Tag: secili

  • “Secili është kandidat potencial”/ Xholi shpalos platformën për drejtimin: Më shumë qëndroj me ta sesa me familjen

    “Secili është kandidat potencial”/ Xholi shpalos platformën për drejtimin: Më shumë qëndroj me ta sesa me familjen

    Ka nisur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë procesi i intervistimit të kandidatëve për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
    Kandidati i parë që po intervistohet është Adnan Xholi, i cili në fjalën e tij tha se Prokuroria e Posaçme ndodhet në një fazë të rëndësishme, në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Ai gjithashtu tha se është shumë e rëndësishme mbrojtja e magjistratëve prokurorë ndaj sulmeve të padrejta që i bëhen.
    “Secili prej prokurorëve të SPAK është kandidat potencial për të drejtuar atë strukturë, falë rezultateve që ata kanë arritur. Do të mbështes çdo kandidat që do të fitojë, sepse janë familja ime. Më tepër qëndroj me ta, sesa me familjen biologjike”, tha Xholi.
    Xholi shtoi se gjatë punës së tij i ka kaluar të gjitha hallkat e punës së prokurorit, ndërsa që prej përfshirjes në SPAK ka qenë pjesë e disa operacioneve për goditjen e grupeve kriminale shqiptare me shtrirje ndërkombëtare.

  • Botërori kthehet në problem, trajneri: Më shqetësojnë vetëm…

    Botërori kthehet në problem, trajneri: Më shqetësojnë vetëm…

    “Janë rivalë kompleksë dhe shumë të vështirë. Secili me veçoritë e veta. Por është një Kupë Bote dhe 48 ekipe. Kur po shikoja të gjitha grupet, po mendoja për vështirësinë që sjell secili prej tyre. Janë ndeshje shumë të vështira”. Fjalët e trajnerit të Arabisë saudite se Spanja, favoritja nuk i kanë bërë asnjë përshtypje trajnerit De La Fuente.
    “Ne i vlerësojmë këto fjalë, mendojmë se janë njohje e nivelit të futbollit spanjoll. Le ta vlerësojmë këtë. Por kjo nuk garanton asgjë, dhe lëvdatat nuk do të na dobësojnë. Përkundrazi.
    Ne kemi një përgjegjësi të madhe, duam të bëjmë diçka të rëndësishme në këtë Kupë Bote. Dhe kjo do të thotë të kemi një fazë të mirë grupesh dhe të vazhdojmë të ecim përpara, sepse ndeshjet do të bëhen gjithnjë e më të vështira. “Ajo që më shqetëson më shumë janë udhëtimet ose distancat e gjata midis ndeshjeve.

  • Berisha: Ne jemi dhe do mbetemi parti e hapur, ku çdo njeri do ketë të drejtë të kritikojë, ta thotë fjalën pa asnjë ndrojtje, brenda forumeve

    Berisha: Ne jemi dhe do mbetemi parti e hapur, ku çdo njeri do ketë të drejtë të kritikojë, ta thotë fjalën pa asnjë ndrojtje, brenda forumeve

    Kryedemokrati Sali Berisha theksoi në foltoren në Mirditë, se PD mbetet një forcë politike e hapur, ku çdo anëtar ka të drejtë të shprehë mendimin dhe kritikën lirisht brenda forumeve.

    Ai u ndal te sfidat demokratike të vendit, duke argumentuar se rotacioni i pushtetit në Shqipëri pengohet nga krimi, presioni dhe mekanizmat shtypës të regjimit aktual. Berisha përsëriti akuzat për “narkoshtetin”, duke theksuar se telegramet e fundit nga SHBA që flasin për luftën kundër kartelëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, sipas tij, përfshijnë edhe Edi Ramën. Ai bëri thirrje që PD, pas betejës për mbijetesën e vet, të udhëheqë betejën për demokracinë, familjen dhe shpëtimin e vendit, duke kërkuar angazhim më të madh, diskutim të hapur dhe përmirësim të proceseve të brendshme si listat zgjedhore. Berisha paralajmëroi gjithashtu se Shqipëria rrezikon shpopullim të thellë dhe se duhet një politikë urgjente për ta ndalur këtë trend, ndërsa garantoi se PD do të mbetet parti e fjalës së lirë dhe e normave demokratike.

    Pjesë nga fjala e Sali Berishës: 

    I dëgjojmë me të drejtë thonë, po si s’ngrihen shqiptarët? Ja si ngrihen rumunët. Po rumunët bëjnë zgjedhje mor zotërinj. Bëjnë zgjedhje të lira. Nuk i shtyp një regjim, nuk i shtypin bandat, krimi, dhuna. Pavarësisht nga problemet që kanë, po aty rotacioni nuk pengohet nga krimi. Nuk ushtrohet terror. 

    A e dëgjuat ju si i thoshte ajo? Atij asgjë atij demokratit, atij deputetit demokrat, asgjë. Armikut të klasës, asgjë. Pra, ne kemi çdo të drejtë. Por ne kemi dhe do kemi mbështetje gjithnjë më të madhe. 
    Do t’ju them këtu, këta miqtë e tij, dhe nuk kanë qenë të paktë, ishin të revoltuar me mua se flisja për narkoshtet. Flisja për narkoshtet. Po unë flisja për narkoshtet, se narkoshteti po na shkatërron. Po i largon shqiptarët nga Shqipëria, po i varfëron, po i mjeron, po i bën të gjitha. 
    Çfarë po flisja unë? Por ama mos harroni. Se tre ditë më parë telegrami nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit ishin; të luftojmë kartelët e drogës, organizatat kriminale, bashkëpunëtorët e tyre. Kush nuk e din se Edi Rama është bashkëpunëtor i tyre. 
    Ndaj dhe le të vazhdojmë ne një përpjekje të madhe. Në qoftë se Partia Demokratike zhvilloi me sukses betejën për ekzistencën e saj, Partia Demokratike duhet të zhvillojë me sukses betejën për shpëtimin e demokracisë, shpëtimin e familjes, shpëtimin e Shqipërisë. 
    Kjo kërkon të angazhohemi, secili prej nesh, në një debat të hapur, me propozime, me sugjerime. Partinë Demokratike mund ta forcojmë, mund ta ripërtwrijmw, mund ta konsolidojmë vetëm kur çdonjëri ta ketë, ta ketë çështje këtë, këtë problem. 
    Janë propozimet tuaja, kritikat tuaja, sugjerimet tuaja, tërheqja e vlerave nga secili prej jush në këtë parti, ato që do e ngrenë këtë në lartësinë e përmbushjes së një misioni historik. E vetmja forcë politike në Europë që përmbysi dy diktatura dhe kjo do jetë Partia Demokratike. 
    Ne jemi dhe do mbetemi parti e hapur, absolutisht parti e fjalës së lirë dhe e mendimit të lirë. Në këtë parti, çdo njeri do ketë të drejtë të kritikojë, të votojë kundër në vullnetin e tij të lirë. 
    Por si çdo parti tjetër, është një parti me rregullat e miratuara bashkërisht. Dhe ato duhet të respektohen. Nuk mundet kurrë t’i imponohesh në atë mënyrë. 
    E kam fjalën këtu, secili nga demokratët, çfarëdo gjëje që të ketë, duhet ta thotë pa asnjë ndrojtje, por brenda forumeve. Secili demokrat do ketë të drejtën të votojë për cilindo. Të votojë i lirë. 
    Por secili demokrat e ka për detyrë që tani të mendojmë që atë proces që futëm, zbatuam së bashku, si ta përsosim? Si ta bëjmë më solid, më të drejtë? Si t’i bëjmë ato lista? Listat janë tuajat, nuk janë të Tiranës. S’mund të bëjë Tirana lista. Si t’i bëjmë këto lista më të besueshme nga secili prej nesh? 
    Si tw afrojmë ne, çdo njeri prej nesh, një vajzë, një djalë, një burrë, një grua, me vlera, që e njeh. T’i thotë hajde, jemi në një betejë për të një rëndësie të jashtëzakonshme. 
    Ne po shkojmë drejt shuarjes si komb në qoftë se nuk marrim masa urgjente.
    Parlamenti po miraton buxhetin, asnjë fjalë për shpopullimin. 
    Miq, duhet të vendosim sa më urgjente politikën e antishpopullimit, në mënyrë që të paktën pas 25 vitesh të kemi disa rezultate. 
    Ndaj edhe njëherë, ju falënderoj shumë për këtë pritje. Ju ftoj të jepni mendime, ju garantoj se ju garantoj se normat demokratike, fjala e lirë, mendimi i lirë, do mbeten vlerat më të çmuara, sikundër interesi kombëtar, mbrojtja e familjes, mbrojtja e vlerave të demokracisë. Faleminderit shumë.

  • Salianji takim me më të votuarit e PD/ Berisha thyen heshtjen: Nuk jam i shqetësuar, secili ka…

    Salianji takim me më të votuarit e PD/ Berisha thyen heshtjen: Nuk jam i shqetësuar, secili ka…

    Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar dje nga disa prej anëtarëve më të votuar të Partisë Demokratike, mes të cilëve Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti
    Berisha nuk u shpreh i shqetësuar për këtë takim, ndërsa theksoi se personat më të votuar të listave të hapura janë persona të nderuar dhe me kontribute të pamohueshme në PD dhe se mendimi ndryshe në parti janë gjëja më normale.
    Megjithatë ai theksoi se këta persona kanë instancat e tyre për të shprehur mendimet, duke përmendur se Ervin Salianji është anëtar i Kryesisë së PD, ndërsa Ilir Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Bashkinë e Tiranës
    Berisha shtoi se ai mirëpret çdo demokrat në zyrë, duke nënvizuar se secili prej tyre është i ftuar të shprehë mendimin.
     
     
    “Unë i shqetësuar? Jo. Njerëzit që kanë marrë më shumë vota janë në Parlament. Për listat e hapura ata janë njerëz të nderuar, janë aktivistë të shquar të PD dhe njerëz me kontribute të pamohueshme në PD dhe është gjëja më normale mendimi ndryshe në parti. Kanë instancat secili, Salianji është anëtar i Kryesisë së PD dhe ka vendin ku t’i shprehë mendimet. Të tjerët janë, Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Tiranë. Të gjithë kanë vendin ku të shprehin mendimet e tyre, unë pres cdo demokrat në zyrë, por janë të ftuar të shprehin mendimet e tyre gjithë demokratët, nuk ka asnjë lloj risie këtu të jem i sinqertë”, u shpreh Berisha.

  • “Unë i shqetësuar? Jo”/ Berisha reagon për takimin e Salianjit me më të votuarit e PD: Secili ka hapësirat…

    “Unë i shqetësuar? Jo”/ Berisha reagon për takimin e Salianjit me më të votuarit e PD: Secili ka hapësirat…

    Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar dje nga disa prej anëtarëve më të votuar të Partisë Demokratike, mes të cilëve Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti.
    Berisha nuk u shpreh i shqetësuar për këtë takim, ndërsa theksoi se personat më të votuar të listave të hapura janë persona të nderuar dhe me kontribute të pamohueshme në PD dhe se mendimi ndryshe në parti janë gjëja më normale.
    Megjithatë ai theksoi se këta persona kanë instancat e tyre për të shprehur mendimet, duke përmendur se Ervin Salianji është anëtar i Kryesisë së PD, ndërsa Ilir Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Bashkinë e Tiranës.
    Berisha shtoi se ai mirëpret çdo demokrat në zyrë, duke nënvizuar se secili prej tyre është i ftuar të shprehë mendimin.
    “Unë i shqetësuar? Jo. Njerëzit që kanë marrë më shumë vota janë në Parlament. Për listat e hapura ata janë njerëz të nderuar, janë aktivistë të shquar të PD dhe njerëz me kontribute të pamohueshme në PD dhe është gjëja më normale mendimi ndryshe në parti. Kanë instancat secili, Salianji është anëtar i Kryesisë së PD dhe ka vendin ku t’i shprehë mendimet. Të tjerët janë, Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Tiranë. Të gjithë kanë vendin ku të shprehin mendimet e tyre, unë pres cdo demokrat në zyrë, por janë të ftuar të shprehin mendimet e tyre gjithë demokratët, nuk ka asnjë lloj risie këtu të jem i sinqertë”, u shpreh Berisha.

  • Hesse: Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca…

    Hesse: Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca…

    Nga Hermann Hesse:

    …Jeta e çdo njeriu është rruga për tek vetja. Asnjë njeri s’ka qenë kurrë krejtësisht ai vetë; megjithatë secili synon të bëhet ai, njëri kështu e tjetri ashtu, secili sipas mënyrës së vet.Secili mban deri në fund mbeturinat e lindjes së tij, gelbazën dhe lëvozhgën e një lashtësie. Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca. Disa lart janë njerëz e poshtë peshq. Por secili është pjellë e natyrës, pra të gjithë kemi prejardhje të njëjtë, të gjithë rrjedhim nga e njëjta rrugë; mirëpo secili…i synon qëllimet e tij. Ne mund ta kuptojmë fare mirë njëri-tjetrin, por ama secili flet për veten e vet..

    ObserverKult

    ——————–

    Lexo edhe:

    HERMANN HESSE: SEPSE TË DUA

    Sepse të dua vij netëve pëshpëritshëmme pasion drejt tejeE që ti kurrë mos më harroshShpirtin t’kam joshur drejt meje.

    Ai, tashmë më përket muaNë të mirë e në të keq,Ty prej kësaj dashurisë sime të çmendur,Nuk të shpëton dot më as ëngjëll e as dreq.

    Përktheu: Juliana Vogli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    HESSE: ÇFARË DO TË ISHTE DASHURIA PA RREZIKUN?

    Hermann Hesse (1877-1962) vuajti nga depresioni, duroi kritikat për këndvështrimet e tij pacifiste, dhe kapërceu një seri krizash personale, të cilat e bënë t’i nënshtrohej psikoanalizës me J. B. Lang-un; një proces ky që solli Demian-in (1919), një roman në të cilin personazhi kryesor është në dyzim midis rregullit të ekzistencës borgjeze dhe botës së trazuar dhe joshëse të përvojës sensuale.

    Ky konflikt është i dukshëm në romanet e tij të mëpasshme, përfshi Siddhartha (1922), Steppenwolf (1927), Narcissus and Goldmund (1930), dhe vepra e tij më e rëndësishme, The Glass Bead Game (1943).

    Hesse fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1946.

    ObserverKult ua sjell në vazhdim disa thënie të këtij autori të njohur. Për t’i lexuar klikoni KETU

  • Balluku e pandehur e SPAK/ Spiropali: Secili mban përgjegjësi para ligjit

    Balluku e pandehur e SPAK/ Spiropali: Secili mban përgjegjësi para ligjit

    Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka deklaruar sot se mazhoranca është e vendosur të luftojë pandëshkueshmërinë në të gjitha nivelet.
    E pyetur për ccështjet në hetim nga drejtësia, gjatë mbledhjes së Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Spiropali tha se në Shqipëri nuk ka të paprekshëm.
    “Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjykatës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë.
    Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, që kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet”, tha Spiropali.
     
    Ajo shtoi më tej se ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe nje politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës
    “Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë”, tha ministrja Spiropali.

  • Conte: Ky Napoli nuk ka dëshirën dhe energjinë e vjetshme, secili prej nesh duhet të shohë brenda vetes

    Conte: Ky Napoli nuk ka dëshirën dhe energjinë e vjetshme, secili prej nesh duhet të shohë brenda vetes

    Trajneri Antonio Conte është i hidhëruar pas humbjes 2-0 të Napolit në Bolonja. “Ata kishin më shumë energji në gjithçka, por ajo që është zhgënjyese është se ata kishin më shumë dëshirë dhe entuziazëm se ne. Është diçka që duhet të na bëjë të reflektojmë. Kjo është zhgënjyese. Duhet të ketë një energji të ndryshme“, tha Conte.
    Deri më tani këtë sezon, Napoli ka pësuar tashmë pesë humbje, tre prej tyre në Serie A. Një trend që, ndoshta, nuk është i mjaftueshëm për të fituar përsëri: “Jam i shqetësuar, nuk ka shumë për të thënë. Nëse një ekip i etiketuar si protagonisti absolut humbet pesë ndeshje, kjo do të thotë se diçka nuk po shkon mirë”.
    “Nuk duhet të harrojmë se disa sezone më parë, pasi Napoli fitoi titullin përfundoi në vendin e dhjetë. Po vazhdojmë të punojmë, por duhet të pyesim veten a po e bëjmë me entuziazmin e duhur dhe dëshirën e duhur? Energjia ka ndryshuar padyshim. Djemtë e dinë shumë mirë se çfarë mendoj unë, më vjen keq që nuk mund ta ndryshoj këtë energji“, tha Conte.
    “Po flas për zemrën, pasionin, entuziazmin, dëshirën: Këto janë dinamikat jashtë futbollit. Këtë vit, po vuajmë shumë sepse nuk jemi një ekip. Marr përgjegjësi të plotë, por do të jetë e vështirë edhe për trajnerin nëse ai arrin ta ndryshojë këtë. Secili prej nesh duhet të rizbulojë shpirtin, zemrën, vendosmërinë e tij. Nuk dua të jem me dikë që vdes”, shtoi Conte.

  • PD synon angazhimin e të rinjve/ Berisha: Gjeni njerëz me vlera dhe sillini

    PD synon angazhimin e të rinjve/ Berisha: Gjeni njerëz me vlera dhe sillini

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se synimi i PD-së është hapja drejt të rinjve që do t’i afrohen partisë.
    Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë, Berisha tha ky synim mund të realizohet lehtësisht dhe për këtë u kërkoi demokratëve të gjejnë njerëz me vlera që t’i bashkohen PD-së.
    “Çështje tjetër themelore. Është çështja e hapjes së PD. Tani nëse ne nuk hapemi, nuk faktojmë para anëtarëve dhe mbështetësve tanë vullnetin e hekurt për tu hapur, vullnetin e hekurt për një imazh të ri, vullnetin e hekurt për një ripërtëritje të fortë ne nuk mund të motivojmë njeri. Jo, të ua themi këtu.
    Prandaj ju zotërinj, secili nga ju, secili nga ata që bashkëpunon me ju, të bëjë ‘hand hunting’, të kërkojë të gjejë njerëz, vlera. Unë përpiqem, por sado këtë objektiv nuk e realizoj dot.
    Ky objektiv realizohet kur secili nga ju, secili deputet, drejtues i PD, anëtar kryesie në rrethe, të ofrojë vlera. Është jetike, janë jetike si ajri për ne.
    Ne nuk jemi në pushtet, siç bën ai që rekruton njerëz me 100 flamuj dhe i paraqet si ripërtëritje. Jo ne duhet të afrojmë idealistë, njerëz me vlera që pranojnë dhe në opozitë që të përballen me këtë të keqe të madhe.
    Por një gjë duhet ta dimë se, asgjë nuk do të përcaktojë më shumë fatin dhe të ardhmen tonë se sa një ripërtëritje e fuqishme e kësaj force politike, në mënyrë që me mjetet e kryengritjes paqësore, protestave të fuqishme, këtij shteti që shkërmoqet ti japim duart, ta çojmë atje ku e meriton. Punë të përqendruar tek ripërtëritja, tek të rinjtë”,-tha Berisha.

  • Pushimet dhe kafenetë shtrenjtojnë jetesën, ja çfarë e rriti inflacionin në shtator

    Pushimet dhe kafenetë shtrenjtojnë jetesën, ja çfarë e rriti inflacionin në shtator

    Inflacioni i shtatorit shënoi rritje me 2.3% sipas metodologjisë së Eurostat. Këtë muaj përbërësi i inflacionit nuk ishin ushqimet, por shërbimet e argëtimit dhe hotelerisë.
    Sipas IHÇK-së, rritja më e madhe e çmimeve prej 8,8% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,7% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shëndeti” me 1,1% secili, “Komunikimi” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,9%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,7%.
    Në muajin Shtator 2025, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është +0,7%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Shërbimi arsimor” me 2,0%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0% secili, “Veshje dhe këpucë” me 0,9%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,8%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4%, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 0,1% secili.
    IHÇK në vendet e BE shënoi një ndryshim mesatar 2.6%. Për rritjen më të lartë të çmimeve kryesoi Rumania me inflacion rreth 8.5%, e ndjekur nga Estonia, Kroacia, Sllovakia dhe Hungaria, me norma që variojnë midis 4% dhe 6%. Këto vende po përballen ende me presione të forta inflacioniste, ndoshta të lidhura me kostot e energjisë, pagat dhe ushqimet, të cilat kanë mbetur të larta pas krizës së viteve 2022–2023.
    Në grupin e vendeve, si Letonia, Austria, Belgjika, Holanda dhe Norvegjia, inflacioni është afër mesatares së BE-së, midis 3% dhe 3.5%. Kjo tregon një stabilizim gradual të çmimeve në pjesën më të madhe të Europës Qendrore dhe Veriore.
    Në vendet me inflacion më të ulët, nën mesataren e unionit janë Franca, Qipro, Çekia dhe sidomos Zvicra shfaqin norma ndër më të ulëtat, nga 1.5% deri në 1%. Këto vende kanë arritur të kontrollojnë më mirë çmimet falë politikave më të qëndrueshme fiskale dhe monetare, si dhe tregjeve më të qëndrueshme të energjisë.
    Metoda e brendshme për inflacionin (IÇK) mbulon vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit.
    Ndërsa Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri.