Tag: sekonda

  • Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas

    Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas

    Detaje të reja janë mësuar lidhur me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani.
    Pamjet nga vendngjarja tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
    Raportohet se eskorta e delegacionit që ka kaluar ka qenë e një ministri të Malit të Zi.
    Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës, më 11 nëntor, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një automjeti tip “Mercedes Benz S-Class”, duke lënë të vrarë Gilmando Danin dhe duke plagosur rëndë agjentin e AMP-së Muçi Shaljani.

  • Terror në Rinas: Të shtënat vijuan mbi 30 sekonda, plumbat depërtuan në biznese (VIDEO)

    Terror në Rinas: Të shtënat vijuan mbi 30 sekonda, plumbat depërtuan në biznese (VIDEO)

    pamje nga biznesi

    TIRANË- Atentati ku mbeti i vrarë bashkëpunëtori i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri), ka rrezikuar të gjithë zonën përrreth dhe qytetarët. Sipas dëshmitarëve, të shtënat kanë vijuar për mbi 30 sekonda, nga ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve të rastit që kanë qenë rreth bizneseve në këtë zonë, bar-kafe dhe lokale.
    Breshëria e plumbave që u shkarkua në drejtim të “Benz”-it të bardhë ku udhëtonte viktima dhe i plagosur, ka prekur edhe xhamat e një hoteli fare pranë vendit ku ka ndodhur atentati, në rrethrrotullimin e Rinasit. Kryesisht plumbatkanë depërtuar deri brenda hollit të hotelit, duke dëmtuar fasadën e biznesit.

    Grupi hetimor ende nuk ka zbardhur plotësisht ngjarjen, por po punohet për identifikimin e autorëve apo intenerarin që ato kanë ndjekur, si dhe të personave të mundshëm që kanë qenë në rolin e vëzhguesve.
    Muçi  Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz” kur drejt tyre u hap zjarr pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani 47-vjeç. Ky i fundit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra./ZËRI
     

  • Slot dorëzohet: City ishte shumë më i fortë, anësorit iu deshën 14 sekonda për të anulluar golin tonë

    Slot dorëzohet: City ishte shumë më i fortë, anësorit iu deshën 14 sekonda për të anulluar golin tonë

    10 Nëntor 2025

    8:47

    Telesport

    Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka mbetur i zhgënjyer pas disfatës 0-3 që “reds” pësuan ndaj Manchester City në Premier League. Holandezi, për BBC tha: “Ata dominuan plotësisht në pjesën e parë”.
    “Ne luftuam shumë me numrin e lojtarëve që ata vendosën midis vijave. Ne ishim në disavantazh 0-2, por është edhe më e vështirë kur luan këtu dhe duhet të ndryshosh gjërat në pjesën e dytë“, tha Slot.
    Lidhur me golin e Virgil van Dijk të anuluar me rezultatin 1-0, Slot shpjegoi: “Nuk mund të pajtohem me vendimin. Për mua, është një gol i rregullt. U habita sepse gjëja e parë që bën kur shënon është të shikosh gjyqtarin anësor: atij iu deshën 14 sekonda për të ngritur flamurin e tij.”
    “Për mua, vendimi i gabuar u mor në fushë dhe më pas u mor edhe gjatë rishikimit. Kjo nuk do të thotë se do të kishte ndikuar në rezultat sepse City ishte shumë më i fortë. Edhe nëse do të kishim barazuar 1-1 ata mund të kishin fituar, por nuk ishte e nevojshme sepse ata po udhëhiqnin 2-0 dhe pastaj 3-0″, tha Slot.

  • Avioni rrëzohet pak sekonda pas ngritjes nga pista dhe shpërthen në flakë, vdesin 2 persona (VIDEO)

    Avioni rrëzohet pak sekonda pas ngritjes nga pista dhe shpërthen në flakë, vdesin 2 persona (VIDEO)

    Një aksident ajror ka ndodhur në aeroportin e Venezuelës. Aeroplani me dy motorë po ngrihej nga Aeroporti Paramillo në Táchira kur u rrëzua, pranë Parkut Kombëtar San Cristóbal, disa sekonda pas ngritjes.
    Mjeti fluturues shpërtheu dhunshëm në flakë pas përplasjes. Sipas informacioneve të deritanishme, dy persona kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
    Gazeta lokale e lajmeve ‘El Nacional’ raportoi se viktimat ishin piloti Toni Bortone dhe Juan Maldonado.

    Piloti, i cili kishte më shumë se 30 vjet përvojë dhe 10,300 orë fluturimi, u përshkrua si një aviator i apasionuar që vinte nga një familje me përvojë të fortë në aviacion.
    Lidhur me shkaqet e aksidentit, raportohet se piloti ka humbur kontrollin e aeroplanit. Megjithatë, hetimet janë ende duke vazhduar. Lidhur me avionin që u rrëzua, bëhet fjalë për një model Piper Cheyenne I (PA-31T1), të prodhuar nga Piper Aircraft në fund të viteve 1970.

    PA-31T1 është një avion me dy motorë me kosto të ulëta operimi dhe një rekord sigurie. Videoja u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe u bë virale.

  • Vetëm 60 metra nga deti! Avioni rrezikon përplasjen në Itali 11 sekonda pas ngritjes

    Vetëm 60 metra nga deti! Avioni rrezikon përplasjen në Itali 11 sekonda pas ngritjes

    Një avion i kompanisë Air Arabia rrezikoi të përfundonte në det vetëm pak sekonda pas ngritjes nga aeroporti i Katanias në Siçili. Sipas autoriteteve italiane, 11 sekonda pas ngritjes, avioni Airbus A320 humbi lartësinë dhe ra me shpejtësi rreth 300 milje në orë, duke iu afruar deri në 60 metra mbi sipërfaqen e detit.
    Avioni, që udhëtonte pa pasagjerë drejt Amanit të Jordanisë, kishte në bord dy pilotë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Sipas agjencisë italiane të sigurisë ajrore ANSV, gjatë momentit kritik u aktivizua sistemi paralajmërues GPWS (Ground Proximity Warning System), që njofton për rrezikun e përplasjes me tokën ose detin, shkruan A2 CNN.
    Ngjarja ndodhi më 20 shtator, rreth orës 23:57, në kushte të mira moti. Pavarësisht rënies së papritur, pilotët arritën të stabilizonin avionin dhe ta çonin fluturimin në destinacion pa incidente të tjera, duke u ulur në Aman në orën 02:52 me orën italiane.
    Hetuesit dyshojnë për gabim njerëzor në llogaritjen e peshës së ngritjes ose për manovër të pasaktë të pilotëve. ANSV ka hapur një hetim zyrtar, ndërsa pilotët do të japin dëshmitë e tyre që do të krahasohen me të dhënat e regjistruara në sistemet e avionit.

  • Pereira rikthehet kampion bote, i mjaftojnë 80 sekonda ndaj Ankalaev për të rimarrë titullin

    Pereira rikthehet kampion bote, i mjaftojnë 80 sekonda ndaj Ankalaev për të rimarrë titullin

    5 Tetor 2025

    9:02

    Telesport

    Luftëtarit brazilian Alex Pereira i kanë mjaftuar vetëm 80 sekonda për të fituar revanshin ndaj rusit Magomed Ankalaev dhe për t’u rikthyer kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) në artet marciale mikse.
    Në eventin UFC-320 zhvilluar sot në Las Vegas, Pereira fitoi me KO Teknik në raundin e parë ndaj rusit, duke u hakmarrë për humbjen e disa muajve më parë. Një rezultat që edhe pritej, por jo pas vetëm 80 sekondash duel në kafaz.
    Ai arriti ta hedhë në tapet rivalin rus dhe ta godasë me grushte e bërryla, duke detyruar gjyqtarin ta ndalte sfidën. Ankalaev (20 fitore, 2 humbje, 1 barazim e 1 duel pa rezultat) nuk arriti dot të reagojë dhe u detyrua të ngrejë “flamurin e bardhë”.
    Alex Pereira (13 fitore e 3 humbje) rikthehet kampion bote në moshën 38-vjecare, ndërkohë që dikur ka qenë edhe kampiomn bote në peshën e mesme. Ai konfirmohet si një nga luftëtarët më të mirë në artet marciale mikse.

  • VIDEO/ Vetëm 20 sekonda në fushë dhe afër golit kundër Manchester City, Armando Broja jep shënja shprese në Angli

    VIDEO/ Vetëm 20 sekonda në fushë dhe afër golit kundër Manchester City, Armando Broja jep shënja shprese në Angli

    Armando Broja ka luajtur për 10 minuta në humbjen e Burnley në shifrat e thella 5-1 kundër Manchester City. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në fushë në minutën e 80 dhe vetëm 20 sekonda pas hyrjes, kishte një shans të artë.Sulmuesi shqiptar arriti t’i shmanget bukur Reijnders duke kapur topin pas një rivënie anësore, por nuk gjeti hapësirën e duhur për të tentuar menjëherë portën e Manchester City, çka do të ishte rast i pastër goli.
    Më pas me një lëvizje trupi si të ishte duke gjuajtur në kuadrat, Broja u kthye duke pasuar sërish topin te shokët e ekipit. Por ndryshe nga më parë, këtë herë 10 minutat e Brojës linin shenja shprese teksa shqiptari dukej më mirë moralisht dhe psikologjikisht për të luajtur në nivele të larta. /Sport Ekspres/

  • “Nga 0 në 100 km/h për vetëm 4,1 sekonda!” Erdogan merr i pari makinën e re elektrike turke

    “Nga 0 në 100 km/h për vetëm 4,1 sekonda!” Erdogan merr i pari makinën e re elektrike turke

    Industria automobilistike turke ka zgjeruar gamën e saj me modelin e ri elektrik Togg T10F, një sedan që i shtohet SUV-it familjar T10X. Prezantimi zyrtar u bë pas ekspozitës IAA Mobility 2025 në Mynih, ndërsa i pari që e mori në dorë makinën e re ishte presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e testoi në një udhëtim simbolik pranë pallatit Dolma Bahçe në Stamboll.
    T10F arrin deri në 435 kuaj fuqi. Autonomia e tij varion nga 335 km deri në 610 km, ndërsa nga 0 në 100 km/h arrin për vetëm 4,1 sekonda.

    Erdogan ishte gjithashtu i pari që mori në dorë edhe SUV-in elektrik T10X në vitin 2023. Ai ka qenë mbështetësi kryesor i projektit Togg, një konsorcium që përfshin gjigantë si BMC, Zorlu Holding, Anadolu Group, Turkcell dhe Unionin e Dhomave të Turqisë (TOBB), duke i ofruar lehtësira fiskale dhe tokë falas për fabrikën në Bursë.

    Togg ka plane ambicioze për zgjerim në tregun europian, duke nisur fillimisht nga Gjermania, vendi me komunitetin më të madh turk jashtë vendit, ndërsa më pas do të ndjekin Franca dhe Italia. Të dy modelet, T10F dhe T10X, kanë marrë 5 yje në testet e sigurisë Euro NCAP.

  • 15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës

    15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës

    Një pajisje revolucionare e zhvilluar nga Imperial College London dhe Imperial College Healthcare NHS Trust, në bashkëpunim me kompaninë Eko Health, mund të identifikojë tre sëmundje kryesore të zemrës në vetëm 15 sekonda, duke shndërruar mënyrën e diagnostikimit në klinikat e kujdesit parësor.
    Stetoskopi regjistron tingujt e zemrës dhe një ECG të shpejtë, të dhënat analizohen nga algoritme inteligjente artificiale dhe rezultati dërgohet direkt në telefonin e mjekut.
    Pajisja është testuar në 12,700 pacientë në 96 klinika në Mbretërinë e Bashkuar, dhe rezultatet treguan një rritje të ndjeshme në diagnostikimin e:

    Fibrilimit atrial – 3.5 herë më shumë gjasa për të zbuluar sëmundjen,Dështimit të zemrës – rreth 2 herë më shumë,Sëmundjeve të valvulave të zemrës – afërsisht 2 herë më shumë.
    Ekspertët shpjegojnë se pajisja është veçanërisht e dobishme për pacientët që tashmë paraqesin simptoma, duke reduktuar rrezikun e rezultateve false‑positive. Pajisja nuk është menduar si mjet për kontroll rutinë, por si një instrument diagnostikues i shpejtë që mund të shpëtojë jetë duke mundësuar trajtim të hershëm.
    Si funksionon: Stetoskopi, me madhësi të vogël dhe të lehtë për t’u përdorur, vendoset mbi kraharor dhe regjistron të dhënat që analizohen në “cloud”. Rezultati shfaqet në kohë reale në telefonin e mjekut, duke mundësuar një vendim të shpejtë klinik.
    Ky projekt është prezantuar në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Madrid dhe mbështetet nga British Heart Foundation dhe National Institute for Health and Care Research (NIHR).
    Ekspertët e kardiologjisë e përshkruajnë si një “game-changer” në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kardiake dhe si një mënyrë për të ulur rastet që zbulohet vonë në spital si urgjenca.

  • Përmirësoni shëndetin tuaj vetëm në 1 minutë!

    Përmirësoni shëndetin tuaj vetëm në 1 minutë!

    Në një botë ku koha është e çmuar dhe mbingarkesa me informacion shpesh çon në konfuzion rreth asaj që është “e mirë” për trupin tonë, një formë ushtrimi po fiton vazhdimisht terren: vrapimi shumë i shpejtë.

    Tingëllon e thjeshtë: “Vrapo sa më shpejt të mundesh për disa sekonda.” Stërvitja me sprint është një nga praktikat më efektive për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Dhe pjesa më e mirë? Nuk ke pse të vraposh çdo ditë.
    Përfitimet e provuara shkencërisht

    Vrapimi i shpejtë përfshin intervale të shkurtra përpjekjesh intensive, nga 15 sekonda në një minutë, të ndjekura nga pushim.
    Vrapimi me shpejtësi ka treguar se rrit VO₂ max, sasinë maksimale të oksigjenit që trupi mund të konsumojë gjatë ushtrimeve intensive.
    Në një studim të vitit 2016, gratë që vraponin me shpejtësi vetëm katër minuta në javë për 12 javë përjetuan një rritje më të madhe të VO₂ max sesa burrat që ndoqën të njëjtin protokoll, sipas National Geographic.
    Vrapimi me shpejtësi gjithashtu forcon:
    – Shëndeti i zemrës
    – Rregullimi i presionit të gjakut dhe kolesterolit
    – Aktivizimi i fibrave muskulore të tipit II (me tkurrje të shpejtë), të cilat janë kritike për forcën dhe shpejtësinë, por ulen me moshën
    – Dendësia e kockave, veçanërisht në zona të tilla si shtylla kurrizore, ijet dhe kofshët, diçka që çiklizmi nuk e ofron
    – Shëndeti kognitiv, duke ndihmuar në ngadalësimin e gjendjeve neurodegjenerative, siç është sëmundja e Alzheimerit
    A mund të ndihmojë vrapimi me shpejtësi në humbjen e yndyrës dhe shtimin e masës muskulore?
    Edhe pse nuk është një “zgjidhje magjike”, vrapimi shumë i shpejtë:
    – Rrit metabolizmin dhe djegien e dhjamit pas stërvitjes
    – Ruajtja dhe forcimi i masës muskulore, veçanërisht tek fillestarët
    Për më tepër, një studim i vitit 2009 tregoi se gratë kanë përqendrime më të larta të hormonit të rritjes pas vrapimit me shpejtësi të lartë, gjë që mund të çojë në rritje më të madhe të muskujve krahasuar me burrat
    Si ta përfshish vrapimin me shpejtësi në stërvitjen tënde
    Vrapimi me shpejtësi duket i thjeshtë, por kërkon përgatitje. Dr. Ken Clark, profesor i kineziologjisë dhe trajner, shpjegon: “Askush nuk dëshiron të ngrihet nga divani dhe të fillojë të vrapojë me shpejtësi që ditën e parë.”
    Hapat janë të thjeshtë:
    – Së pari, zhvilloni aftësi bazë fizike (ecje ose vrapim i lehtë)
    – Filloni me dy herë në javë dhe maksimumi tre
    – Vraponi javët e para me 70–80% të aftësisë suaj
    – Rriteni pas 3 javësh në 90–95%
    – Vraponi shpejt për 10 deri në 30 sekonda
    – Ngrohuni me 5 deri në 10 minuta ecje ose vrapim të lehtë dhe shtrirje dinamike
    – Vishni këpucë sportive të përshtatshme
    Vrapimi i shpejtë, pavarësisht kohëzgjatjes së tij të shkurtër, ka përfitime afatgjata që prekin çdo aspekt të shëndetit tonë, nga forcimi kardiorespirator dhe muskuloskeletal, deri te përmirësimi njohës.
    Nuk është e thënë të jesh atlet për ta provuar. Me udhëzimin e duhur, përfshirjen graduale dhe larminë në stërvitje, mund të bëhet një “aleat” i vlefshëm në udhëtimin tuaj drejt një gjendjeje më të mirë fizike dhe mirëqenieje.