La Vuelta 2025, Etapa e 5-të Figueres – Figueres
Pas startit me tre etapa në Itali më pas një e tillë në Francë, La Vuelta 25 ishte në Katalonjë për etapën 5.
Në etapën e sotme të Vuelta të Spanjës ekipi çilistik i Emirateve të Bashkuara Arabe, i udhëhequr nga Joao Almeida dhe Juan Ayuso, fitoi garën ekipore në Figueres (24.1 km), përpara Visma | Lease a Bike (+00’08”) dhe Lidl-Trek (+00’09”). Renditja e përgjithshme, siç pritej, ndryshoi përsëri: Jonas Vingegaard u rikthye për të veshur fanellën e kuqe, përpara Juan Ayuso (00’08”).
Përmbledhja:
Etapa e parë e La Vuelta 25 e mbajtur në tokën spanjolle ndryshoi përsëri renditjen e përgjithshme, pasi danezi Jonas Vingegaard rimori La Roja (fanella e kuqe) falë performancës kolektive të Visma-Lease a Bike në Figueres. Megjithatë, skuadra holandeze u detyrua të kënaqej me vendin e dytë duke përfunduar 8 sekonda pas ekipit Emiratet e Bashkuara Arabe të Juan Ayuso dhe Joao Almeida, të cilët mesatarisht patën 56.8 km/orë për të fituar etapën.
Yjet spanjollë dhe portugezë tani janë ndjekësit më të afërt të Vingegaard në renditjen e përgjithshme, së bashku me shokun e tyre të skuadrës Marc Soler (+8 sekonda). Lidl-Trek ishte skuadra e tretë më e shpejtë atë ditë, dhe lideri i tyre italian Giulio Ciccone kompleton 5 vendet e para të GC, 9 sekonda pas Vingegaard, i cili merr fanellën e tij të 30-të të liderit të Grand Tour (27 Maillot Jaune, 3 La Roja).
Ndërkaq fanella e kuqe deri sot David Gaudu, përfundoi i 9-ti (+24 sekonda) me Groupama-FDJ.
Vazhdo leximin









