propozohej një ish-bashkëpunëtor i STASI-t si komisioner?”.

    Ky kundërshtim ka nervozuar edhe eurodeputetë të tjerë, që shprehen të shqetësuar nga ideja e rikthimit të njerëzve me lidhje të errëta në zemër të institucioneve europiane.

    Procesi i emërimit të saj u kthye në një përplasje të hapur politike në Slloveni. 

    Fillimisht, qeveria kishte propozuar Tomaž Vesel, ish-kryetar i Gjykatës së Auditorëve, por në minutën e fundit u tërhoq dhe u zëvendësua me Marta Kos. Kjo kthesë e papritur, që ndodhi pas presionit të Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen për të dërguar një grua, ndezi akuzat e opozitës për mungesë transparence dhe përulje të kryeministrit Robert Golob ndaj Brukselit.

    Kundërshtimi ndaj Kos ishte aq i fortë sa opozita sllovene kërkoi shpjegime se pse Vesel hoqi dorë, ndërsa kryetari i Komisionit parlamentar, Franc Breznik, ka shtyu seancën dëgjimore për Kos deri në dy javë, derisa të sqarohen rrethanat. Për PPE-në sllovene, fajtor për këtë ngërç u cilësua kryeministri Golob, të cilin Tomc e quajti “kryeministri më i dobët në BE” dhe tërësisht i kontrolluar nga von der Leyen.

    Ky bllokim vuri në pikëpyetje jo vetëm imazhin e Sllovenisë, e cila mund të shihet si “shqetësuese” e Unionit, por edhe planet e vetë Komisionit për shpërndarjen e portofolave.

    Në këtë skenë të tensionuar, spikat edhe një detaj interesant: Marta Kos është e njohur për simpatinë e saj për kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin gajaset shpesh nëpër takime ndërkombëtare. 

    E shkuara e saj e errët dhe preferencat okulte të së tashmes hpjegojnë qartë pse emri i saj ngjall jo pak reagime në qarqe të ndryshme europiane.

    Me pak fjalë: Marta Kos, nuk është thjesht një Komisionere e radhës e BE-së, por një figurë e diskutueshme që përmbledh në vetvete tensionet mes Lubjanës, Brukselit dhe historisë së pashlyer të shërbimeve sekrete jugosllave.

  • Përgjime politike në Maqedoni? Mickoski: Shërbimet sekrete punonin për qeverinë, më përgjonin…

    Përgjime politike në Maqedoni? Mickoski: Shërbimet sekrete punonin për qeverinë, më përgjonin…

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka pretenduar se gjatë mandatit të tij si udhëheqës i opozitës kryesore, nga viti 2019 deri në vitin 2024, ai është monitoruar sistematikisht nga shërbimet sekrete të vendit. Ai tha se shërbimet sekrete kanë monitoruar gjithashtu biznesmenë dhe gazetarë të ndryshëm gjatë kësaj periudhe.

    “Është fakt që, ndërsa ishim në opozitë, si Agjencia e Inteligjencës [AR] ashtu edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare [ANB] ishin të përfshira plotësisht me partinë më të madhe opozitare në atë kohë dhe me mua”, tha Mickoski.

    Kreu i shërbimit sekret të vendit (Shërbimi i Sigurisë Kombëtare), Bojan Hristovski, deklaroi se ish-kreu i Shërbimit, Viktor Dimovski, dhe një grup bashkëpunëtorësh të tij të ngushtë kishin urdhëruar mbikëqyrjen e Hristijan Mickoskit, si dhe të një numri gazetarësh dhe biznesmenësh, të cilët i konsideronin “të rrezikshëm” për qeveritë e asaj periudhe (qeveritë socialdemokrate të Zoran Zaevit dhe Dimitar Kovačevskit).

    Hristovski shtoi se Shërbimi i Sigurisë Kombëtare tashmë i ka dërguar Prokurorisë së vendit tre raporte me prova që konfirmojnë akuzat për mbikëqyrje. Prokuroria njoftoi nisjen e një hetimi paraprak për të hetuar akuzat për mbikëqyrje të Mickoskit, gazetarëve dhe biznesmenëve.

    Megjithatë, si Mickoski ashtu edhe Hristovski shmangën dhënien e detajeve ose provave për të verifikuar pretendimet e tyre, duke sqaruar se dokumentet përkatëse janë të klasifikuara dhe nuk mund të bëhen publike.

    Nga ana e tij, ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, i mohoi kategorikisht akuzat, duke deklaruar se shërbimet sekrete nuk e kishin monitoruar Hristijan Mickoskin gjatë periudhës në fjalë. Ai madje i bëri thirrje menaxhmentit aktual të Shërbimit që të vazhdojë me deklasifikimin e dokumenteve përkatëse, nëse ka prova të tilla.

    Nga ana e tij, kreu i Partisë Social Demokratike (SDSM) në opozitë, Venko Filipce, shprehu shqetësim se akuzat mund të çojnë në një “gjueti shtrigash” dhe bëri thirrje për deklasifikimin e dokumenteve në mënyrë që të sqarohet situata dhe të shmanget tensioni i mëtejshëm politik.

    Hristian Mickoski është kreu i partisë VMRO-DPMNE, e cila është partia kryesore konservatore në Maqedoninë e Veriut. Që nga viti 2017, ai ka udhëhequr opozitën në vend, duke kritikuar shpesh qeverinë e Zoran Zaev dhe Social Demokratëve (SDSM). Ai mori detyrën si Kryeministër i vendit në qershor 2024.

    Maqedonia e Veriut ka një histori “të pasur” të mbikëqyrjes së paligjshme. Skandali më i madh i tillë u zbulua në vitin 2015 nga udhëheqësi i atëhershëm i opozitës kryesore të vendit, Zoran Zaev, i cili paraqiti publikisht prova për muaj të tërë që vërtetonin se qeveria e atëhershme e VMRO-së me kryeministrin Nikola Gruevski kishte monitoruar afërsisht 20,000 njerëz për vite me radhë, përfshirë politikanë, biznesmenë, gjyqtarë, diplomatë të huaj, etj. Zbulimet e Zaevit ishin një shkas për zhvillime dhe protesta masive antiqeveritare, të cilat, dy vjet më vonë, në vitin 2017, çuan në rënien e regjimit të Nikola Gruevskit.

  • Si u kthyen kontratat sekrete të AKSHI-t në fitime marramendëse për ABS dhe Gerond Meçen, pagesa mujore prej…

    Si u kthyen kontratat sekrete të AKSHI-t në fitime marramendëse për ABS dhe Gerond Meçen, pagesa mujore prej…

    Kontratat sekrete të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë krijuar një realitet të ri në fushën e prokurimeve publike, ku një numër i kufizuar kompanish përfitojnë shuma marramendëse pa konkurrencë reale. Analizat e bëra mbi tenderat e vitit 2024 tregojnë një përqendrim ekstrem të fondeve tek pak operatorë të privilegjuar, duke e kthyer AKSHI-në në një “oligopol të frikshëm”. Vetëm dy kompani kryesore – Soft & Solution dhe Fastech fituan 6 nga 8 tenderët e mëdhenj të AKSHI-t në gjysmën e parë të 2024. Sipas të dhënave nga thesari i shtetit, nga 28.3 milion € total tendera të finalizuar nga AKSHI në periudhën janar–gusht 2024, 26.7 milion € (94%) u fituan nga këto dy kompani. Kjo do të thotë që për çdo 100 lekë të shpenzuara nga AKSHI, 94 lekë shkojnë vetëm tek Soft & Solution dhe Fastech. Një përqendrim i tillë i jashtëzakonshëm i fondeve publike te dy operatorë është i paprecedentë në historinë e tenderave në Shqipëri.
    Tenderat
    Soft & Solution shpk (administrator Ermal Beqiri) dhe Fastech shpk janë bërë fitueset seriale të projekteve kyçe të AKSHI-t. Përveç rasteve të përmendura (platforma e-Albania, sistemi i nënshkrimit elektronik, e-Leje, etj.), këto kompani kanë siguruar edhe kontrata të tjera, si regjistri i noterisë elektronike (i fituar nga Fastech për 2.5 milion €) dhe sistemi i informacionit për arsimin e lartë (fituar nga Soft & Solution për 1.8 milion €). Edhe mirëmbajtja e portaleve qeveritare apo sistemeve të ndryshme shpesh u besohet po këtyre operatorëve në mënyrë të përsëritur. Është vënë re se i njëjti tender mirëmbajtjeje, me vlerë rreth 1.9 milion €, i është dhënë të njëjtit operator disa herë në periudha të ndryshme (p.sh. në vitet 2020, 2022 dhe 2024) me po të njëjtën shumë. Kjo ngre dyshime të forta për një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e tregut, ku tenderi ribëhet formalisht por fituesi mbetet i pandryshuar, si një formë e monopolizimit të kontratave publike. Në një rast tjetër, kontrata për portalin e-Albania (vlerë 4.5 milion €) u shoqërua me akuza për favorizim: AKSHI skualifikoi ofertën më të lirë dhe shpalli fitues bashkimin Soft & Solution/Fastech me ofertë më të shtrenjtë, vendim që sipas opozitës i kushtoi buxhetit dhe ngriti dyshime për paracaktim të fituesit. Përveç Soft & Solution dhe Fastech, edhe kompani të tjera “të preferuara” janë identifikuar në këtë skemë. Image & Communications Development shpk, e zotëruar nga z. Igli Gjelishti, është një tjetër fituese e shpeshtë e tenderave të AKSHI-t – shpesh si kontraktore kryesore ose pjesë e bashkimeve të operatorëve. Kjo kompani (e krijuar në 2010, me rritje të ndjeshme të xhiros pas 2015) ka fituar thuajse të gjitha tenderat e mëdhenj ku ka marrë pjesë, gjë që e bën “të parapëlqyerën” e drejtueses Karçanaj sipas denoncimeve publike. Për shembull, në tenderin e vitit 2020 për sistemin e monitorimit tatimor të përmendur më sipër, Image & Communications u shpall fitues (së bashku me një kompani tjetër, IVA Elektronik, të fushës së kasave fiskale). Emri i Igli Gjelishtit është lidhur me grupe interesi pranë qeverisë; ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar si pjesë të “klanit” që fiton tendera me bekimin e zyrtarëve të lartë, madje duke e quajtur “Gjelishti i Karlo Malavitës” në akuzat e tij politike.
    Kontratat sekrete
    Një tjetër aktor kryesor është Advanced Business Solutions (ABS) shpk, e drejtuar nga z. Gerond Meçe. ABS ka përfituar dhjetëra kontrata, veçanërisht në fushën e mirëmbajtjes së sistemeve qeveritare, shpesh të klasifikuara si sekrete. Të dhënat e Thesarit tregojnë mbi 800 transaksione nga institucione publike drejt ABS, me rreth 43 milion € të paguara për shërbime mirëmbajtjeje, instalime sistemesh, pajisje IT, etj., gjatë viteve të fundit. Vetëm nga AKSHI, ABS ka siguruar pagesa mesatare prej ~180 mijë € në muaj në vitet e fundit falë një sërë kontratash sekrete. Një prej tyre është kontrata sekrete për mirëmbajtjen e infrastrukturës së centralizuar dhe qendrës së të dhënave qeveritare, nënshkruar në verë 2023, ku ABS paguhet 142 mijë € në muaj. Kjo kontratë ishte thjesht për shpenzime personeli (pagat e inxhinierëve), pa pajisje apo investime kapitale, dhe rezulton se i ka mundësuar ABS të mbulojë të gjithë fondin e pagave mujore (vlera e deklaruar e pagave të kompanisë është 128 mijë €/muaj) dhe të ketë rreth 14 mijë € fitim neto mujor vetëm nga kjo marrëveshje. Përveç kësaj, ABS merr edhe 3 pagesa të tjera mujore nga AKSHI për kontrata sekrete mirëmbajtjeje (mes 11–18 mijë € secila), duke e çuar totalin mujor në 180 mijë €. Rasti i ABS ilustron sesi kontratat sekrete janë kthyer në “miniera ari” për një grusht kompanish të lidhura, me fitime marramendëse dhe pa konkurrencë.

  • AKSHI i Mirlinda Karçanajt makineria e korrupsionit, nga 20 kontrata sekrete në 2008-2013, në 236 deri në 2018…

    AKSHI i Mirlinda Karçanajt makineria e korrupsionit, nga 20 kontrata sekrete në 2008-2013, në 236 deri në 2018…

    Vazhdon hetimi i gazetës Sot mbi keqpërdorimet e fondeve publike dhe mungesën e transparencës në institucionet shtetërore, dhe rasti i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt del si një nga më shqetësuesit. Që prej vitit 2015, ky institucion ka shpërndarë miliarda lekë nëpërmjet tenderave të dyshimtë, ku dominojnë kontratat e klasifikuara si “sekret shtetëror”, gara me konkurrencë fiktive dhe fitues të dyshuar si të paracaktuar. AKSHI është kthyer në një mekanizëm prokurimesh me ritme dhe shifra marramendëse, ku kompania fituese shpesh dihet paraprakisht, ndërsa ofertuesit e tjerë shërbejnë vetëm për të justifikuar formalisht “konkurrencën”. Kjo situatë është lehtësuar nga përdorimi në rritje i procedurave të mbyllura dhe klasifikimit të kontratave si sekrete, duke kufizuar transparencën dhe llogaridhënien.
    Të dhënat
    Pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama (2013 e në vijim), përdorimi i klasifikimit “sekret shtetëror” në prokurime publike u rrit në mënyrë dramatike. Sipas të dhënave zyrtare, numri i kontratave të klasifikuara sekret u shtua eksponencialisht pas vitit 2014. Në periudhën 2008–2013 (qeverisja e mëparshme) u klasifikuan vetëm 20 kontrata gjithsej, ndërsa gjatë viteve 2013–2018 u klasifikuan 216 kontrata. Viti 2018 shënoi rekord historik me 76 kontrata sekrete, ku përfshiheshin edhe kontratat e AKSHI-t. Vetë AKSHI u shqua ndër institucionet civile për përdorimin e kësaj praktike, duke klasifikuar 18 tendera sekretë në 2017 dhe 28 të tillë në 2018 – një rekord i padëgjuar, po të kemi parasysh se edhe vetë agjencitë e inteligjencës klasifikuan shumë më pak kontrata gjatë atyre viteve. Statistika nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) tregojnë se deri në vitin 2018, autoritetet publike mbanin të klasifikuara 236 kontrata gjithsej. AKSHI, si një nga të paktat agjenci civile me të drejtë ligjore për tendera sekretë, kontribuoi ndjeshëm në këtë shifër. Për tenderat e klasifikuar nuk shpallet asnjë njoftim publik; i vetmi informacion i gjurmueshëm janë pagesat e regjistruara në thesarin e shtetit. Të dhënat e Open Data Albania tregojnë se gjatë viteve 2019–2024 AKSHI ka kryer 1,122 transaksione thesari për kontrata sekrete, me vlerë totale rreth 6.64 miliardë lekë (afro 55 milionë €). Këto fonde janë kanalizuar zakonisht me negocim direkt dhe pa garë të hapur tek një grup i kufizuar kontraktorësh të certifikuar për informacione sekrete. Pra, një pjesë e madhe e parasë publike për ICT është alokuar në mënyrë jotransparente. Për pasojë, procedurat e hapura konkurruese nuk dominojnë praktikën e AKSHI-t; përkundrazi, një pjesë e konsiderueshme e fondeve jepen me procedura të kufizuara ose pa konkurrencë efektive (negocime të mbyllura, klasifikime), çka shpjegon edhe numrin tejet të ulët të ofertuesve mesatarë në tenderët e AKSHI-t.
    Gara fiktive
    Mungesa e konkurrencës reale është kthyer në normë në tenderimet e AKSHI-t. Të dhënat tregojnë se shpesh në garë paraqitet vetëm 1 ofertues real, ose konkurrenca është thjesht formale. Mesatarja e ofertave për tender në AKSHI është vetëm rreth 1–2 oferta, ndërkohë që mesatarja kombëtare është shumë herë më e lartë. Një fenomen shqetësues është “gara fiktive”, ku në letra figurojnë disa konkurentë, por në realitet vetëm njëri dorëzon ofertë të vlefshme. Kjo është vënë re në shumë raste vitet e fundit. Për shembull, në një tender të vitit 2020 për sistem monitorimi për inspektorët tatimorë (fond ~106 milionë lekë), u regjistruan dy kompani pjesëmarrëse, por vetëm njëra dorëzoi ofertë financiare – duke fituar kontratën me 94% të fondit limit. Kompania tjetër thjesht plotësoi numrin, pa paraqitur ofertë konkrete, çka nënkupton se fituesi ishte paracaktuar dhe gara u zhvillua vetëm sa për fasadë.

  • Kontrata sekrete paramartesore e Cristiano Ronaldos me Georginën? Ja çfarë merr ajo nëse ndahen

    Kontrata sekrete paramartesore e Cristiano Ronaldos me Georginën? Ja çfarë merr ajo nëse ndahen

    Cristiano Ronaldo mund të jetë duke u përgatitur për dasmën më glamuroze të vitit, por pas kësaj romance fshihet një marrëveshje paramartesore mahnitëse me Georgina Rodríguez.
    Sipas thashethemeve që qarkullojnë në mediat spanjolle, legjenda e Real Madridit ka nënshkruar një marrëveshje sekrete, me qëllim mbrojtjen e të dyja palëve në rast ndarjeje.
    Ja çfarë thuhet se do të përfitonte Georgina nëse çifti do të ndahej ndonjëherë:
    Ndihmë mujore prej 121,000 dollarësh për shpenzimet e saj personale.
    5.6 milionë dollarë në pasuri të paluajtshme, përfshirë prona në Madrid dhe Lisbonë.
    Një pension të përjetshëm prej rreth 110,000 dollarësh në muaj.
    Mbështetje për fëmijët me një shumë prej 500,000 dollarësh në muaj, për të siguruar ruajtjen e stilit të tyre luksoz të jetesës.
    2 milionë dollarë në vit për “mirëmbajtjen e stilit të jetës”, që përfshin stafin personal, veshjet dhe kujdesin estetik.
    Dy makina luksoze të zgjedhura nga koleksioni personal i Ronaldos.
    Fluturime private të klasit të parë të mbuluara plotësisht, si dhe dy pushime luksoze çdo vit.
    As Cristiano Ronaldo dhe as Georgina Rodríguez nuk e kanë konfirmuar ekzistencën e kësaj marrëveshjeje paramartesore, por spekulimet tashmë kanë ndezur tabloidët dhe rrjetet sociale.
    Për momentin, çifti është i fokusuar te dasma e tyre e shumëpritur – por fansat nuk ndalojnë së pyeturi: A është kjo martesa më e shtrenjtë në historinë e futbollit?