Tag: sekondat

  • VIDEO/ Çfarë rikthimi i Bajramit, goli i Nedimit në sekondat e fundit shpëton ekipin nga humbja

    VIDEO/ Çfarë rikthimi i Bajramit, goli i Nedimit në sekondat e fundit shpëton ekipin nga humbja

    Nga i papërfshirë në listën e Rejnxhërsit në një nga lojtarët më të mirë në fushë. Situata ka ndryshuar tërësisht në pak kohë për Nedim Bajramin. Çfarë rikthimi nga lojtari shqiptar, që ka kapur sërish formën e tij më të mirë të mundshme.
    Paraqitja mjaft pozitive mbrëmjen e sotme kundër Dundi Junajtedit është kurorëzuar në fund me një gol. Nedim Bajrami gjuajti 11 metërshin e fituar në sekondat e fundit e lojës dhe e dërgoi topin në trekëndësh, pa i dhënë shpresa portierit kundërshtar. Një gol me mjaft vlerë ky për Rejnxhërsin, që ia doli të shpëtonte nga humbja, duke marrë kështu një barazim 2-2./Sport Ekspres/

  • Një zemër që rreh, një jetë që frymon!

    Një zemër që rreh, një jetë që frymon!

    UNICEF & Platforma SMILE.al, bashkë në projektin e dhurimittë 10 inkubatorëve në disa maternitete të Shqipërisë.
    Në sekondat e para të jetës, çdo tik-tak, çdo frymëmarrje, ështënjë bekim. Shumë foshnja që lindin para kohe/prematurë dhe jovetëm, ato sekondat e para janë pikërisht një betejë e mbijetesës. Një projekt i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm i UNICEF, përkëto jetë të brishta, u iniciua dhe realizua përmes dhuruesve tëplatformës SMILE.al dhe partnerëve të saj strategjikë. Blerja e inkubatorëve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor ndaj tëporsalindurve në Shqipëri, është tashmë një projekt që mori jetëfalë empatisë dhe humanitetit njerëzor. Të lindurit me problemenë frymëmarrje do të gëzojnë kështu mundësinë e një trajtimishumë të specializuar. Harta e dhurimit është përcaktuar me qëllimin për të pasur një shpërndarje sa më të gjerë: 2 inkubatorë& Cpap në maternitetin e Tiranës Koço Gliozheni si dhe 2 inkubatorë të tjerë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ndërkohë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm janë edhe qytetetsi: Elbasani, Fieri dhe Peshkopia, respektivisht me 1 inkubatorpër secilin qytet. Spitali rajonal i Durrësit, Librazhdit dhe Pukës, ju mundësua dhurimi i 1 inkubatori respektivisht për secilinrajon spitalor.

    Në sekondat e para të jetës, çdo tik-tak, çdo frymëmarrje, ështënjë bekim. Shumë foshnja që lindin para kohe/prematurë dhe jovetëm, ato sekondat e para janë pikërisht një betejë e mbijetesës. Një projekt i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm i UNICEF, përkëto jetë të brishta, u iniciua dhe realizua përmes dhuruesve tëplatformës SMILE.al dhe partnerëve të saj strategjikë. Blerja e inkubatorëve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor ndaj tëporsalindurve në Shqipëri, është tashmë një projekt që mori jetëfalë empatisë dhe humanitetit njerëzor. Të lindurit me problemenë frymëmarrje do të gëzojnë kështu mundësinë e një trajtimishumë të specializuar. Harta e dhurimit është përcaktuar me qëllimin për të pasur një shpërndarje sa më të gjerë: 2 inkubatorë& Cpap në maternitetin e Tiranës Koço Gliozheni si dhe 2 inkubatorë të tjerë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ndërkohë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm janë edhe qytetetsi: Elbasani, Fieri dhe Peshkopia, respektivisht me 1 inkubatorpër secilin qytet. Spitali rajonal i Durrësit, Librazhdit dhe Pukës, ju mundësua dhurimi i 1 inkubatori respektivisht për secilinrajon spitalor.
    Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve morën pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Evis Sala, përfaqësuesii UNICEF Albania z. Murat Sahin, Drejtoresha e FondacionitCredins, znj. Elvana Hana, si dhe drejtues të lartë të Abi Bankdhe Credins bank në statusin e partnerëve dhe kontribuesve tërëndësishëm në platformën SMILE.al. Në prani edhe tëpersonelit shëndetësor, Genci Hyska, drejtor i maternitetit“Koço Gliozheni”, vlerësoi rëndësinë e këtij investimi tërëndësishëm, duke theksuar se kontributi i shqiptarëve, donatorëve të sektorit privat si dhe mbështetja e qeverisëshqiptare është thelbësore. Ai citoi se iniciuesi i këtij projekti, UNICEF, ka luajtur një rol të madh në përmirësimin e shërbimeve të maternitetit, sidomos në neonatologji. Nga anatjetër, z. Murat Sahin, përfaqësues i UNICEF Albania, vuri nëdukje rëndësinë e angazhimit të sektorit privat në çështje socialeduke cituar: “Kur nisëm bashkëpunimin me sektorin privat vitine kaluar dhe u takuam me përfaqësues të platformës SMILE.al dhe Fondacionit Credins, kuptuam se ky partneritet mund tësillte një impakt real. Deri atëherë punonim vetëm me qeverinë, por tani kemi bashkuar forcat për të mbështetur 10 spitale nëvend”. Si një projekt i një rëndësie jetike të veçantë, ai nukndalet vetëm te pajisjet, por gjithashtu edhe në ofrimin e asistencës teknike, zhvillimin e protokolleve standarde si dhe nëtrajnimin e stafit mjekësor për të garantuar një nivel më të lartëtë shërbimeve ndaj foshnjave në nevojë. Ndërkohë znj. ElvanaHana, drejtoreshë e Fondacionit Credins, falenderoipërzemërsisht të gjithë donatorët që e bënë këtë projekt tëmundur duke vënë theksin: “Dua të bëj një falënderim special për mbështetjen kryesore të dhënë nga Credins bank dhe Abi Bank. Nga ana tjetër dua të theksoj mirënjohjen time të veçantëpër 124 individë që kontribuan përmes platformës online SMILE.al, të cilët mundësuan realizimin e projektit.”
    Prej vitesh, platforma SMILE.al është kthyer në një simbol tësolidaritetit dhe angazhimit social në Shqipëri. E njohur përrealizimin e kauzave të rëndësishme që prekin në mënyrë tëdrejtpërdrejtë jetën e komunitetit vendas, SMILE.al nuk ështëthjesht një platformë dhurimi, por një urë e besimit mesindividëve, biznesit dhe institucioneve publike, OJF, etj. Duke kthyer nevojat reale në prioritete konkrete, SMILE.al kakontribuar vazhdimisht jo vetëm në zhvillimin e qëndrueshëm tëkomunitetit, por njëherazi edhe në integrimin e shtresave tëmargjinalizuara. Me transparencë, përkushtim dhe vizion tëqartë, sot kjo platformë rendit projekte të realizuara me shumësukses në shumë fusha, si: arsimi, turizmi, trashëgimia kulturore, arti, sporti, mjedisi, teknologjia, etj. Ndaj edhe mbështetja e projektit të UNICEF erdhi me entuziazmin dhe bindjen se çdofrymëmarrje e çdo foshnje është një e drejtë sublime e merituardhe jetike.

  • Teuta shtang Vllazninë në sekondat e fundit, durrsakët mbeten të pamposhtur në “Abissnet Superiore”

    Teuta shtang Vllazninë në sekondat e fundit, durrsakët mbeten të pamposhtur në “Abissnet Superiore”

    Përballja Teuta-Vllaznia ka ulur siparin e javës së 4-t të “Abissnet Superiore”-s. Sfida ka përfunduar në baraspeshë 1-1 dhe ekipet janë larguar me nga një pikë secila nga fusha e lojës. Kuqeblutë gjetën të parët rrugën e rrjetës në këtë takim. Ishte Esat Mala ai që zhbllokoi shifrat me golin e shënuar në minutën e 24-t.
    Shkodranët qendruan në epërsi deri në minutën e 96, kur edhe u rrëshkiti fitorja nga duart. Beshiraj tundi rrjetën në Vllaznisë në sekondat e fundit të ndeshjes, duke ndezur festën e shfrenuar te Teuta. Një pikë e përjetuar si fitore për durrsakët, të cilët nën drejtimin e trajnerit Dobi nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes në kapionat./Sport Ekspres/

  • Shpjegim i VAR-it, 8 sekondat për portierët…; ja rregullat e reja që revolucionarizojnë Serie A

    Shpjegim i VAR-it, 8 sekondat për portierët…; ja rregullat e reja që revolucionarizojnë Serie A

    Sezoni 2025-2026 i Serie A do të sjellë një sërë ndryshimesh historike dhe revolucionare, që synojnë ta bëjnë lojën më të shpejtë, transparente dhe spektakolare.
    📢 VAR dhe shpjegimet për publikunPër herë të parë, pas përdorimit të VAR-it, arbitri do t’ia shpjegojë vendimin publikut në stadium dhe para kamerave. Ky sistem quhet “announcement” dhe do të ndryshojë mënyrën e ndjekjes së ndeshjes, duke sjellë më shumë transparencë dhe komunikim. Nuk ka kohë maksimale: çdo arbitër ka stilin dhe ritmin e vet të shpjegimit.
    ⏱️ Rregulla e 8 sekondave për portierëtPortieri duhet ta lirojë topin brenda 8 sekondave, përndryshe ekipi kundërshtar do të përfitojë goditje këndi. Arbiti do të tregojë me dorë 5 sekondat e fundit, për t’i dhënë portierit mundësinë të mos bëjë gabim. Ky rregull ka funksionuar shumë mirë në Botërorin e Klubeve dhe është futur në të gjitha kampionatet, për ta bërë lojën më dinamike dhe evituar vonesat e kota.
    ⚽ “Dopio prekje” te penalltitëPas rastit të Julian Alvarez në Atletico-Real, është përcaktuar qartë rregulla e ‘dopio prekjes’ te penalltitë:– Nëse goli vjen pas prekjes së dyfishtë jo të qëllimshme, penalltia përsëritet.– Nëse prekja e dyfishtë është e qëllimshme, akordohet goditje indirekte menjëherë.
    ⚠️ Shtrëngim për protestatNë sezonin 2025-2026, çdo lojtar që proteston, verbalisht ose fizikisht, përfshirë kapitenin, do të marrë karton të verdhë menjëherë. Kjo për t’i frenuar sjelljet antisportive.
    ⏳ Rikuperimi i ndeshjeveRregullat e reja për ndeshjet e papërfunduara ose të ndërprera:– Ndeshjet që nuk kanë filluar rikuperohen ditën e nesërme (përjashtuar rastet e motit të keq, ose fushat e papërshtatshme).– Ndeshjet e ndërprera vazhdojnë në datën më të parë të mundshme.– Qëllimi është të mos lihet data e rikuperimit në pritje për shumë kohë, duke shmangur ndikimet në garën për titull.
    🌏 E para ndeshje e Serie A jashtë ItalisëSezoni 2025-2026 do të shënojë në histori ndeshjen e parë të kampionatit jashtë vendit. Milan-Como, e planifikuar për javën e 24-t, më 7 ose 8 shkurt 2026, do të luhet në Perth, Australi, për shkak të mospërdorimit të “San Siro”, që do të presë ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina”.
    💰 Ulje pagash në rast të rënies nga kategoriaPër të përballuar efektet ekonomike për klubet që bien në Serie B, kontratat midis klubeve dhe lojtarëve nga 3 shtatori 2025 parashikojnë ulje automatike 25% të pagës fikse, përveç nëse palët bien dakord ndryshe. Kjo skemë konsiderohet si “parashutë ekonomike”, që ndihmon klubet të arrijnë qëndrueshmërinë e dëshiruar.
    📌 KonkluzioniSerie A 2025-2026 do të jetë më efikase, dinamike, transparente dhe e drejtë. Pritet të jetë një eksperiencë më e pasur për lojtarët, arbitrat dhe tifozët.

  • Kurtua shpëton Realin në sekondat e fundit, madrilenët sfidojnë PSG-në në gjysmëfinale

    Kurtua shpëton Realin në sekondat e fundit, madrilenët sfidojnë PSG-në në gjysmëfinale

    Reali i Madridit është gjysmëfinalisti i 4-t i Botërorit të Klubeve SHBA 2025. “Los blancos” kanë eleminuar sot Borusian e Dortmundit me rezultatin 3-2. Ekipi spanjoll gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës. Fillimisht në minutën e 10 dhe më pas në minutën e 20, Garsia i dha një epërsi të hershme skuadrës së tij.
    Kundërpërgjigja e Dortmundit erdhi shumë vonë. Bajeri tundi rrjetën në minutën e 92-të, por Mbapeja reagoi me gol vetëm 2 minuta më vonë. Megjithatë gjermanët treguan mentalitetin e tyre, teksa në minutën e 98 Girasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Verdhezinjtë i shkuan shumë pranë barazimit, por Kurtuaja shpëtoi Realin me pritjen e tij fantastike në sekondat e fundit. Një pritje që në fund i dha Realit biletën për në gjysmëfinale, ku do të sfidojë PSG-në./Sport Ekspres/

  • Spektakël dhe emocion deri në sekondat e fundit, Barcelona-Inter prodhon 6 gola por nuk njeh fitues

    Spektakël dhe emocion deri në sekondat e fundit, Barcelona-Inter prodhon 6 gola por nuk njeh fitues

    Ndeshja Barcelona-Inter ka dëshmuar përse Liga e Kampionëve është turneu më i bukur në Europë. Skuadrat kanë ofruar spektakël dhe emocione deri në sekondat e fundit të lojës, kur Barça “flirtoi” disa herë me golin.
    Magjia e futbollit u shfaq që në sekondat e para të lojës. Vetëm 30 sekonda lojë dhe Turami tundi rrjetën me një goditje me finte. Më pas ishte Dumfrisi ai që në minutën e 21-të e dërgoi përsëri topin pas shpinës së Sheznit. Por befasisë së Interit iu kundërpërgjigj Lamin Jamali me një gol spektakolar në minutën e 24-t të takimit. Ndërkohë në të 38-n Ferran Torresi ktheu sërish baraspeshën në këtë përballje.
    Dumfrisi befasoi sërish katalanasit në pjesën e dytë të lojës, kur në minutën e 63-të e dërgoi topin me kokë në portën e Barcelonës. Por vetëm 2 minuta më vonë perla e Rafinjës nga distanca i dërgoi shifrat në 3-3. Barcelona kërkoi sërsh të gjente rrugën e rrjetës, por përpjekjet e Jamalit dhe Rafinjës nuk përfunduan në rrjetë. Ndeshja përfundoi në baraspeshë 3-3 dhe kualifikimi do të vendoset në “San Siro” në mesjavën e ardhshme./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Onana i heq fitoren nga duart Mançesterit në sekondat e fundit, nuk kontrollon dot topin në zonë

    VIDEO/ Onana i heq fitoren nga duart Mançesterit në sekondat e fundit, nuk kontrollon dot topin në zonë

    Andre Onana është sërish protagonisti kryesor i Mançester Junajtedit. Portieri i “djajve të kuq” ka hedhur në erë në pak sekonda të gjithë punën e bërë nga skuadra përgjatë lojës. Skuadra angleze ishte duke udhëhequr me shifrat 1-2 në transfertën kundër Lionit dhe po priste nga çasti në çast vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Por në sekondat e fundit të lojës, gabimi i portierit kamerunas i ka hequr nga duart fitoren ekipit të tij.
    Onana nuk arrin dot të kontrollojë topin pas një goditjeje të kundërshtarit, duke e lënë sferën në zonën e tij. Çerki u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Lioni fiksoi shifrat në 2-2, duke e mbyllur në baraspeshë ballafaqimin e parë, të vlefshëm për çerekfinalet e Ligës së Europës./Sport Ekspres/