Në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, gazetari Poli Hoxha tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u ka kërkuar deputetëve që të mos shfaqen në publik me kostume nga 5 mijë euro.
Deklaratën e tij e komentoi edhe deputeti demokrat Gjin Gjoni, i cili tha se nuk ishte në dijeni të kësaj deklarate, teksa shtoi me ironi se ndoshta Noka ‘i di edhe cilësitë e kostumeve’, tha ai për gazetarin Andrea Danglli.
Gjoni gjithashtu replikoi edhe me pedagogen Arsejda Gjyli, të cilës i tha se byzylyku Hermes që ajo mbante, ndoshta nuk ishte shumë i përshtatshëm në politikë, pasi sipas tij, te qytetarët duhet të paraqitesh në mënyrë sa më të thjeshtë.
Hoxha: Keni ndonjë problem vetë ju si opozitë? Se lexova disa debate në grup. Se kishte bërë edhe kritika Sekretari i Përgjithshëm për kostumet nga 5 mijë euro.
Gjoni: Nuk isha në mbledhje se isha në një seminar. Sekretari i Përgjithshëm ndoshta i di edhe cilësitë e kostumeve. Edhe unë nuk arrij t’i dalloj. Unë nuk jam për këtë, sepse ne jemi parti e djathtë, jemi parti e kapitalit. Ku ta gjejmë që deputetët e PD të kenë një mirëqenie. Pse? Sepse nuk do shkojnë për të futur duart në xhepat e qytetarëve. Por nga krahu tjetër, patjetër që PD është një parti opozitare dhe luksin…
Hoxha: Është edhe partia e 12 viteve e njerëzve që nuk kanë bukë të hanë tani.
Gjyli: Ishte një xhest i një zyrtari të lartë në Francë, i cili hoqi orën e shtrenjtë për të dalë para kamerave. Nëse është pasuri e justifikuar, ti nuk ke pse e heq.
Gjoni: Pasuri e justifikuar, por ai ndoshta kërkon të jetë sa më ambull para njerëzve. Sepse normalisht ne e dimë aspekte që japin një ndikim në publik. Ai byzylyku Hermes i joti po të ishe në politikë ndoshta nuk shkonte.
Gjyli: Po e njeh prandaj, fakti që ju e njihni…
Tag: sekretari
-

“Mos u vishni me kostume mijëra euro”, Gjin Gjoni përgjigje Nokës: Ku ta gjejmë që deputetët e PD të kenë një mirëqenie
-

Tensionet me Venezuelën, Trump dërgon luftëanijet në Karaibe
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka urdhëruar dërgimin e një grupi sulmues të transportuesve të avionëve nga Evropa drejt rajonit të Karaibeve, në kuadër të një operacioni të gjerë të forcave të armatosura amerikane në atë zonë.
Sipas njoftimit zyrtar nga Pentagon, grupi sulmues ‘Gerald R. Ford’, së bashku me krahun ajror të lidhur me të, po dërgohet për të ‘çmontuar organizatat kriminale transnacionale dhe për të luftuar narkoterrorizmin’. Deklarata është bërë publike nga Sekretari i Shtypit i Pentagonit, Sean Parnell, përmes një postimi në platformën X.
Luftëanija ‘Gerald R. Ford’ ishte ankoruar pranë portit të Splitit, në Kroaci, më 21 tetor, çka e vendoste më shumë se 5,000 milje larg Karaibeve. Kjo do të thotë se grupit do t’i duhen disa ditë për të mbërritur në pozicion për çdo veprim të mundshëm ushtarak.
Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se dislokimi i forcave është pjesë e një fushate kundër trafikimit të drogës. Sipas CNN, Presidenti Donald Trump ka shqyrtuar gjithashtu mundësinë e sulmeve të drejtpërdrejta ndaj Venezuelës.
‘Gerald R. Ford’ cilësohet si luftëanija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në botë, dhe përbën krenarinë e flotës amerikane.
Në një deklaratë të dhënë mëngjesin e së premtes, Sekretari Hegseth njoftoi gjithashtu se forcat amerikane kishin kryer gjatë natës një sulm ndaj një anijeje që, sipas tij, operonte nga një kartel droge dhe kontrabandonte narkotikë në Karaibe.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë sulm janë vrarë gjashtë persona, duke e çuar në 43 numrin e përgjithshëm të të vrarëve dhe në 10 numrin e anijeve të shkatërruara, që prej fillimit të fushatës ushtarake muajin e kaluar.
-

Armëpushimi në Gaza, Sekretari i SHBA-së, Rubio: Nuk ka plan B, Hamasi duhet të dorëzojë armët
Sekretari i SHBA-së, Marco Rubio, mbërriti të enjten në Izrael si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të normalizuar situatën në Gaza pas shpalljes së armëpushimit.
Në fjalimin e mbajtur në Izraelin jugor, Rubio e përshkroi koordinimin e armëpushimit si një mision historik, duke theksuar se SHBA dhe partnerët e saj po punojnë për ta ruajtur atë, për të ofruar ndihmë humanitare dhe për t’u përgatitur për hyrjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, në Rripin e Gazës.
“Ky është një mision historik. Zbatimi i planit nuk do të jetë një proces linear. Do të ketë ulje-ngritje dhe trazira, megjithatë kemi arsye të forta për optimizëm për progresin që është bërë”, tha Rubio nga Qendra e Koordinimit Politiko-Ushtarak SHBA-Izrael në Izraelin jugor.
Rubio po ashtu nënvizoi se Izraeli nuk ka nevojë për lejen e SHBA-së për të rifilluar luftën nëse Hamasi vazhdon të paraqesë një kërcënim, duke theksuar se plani aktual i armëpushimit është më i miri dhe i vetmi plan.
“Nuk ka plan B. Ky është plani më i mirë dhe i vetëm që mund të ketë sukses”, deklaroi ai.
Sa i përket çarmatosjes të Hamasit, Rubio theksoi se “nëse Hamasi refuzon të heqë armët, kjo do të ishte një shkelje e marrëveshjes dhe do të duhej të zbatohej”.Top Channel
-

Sekretari amerikan paralajmëron Rusinë: Nëse nuk ndaloni agresionin në Ukrainë o keni kosto
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, tha të martën se SHBA-të dhe aleatët e saj do të marrin masat e nevojshme për të “imponuar kosto ndaj Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm” nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon.
“Nëse na duhet të marrim këto masa, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është gati t’i ndërmarrë ato. Nëse na duhet të ndërmarrim atë hap, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është gati të bëjë detyrën e tij në mënyra që vetëm SHBA-të mund t’i bëjnë”, tha Hegseth gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, aleatit të Kievit, në selinë e NATO-s.
Deklarata e Hegseth vjen pas rritjes së presionit mbi shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ndërkombëtarët për të rritur presionin mbi Moskën, në mënyrë që të arrijë një armëpushim me Ukrainën.
Thirrjet për arritjen e paqes në Ukrainë janë rritur akoma më shumë pasi Trump nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit në Gaza mes Hamasit dhe Izraelit.Top Channel
-

Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron Moskën: Nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon, Rusia do ketë kosto!
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se SHBA-të dhe aleatët e saj do të marrin masat e nevojshme për të “imponuar kosto ndaj Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm”, nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon.
“Nëse na duhet të marrim këto masa, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është gati t’i ndërmarrë ato. Nëse na duhet të ndërmarrim atë hap, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është gati të bëjë detyrën e tij në mënyra që vetëm SHBA-të mund t’i bëjnë”, tha Hegseth.
Deklarata e tij u bë gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, aleatit të Kievit, në selinë e NATO-s.Më herët, edhe presidenti Donald Trump paralajmëroi Rusinë për zhvillimet e fundit dhe mospranimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën, duke u shprehur ndër të tjera se “Putin nuk po tregohej djalë i mirë” në këtë rast.
-

Dy vite nga sulmi i Hamasit, Rubio: SHBA-të janë të vendosura të parandalojnë një përsëritje të 7 tetorit
Në një deklaratë për përvjetorin e dytë të sulmeve të Hamasit (7 tetor 2023) Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio tha se vendi i tyre do të bëj gjithçka që një sulm të tillë të mos ndodhë përsëri.
Shtetet e Bashkuara riafirmojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, për t’u mbrojtur dhe për të siguruar sigurinë e popullit të tij. Ndërsa Shtetet e Bashkuara shënojnë këtë përvjetor tragjik dhe nderojnë viktimat, ne ripërtërijmë vendosmërinë tonë për të parandaluar që një e keqe e tillë të ndodhë përsëri”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump”, vazhdoi Rubio, “Amerika po udhëheq përpjekjet për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve, për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Gaza dhe për të promovuar një paqe të qëndrueshme që siguron jo vetëm sigurinë e Izraelit, por edhe paqen dhe prosperitetin brez pas brezi për rajonin. Ky vizion i stabilitetit, sigurisë dhe një të ardhmeje të lirë nga terrori është në zemër të Planit 20-Pikësh të Presidentit.”
“Që nga 7 tetori 2023,” përfundoi Sekretari i Shtetit, “kemi qenë gjithashtu dëshmitarë të një rritjeje shqetësuese të antisemitizmit që kërcënon komunitetet hebraike në të gjithë botën. Siç e kam thënë, nuk ka kompromis me antisemitizmin. Ne vazhdojmë të dënojmë të gjitha aktet e terrorizmit dhe antisemitizmit kundër Izraelit dhe i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të qëndrojë pranë Izraelit në këtë përvjetor të dhimbshëm.” -

Trump takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, në fokus zgjidhja e luftës në Ukrainë dhe në Gaza
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Sekretari i Përgjithshëm i uroi mirëseardhjen presidentit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara dhe kujtoi “kontributin e gjatë dhe dinamik” të Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e Organizatës dhe shprehu “mirënjohje për këtë mbështetje që nga themelimi i OKB-së”.
Ata diskutuan zhvillimet aktuale ndërkombëtare, me theks të veçantë në luftën në Ukrainë.Trump meets with UN Secretary-General Guterres.pic.twitter.com/z9Q0V2AiKl
— Clash Report (@clashreport) September 23, 2025Sekretari i Përgjithshëm pranoi “përpjekjet e Presidentit Trump për të zgjidhur konfliktet në të gjithë botën” dhe shprehu “gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të punuar me Shtetet e Bashkuara në ndjekje të paqes”.
Top Channel
-

Sekretari i Këshillit bashkiak letër Veliajt: Nuk ka asnjë vendim ndalimi për prezencën tuaj!
Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës i është drejtuar me një letër kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Në letër thuhet se nuk është marrë asnjë vendim që ndalon pjesëmarrjen apo prezencën e Veliajt në mbledhjen e sotme të Këshillit, ku pritet shkarkimi i Veliajt.Sekretari Behar Zeneli shkruan në letër se Veliajt nuk i ndalohet pjesëmarrja në mbledhjen e sotme, por në rast pamundësie kundërshtitë e tij për shkarkimin mund t’i dërgojë me shkrim.
-

Urdhri i Ramës/ Sekretari i Këshillit bashkiak letër Veliajt: Si të vish si të mos vish, je i shkakruar
Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës i është drejtuar me një letër kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, ku sqaron se nga ana e institucionit që ai përfaqëson nuk është marrë asnjë vendim që ndalon pjesëmarrjen apo prezencën e tij në mbledhjen e sotme të Këshillit, ku pritet shkarkimi i Veliajt.
Edhe një ditë më parë i është dërguar letër Veliajt ku i kërkohet prezenca ose dërgimi me shkrim i pretendimeve të tij.
Dokumenti:
-

Sekretari i Përgjithshëm i RCC thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe besimit në Forumin e Lidhjes në Tiranë 2025
Tiranë, 17 Shtator 2025 – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, foli sot në Forumin e Lidhjes në Tiranë 2025, duke iu drejtuar liderëve, zyrtarëve dhe ekspertëve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani Perëndimor.
Në fjalën e tij, Kapetanoviç theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, besimit dhe kohës së duhur për avancimin e agjendës së integrimit evropian të rajonit, duke u bazuar në gjetjet e sondazheve kryesore të RCC-së – Barometri i Ballkanit dhe SecuriMetri – të cilat pasqyrojnë njëkohësisht optimizëm dhe padurim tek qytetarët.
“Qytetarët tanë po na thonë dy gjëra në të njëjtën kohë: ata janë optimistë për atë që Evropa mund të sjellë, por njëkohësisht janë të shqetësuar nëse kjo do të ndodhë me kohë. Prandaj Këshilli për Bashkëpunim Rajonal përqendrohet në shndërrimin e optimizmit në rezultate konkrete – uljen e tarifave të roaming-ut, lehtësimin e tregtisë, forcimin e mobilitetit, avancimin e aftësive digjitale. Këto janë rezultate të prekshme që ndërtojnë besim, kredibilitet dhe qëndrueshmëri,” tha Kapetanoviç.
Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së theksoi rolin e Këshillit si një urë rajonale, që lidh vendet anëtare të BE-së dhe aspirantët përmes nismave si Tregu i Përbashkët Rajonal 2025–2028 dhe Agjenda e Gjelbër, duke përgatitur rajonin njëkohësisht për sfidat e së ardhmes, si transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale.
Kapetanoviç shtoi: “Optimizmi i kujdesshëm nuk është naivitet. Do të thotë të jesh realist për rreziqet, por të refuzosh paralizën. Zgjerimi nuk duhet të mbahet mend si lodhje, por si rinovim i Evropës – me Evropën Juglindore në qendër të saj”.
Në kuadër të Forumit, Sekretari i Përgjithshëm Kapetanović u takua me Ministren e emëruar për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalli. Ata diskutuan për rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, prioritetet e bashkëpunimit rajonal dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit në ofrimin e përfitimeve konkrete për qytetarët.