Tag: sekretari

  • “Tarifat do qëndrojnë”, sekretari amerikan i Tregtisë: Ishujt e pabanuar i taksuam që të mos përdoren si shteg nga të tjerët

    “Tarifat do qëndrojnë”, sekretari amerikan i Tregtisë: Ishujt e pabanuar i taksuam që të mos përdoren si shteg nga të tjerët

    Sekretari amerikan i tregtisë, Howard Lutnick, tha se tarifat e vendosura nga Donald Trump do të qëndrojnë “për ditë dhe javë”.

    “Nuk ka shtyrje. Tarifat patjetër do të vazhdojnë të qëndrojnë në vend për ditë dhe javë”, tha Lutnick.
    Ai tha gjithashtu se disa ishuj djerrë, duke përfshirë Ishujt Heard dhe McDonald, të cilët gjithashtu janë goditur nga tarifat e Trump dhe janë të populluar kryesisht nga pinguinët, janë përfshirë në listë, në mënyrë që vendet mos të mund t’i përdorin ato si shteg.
    “Ajo që ndodh është, nëse lini ndonjë gjë jashtë listës, vendet që përpiqen t’i bëjnë arbitrazh Amerikës, kalojnë nëpër ato vende tek ne”, tha ai.

    Top Channel

  • Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Jemi të fokusuar për një Ballkan të qetë e të qëndrueshëm

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Jemi të fokusuar për një Ballkan të qetë e të qëndrueshëm

    Një Ballkan Perëndimor i qetë dhe i qëndrueshëm mbetet në fokus të NATO. Kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte në fjalën e tij para Samitit dyditor që po mbahet në Bruksel.

    ‘Është një nga çështje që jemi fokusuar të gjithë. Siç edhe e dini, unë kam qenë në Sarajevë dhe në Prishtinë, së fundmi kisha edhe diskutime edhe me presidentin e Serbisë këtu në Bruksel.

    Kështu ne si NATO, jemi goxha të involvuar dhe duam të sigurohemi që Ballkani Perëndimor të jetë stabël dhe i sigurt bashkë edhe me pesë aleatët tanë: Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë’.

  • Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Duam një Ballkan të qetë dhe të qëndrueshëm

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Duam një Ballkan të qetë dhe të qëndrueshëm

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në fjalën e tij para Samitit dyditor që po mbahet në Bruksel, tha se duan një Ballkan Perëndimor i qetë dhe i qëndrueshëm mbetet në fokus.  ”Është një nga çështje që jemi fokusuar të gjithë. Siç edhe e dini, unë kam qenë në Sarajevë dhe në Prishtinë, së fundmi kisha edhe diskutime edhe me presidentin e Serbisë këtu në Bruksel. Kështu ne si NATO, jemi goxha të involvuar dhe duam të sigurohemi që Ballkani Perëndimor të jetë stabël dhe i sigurt bashkë edhe me pesë aleatët tanë: Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë”.
     

  • “Presidenti nuk do të tërhiqet”, Sekretari i Tregtisë: Nëse vendet duan marrëveshje tarifash, duhet të…

    “Presidenti nuk do të tërhiqet”, Sekretari i Tregtisë: Nëse vendet duan marrëveshje tarifash, duhet të…

    Paketa e re e tarifave të administratës Trump, të cilat sipas disa masave janë më të lartat në më shumë se një shekull, mund të dëmtojnë ndjeshëm ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe tashmë kanë shkaktuar një trazim të madh në tregjet globale.

    Teksa vendet kanë filluar të vendosin masa hakmarrëse për të goditur SHBA-në, Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick tha se Presidenti Donald Trump nuk do të rishikojë planet e tij.
    “Presidenti nuk do të tërhiqet. Vendet mund të rregullojnë tarifat e tyre dhe barrierat tregtare jotarifore, të cilat janë shumë më të ashpra”, tha Lutnick në një intervistë për CNN.
    Megjithatë, ai nuk tha se do ketë shpërblim të menjëhershëm për vendet që kërkojnë të ndryshojnë sistemet e tyre aktuale për të kënaqur administratën.
    “Duhet të ndalojmë shfrytëzimin e Amerikës nga vendet e tjera dhe vetëm atëherë, Donald Trump do të bëjë një marrëveshje me secilin vend”, shtoi ai.
    Komentet e tij erdhën ndërsa tregjet financiare globale përjetuan ditën e tyre më të keqe që nga fillimi i pandemisë.

    Top Channel

  • “Nuk dalim nga NATO”, Rubio presion aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

    “Nuk dalim nga NATO”, Rubio presion aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

    Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen kurrë nga NATO. Kështu është shprehur Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë vizitë së tij në Bruksel për takimin e ministrave të jashtëm së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rubio në takim u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte.
    “Ndërsa flasim, tani për tani, Shtetet e Bashkuara janë më shumë aktive në NATO se sa kanë qenë më parë. Dhe atë histeri që unë shikoj në mediat globale dhe ato të brendshme në SHBA, në lidhje me NATO-n janë të pavende. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se mbështet NATO-n. Ne do të qëndrojmë në NATO”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit.
    Rubio shtoi se Trump “nuk ishte kundër NATO-s”. “Ai është kundër një NATO që nuk ka aftësitë që i nevojiten për të përmbushur detyrimet që traktati i imponon çdo shteti anëtar“, shtoi ai.
    Idenë e Rubios e përforcoi edhe Shefi i NATO-s Mark Rutte. Ai u përpoq të sigurojë aleatët evropianë se Uashingtoni do të mbetet i përkushtuar ndaj aleancës ushtarake perëndimore, pavarësisht fjalëve të ashpra nga Presidenti Donald Trump.
    Ministrat evropianë pritet të përdorin takimin për të shfaqur planet e tyre për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Sipas vlerësimeve të NATO-s, 23 nga 32 anëtarët e aleancës arritën ose tejkaluan objektivin prej 2% vitin e kaluar. Disa nga ekonomitë e mëdha të kontinentit, si Italia dhe Spanja, ishin ndër ato nën objektivin, përkatësisht me rreth 1.5% dhe 1.3%.
    Ministrat evropianë gjithashtu ka të ngjarë të përdorin takimin për të provuar të ndikojnë në bisedimet që Trump ka nisur me Rusinë për luftën në Ukrainë, e cila u shkaktua nga pushtimi i Moskës në vitin 2022.

  • Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci! Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Aleatët vendosin në mënyrë individuale

    Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci! Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Aleatët vendosin në mënyrë individuale

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shpjeguar se si udhëheqës i Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk do të japë komente mbi marrëveshjen e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, ai theksoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është një shqetësim i madh për NATO-n, dhe për këtë arsye Aleanca është e pranishme në Kosovë me forcat e KFOR-it.
    Rutte theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis pesë aleatëve të NATO-s në rajon – Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Sllovenisë – për të siguruar stabilitetin. Ai gjithashtu nënvizoi se autorët e sulmit në Banjskë dhe ata që sulmuan pjesëtarët e KFOR-it në veri të Kosovës në vitin 2023 duhet të përballen me drejtësinë, dhe se kjo është përgjegjësi e autoriteteve serbe.
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se duhet të bëhen përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur stabilitetin e situatës në Kosovë. Ai shtoi se situata e sigurisë është monitoruar nga NATO sistematikisht që nga vitin 1999 dhe se gjendja është përmirësuar, duke bërë thirrje që kjo tendencë të vazhdojë. Rutte gjithashtu përmendi se ka diskutuar për këto çështje edhe me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, si gjatë bisedave telefonike, ashtu edhe gjatë një takimi në Bruksel.

  • “Britania mbështet Kosovën”, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar viziton Prishtinën

    “Britania mbështet Kosovën”, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar viziton Prishtinën

    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David  Lammy, ka vizituar Kosovën. Ai u takua me presidenten Vjosa Osmanit, ndërsa mbajtën edhe një konferencë për  shtyp.
    Në fjalën e tij Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar e vuri theksin te normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit.Lexo edhe :Related Posts
    “Janë disa gjëra që duam t’i shohim. Normalizim të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Britania padyshim është kontribuuese e madhe në KFOR. E kam vizituar KFOR-in herën e fundit që isha këtu dhe do ta vizitoj prapë. Shpresoj që qeveria e ardhshme të adresojë nevojat e gjithë qytetarëve, përfshirë progresin në integrimin e serbëve në Kosovë dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga BE”, tha Sekretari i Jashtëm britanik.

    Sipas sekretarit britanik formimi i qeverisë së re në Kosovë është i rëndësishëm në situatën ku gjendet Kosova.
    “E mirëpres progresin pozitiv që keni arritur në procesin zgjedhor në shkurt dhe shpresoj që do të vazhdohet se shpejti për të formuar qeverinë e re që është esenciale në këto momente sfiduese”, tha Lammy.
    Kryediplomati  i Mbretërisë së Bashkuar u shpreh se për vendin e tij është e rëndësishme që Kosova të shënojë progres në rrugën euroatlantike.
    Presidentja Vjosa Osmani tha se  një pikë tjetër kyçe ishte edhe bashkëpunimi  i dy vendeve në fusha të ndryshme.
    “Sot diskutuam për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik në fusha kyçe, përfshirë mbrojtjen dhe ekonominë. Siç diskutuam gjatë takimit, e vlerësoj shumë faktin që e keni mirëpritur propozimin tim për një thellim dhe zgjerim të partneritetit në këto dy fusha, si dhe atë të ekonomisë. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të ekipeve dhe institucioneve tona për ta konkretizuar këtë partneritet dhe për t’i dhënë formën e duhur”, tha Osmani.
    Osmani ka përsëritur se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet  pavarësisht përballjes me provokimet e vazhdueshme te Serbisë.
    Ajo bëri edhe njëherë thirrje për vendosjen para përgjegjësisë  të autorëve të sulmit   të shtatorit 2023 në Banjskë.
    Mbrëmjen e të martës  kryediplomati britanik u prit në Prishtinë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiç endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb./vizionplus.tv

  • Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit: Bota të ndjekë shembullin e Shqipërisë për tolerancën ndërfetare

    Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit: Bota të ndjekë shembullin e Shqipërisë për tolerancën ndërfetare

    Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa mori pjesë në faljen e namazit në sheshin Skënderbej në Tiranë.
    Ai në një deklaratë për mediat vlerësoi vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, duke theksuar se ky shembull duhet që ndiqet nga e gjitha bota.
    “Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Vlerat që përmendëm, vlerat e bashkëjetesës, neve në mbarë botën, si bashkëbesimtarë të vëllezërve dhe motrave shqiptarë, na bëjnë të lumtur, të gëzuar dhe mundohemi që t’i promovojmë ato. Mundohemi t’i reklamojmë ato kudo jemi. Prandaj kam edhe një thirrje së fundmi, që këto vlera të mrekullueshme që ju keni dhe manifestoni me shoqërinë tuaj, të bëjmë të pamundurën që të përhapen edhe te brezat dhe brezi i ri, në mënyrë që edhe ai të ecë në hapat e brezave të mëparshëm.
    Ta dini që gjithashtu udhëheqja që keni, përsa i përket vlerave dhe shumllojshmërisë, bashkëjetesës fetare, është udhëheqje pothuajse e përkryer, e mrekullueshme, që ofron maksimumin e shërbimit të saj, që këto vlera të transmetohen, promovohen dhe konservohen te brezat e rinj.”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit.