Në takimin me kreun e PD, Sali Berisha, një nga qytetarët e pranishëm në mbledhjen me strukturat e PD në Mirditë, i ka kërkuar kreut të PD, që të reformojë Partinë Demokratike në thelb pasi përfaqësuesit e kësaj zone, nuk i njohin problemet e Mirditës.
“Zoti Berisha, partia duhet të reformohet qysh në thelb. Nuk është PD ajo që populli në Mirditë dhe sekretari është në Tiranë.
Nuk është PD ajo kur populli voton në Mirditë dhe deputeti ka 4-5 vjet nuk njihet në Mirditë. Kush mund ti thotë deputet atij që përfaqëson Mirditën dhe nuk thotë asnjë fjalë për Mirditën”, tha qytetari i moshuar.
Më tej ai tha se deputetët e kësaj zone nuk takohen me elektoratin demokrat, por kujtohen vetëm në zgjedhje.
Tag: sekretari
-

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë, populli në Mirditë”/ Qytetari-Berishës: A e di deputeti pse këtu janë mbyllur shkollat?
-

40% e buxhetit rus, shpenzime ushtarake/ Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rutte: Duhet të reagojmë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, foli për sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, duke theksuar rritjen e shpenzimeve ushtarake të Rusisë dhe nevojën që Aleanca të përgjigjet me vendosmëri.
Rutte u pyet për hapat që vendet po ndërmarrin për të forcuar kapacitetet e tyre ushtarake, përfshirë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, zgjatjen e kohëzgjatjes së tij dhe përfshirjen e grave në planet e mobilizimit.
I pyetur nëse këto masa pasqyrojnë përgatitjet për të garantuar paqe afatgjatë në Evropë, Rutte tha se Rusia po shpenzon 40% të buxhetit të saj shtetëror për mbrojtjen.
“Duhet të reagojmë,” deklaroi ai.
Kjo përfshin angazhimin e vendeve të NATO-s për 5% të buxhetit për mbrojtjen, si dhe sigurimin që industria e mbrojtjes të ketë kapacitetet e nevojshme për prodhimin e kërkuar, theksoi Rutte.
Ai shtoi se “vendimet specifike”, përfshirë çështje si kush duhet të jetë në uniformë, u takojnë vendeve individuale.Top Channel
-

Shpenzimet ushtarake në Rusi, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rutte: Duhet të reagojmë

Bisedimet për paqen, Rubio: 20% e Donetskut që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata
Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio ka sqaruar të mërkurën se administrata aktuale amerikane nuk e konsideron realiste një qasje që përfshin mbështetje të vazhdueshme të pakufizuar për Kievin.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon për të zgjidhur luftën në Ukrainë dhe kërkon të ndihmojë të dy palët ndërluftuese të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, por vendimi për t’i dhënë fund armiqësive i përket Ukrainës dhe Rusisë”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio në një intervistë me Fox News.
“Në fund të fundit, është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin se nuk duan ta përfundojnë luftën, atëherë ajo do të vazhdojë, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi ta përfundojmë atë”, tha Rubio.
Sipas ministrit amerikan, administrata e Donald Trump po përpiqet të kuptojë se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë Ukrainën dhe Rusinë të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, prandaj po zhvillon diplomaci aktive.
“Për ta arritur këtë, ne duhet të negociojmë me të dyja palët. Ka disa njerëz të paarsyeshëm të përfshirë në këtë proces që besojnë se ne duhet të flasim vetëm me Ukrainën dhe të mos negociojmë fare me Rusinë. Megjithatë, është e pamundur të përfundojmë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës pa negociuar me Moskën, dhe është gjithashtu e nevojshme të merret parasysh qëndrimi i Kievit”, vuri në dukje Rubio.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së tha gjithashtu se pika kryesore e mosmarrëveshjes në negociata është 20% e territorit të rajonit të Donjeckut që mbetet nën kontrollin e Kievit.
“Ajo për të cilën ata nuk pajtohen vërtet tani është 20% e rajonit të Donjeckut që mbetet nën kontrollin e Ukrainës. Ne po përpiqemi të kuptojmë, dhe mendoj se kemi bërë disa përparime, se çfarë mund të pranojnë ukrainasit dhe cilat garanci sigurie për të ardhmen do t’i gjejnë të pranueshme”, tha Rubio.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, Rubio theksoi se administrata aktuale amerikane nuk e konsideron realiste një qasje që përfshin vazhdimin e pakufizuar të mbështetjes për Kievin.
“Disa besojnë se politika jonë duhet të jetë të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës fonde të pakufizuara në shumat që i nevojiten për aq kohë sa zgjat kjo luftë. Kjo është jorealiste dhe nuk do të ndodhë”, tha ai.
Shefi i politikës së jashtme të SHBA-së shtoi se administrata Trump ka deklaruar prej kohësh se është e pamundur të ofrohet mbështetje në një shkallë dhe fushëveprim kaq të gjerë. -

Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

Propozimi amerikan për paqe/ Sekretari i Shtetit, Rubio: Për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Ukrainën
Bisedimet e paqes mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas të cilat po mbahen në Florida, janë shoqëruar me një fjalim të sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, i cili deklaroi se dialogu do të shërbejë për të garantuar një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Ukrainën.
Sipas ‘Sky News’, Rubio tha se pret që raundi i ri i negociatave të sjellë “më shumë përparim” drejt një marrëveshjeje që mund t’i japë fund luftës gati katërvjeçare.
“Ky proces nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e një lufte. Ka të bëjë me përfundimin e saj në një mënyrë që krijon mekanizma dhe një rrugë të qartë përpara, e cila i lejon ukrainasit të jenë të pavarur, sovranë dhe prosperues, duke shmangur kthimin e konfliktit në të ardhmen,” deklaroi Rubio.
Ai shtoi se qëllimi është jo vetëm rindërtimi i vendit, por edhe hapja e një epoke të re zhvillimi ekonomik.
Përballë Rubios, shefi i sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, theksoi se delegacioni ukrainas po punon për “sigurimin e një paqeje të vërtetë” për vendin e tij. Ai shprehu mirënjohje për “iniciativën e paqes” të ish-presidentit Donald Trump dhe mbështetjen e administratës së tij.
“Po diskutojmë për të ardhmen e Ukrainës: sigurinë, parandalimin e agresionit, prosperitetin dhe mënyrën e rindërtimit të vendit,” tha Umerov.
“Jemi mirënjohës për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara. SHBA-të po na dëgjojnë, po na mbështesin dhe po ecin pranë nesh”, shtoi ai.
Në takimet që po zhvillohen në një klub privat pranë Miamit, të pranishëm janë edhe i dërguari i Trump-it, Steve Witkoff, si dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.Top Channel
-

Tjetër hap për paqe me Rusinë, ekipi ukrainas niset drejt SHBA-së për negociatat e reja
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se një delegacion i shtetit të tij, i udhëhequr nga sekretari i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për të vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Umerov u vu në krye të delegacionit ukrainas, pasi kryenegociatori paraprak, shefi i stafit të Zelenskyt, Andriy Yermak, dha dorëheqje një ditë më parë, pasi hetuesit kundër korrupsionit bastisën zyrën dhe shtëpinë e tij.
Zelensky tha se pret që rezultatet e takimeve të mëhershme me SHBA-në në Gjenevë, që u zhvilluan fundjavën e kaluar, tani të “konkretizohen” në bisedimet e së dielës.
Këto takime i mundësuan Ukrainës që të paraqiste propozimet e saj, pasi sekretari amerikan i Ushtrisë, Dan Driscoll, paraqiti propozimet amerikane tek udhëheqësit në Kiev pothuajse dy javë më parë.
“Rustem dorëzoi sot një raport dhe detyra është e qartë: të punojmë shpejt dhe me substancë për hapat e nevojshëm për të përfunduar luftën”, shkroi Zelensky në X. Yermak i tha New York Post disa orë pas dorëheqjes se po “shkon në front”. “Jam një njeri i ndershëm dhe i respektueshëm”, tha ai.
Ukraina po përballet me presion nga Uashingtoni për të pranuar kushtet e një marrëveshjeje paqeje, ndërsa Zelensky gjendet në situatën më të vështirë politike dhe ushtarake që nga ditët e para të pushtimit rus më 2022.Top Channel
-

Delegacioni ukrainas niset drejt SHBA-së për bisedime paqeje
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se një delegacion i shtetit të tij, i udhëhequr nga sekretari i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për të vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Umerov u vu në krye të delegacionit ukrainas pasi kryenegociatori paraprak, shefi i stafit të Zelenskyt, Andriy Yermak, dha dorëheqje një ditë më parë pasi hetuesit kundër korrupsionit bastisën zyrën dhe shtëpinë e tij.
Zelensky tha se pret që rezultatet e takimeve të mëhershme me SHBA-në në Gjenevë, që u zhvilluan fundjavën e kaluar, tani të “konkretizohen” në bisedimet e së dielës.Këto takime i mundësuan Ukrainës që të paraqiste propozimet e saj, pasi sekretari amerikan i Ushtrisë, Dan Driscoll, paraqiti propozimet amerikane tek udhëheqësit në Kiev pothuajse dy javë më parë.
“Rustem dorëzoi sot një raport dhe detyra është e qartë: të punojmë shpejt dhe me substancë për hapat e nevojshëm për të përfunduar luftën”, shkroi Zelensky në X.
Yermak i tha New York Post disa orë pas dorëheqjes se po “shkon në front”.
“Jam një njeri i ndershëm dhe i respektueshëm”, tha ai.
Ukraina po përballet me presion nga Uashingtoni për të pranuar kushtet e një marrëveshjeje paqeje, ndërsa Zelensky gjendet në situatën më të vështirë politike dhe ushtarake që nga ditët e para të pushtimit rus më 2022. -

Sekretari i Transportit në SHBA bën apelin e pazakontë për udhëtarët
Pak para Ditës së Falënderimeve, e cila shënon fillimin e sezonit të festave në Shtetet e Bashkuara, Sekretari i Transportit, Sean Duffy, dha një mesazh për amerikanët: Mos vishni më pizhame në aeroplan!
Duke folur në Aeroportin e Newark në New Jersey të hënën, Duffy tha se kishte vënë re një “rënie të sjelljes së mirësjelljes” midis pasagjerëve të linjave ajrore dhe nisi një fushatë për të inkurajuar mirësjelljen dhe durimin gjatë sezonit të pikut.
Në fakt, Duffy i inkurajoi udhëtarët të thoshin ‘ju lutem’ dhe ‘faleminderit’ pilotëve dhe asistentëve tanë të fluturimit dhe të visheshin “me respekt”.“E dini, qofshin xhinse apo një këmishë e mirë, do t’i inkurajoja njerëzit të vishen ndoshta pak më mirë, gjë që na inkurajon të sillemi ndoshta pak më mirë”, tha ai. “Le të përpiqemi të mos veshim pantofla dhe pizhame kur të vijmë në aeroport. Mendoj se kjo është një gjë pozitive.”
Duffy gjithashtu i inkurajoi pasagjerët të ndihmonin pasagjerët e tjerë që kanë vështirësi të vendosin bagazhet e tyre në dollapët sipër kokës “si një akt mirësjelljeje”.
Të dhënat nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tregojnë se që nga viti 2019, ka pasur një rritje prej 400% të incidenteve shqetësuese ose të dhunshme.
-

“Kemi përparuar”/ Rubio pas bisedimeve me diplomatët europianë e ukrainas: Takimi i sotëm më i rëndësishmi dhe më produktivi
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio pas takimit me diplomatët europianë dhe ata ukrainas tha se bisedimet e sotme ishin më të rëndësishmet dhe më produktivet që janë mbajtur ndonjëherë.
“Takimet e sotme ishin takimet më produktive dhe më të rëndësishme deri më tani në të gjithë këtë proces që kur jemi përfshirë”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nga Gjeneva, ku po zhvilloheshin bisedime mbi Ukrainën.
Ai shtoi se kishte ende shumë për të bërë dhe se mund të ketë zhvillime të mëtejshme më vonë.
“Kemi një punë shumë të mirë që është bazuar tashmë në pikëpamjet e të gjithë palëve të interesuara përkatëse dhe kemi qenë në gjendje t’i shqyrtojmë disa nga këto çështje tani, një nga një. Dhe mendoj se kemi bërë përparim të mirë. Ekipet tona tani janë tërhequr në dhomat e tyre ndërsa punojmë me disa nga propozimet që na janë paraqitur”, përfundoi Rubio.Top Channel