Rruga e Arbrit vijon të shfaqë probleme në segmentin e Xibrit. Edhe pse në këtë zonë nga tunelet në fshatin Shkallë deri tek tunelit i Murrizit është ndërhyrë disa herë për riparimin e deformimeve që pësonte rruga, situata mbetet e njëjtë.
Në afërsi të tunelit të Murrizit traseja e rrugës ka pësuar sërish deformim në anën e poshtme të saj.Të gjithë ata që vijnë nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër e ndjejnë disnivelin e rrugës në vendet ku ka pësuar çarje dhe shtypje.
Sipas specialistëve reshjet e shiut pritet të ndihmojnë në dëmtimin e mëtejshëm të karrexhatës pasi uji hyn në të çarat e asfaltit. Ndonëse 6 vite më parë kjo rrugë u hap në mënyrë provizore me hapjen për qarkullim të tunelit të Murrizit u konsiderua e përfunduar.
Drejtuesit e mjeteve do t’ju duhet të bëjnë shumë kujdes në segmentin e Xibrit pasi problemet kanë nisur bashkë me shirat e vjeshtës.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo rrugë ka qenë problematike që kur është ndërtuar dhe sipas tyre problemet do të vijojnë edhe në të ardhmen.Më problematike situata është në ditët me shi pasi automjetet që përballen me deformimin e asfaltit mund të përfundojnë të aksidentuar.
Tag: segmentin
-

Miliona euro investim/ Rruga e Arbrit vazhdon të shembet, rrëshqitje dhe ulje në segmentin pranë tunelit të Murrizit
-

Riparimi i asfaltit në segmentin Vorë–Ura e Dajlanit, ARRSH plan të ri për menaxhimin e trafikut
Për shkak të ndërhyrjeve për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan të ri menaxhimi të trafikut në autostradën Tiranë–Durrës.Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke filluar nga nata e sotme, 14 tetor, nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, përkatësisht në këto segmente:Vorë–MaminasMaminas–SukthSukth–FllakëFllakë–Mbikalimi i ShkozetitMbikalimi i Shkozetit–Ura e DajlanitPunimet pritet të zgjasin 1–2 ditë për çdo segment, ndërsa gjatë orëve të ndërhyrjes përdoruesit e rrugës duhet të përdorin itinerarin alternativ Vorë – Maminas – Katër Rrugët e Shijakut – Durrës.Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë–Durrës, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në krahun tjetër, Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtin plan dhe kohëzgjatje.ARRSH thekson se ndërhyrja është e domosdoshme për rehabilitimin e aksit më të rëndësishëm rrugor të vendit dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, duke i ftuar të zgjedhin rrugët alternative për të lehtësuar trafikun gjatë punimeve. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës dhe Bypass-i i Sarandës, ARRSH kërkon mbikëqyrësit e projekteve 45 mln euro
Një muaj nga hapja e garës për zgjerim i superstradës Tiranë – Durrës Faza III me një fond limit 2.5 miliardë lekë dhe “Ndërtim By pass Sarande, Faza I” me fond limit 2 miliardë lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur kërkimin e kompanive që do të bëjnë mbikëqyrjen.
Në sistemin e prokurimeve u çelën këtë të hënë procedurat që parashikojnë këtë shërbim. Konkretisht “Supervizion Punimesh Ndërtim By Pass Sarande Faza I” me fond limit 17.1 milionë lekë dhe “Supervizion punimesh Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës Faza III”.
Projektet në fjalë të cilët do të kenë edhe mbikëqyrësit pas përfundimit të procedurave parashikojnë ndërhyje të rëndësishme infrastrukturore në vend ku zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës tashmë ka nisur prej kohësh ndërsa Bypass ii Sarandës është një projekt krejtësisht i ri.
Sa i takon Bypassit Segmenti i prokuruar ka një gjatësi 3115metra linearë. segmenti rrugor do të lidhet me nyje në nivel me segmentin rrugor në të ardhmen “Rruga e Gjashtës”. Më pas rruga vazhdon me tunel me dhe del në anën tjetër të kodrës në faqe të saj derisa lidhet me segmentin rrugor kombëtar “SH8’’ dhe me segmentin rrugor që do të lidh “Bypass Sarandë” me segmentin rrugor ekzistues “Kardhiq – Delvinë”. Rruga do të jetë e kategorisë C2 me gjerësi të kurorës 11 metra.
Sa i takon zgjerimit të Tiranë-Durrës në këtë fazë të tretë të lotit 1 përfshihet pjesa nga kilometrik 6 në atë 7.5 përfshirë ndërtimin e nyjes së Kasharit dhe punimet për ndërtimin e nyjes në degëzimin e rrugës së Laknasit në km 1.5 . Gjerësia e kurorës së asfaltuar të kësaj rruge do të jetë 32.5 m me 3 kori kalimi nga 3.75 m (në 2 karrexhatat), Korsi emergjence 1 x 3 m (në 2 karrexhatat), Bankinë e asfaltuar (krahu i majtë) 2 x 0.7 m (në 2 karrexhatat), Bankinë (krahu i djathtë) 2 x 1.3 m (në 2 karrexhatat), Trafikndarëse 1 x 2.6 m (në mes të 2 karrexhatave)./Monitor -

Zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe Bypass-i i Sarandës, ARRSH kërkon mbikëqyrësit e projekteve 45 mln euro
Një muaj nga hapja e garës për zgjerim i superstradës Tiranë – Durrës Faza III me një fond limit 2.5 miliardë lekë dhe “Ndërtim By pass Sarande, Faza I” me fond limit 2 miliardë lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur këkrimin e kompanive që do të bëjnë mbikëqyrjen.Në sistemin e prokurimeve u çelën këtë të hënë procedurat që parashikojnë këtë shërbim. Konkretisht “Supervizion Punimesh Ndërtim By Pass Sarande Faza I” me fond limit 17.1 milionë lekë dhe “Supervizion punimesh Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës Faza III”.Projektet në fjalë të cilët do të kenë edhe mbikëqyrësit pas përfundimit të procedurave parashikojnë ndërhyje të rëndësishme infrastrukturore në vend ku zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës tashmë ka nisur prej kohësh ndërsa Bypass ii Sarandës është një projekt krejtësisht i ri.Sa i takon Bypassit Segment ii prokuruar ka një gjatësi 3115metra linearë. segmenti rrugor do të lidhet me nyje në nivel me segmentin rrugor në të ardhmen “Rruga e Gjashtës”. Më pas rruga vazhdon me tunel me dhe del në anën tjetër të kodrës në faqe të saj derisa lidhet me segmentin rrugor kombëtar “SH8’’ dhe me segmentin rrugor që do të lidh “Bypass Sarandë” me segmentin rrugor ekzistues “Kardhiq – Delvinë”. Rruga do të jetë e kategorisë C2 me gjerësi të kurorës 11 metra.Sa i takon zgjerimit të Tiranë-Durrës në këtë fazë të tretë të lotit 1 përfshihet pjesa nga kilometrik 6 në atë 7.5 përfshirë ndërtimin e nyjes së Kasharit dhe punimet për ndërtimin e nyjes në degëzimin e rrugës së Laknasit në km 1.5 . Gjerësia e kurorës së asfaltuar të kësaj rruge do të jetë 32.5 m me 3 kori kalimi nga 3.75 m (në 2 karrexhatat), Korsi emergjence 1 x 3 m (në 2 karrexhatat), Bankinë e asfaltuar (krahu i majtë) 2 x 0.7 m (në 2 karrexhatat), Bankinë (krahu i djathtë) 2 x 1.3 m (në 2 karrexhatat), Trafikndarëse 1 x 2.6 m (në mes të 2 karrexhatave).Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Belinda Balluku: Përfunduan riparimet në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë
“Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë.
Një ndërhyrje që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore”- shkruan në postimin e saj zv/kryeministrja dhe ministre Belinda Balluku. -

Rrëshqitje dherash dhe bllokim rruge në segmentin Gramsh–Korçë
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin juglindor të vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, veçanërisht në segmentin Gramsh–Korçë, ku një pjesë e rrugës është bërë përkohësisht e pakalueshme për automjetet për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe inerteve.
Ndër zonat më të goditura nga kjo situatë është fshati Bratilë, ku një rrëshqitje masive e dherave dhe rënia e gurëve në njërin krah të rrugës ka krijuar bllokim dhe rrezik real për drejtuesit e mjeteve.Për rreth gjashtë orë me radhë, automjetet janë detyruar të lëvizin me shpejtësi minimale dhe në kushte tepër të vështira, duke rritur rrezikun për aksidente dhe dëmtime.
Fadroma apo ekskavatorë të shërbimeve rrugore nuk janë parë në terren. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi masat që pritet të merren për rregullimin dhe normalizimin e qarkullimit.
-

Bllokohet përkohësisht qarkullimi në tunelin e Shkopetit nga rrëshqitja e gurëve
Rrëshqitje gurësh gjatë natës në segmentin rrugor Burrel–Milot, konkretisht në hyrje të tunelit të Shkopetit. Situata është shaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të rëna orët e fundit.
Për pasojë, qarkullimi u ndërpre për rreth një orë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks.
Pas raportimit të situatës menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe punonjësit e firmës së mirëmbajtjes rrugore që mbulon segmentin Skuraj–Peshkopi.
Ata ndërhynë për pastrimin e rrugës dhe largimin e gurëve, duke bërë të mundur normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në kushte të sigurta.
-

Rrëshqitja e gurëve bllokon qarkullimin në tunelin e Shkopetit, probleme në aksin Burrel–Milot
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh gjatë natës në segmentin rrugor Burrel–Milot, konkretisht në hyrje të tunelit të Shkopetit.
Për pasojë, qarkullimi u ndërpre për rreth një orë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks.
Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe punonjësit e firmës së mirëmbajtjes rrugore që mbulon segmentin Skuraj–Peshkopi.
Ata ndërhynë për pastrimin e rrugës dhe largimin e gurëve, duke bërë të mundur normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në kushte të sigurta.
