Tag: seferi

  • “Nuk ka luftë negative midis nesh”, Andi Seferi flet për arrestimin e Veliajt: Mungon kapiteni i Tiranës

    “Nuk ka luftë negative midis nesh”, Andi Seferi flet për arrestimin e Veliajt: Mungon kapiteni i Tiranës

    Andi Seferi, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, i cili është i pezulluar përkohësisht për shkak se kandidon për deputet në listën e hapur të PS për Tiranën thotë se “fokusi dhe qëllimi është maksimizimi i votës”.
    I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai thotë se mes socialistëve “nuk ka luftë brenda llojit”.
    Ai u shpreh se mandati i katër do të definojë shumë përpjekje dhe shumë politika që fokusohen në hyrjen në BE.
    “Kërkohet një fitore maksimale në këtë mandat, sepse marrja e kohës do të ishte stopim i procesit të integrimit.
    E qena 10 vjet nënkryetar i bashkisë së Tiranës nuk më lejon të bëj shumë premtime. E vetmja gjë që mund të them është se Andi që ka qenë këto 10 vjet, Andi do të jetë përsëri. Ky është i vetmi premtim.
    Duhet të themi që është normale që në çdo lloj gare, qoftë edhe jo politike të ketë një energji të shtuar midis personave që marrin pjesë. Nuk ekziston kjo lloj lufte negative midis nesh.
    Është humane që gjithsecili të ketë atë ndjesinë e garës brenda përbrenda. Ndjesi që rehabilitohet kur shkon në atë fokus të qytetarëve. Pra 37 individët që janë në listë përfaqësojnë 37 realitete të ndryshme. Gjithkush ka atë fokusin e vet dhe kjo është qëllimi, maksimizimi i votës socialiste. Askush nuk e ka fokusin me kolegun e listës, por maksimizimi i votës, përfshirja e shtresës gri, kalimi i kufirit madje pse jo edhe tek krahu i djathtë. Aq më tepër që më shumë kuptoj që qytetarët përveç forcës politik mbështesin edhe individin”, tha Seferi.
    Sa i takon arrestimit të Erion Veliajt, Andi Seferi thotë se puna vazhdon, qytetarët i marrin shërbimet, por thekson se mungon kapiteni i Tiranës.
    “Të jesh në një skuadër prej 10 vjetësh, patjetër që na mungon. Urojmë që edhe drejtësia të bëjë punën e saj, për ezaurimin e këtyre fakteve që pretendojnë. Unë nuk kam pasur asnjë komunikim”, tha Seferi.

  • Nga N/kryetar i Bashkisë Tiranë, në kandidat për deputet. Seferi: Jam i pezulluar nga detyra

    Nga N/kryetar i Bashkisë Tiranë, në kandidat për deputet. Seferi: Jam i pezulluar nga detyra

    Ish-Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi i cili tashmë garon në listën e hapur për zgjedhjet e 11 majit në Kryeqytet, deklaroi se ka pezulluar pozicionin e tij që mbante prej dhjetë vitesh në këtë institucion.
    Në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH të drejtuar nga Sonila Agostini, Seferi u shpreh se, “Në momentin që filloi fushata elektorale, por edhe më përpara, kam pezulluar pozicionin tim si N/Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Unë kam zgjedhur këtë variant sepse edhe mund të marrësh në këtë situatë dhe lejen e zakonshme. Kam vepruar kështu sepse nuk dëshiroj që edhe pse me takon leja sipas ligjit, të jem i pagur nga taksat e qytetarëve të Tiranës.”
    Duke u ndalur në angazhimin e tij elektoral, Seferi vlerësoi se prioritet për të ka arritja e objektivit të Partisë Socialiste dhe jo thjesht synimi i tij personal për tu zgjedhur deputet.
    “Bashkë me gjithë kolegët e listës tonë që përfaqësojmë PS-në në Qarkun e Tiranës kemi një objeksion të madh që ka të bëjë me maksimizimin e votës socialiste. Duke njohur emër për emër të gjithë ata që përfaqësojnë listën e hapur të partisë kam bindjen që kushdo qoftë do jetë një përfaqësim i denjët i PS-së dhe elektoratit. Unë jam përgatitur që Partia Socialiste të fitojë. Nëqofse qytetarët do shikojnë tek unë personin që përfaqëson projektin e PS-së, do shikojnë tek unë dhe atë njeriun që ka eksperiencë, prej dhjetë vitesh nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, jam person që kam qenë me njerëzit e Tiranës në gjithë situatat.”

  • Dy shqiptarët shënojnë gola të bukur në Kupën e Turqisë, por janë të pafat! Ekipi i tyre eliminohet në kohën shtesë (video)

    Dy shqiptarët shënojnë gola të bukur në Kupën e Turqisë, por janë të pafat! Ekipi i tyre eliminohet në kohën shtesë (video)

    2 Prill 2025

    21:25

    Telesport

    Taulant Seferi dhe Enis Bardhi kanë qenë protagonistë në ndeshjen mes Trabzonspor dhe Bodrumspor, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Turqisë.
    Vendasit gjetën të parët golin me Simon Banza në minutën e tretë, miqtë përmbysën shifrat brenda 5 minutave me golat e dy shqiptarëve. Fillimisht Taulant Seferi barazoi shifrat në minutën e 15-të, pas asistit të Fredy dhe shqiptari e finalizoi aksionin në mënyrë perfekte. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 20-të, Seferi asiston bukur brenda zone për Enis Bardhin, i cili dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme, por nuk feston para tifozerisë së ish-klubit të tij.SHIKOGOLIN
    Trabzonspor barazon shifrat me Eskihellac në minutën e 22-të dhe koha e rregullt mbyllet 2-2. Vendasit gjetën golin e fitores dhe të kualifikimit në gjysmëfinale në minutën e 108-të të kohës shtesë prej 30 minutash me Zubkov.

  • Taulant Seferi “shpërthen” në Kupën e Turqisë

    Taulant Seferi “shpërthen” në Kupën e Turqisë

    Taulant Seferi po tregohet i papërmbajtshëm në Kupën e Turqisë. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar një gol dhe ka asistuar tjetrin, ndërsa Bodrumspor përmbysi rezultatin ndaj Tabzonspor(1-2).
    Seferi bëri gjithçka mirë në minutën e 15-të, pasi u asistua si duhet në mesfushën kundërshtar. Më pas, sulmuesi shqiptar nxori bosh Enis Bardhin që nuk mund të gabonte.
    Të dyja rastet u shënuan brenda 5 minutave. Kjo ndeshje është e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë.

  • VIDEO/ Taulant Seferi nuk përmbahet kundër Trabzonsporit, shënon super gol dhe jep asist në 45 minuta

    VIDEO/ Taulant Seferi nuk përmbahet kundër Trabzonsporit, shënon super gol dhe jep asist në 45 minuta

    Taulant Seferi mungoi në ndeshjet e marsit për Kombëtaren, por aktualisht ky sulmues po kalon një formë shumë të mirë. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në përballjen që Bodrumspori po zhvillon në transfertë ndaj Trabzonsporit.
    Në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë, takimi ka përfunduar në shifrat 2-2, sa i përket këtyre 45 minutave. Në minutën e 15, Seferi shënoi një super gol duke mos i lënë asnjë mundësi portierit për të reaguar, ndërsa pesë minuta më vonë, do të jepte asist për Enis Bardhin, ku rezultati do të shkonte në 1-2. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Nuk merret vesh me portierin dhe në fund debatojnë, gabimi gjen edhe Arlind Ajetin në skenë

    VIDEO/ Nuk merret vesh me portierin dhe në fund debatojnë, gabimi gjen edhe Arlind Ajetin në skenë

    Taulant Seferi mungoi në ndeshjet e marsit për Kombëtaren, por aktualisht ky sulmues po kalon një formë shumë të mirë. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në përballjen që Bodrumspori po zhvillon në transfertë ndaj Trabzonsporit.
    Në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë, takimi ka përfunduar në shifrat 2-2, sa i përket këtyre 45 minutave. Në minutën e 15, Seferi shënoi një super gol duke mos i lënë asnjë mundësi portierit për të reaguar, ndërsa pesë minuta më vonë, do të jepte asist për Enis Bardhin, ku rezultati do të shkonte në 1-2.
    Ndërkohë në golin e dytë të Trabzonsporit, është gjetur sërish një shqiptar si protagonist. Një top i gjatë nga pas shpine të Arlind Ajetit, do të rezultonte në rrjetë. Ajeti e ngacmoi pak më shumë lojtarin kundërshtar duke i lënë kohë portierit të tij për të dalë dhe për të reaguar, por ky veprim nuk u kuptua nga shoku i ekipit. Në fund Trabzonspori shënoi, ndërsa Ajeti me portierin e Bodrumsporit kishin edhe një debat pas golit. /Sport Ekspres/