Tag: sekretari

  • Shefi i NATO-s u kërkon aleatëve t’i kushtojnë më shumë fonde aleancës

    Shefi i NATO-s u kërkon aleatëve t’i kushtojnë më shumë fonde aleancës

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u ka kërkuar të 32 vendeve anëtare që t’i kushtojnë më shumë fonde, pajisje dhe energji politike aleancës më të madhe ushtarake në botë.
    Në raportin e tij vjetor, Rutte ka thënë se duhet të rriten përpjekjet që Aleanca Veriatlantike të mbetet në avantazh ushtarak.
    “Në vitin 2025, ne duhet të rrisim ndjeshëm përpjekjet tona për të siguruar që NATO të mbetet një burim kryesor i avantazhit ushtarak për të gjitha kombet tona. Liria dhe prosperiteti ynë i vazhdueshëm varen nga kjo”, ka shkruar Rutte.

    NATO ka qenë në rrëmujë që nga shkurti, kur Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, paralajmëroi se prioritetet e sigurisë së Amerikës qëndrojnë diku tjetër dhe se Evropa duhet të kujdeset për sigurinë e saj dhe të Ukrainës.
    Rutte zhvilloi një vizitë në Uashington të enjten për takime me zyrtarë të lartë amerikanë, dy muaj përpara se të kryesojë një samit të presidentit amerikan Donald Trump dhe homologëve të tij të NATO-s në Holandë.
    Udhëheqësit pritet të vendosin udhëzime të reja për shpenzimet e mbrojtjes.

  • Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë/ Sekretari amerikan i Shtetit: Trump është paqebërës! Po përpiqet të shpëtojë jetë

    Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë/ Sekretari amerikan i Shtetit: Trump është paqebërës! Po përpiqet të shpëtojë jetë

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, lavdëron presidentin e SHBA, Doanld Trump, pasi sipas tij republikani ‘është paqebërës’.

    Kjo deklaratë erdhi gjatë një takimi me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere, në Zyrën Ovale në Uashington.

    “Të gjithë duhet të falënderojnë Trump si një paqebërës, pasi është duke u përpjekur të shpëtojë jetë”, u shpreh ai.

    Rubio u tha gazetarëve se lufta në Ukrainë “nuk është lufta jonë”, por shtoi se “ne po përpiqemi t’i japim fund vdekjes”.

    “Ne po përpiqemi t’i japim fund shkatërrimit dhe kemi treguar rrugën përpara. Ne mund të shohim vijën e finishit, por të dy duhet të arrijnë atje dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndihmuar ata të arrijnë atje”, shtoi sekretari amerikan.

    Sipas Rubios, pala amerikane po bën shumë presion mbi Rusinë dhe Ukrainën për të arritur një armëpushim.

  • Sekretari i KZAZ në Dropull ankohet në Polici: Na ka humbur vula!

    Sekretari i KZAZ në Dropull ankohet në Polici: Na ka humbur vula!

    Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për humbjen e vulës së KZAZ në Dropull.
    Më 21 prill, sekretari i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, 36-vjeçari Th.K., ka kallëzuar mungesën e vulës, ngjarje për të cilën policia ka nisur hetimet.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin”, thuhet në njoftim.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Skandali i mesazheve në Signal/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes fajëson ish-punonjësit e pakënaqur: Shpifjet anonime…

    Skandali i mesazheve në Signal/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes fajëson ish-punonjësit e pakënaqur: Shpifjet anonime…

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe zyrtarë të tjerë të lartë u ekspozuan për përdorimin e aplikacionit të koduar të mesazheve Signal, ku diskutonin informacione të ndjeshme në lidhje me një sulm në Jemen, një shkelje e rëndësishme e sigurisë.Mediat amerikane raportojnë se Hegseth ndau informacione të ngjashme në një bisedë të dytë të Signal, këtë herë me gruan dhe vëllanë e tij të pranishëm në bisedën në fjalë.
    “Kjo është ajo që bëjnë mediat. Ata marrin burime anonime, ish-punonjës të pakënaqur dhe përpiqen të presin dhe djegin njerëzit dhe të prishin reputacionin e tyre,” tha Hegseth në Shtëpinë e Bardhë, Easter Egg Roll.“Nuk do të funksionojnë me mua sepse po ndryshojmë Departamentin e Mbrojtjes, duke e kthyer Pentagonin në duart e luftëtarëve të luftës. Dhe shpifjet anonime nga ish-punonjësit e pakënaqur janë lajm i vjetër”, tha ndër të tjera ai.
    Ish-sekretari i tij i shtypit, John Ullyot dhe ish-zyrtarë të tjerë kanë folur për raportet duke thënë “Ka qenë një muaj kaosi total në Pentagon. Nga publikimet e planeve të ndjeshme operacionale deri te pushkatimet masive, mosfunksionimi tani është një shpërqendrim i madh për presidentin, i cili meriton më mirë nga lidershipi i tij”.
    Para gazetarëv, Hegseth tha “Unë jam vërtet krenar për atë që po bëjmë për presidentin, duke luftuar fort në të gjithë bordin.”
    I pyetur nëse ai foli me Presidentin Donald Trump, Hegseth theksoi se kishte mbështetjen e Trump.

  • Skandali i mesazheve në Signal/ Shpërthen Sekretari amerikan i Mbrojtjes, fajëson ish-punonjësit e pakënaqur: Shpifjet anonime…

    Skandali i mesazheve në Signal/ Shpërthen Sekretari amerikan i Mbrojtjes, fajëson ish-punonjësit e pakënaqur: Shpifjet anonime…

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe zyrtarë të tjerë të lartë u ekspozuan për përdorimin e aplikacionit të koduar të mesazheve Signal, ku diskutonin informacione të ndjeshme në lidhje me një sulm në Jemen, një shkelje e rëndësishme e sigurisë.

    Mediat amerikane raportojnë se Hegseth ndau informacione të ngjashme në një bisedë të dytë të Signal, këtë herë me gruan dhe vëllanë e tij të pranishëm në bisedën në fjalë.
    “Kjo është ajo që bëjnë mediat. Ata marrin burime anonime, ish-punonjës të pakënaqur dhe përpiqen të presin dhe djegin njerëzit dhe të prishin reputacionin e tyre,” tha Hegseth në Shtëpinë e Bardhë, Easter Egg Roll.
    “Nuk do të funksionojnë me mua sepse po ndryshojmë Departamentin e Mbrojtjes, duke e kthyer Pentagonin në duart e luftëtarëve të luftës. Dhe shpifjet anonime nga ish-punonjësit e pakënaqur janë lajm i vjetër”, tha ndër të tjera ai.
    Ish-sekretari i tij i shtypit, John Ullyot dhe ish-zyrtarë të tjerë kanë folur për raportet duke thënë “Ka qenë një muaj kaosi total në Pentagon. Nga publikimet e planeve të ndjeshme operacionale deri te pushkatimet masive, mosfunksionimi tani është një shpërqendrim i madh për presidentin, i cili meriton më mirë nga lidershipi i tij”.
    Para gazetarëv, Hegseth tha “Unë jam vërtet krenar për atë që po bëjmë për presidentin, duke luftuar fort në të gjithë bordin.”
    I pyetur nëse ai foli me Presidentin Donald Trump, Hegseth theksoi se kishte mbështetjen e Trump.

    Top Channel

  • Flamur Noka sfidon publikisht Agron Shehajn: Ti merr tendera nga qeveria! Provo e më denonco…

    Flamur Noka sfidon publikisht Agron Shehajn: Ti merr tendera nga qeveria! Provo e më denonco…

    “Ti merr tendera nga qeveria! Provo e më denonco dhe të nxjerr provat!” Me këtë deklaratë, Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka sfiduar Agron Shehajn teksa ishte i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
    “Ata janë të marrë peng, të urdhëruar, të instrumentalizuar nga Rilindja dhe Soros. Ata janë paterica për të dëmtuar opozitën. Çdo votë që shkon te patericat e Edi Ramës është dy herë votë për Edi Ramën. Sot e kësaj dite, merr tendera në ministritë e shtetit i vëllai i Agron Shehajt. Për këtë unë kam dokumente.
    Opozitës i luftohet edhe brezi i 17. E ftoh Shehajn të më padisë dhe unë do të çojë tenderat e marrë nga ministritë”, tha në  “Off the Record” Flamur Noka.
    “Kontrata me LaCivita është deri në fund të vitit” – Noka: Ai është i bindur te fitorja, do konsolidojë qeverinë tonë
    Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se Chris LaCivita, këshilltari i fushatës së PD, ka kontratë deri në fund të vitit.
    Për Nokën, ai është i bindur te fitorja dhe më pas do të konsolidojë qeverinë e Berishës. “Ardhja e La Civita i ka dhënë një mesazh shqiptarëve: Amerika nuk është me kokainën, me kanabisin, me inceneratorët, nuk është me vjedhjen e Portit të Durrësit, por në krah të Sali Berishës. Ai e tha: Kam ardhur të çmontoj kukullën e Sorosit dhe kurrë nuk vijë të punoj kundër agjendës së Trumpit.
    Vdekja e tyre politike po vjen dhe këtë e ndjen çdokush. Tani Amerika e vërtetë tha se në 31 vite demokraci është miku më i madh Sali Berisha. E di se disa i trishton kjo gjë. Është negociuar çdo gjë nga unë, është firmosur nga unë dhe të jeni të qartë që do të dalë në dritë të diellit.
    Kontrata jonë me strategun e fitores së Trump është deri në fund të vitit. Ai do të jetë për fushatën dhe për konsolidimin e pushtetit dhe të qeverisjen. Ai ka firmosur kontratën deri në fund të vitit dhe kjo tregon se është i bindur për fitoren”, tha Noka.
    “Do reformojmë drejtësinë” – Flamur Noka zbulon planin e PD me SPAK: Ja çdo ndodhë pas 11 majit
    Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN nga ku u shpreh se pas 11 majit drejtësia do të reformohet.
    “Shqiptarët do të kenë pas zgjedhjeve të 11 majit drejtësinë që meritojnë. Do të kenë atë drejtësi që flet në emër të ligjit dhe vetëm në emër të ligjit.
    E para, do t’iu sekuestrohet çdo cent pasuri e vjedhur publike të gjithë kusarëve të pushtetit, që nga përgjegjësit e sektorit, drejtorët e çdo niveli, deri te kryeministri. Ata do të kalojnë në një sitë të imët dhe të detajuar sepse janë majmur si derra duke vjedhur pasurinë e shqiptarëve.
    E dyta, unë përmenda një buxhet 60 miliardë euro. Ne, qeveria e Berishës, ka dyfishuar rrogat, ka trefishuar subvencionet. Do t’u sekuestrohet kusarëve çdo cent. Këtu vetëm vidhet, këtu nuk punohet”, u shpreh Noka.
    “Safet Bajri dhe Suel Çela po blejnë vota për PS”, akuzat e forta të Flamur Nokës
    “Sigurinë ta japin njerëzit sot. Mos kujtoni se sigurinë ta jep Sueli, Bajrat apo Troplinët. Ata janë minj që e ndjejnë tërmetin të parët. Të gjithë do të kenë një fund. Do t’i shohësh të gjithë pas hekurave. Ne nuk bëjmë kurrë negociata me ta. Me këtë kategori ne nuk kemi kurrë paqe. Ata i pret fundi prapa hekurave. I bëjthirrje q ëtë kenë kujdes dhe të mos luajnë me votën. Opozita sot dhe qeveria nesër do t’i ndjekë deri në skutat më të errëta”.
    Kështu u shpreh në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, teksa foli për bandat në vend dhe lidhjet me politikën.
    I pyetur nga gazetari Andrea Danglli nëse ka prova për këto akuza, Noka u shpreh: “Safet Bajri duhet të ishte sot në burgjet e sigurisë së lartë këtu. Është çuar atje dhe aktualisht ai drejton burgun dhe njëkohësisht drejton edhe Shkodrën”, ishin akuzat e forta të ngritura nga Noka.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Sekretari i PL-së, Blushi: Në 12 vjet qeverisje, Shqipëria në fund të klasifikimeve botërore

    Zgjedhjet e 11 majit/ Sekretari i PL-së, Blushi: Në 12 vjet qeverisje, Shqipëria në fund të klasifikimeve botërore

    Investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor është gurthemeli i prioriteteve të Partisë së Lirisë. Kështu shkroi sot Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një postim në Facebook. Blushi shprehet se gjatë këtyre 12 viteve që Rama ka qenë në krye ka mbyllut shkolla dhe e bëri atë me turne.
    Postimi i plotë:
    Në 12 vjet, Rama mbylli shkolla, bëri klasat me turne, e çoi Shqipërinë në fund të klasifikimeve botërore.
    Me PD-ASHM, Buxheti për Arsimin, nga 2.3% shkon në 5 % të PBB. Që do të thotë:
    1300 euro paga për mësuesit
    10-fishim të buxhetit për kërkim shkencor
    2000 euro paga për pedagogët.
    Investimi në Arsim është zgjidhja më e mirë për të ndalur shpopullimin.
    VOTO NR. 1 – Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
    VOTO ILIR METAJ – QARKU TIRANË!

  • Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së i kërkon Francës të marrë rol udhëheqës në mbrojtje: Rrisni shpenzimet ushtarake

    Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së i kërkon Francës të marrë rol udhëheqës në mbrojtje: Rrisni shpenzimet ushtarake

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth i kërkoi Francës të rrisë shpenzimet e saj ushtarake dhe, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të NATO-s, të marrë një rol udhëheqës në mbrojtjen e Evropës me armë konvencionale, tha një zëdhënës i Pentagonit në një deklaratë.

    Deklarata e zëdhënësit të Pentagonit Sean Parnell u bë publike pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth u takua me homologun e tij francez Sebastien Lecorni në Uashington.
    Parnell tha se të dy ministrat diskutuan gjithashtu përpjekjet për të arritur një “paqe të qëndrueshme” në Ukrainë, pa hyrë në detaje të mëtejshme.

    Top Channel

  • Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së i kërkon Francës të marrë rol udhëheqës në armaturën mbrojtëse të Evropës

    Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së i kërkon Francës të marrë rol udhëheqës në armaturën mbrojtëse të Evropës

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth i kërkoi Francës të rrisë shpenzimet e saj ushtarake dhe, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të NATO-s, të marrë një rol udhëheqës në mbrojtjen e Evropës me armë konvencionale, tha një zëdhënës i Pentagonit në një deklaratë.

    Deklarata e zëdhënësit të Pentagonit Sean Parnell u bë publike pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth u takua me homologun e tij francez Sebastien Lecorni në Uashington.
    Parnell tha se të dy ministrat diskutuan gjithashtu përpjekjet për të arritur një “paqe të qëndrueshme” në Ukrainë, pa hyrë në detaje të mëtejshme.

    Top Channel

  • Sekretari amerikan i Shtetit do të takohet me Macron në Paris, zbardhen detajet

    Sekretari amerikan i Shtetit do të takohet me Macron në Paris, zbardhen detajet

    Dy nga ndihmësit kryesorë të sigurisë kombëtare të Donald Trump do të zhvillojnë sot bisedime në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron.
    Sipas mediave të huaja, sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff pritet të dëgjojnë shqetësimet evropiane për luftën në Ukrainë, ndërsa SHBA-të përpiqen të negociojnë një zgjidhje paqeje.
    Zhgënjimi i Donald Trump me Rusinë dhe Ukrainën është rritur gjatë bisedimeve, të cilat kanë përjashtuar kryesisht kontinentin evropian.
    Udhëheqësit evropianë janë bërë më të shqetësuar pasi Trump ka bërë gjeste diplomatike ndaj Vladimir Putinit dhe ka ushtruar presion ndaj Volodymyr Zelenskyy, shkruan A2 CNN.
    Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski tha se shpresonte që Trump dhe administrata e tij të shihnin se Putini “po tallej me vullnetin e tyre të mirë” pas sulmit raketor të Moskës në qytetin ukrainas të Sumy javën e kaluar, i cili vrau të paktën 35 njerëz.
    Përveç Macron, ministria e Jashtme franceze tha se Rubio do të takohet gjithashtu me homologun e tij Jean-Noel Barrot për të diskutuar pwr Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.
    Më vete, ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu po udhëton në Uashington për t’u takuar me homologun e tij, Pete Hegseth, si dhe me Keith Kellogg, të dërguarin e Trump për Ukrainën dhe Tulsi Gabbard, drejtorin e inteligjencës kombëtare të SHBA.