Tag: sekonda

  • VIDEO/ Mbështetësi i Berishës del në foltore dhe harron fjalimin, i riu: Më falni

    VIDEO/ Mbështetësi i Berishës del në foltore dhe harron fjalimin, i riu: Më falni

    18 sekonda është koha që përdori një i ri për të folur tek Foltorja e thirur nga Sali Berisha para Kryeministrisë. I riu Eugen Gjoni u ftua që të dalë në foltore, por fillimisht nuk po dukej për disa sekonda derisa më pas u ngjit në foltore.
    Ishte parashikuar që ai të mbante një fjalim si gjithë të tjerët, por kur u ngjit në foltore duket se u emocionua dhe e harroi fjalimin. Ai foli shumë shkurt, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, kërkoi falje dhe më pas u largua nga foltorja.
    ”Përshëndetje të dashur miq e demokratë. Faleminderit që jeni sot në ditën e Rinisë, jemi munduar të bëjmë një foltore ndryshe, faleminderit për pjesëmarrjen, faleminderit shumë dhe më falni”, tha ai.

  • VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist

    VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist

    Një ngjarje dramatike ka ndodhur në brigjet e Portugalisë, teksa një sërfist brazilian ka përjetuar ndoshta momentin më të keq të jetës në aventurën e tij. 
    Edhe pse profesionist në këtë sport, 58-vjeçari Carlos Burlet duket se “ka lindur me këmishë”. 
    Ai po bënte surf në Nazaré të Portugalisë, kur një valë gjigante e ‘gëlltiti’ në pak sekonda pas përndjekjes në det të hapur. 
    Videoja është tronditëse dhe bëri shumë shpejt xhiron e rrjetit. Shpëtimtarët më në fund arritën ta shpëtonin nga mbytja e sigurt. 
    Nazaré është bregu më i rrezikshëm në botë për sërfistët, pasi ka dallgë të forta dhe të rrezikshme. Bourlet tani është jashtë rrezikut, por episodi mbetet një paralajmërim për gjithë të tjerët. 

  • Atentati në Lushnjë/ Në 10 sekonda u qëllua gjashtë herë, 18 të shoqëruar nga policia

    Atentati në Lushnjë/ Në 10 sekonda u qëllua gjashtë herë, 18 të shoqëruar nga policia

    Atentati ndaj Julian Sulës në Lushnjë ka zgjatur vetëm 10 sekonda. Burime bëjnë me dije se ndaj tij është qëlluar 6 herë, ku është prekur makina tip “BMW” ngjyrë e zezë më të cilën udhëtonte, por fatmirësisht vetëm një plumb e ka prekur në këmbë duke e lënë të plagosur. Pas plagosjes, Sula fillimisht shkoi në lokalin e tij në Karbunarë, më pas në shtëpi, ku qëndroi disa minuta, dhe më pas u dërgua në spital për të marrë kujdes mjekësor për plagën në këmbë.
    Deri tani, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 18 persona, përfshirë edhe të afërm të 45-vjeçarit, në lidhje me ngjarjen. Hetimet po vijojnë mbi disa pista, duke nisur nga e kaluara e Sulës që nga viti 1997 dhe lidhjet e tij të dyshuara me trafik narkotikësh, bizneset dhe përfshirjen në politikë.
    Julian Sula është një person që prej dy vitesh lëvizte lirshëm në Lushnjë, dhe mjetet që përdorte ishin herë të blinduara dhe herë jo.
    Pas atentatit, dy autorët që ishin të maskuar dhe me automatik, dogjën makinën së bashku me armët në fshatin Lifaj. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe vijon punën për kapjen e autorëve.

  • 10 sekonda atentat ndaj rivalit të Aldo Bares! PAMJET-Autorët e maskuar me kallash në dorë qëllojnë drejt Julian Sulos

    10 sekonda atentat ndaj rivalit të Aldo Bares! PAMJET-Autorët e maskuar me kallash në dorë qëllojnë drejt Julian Sulos

    Julian Sula

    LUSHNJË-Janë publikuar pamjet nga atentati i ndodhur në Lushnjë, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt automjetit të 45-vjeçarit Julian Sula. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kanë fokusuar momentin e gjuajtjes me armë.
    Sipas policisë, dy persona kanë dalë nga makina të cilën e kanë parkuar në kthesën e rrugës ‘Misto Mame’. Autorët shihen me maskë të zezë në fytyrë dhe kapele, ndërsa kanë dalë nga mjeti me kallash në duar dhe kanë qëlluar drejt automjetit tip ‘BMW’ e zezë, në të cilin ndodhej ‘Juli i Pashakos’. Pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën.

    autorët

    Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda, ku 6 plumba kane prekur makinën e Sulës ndërsa një plumb e ka prekur në këmbë. 45-vjeçari ka arritur të shpëtojë, ku u largua menjëherë me shpejtësi drejt lokalin të tij në Karbunarë dhe më pas në shtëpi. Sula ka qëndruar disa minuta në banesë dhe më pas shkoi të mjekonte këmbën në spital.

    Sa i përket ngjarjes, Sula ka deklaruar se nuk i njeh autorët dhe nuk ka konflikte me njeri. “Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes. Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e drogës, dhe bizneset. /ZËRI

    jjjjpng

    ghhhpng

  • Atentat 10 sekonda, drejt Sulës u qëllua me kallashnikov dhe pistoletë, si i shpëtoi mrekullisht plumbave “Juli i Pashakos”

    Atentat 10 sekonda, drejt Sulës u qëllua me kallashnikov dhe pistoletë, si i shpëtoi mrekullisht plumbave “Juli i Pashakos”

    Autorët të cilët ditën e djeshme qëlluan me breshëri në drejtim të Julian Sulës, 45 vjeç në Lushnjë ende nuk janë gjetur.
    Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kanë fokusuar momentin e ngjarjes.
    Sipas policisë, dy persona kanë dalë nga makina të cilën e kishin parkuar në kthesën e rrugës “Misto Mame”.

    Ata mbanin maska të zeza në fytyrë dhe kapele. Sapo panë makinën tip “BMW” me të cilën udhëtonte Sula, ata zbritën nga mjeti dhe qëlluan, njëri me kallashnikov e tjetri me pistoletë. Dalja e tyre ka qenë me vonesë pasi makina e shënjestrës ka kaluar me shpejtësi.
    Mesa duket 45-vjeçari i ka parë atentatorët dhe i ka dhënë shpejtesi makinës duke i shpëtuar mrekullisht plumbave.
    Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda. 6 plumba kanë prekur makinën e Sulës ndërsa një plumb e ka fshikur në këmbë.
    Pas kësaj autorët dogjën makinën se bashku me armët në fshatin Lifaj. Ndërsa Julian Sula fillimisht shkoi në lokalin e tij  në Karbunarë dhe më pas në shtëpi. Ka qëndruar disa minuta dhe më pas shkoi të mjekonte këmbën në spital.
    Deri tani policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 18 persona në lidhje me ngjarjen por edhe të afërm të 45-vjeçarit.
    Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e narkotikëve, bizneset dhe perfshirjen në politikë.
    Juluan Sula ishte një person i cili prej 2 vitesh lëvizte lirshëm në Lushnjë madje edhe në këmbë.
    Mjetet që ai përdorte ishin herë të blinduara dhe herë jo. Ai është një person i njohur për policinë pasi është ndaluar për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtin të punonjësve të policisë.

  • Lara Colturi lë mbresa në Austri, siguron podiumin në Botërorin e Skive

    Lara Colturi lë mbresa në Austri, siguron podiumin në Botërorin e Skive

    Lara Colturi shkëlqen në Slalomin Special të Kupës së Botës në Austri. Skiatorja shqiptare u rendit në vendin e dytë, duke lënë mbrapa emra të mëdhenj.
    Për Colturin ky rezultat është mjaft pozitiv, ndërkaq nuk mund të lihet pa përmendur fakti se është podiumi i dytë radhazi.
    Ajo përfundoi garën për 1 minutë, 49 sekonda e 34 të qindtat, 1.23 sekonda. Më mirë se Colturi bëri vetëm Mikaela Shiffrin, amerikania që numëron plot 103 podiume në karrierë. Lara shkon në kuotën e 196 pikëve në total, përfshirë këtu edhe 80 pikët e marra së fundmi.

  • Shtetet që ekzistuan më shkurt, një prej tyre zgjati vetëm tetë sekonda

    Shtetet që ekzistuan më shkurt, një prej tyre zgjati vetëm tetë sekonda

    A keni menduar ndonjëherë se cilat kombe kanë zgjatur më pak?

    Republika e Kuvajtit – 24 ditë

    Çfarë ndodhi: Sadam Huseini krijoi një qeveri kukull që e shpalli Kuvajtin provincë të Irakut.

    Pse ishte i shkurtër: Plani për të aneksuar Kuvajtin dështoi dhe qeveria e sapoformuar e shpalli Kuvajtin shtet të pavarur .

    Njohja: Kjo qeveri nuk u njoh nga vendet e tjera dhe situata ishte një prelud i Luftës së Gjirit, raporton N1 Sarajevë .

    Republika Federale Demokratike Ruse – më pak se një ditë, sipas disave vetëm gjashtë orë

    Çfarë ndodhi: Asambleja Kushtetuese Gjithë-Ruse e shpalli veten organ qeverisës më 19 janar 1918.

    Pse ishte jetëshkurtër: Komiteti Ekzekutiv Qendror e shpërndau Asamblenë më vonë atë ditë, duke i dhënë fund republikës.

    Pavarësia e Katalonjës – tetë sekonda

    Kombi që zgjati vetëm tetë sekonda ishte Shteti i Pavarur i Katalonjës në vitin 2017.

    Pas referendumit, udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont shpalli pavarësinë, por menjëherë e ndërpreu deklaratën për të bërë thirrje për dialog me Spanjën.

    Kjo pauzë dhe ndërhyrja e shpejtë e Spanjës rezultuan në pezullimin pothuajse të menjëhershëm të shpalljes de facto dhe të pavarësisë së saj.

    Deklarata: Më 10 tetor 2017, Presidenti Katalan Carles Puigdemont nënshkroi një dokument që shpallte pavarësinë nga Spanja.

    Duke folur pas nënshkrimit, Puigdemont tha:

    “Unë pranoj mandatin e popullit për ta bërë Katalonjën një shtet të pavarur në formën e një republike.”

    Megjithatë, ai ndaloi vetëm disa sekonda më vonë, duke deklaruar se do t’i “kërkonte Parlamentit të pezullonte efektet e deklaratës së pavarësisë në mënyrë që të mund të fillonim një dialog në javët e ardhshme”.

    Rezultati: Pauza tetësekondëshe i dha fund ekzistencës së shkurtër, de facto, të një shteti të pavarur, dhe Katalonja mbetet pjesë e Spanjës.

    Shembuj të tjerë të kombeve shumë jetëshkurtra – Ukraina Karpate: Shpalli pavarësinë në mars të vitit 1939, por u pushtua nga Hungaria të nesërmen, gjë që zgjati rreth një ditë.

    Republika e Krimesë: Shpalli pavarësinë në mars të vitit 2014, por pas një referendumi dhe aneksimi nga Rusia, u shpërbë zyrtarisht të nesërmen, gjë që zgjati rreth 24 orë.

  • “Gjakos, gjakos”, gazetari zbulon detaje tronditëse nga audio përgjimi i ’21 janarit’: 4 vrasjet janë bërë në 8 sekonda. Nga brenda Kryeministrisë u qëllua…

    “Gjakos, gjakos”, gazetari zbulon detaje tronditëse nga audio përgjimi i ’21 janarit’: 4 vrasjet janë bërë në 8 sekonda. Nga brenda Kryeministrisë u qëllua…

    Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në “Shqipëria Live’, ku foli për paraqitjen e Sali Berishës në SPAK si person në dijeni për çështjen e ’21 janarit’ dhe për audio përgjimin.

    Ai zbardhi detaje nga regjistrimi, ku tha se urdhri për të kryer vrasjet ishte ‘gjakos, gjakos’, ndërsa shtoi s për 8 sekonda u kryen katër vrasjet e protestuesve. Pas këtyre 8 sekondave, është dhënë urdhër ‘ndaloni zjarrin’.
    Berisha ka deklaruar se të shtënat janë kryer nga Garda, por Hoxha tha se nga brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi.
    “Audio-përgjimin nuk ia kam dhënë askujt. Lulzim Basha del tek kodet e radiove, është një kod për flitet për të. Kam identifikuar kodet me radhë, janë; luanë, diamanti, 77, korabi, 220… Ata që e kanë pasur e dinë për kë e kam fjalën unë. Basha ka qenë ministër i Brendshëm, është akuzuar dhe ai për ngjarjen, por po i jepet mundësia të tregojë pozicionin e vet. Në Kryeministri nuk komandonte Basha.
    U tha nga Berisha që ‘Kryeministria s’ka pasur sistem kamerash, ka pasur Garda’. Por ka pasur sistem kamerash. Vrasjet janë bërë me urdhër.
    Si është bërë regjistrimi? Nuk është bërë duke përgjuar njësinë qendrore, por duke përgjuar komandantin e Gardës. Ai është regjistruar dhe janë komunikime e komandantit të Gardës me zinxhirin komandues.
    Për 8 sekonda janë kryer 4 vrasjet. Është dhënë urdhri ‘gjakos, gjakos’, ky është urdhri i parë. Urdhri tjetër ka qenë ‘ndaloni zjarrin’. Të shtënat kanë zgjatur vetëm 8 sekonda. Po të kishte zgjatur më shumë do ishte bërë kasaphanë.
    Ky material i dha një motiv të ri hetimit, që kemi të bëjmë me vrasje me urdhër. Berisha ka thënë që ‘nuk është qëlluar nga brenda’. Brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës, Ndrea Prendit. E vetmja e shtëna brenda godinës, ka qenë grushti. Atë ditë ka pasur disa përplasje.”, tha ndër të tjera ai.

     

    Top Channel

  • VIDEO-“Gjakos, gjakos”, gazetari zbulon detaje tronditëse nga audio përgjimi i ’21 janarit’: 4 vrasjet janë bërë në 8 sekonda….

    VIDEO-“Gjakos, gjakos”, gazetari zbulon detaje tronditëse nga audio përgjimi i ’21 janarit’: 4 vrasjet janë bërë në 8 sekonda….

    Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në “Shqipëria Live’, ku foli për paraqitjen e Sali Berishës në SPAK si person në dijeni për çështjen e ’21 janarit’ dhe për audio përgjimin. 
    Ai zbardhi detaje nga regjistrimi, ku tha se urdhri për të kryer vrasjet ishte ‘gjakos, gjakos’, ndërsa shtoi s për 8 sekonda u kryen katër vrasjet e protestuesve. Pas këtyre 8 sekondave, është dhënë urdhër ‘ndaloni zjarrin’. 
    Berisha ka deklaruar se të shtënat janë kryer nga Garda, por Hoxha tha se nga brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi. 
    “Audio-përgjimin nuk ia kam dhënë askujt. Lulzim Basha del tek kodet e radiove, është një kod për flitet për të. Kam identifikuar kodet me radhë, janë; luanë, diamanti, 77, korabi, 220… Ata që e kanë pasur e dinë për kë e kam fjalën unë. Basha ka qenë ministër i Brendshëm, është akuzuar dhe ai për ngjarjen, por po i jepet mundësia të tregojë pozicionin e vet. Në Kryeministri nuk komandonte Basha. 
    U tha nga Berisha që ‘Kryeministria s’ka pasur sistem kamerash, ka pasur Garda’. Por ka pasur sistem kamerash. Vrasjet janë bërë me urdhër. 
    Si është bërë regjistrimi? Nuk është bërë duke përgjuar njësinë qendrore, por duke përgjuar komandantin e Gardës. Ai është regjistruar dhe janë komunikime e komandantit të Gardës me zinxhirin komandues. 
    Për 8 sekonda janë kryer 4 vrasjet. Është dhënë urdhri ‘gjakos, gjakos’, ky është urdhri i parë. Urdhri tjetër ka qenë ‘ndaloni zjarrin’. Të shtënat kanë zgjatur vetëm 8 sekonda. Po të kishte zgjatur më shumë do ishte bërë kasaphanë. 
    Ky material i dha një motiv të ri hetimit, që kemi të bëjmë me vrasje me urdhër. Berisha ka thënë që ‘nuk është qëlluar nga brenda’. Brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës, Ndrea Prendit. E vetmja e shtëna brenda godinës, ka qenë grushti. Atë ditë ka pasur disa përplasje.”, tha ndër të tjera ai. 
     
     
     

  • Keni shikim të turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve? Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

    Keni shikim të turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve? Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

    Fakti që më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia, nënkupton se ata kalojnë më shumë orë duke parë ekranet e kompjuterave dhe pajisjet e lëvizshme si celularët dhe tabletët.
    Ekspertët e syve në SHBA, thonë se kjo mund të krijojë disa probleme të përkohshme me shikimin.
    Sipas tyre nëse shihni shumë gjatë në një monitor kompjuteri apo në celular, dhe më pas përjetoni një shikim të turbullt të përkohshëm, kjo ka të ngjarë të ndodhë pasi po thahet shtresa e lagështisë në sipërfaqen e përparme të syrit tuaj.

    “Nëse niveli i lagështisë nuk është i duhuri dhe i njëtrajtshëm, dhe me cilësinë dhe sasinë e duhur, shikimi ka tendencë që të turbullohet. Prandaj njerëzit mund të vërejnë se kanë një shikim të paqartë, në një moment ata shohin në mënyrë të mjegullt. Por vetëm pak më vonë shikimi qartësohet vetë”, thotë dr.Muriel Shornak.
    Pulitja e syve përhap një sasi loti të rëndësishëm mbi sipërfaqen e përparme të syrit.
    “Sa herë që jemi duke bërë ndonjë gjë që kërkon vëmendje të veçantë tek detajet vizuale, bie shkalla e pulitjes së syve tanë”- shton ekspertja.
    Në vend të një shkalle normale të pulitjes nga çdo 5-7 sekonda, kur shihni mbi një ekran ju mund të pulitni sytë vetëm çdo 15-20 sekonda.
    “Pulitja e syve është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi garanton komoditetin tonë. Ky është padyshim një veprim aspak i kushtueshëm për ne”, thotë dr.Shornak.
    Prandaj herën tjetër kur ta gjeni veten duke vështruar një ekran, provoni rregullin 20-20-20.
    “Çdo 20 minuta, shihni diçka 20 metra larg, pulitini 20 herë sytë për 20 sekonda”, thotë ajo. Mund të ndihmojë edhe përdorimi në mënyrë periodike dhe gjatë gjithë ditës i një solucioni me pika që mund të merret në farmaci pa recetë.