Kryetari i partisë Demokratike Slai Berisha, në mbyllje të seancës plenare në Kuvend, u shpreh se mazhoranca humbi shansin që të rikthente kushtetutshmërinë me anulimin e seancës së shkuar.
Ai shtoi se: “Qytetarët e panë që çdo është e pashpresë dhe rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare dhe protesta kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtete dhe që nuk njeh ligj e Kushtetutë. Sot ishte një mundësi të anulohej seanca dhe të rivendosej”.
Sali Berisha: Narko-parlamenti i PS vazhdoi edhe sot konsolidimin e aktit më anti kushtetues në historinë e Kuvendit, votimin në errësirë të plotë të narko qeverisë dhe programit të saj.Qytetarët e panë që çdo është e pashpresë dhe rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare dhe protesta kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtete dhe që nuk njeh ligj e Kushtetutë. Sot ishte një mundësi të anulohej seanca dhe të rivendosej Kushtetuta, por problemi është se këta janë Erion Veliaj, janë copy paste, e kanë të qartë se i pret fundi i Erionit.
E drejta dhe e vërteta vonojnë por nuk harron. Lubi Balluku e ka të qartë se tuneli i Llogarasë është tuneli nga kuu sdo dalë dot ndonjëherë. Le ta fshehë dosjen Altin Truplini apor ai tunel është tunëli i vjedhjes më të shëmtuar të Ramës dhe Ballukut.
Tag: seancës
-

“Lubi Balluku s’do dalë dot kurrë nga vjedhja me tunelin e Llogarasë”, Berisha: E vetmja rrugë është…
-

“PD do t’i rikthehet ‘mosbindjes civile’”/ Nga kandidati për Tiranën te data e protestës, ja çfarë deklaroi Berisha
sali berisha
TIRANË- Kryetari i demokratëve, Sali Berisha, është ndalur në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Parlamentetit, pasi përfundimit të seancës plenare. Berisha ka deklaruar se pas një kohe relativisht të gjatë, PD do të rikthehet te protestat. Lideri demokrat shtoi se ‘narko diktatura’ siç ai e quan, nuk ikën më vota dhe protestat mund të jenë rruga e vetme, megjithatë nuk ka ende një datë se kur mund të rinisin.
“Narko-qeveria dhe programi i saj u votua në errësirë të plotë. Rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare, protestat kundër këtij grupi mafioz. Sapo ta kem datën, do ta komunikoj”, u shpreh Berisha pas daljes nga Kuvendi.
Gjithashtu, Berisha nuk u shpëtoi pyetjes së gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Ndërsa lidhur me një emër potencial përballë Ogerta Manastirliut, ai tha se PD ka jo një, por disa kandidatë.
“Opozita ka jo një, por disa kandidatë të pakrahasueshëm me korbën e korrupsionit. Ka dy taktika, por ka dy qëndrime. Taktika e bojkotit, qe kërkon lëvizje guerile.”, tha ai.Në seancën e sotme plenare u miratua lista e anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme parlamentare ku 94 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe ndërsa abstenuan demokratët Luçiano Boçi, Gent Stazimiri dhe Elda Hoti. Po ashtu, edhe procesverbali i seancës së kaluar është miratuar vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita nuk ka pranuar të votojë pro për shkak të kundërshtive./ZËRI
-

PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi
Kuvendi është mbledhur këtë të mërkurë për të konstituuar komisionet parlamentare, me opozitën që pas rezistencës disa ditore ka dorëzuar emrat e saj për drejtuesit dhe nënkryetarët.
Demokratët i dorëzuan emrat e anëtarëve të komisioneve të martën duke iu përgjigjur kështu thirrjeve të vazhdueshme të socialistëve për konstituimin e plotë të Kuvendit.
Seanca e sotme nisi e qetë me demokratët që morën fjalë duke kërkuar përsëritjen e seancës ku u votua qeveria e re, e cila pa debat dhe me tensione u mbyll në vetëm 30 minuta. Deputeti i PD, Belind Këlliçi e cilësoi seancën e 18 shtatorit si njollë turpi për Kuvendin dhe Partinë Socialiste. Ai i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të rregullojë procesverbalin e seancës së kaluar plenare.
“Nuk mund ta kaloni këtë seancë sikur gjithçka është normale. Ju thoni që do të hedhim procesverbalin për votim dhe sikur qytetarëve t’u tregojmë sikur jemi Kuvend demokratë. Ai procesverbal që doni të votoni, doni të harroni atë seancë që kaloi. Në shkelje të premtimit që dhatë në atë seancë, para se t’i jepnit fjalën zotit Bardhi, ia dhatë fjalën zotit Balla. Që të kalojë seanca e seancave më e rëndësishmja e 4 viteve, vetëm në 25 minuta dhe të dëgjohen vetëm socialistët, kjo është një njollë turpi për këtë Kuvend dhe për ju. Ai procesverbal nuk tregon të vërtetën, deputetët e opozitës, dhe ju vetë. Ju korrigjoni procesverbalin dhe rregulloheni”, tha Këlliçi.
Ndërkohë, Peleshi u përgjigj duke thënë se “ky nuk është diskutim për përmbajtjen e procesverbalit, apo për të treguar temperaturën e diskursit politik”.
Deputeti tjetër nga radhët e demokratëve, Ivi Kaso kërkoi një ndjesë publike nga socialistët për qytetarët.
“Duhet të bëni një ndjesë publike për qytetarët, sa i takon seancës së kaluar, pasi nuk dihet se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Ministrat apo dhe deputetët tuaj nuk i njohin njeri. E sigurt që pati një të humbur, që ishte interesi i qytetarëve. Ju me sjelljet si vasal, e keni treguar veten”, tha Kaso.
Propozimet e PD për drejtues në komisione:
Ina Zhupa – Kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku – Kryetare e Komisionit për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia – Kryetar i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Luçiano Boçi – Kryetar i Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Propozimet e PD për nënkryetarë në komisione:
Eno Bozdo – Nënkryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat
Oerd Bylykbashi – Nënkryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore
Klevis Balliu – Nënkryetar i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Bledi Himçi – Nënkryetar i Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën
Xhelal Mziu – Nënkryetar i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Albana Vokshi – Nënkryetare e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ivi Kaso – Nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare -

Tabaku në kuvend: Të përsëritet seanca, hera e parë që qeveria miratohet pa diskutuar programin e qeverisë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka refuzuar miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, duke kërkuar që në dokument të përfshihet edhe mohimi i fjalës së Gazment Bardhit për diskutimin e programit qeverisës të Partisë Socialiste.
Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku ka kërkuar që seanca të ripërsëritet, duke argumentuar se procesverbali nuk pasqyron shkeljet e rregullores që ndodhën gjatë debatit.
“Në fakt duhet sqaruar që e gjithë ajo që ndodhi në shkelje të rregullores së parlamentit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së kërkoi fjalën për procedurë për të diskutuar programi ne qeverisë. E gjitha kjo në procesverbalin që keni paraqitur nuk reflektohet.
Është hera e parë që qeveria miratohet pa diskutuar programin e qeverisë. Kemi bërë kërkesë për përsëritje të seancës. Nuk mund t’i lënë në hije shqiptarët. Kjo lidhet me procesverbalin me zbardhjen e seancës së kaluar. Hera e parë Peleshi dhe nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë.
E kuptoj që qeveria nuk ka as program për të diskutuar dhe as vizion, por nuk mund t’ia mohoni të drejtën opozitës dhe shqiptarëve për të pasur një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot, dhe as rregulloren nuk e shkelni dot. Duhet ta reflektoni në procesverbal që kryetarit të grupit parlamentar të PD ju mohua fjala”, tha Tabaku. -

“Jemi plotësisht në zbatim të Kushtetutës”/ Balla: Diella, pjesë e dekretit të kryeministrit
Taulant Balla, pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, deklaroi se mazhoranca është bazuar në rregullore për mbylljen e diskutimeve në prezantimin e programit qeverisës në Kuvend.
“Sjellja e mazhorancës është tërësisht e bazuar në rregullore. Në 17 shtator kemi pasur një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve ku diskutuam për modalitetet e seancës. Rregullorja është shumë e qartë. Nga ana e opozitës u kërkua në Konferencën e Kryetarëve që njëri nga ata të flasë aq sa edhe kryeministri dhe nuk e kundërshtuam këtë gjë. Thjesht, kërkova që të respektohet solemniteti i kësaj seance dhe kryeministri të kishte kohën e vet. Opozita nuk pati kundërshtim. Gjatë seancës kërkova ndërprerjen e seancës dhe kur kërkohet kjo gjë nga kreu i një grupi parlamentar, seanca ndërpritet menjëherë. Apeli im ishte për qetësi. Sapo rinisi seanca, foltorja u uzurpua. Unë mora sërish fjalën për tërheqjen e deputetëve të PS nga diskutimet dhe kalimin në votim. Duhet të kuptoni që ministri virtual është pjesë e dekretit të kryeministrit, pjesë e kompetencave të tij dhe ministri virtual ka marrë mbështetjen e 82 deputetëve të Kuvendit. Jemi plotësisht në zbatim të Kushtetutës. Kush ka pretendime, t’i ndjekin këto pretendime në Gjykatën Kushtetuese”, tha Balla.
Në lidhje me kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi, Balla u shpreh se kjo është histori e vjetër.
“Kërkesa për shkarkimin e kreut të Kuvendit është histori e vjetër, që përsëritet legjislaturë pas legjislature. Edhe në 2013, edhe në 2017, edhe në legjislaturën e kaluar… Është e njëjta situatë, opozita vazhdon me të njëjtat huqe. Gjithsesi, sot u diskutua edhe për këtë çështje dhe kreu i Kuvendit ka autorizuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit, që i takon deputetes Greta Bardeli që të drejtojë punimet. Të marrë kohën e vet për raportet dhe pastaj të shkojmë në seancë për të votuar raportet”, tha Balla. -

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj: Kërkuam përsëritjen e seancës! PS tentoi zhbërjen e opozitës
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër ndaj mazhorancës pas daljes nga Konferenca e Kryetarëve, duke akuzuar shumicën se po minon funksionimin demokratik të Parlamentit dhe po përjashton në mënyrë sistematike opozitën nga proceset vendimmarrëse.
Sipas Gjekmarkajt, opozita është vendosur nën një presion të vazhdueshëm përmes zhbërjes së komisioneve parlamentare, reduktimit të hapësirës për debat dhe dënimeve që ai i cilësoi si “absurde”. Ai u ndal edhe te zhvillimi i seancës së dytë parlamentare, ku sipas tij, kryeministri u paraqit me një qëndrim provokues, me synimin për të shmangur debatin dhe transparencën, duke mos prezantuar ministrat e rinj dhe duke mos lejuar diskutime që do t’i jepnin qytetarëve dhe trupit diplomatik një pasqyrë më të qartë të qeverisë.
“Në këtë kontekst, kërkova përsëritjen e seancës plenare, thirrjen e Komisionit të Legjislacionit për të shqyrtuar mundësinë e një mocioni ndaj z. Peleshi, si dhe anulimin e dënimeve të padrejta ndaj deputetëve të opozitës,” u shpreh Gjekmarkaj para gazetarëve.
Ai paralajmëroi se opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa theksoi se ende nuk është marrë një vendim për të propozuar emrat për komisionet parlamentare. “Ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë që jep Parlamenti për të komunikuar të vërtetën e Shqipërisë dhe për t’u përballur me këtë mazhorancë arrogante që synon të çojë opozitën në qoshe,” deklaroi Gjekmarkaj. -

‘Kuvendi u kthye në teatër kukullash’, opozita kërkon përsëritjen e seancës plenare ku u votua programi qeverisës
Partia Demokratike i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë shpalljen të pavlefshme të seancës plenare të sotme (18 shtatorit 2025), ku u votua programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.
Sipas opozitës, seanca është zhvilluar në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, për disa arsye kryesore:
Kryeministri nuk e paraqiti të plotë programin qeverisës dhe ia kaloi fjalën një “ministre virtuale” (Diella), gjë që nuk lejohet nga ligji;
Deputetëve të opozitës nuk iu dha fjala për pyetje apo debat, siç parashikohet qartë nga rregullorja;
Seanca u ndërpre dhe rifilloi në mënyrë të njëanshme, pa u respektuar procedurat dhe e drejta për të folur e përfaqësuesve të opozitës;
Votimi u krye pa debat, pa përfunduar paraqitja e programit dhe pa respektuar hapat kushtetues dhe parlamentarë.
PD e cilëson veprimin si shkelje flagrante të Kushtetutës dhe kërkon anullimin e votimit të zhvilluar më 18 shtator, rithirrjen e seancës, ku të ndiqet me përpikëri procedura ligjore.
Më tej, PD kërkon ndërprerjen e provokimeve dhe propagandës nga ana e Kryeministrit në seanca plenare.
Opozita e konsideron seanca si një “shfaqje propagandistike” dhe Kuvendin të kthyer në “teatër kukullash”, ku u cenua seriozisht demokracia parlamentare. -

Votimi i qeverisë “Rama 4”, PD kërkon anulimin e seancës parlamentare: U shkelën procedurat
Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit të Grupit Parlamentarë Gazmend Bardhi, ka dërguar një shkresë në Kuvend, ku kërkon anulimin e seancës parlamentare ku u votua qeveria e re.
Opozita thekson në shkresë, se deputetët e opozitës ishin prezent në sallë, për të ushtruar detyrën e tyre kushtetuese dhe për të diskutuar mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Sipas opozitës e gjithë situata kaotike në kuvend u krijuar qëllimisht nga kryeministri Rama, i cili mori kompetencat e Kryetarit të Kuvendit duke i dhënë fjalën ministres virtuale.
Ky veprim prej karagjozi sipas opozitës, cënoi rëndësinë kushtetuese të seancës plenare.
Sipas opozitës, salla e seancës plenare nuk mund të shndërrohet nga një Kryeministër karagjoz në një “teatër kukullash” dhe reagimi i opozitës ishte për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Kërcënimi i Kryeministrit që në nisje të fjalës së tij se deputetët e opozitës duhet të bëjnë apo sillen ashtu siç ai dëshiron, ose ndryshe Kryeministri nuk do të lejojë debatin parlamentar, është i papranueshëm dhe cënon rëndë rendin kushtetutes të një Republike Parlamentare.
Për shkak të shkeljes së procedurës sa më sipër, votimi i kryer në seancën e datës 18.09.2025, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren, dhe për pasojë është i pavlefshëm.
Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave është një akt kushtetues, që nuk mund të ndryshohet apo shoqërohet me veprime propagandistike, videomesazhe virtuale, apo mesazhe tallëse për deputetët e opozitës. Refuzimi i Kryeministrit për të vijuar me paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, është gjithashtu një akt jo kushtetutes, për shkak se paraqitja nuk është një akt vullneti i Kryeministrit, por një detyrim kushtetutes që buron nga neni 97 i Kushtetutës dhe neni 110 i Rregullores së Kuvendit.
Për sa më sipër, në përputhje me nenin 61 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: “Çdo votim i kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin ose Rregulloren e Kuvendit është i pavlefshëm”, kërkojmë:Anullimin e votimit.
Rithirrjen e seancës plenare me të njëjtin Rend Dite, ku të ndiqet me përpikmëri procedura parlamentare e parashikuar nga neni 97 i Kushtetutës dhe neni 110 i Rregullores së Kuvendit.
Shmangien e çdo lloj provokimi nga ana e Kryeministrit ndaj çdo deputeti të opozitës, duke ndjekur rregullat parlamentare të zhvillimit të seancës plenare dhe duke mos e shndërruar Kuvendin e Shqipërisë në një “teatër kukullash”.
Shkresa drejtuar kuvendit:
KUVEND
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
Tiranë, më 18.09.2025
Lënda: Konstatimin e pavlefshmërisë së seancës plenare të datës 18.09.2025.
Drejtuar: KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, më datë 18.09.2025, ora 10:00, ishte thirrur seanca plenare, me rend dite projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, deputetët e opozitës ishin prezent në sallë, për të ushtruar detyrën e tyre kushtetuese dhe për të diskutuar mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.
Sipas nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, programi politik i Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij paraqiten në Kuvend nga Kryeministri. Kryetari i Kuvendit i dha fjalën Kryeministrit, i cili pas disa minutave diskutim, mori rolin e Kryetarit të Kuvendit, ndërpreu fjalën e tij dhe ia kaloi fjalën “Ministres virtuale Diella”, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Rregulloren.
Ky veprim prej karagjozi dhe që cënoi rëndësinë kushtetuese të seancës plenare të datës 18.09.2025 u kundërshtua nga deputetët e opozitës, përmes një veprimi që nuk shkel etikën parlamentare dhe që është formë reagimi që përdoret në të gjitha Parlamentet e vendeve demokratike (rasti më i fundit në Parlamentin Europian, ku eurodeputetët pas refuzimit të kërkesës për një minutë heshtje përplasën duart mbi tavolinat e tyre të punës si formë demokratike reagimi). Fakti që Kryeministrin e kanë lëshuar nervat, është i lodhur dhe ndjehet i padenjë për të përballuar debatin parlamentar, nuk mund të nënkuptojë kurrë që ai mund t’i caktojë linjën e sjelljes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, apo mund të vijë në seancë plenare dhe të sillet siç dëshiron në kundërshtim me Kushtetutën.
Salla e seancës plenare nuk mund të shndërrohet nga një Kryeministër karagjoz në një “teatër kukullash” dhe reagimi i opozitës ishte për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Kërcënimi i Kryeministrit që në nisje të fjalës së tij se deputetët e opozitës duhet të bëjnë apo sillen ashtu siç ai dëshiron, ose ndryshe Kryeministri nuk do të lejojë debatin parlamentar, është i papranueshëm dhe cënon rëndë rendin kushtetutes të një Republike Parlamentare.
Menjëherë pasi diskutimi i Kryeministrit ishte ndërprerë, jo nga ndërhyrjet e opozitës, por nga një video tallëse e një mesazhi virtual, Kryetari i Kuvendit, edhe pse fjala i ishte kaluar më parë Kryeministrit që duhet të vijonte me paraqitjen e programit politik, i kaloi fjalën Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili pasi kërcënoi deputetët e opozitës me heqjen e të drejtës për të diskutuar, në përputhje me nenin 49, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, kërkoi 5 minuta ndërprerje të seancës. Kërkesa ishte për çështje të procedurës, në zbatim të nenit 49, pika 1, ku thuhet se: “Për çështje të procedurës fjala jepet menjëherë. Janë çështje të procedurës ……., kërkesat për ndërprerjen ose shtyrjen e seancës plenare ose të diskutimeve…”.
Pas fjalës për procedurë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, sipas pikës 3 të nenit 49, ku thuhet shprehimisht: “3. Në këto raste, përveç propozuesit që diskuton jo më shumë se 3 minuta, kanë të drejtë të diskutojnë një folës pro dhe një folës kundër jo më shumë se 2 minuta secili dhe merret vendim me votim të hapur nga Kuvendi me ngritjen e dorës.”, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi të diskutonte si folës kundër 2 minuta lidhur me propozimin e bërë. Në kundërshtim me pikën 3, të nenit 49 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit nuk ia dha fjalën dhe ndërpreu seancën pa respektuar kërkesat e kësaj dispozite, dhe në mbyllje të saj u shpreh publikisht se do e jepte fjalën për procedurë menjëherë me rinisjen e seancës. Kërkesa për procedurë ishte regjistruar në sistemin elektronik të Kuvendit të Shqipërisë.
Në rinisjen e seancës, me një skenar asgjësues për Kuvendin dhe të parapërgatitur për të mos lejuar debat parlamentar, në kundërshtim me pikat 1 dhe 3 të nenit 49 të Rregullores, në vend që t’i jepte fjalën menjëherë Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, ashtu siç Rregullorja e detyron, Kryetari i Kuvendit ia kaloi përsëri fjalën Kryeministrit Edi Rama. Për të kundërshtuar këtë mohim të të drejtës së fjalës sipas Rregullores të deputetëve të opozitës, ende pa e marrë fjalën Kryeministri, një pjesë e tyre u ngritën në këmbë, për të kërkuar respektimin e Rregullores dhe të drejtën e fjalës për procedurë, që sipas nenit 49, pika 1 e Rregullores jepet menjëherë.
Në vend që t’i jepte opozitës të drejtën e fjalës për procedurë, Kryetari i Kuvendit ia rikaloi fjalën për procedurë Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, një veprim që bie ndesh me nenin 49 të Rregullores, sepse i njëjti person nuk mund të marrë dy herë rresht fjalën për procedurë. Në shkelje flagrante të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, propozoi që Kryeministri të mos bënte paraqitjen në Kuvend të programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, deputetëve t’u hiqej e drejta e fjalës, e drejta për të bërë pyetje dhe të mos zhvillohej debat për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, duke urdhëruar kalimin direkt në votim.
Kryetari i Kuvendit, në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe pikat 3 dhe 4, të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: “3. Pas paraqitjes së programit politik, çdo deputet dhe grup parlamentar ka të drejtë të paraqesë pyetje për Kryeministrin. 4. Pas përgjigjeve të pyetjeve, Kryetari i Kuvendit deklaron hapjen e debatit për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Koha e debatit përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 të kësaj Rregulloreje. Në përfundim të debatit, pas fjalës së kryetarëve të grupeve parlamentare, ka të drejtë të flasë Kryeministri jo më shumë se 10 minuta. Votimi nga Kuvendi i përbërjes dhe i programit politik të Këshillit të Ministrave bëhet sipas nenit 58 të kësaj Rregulloreje”, hapi procesin e votimit dhe hodhi në votim projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.
Ky veprim i Kryetarit të Kuvendit, është në shkelje flagrante të procedurës parlamentare, të parashikuar nga neni 97 i Kushtetutës dhe 110 i Rregullores së Kuvendit, që përfshin:Paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave nga Kryeministri përpara procesit të votimit;
Të drejtën e deputetëve për të bërë pyetje përpara procesit të votimit;
Të drejtën për debat parlamentar, ku çdo deputet mund të diskutojë për 10 minuta, përpara procesit të votimit;
Të drejtën e kryetarëve të grupeve parlamentare për të diskutuar në përfundim të debatit parlamentar;
Të drejtën e deputetëve për të votuar vetëm pasi kanë ushtruar të drejtën për debat.
Për shkak të shkeljes së procedurës sa më sipër, votimi i kryer në seancën e datës 18.09.2025, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren, dhe për pasojë është i pavlefshëm.
Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave është një akt kushtetues, që nuk mund të ndryshohet apo shoqërohet me veprime propagandistike, videomesazhe virtuale, apo mesazhe tallëse për deputetët e opozitës. Refuzimi i Kryeministrit për të vijuar me paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, është gjithashtu një akt jo kushtetutes, për shkak se paraqitja nuk është një akt vullneti i Kryeministrit, por një detyrim kushtetutes që buron nga neni 97 i Kushtetutës dhe neni 110 i Rregullores së Kuvendit.
Për sa më sipër, në përputhje me nenin 61 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: “Çdo votim i kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin ose Rregulloren e Kuvendit është i pavlefshëm”, kërkojmë:Anullimin e votimit.
Rithirrjen e seancës plenare me të njëjtin Rend Dite, ku të ndiqet me përpikmëri procedura parlamentare e parashikuar nga neni 97 i Kushtetutës dhe neni 110 i Rregullores së Kuvendit.
Shmangien e çdo lloj provokimi nga ana e Kryeministrit ndaj çdo deputeti të opozitës, duke ndjekur rregullat parlamentare të zhvillimit të seancës plenare dhe duke mos e shndërruar Kuvendin e Shqipërisë në një “teatër kukullash”.
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
KRYETARI
Gazment BARDHI
-

“Rama të shmangë provokimet”/ PD letër Kuvendit, kërkon pavlefshmërinë e seancës së sotme
Partia Demokratike ka kërkuar pavlefshmërinë e seancës së sotme parlamentare pas prezantimi i ministres virtuale Diella për demokratët ishte në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Rregulloren. Në letrën që kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi i dërgon Kuvendit të Shqipërisë, kërkohet anulimi i votimit të sotëm, rithirrja e seancës plenare me të njëjtin rend dite dhe shmangia e çdo lloj provokimi nga ana e kryeministrit.
“Kërkojmë: Anullimin e votimit, rithirrjen e seancës plenare me të njëjtin Rend Dite, ku të ndiqet me përpikmëri procedura parlamentare e parashikuar nga neni 97 i Kushtetutës dhe neni 110 i Rregullores së Kuvendit. Shmangien e çdo lloj provokimi nga ana e Kryeministrit ndaj çdo deputeti të opozitës, duke ndjekur rregullat parlamentare të zhvillimit të seancës plenare dhe duke mos e shndërruar Kuvendin e Shqipërisë në një “teatër kukullash””, thuhet ndër të tjera në letrën e drejtuar Kuvendit.
Letra e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike drejtuar Kuvendit:
Në mbështetje të nenit 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, më datë 18.09.2025, ora 10:00, ishte thirrur seanca plenare, me rend dite projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, deputetët e opozitës ishin prezent në sallë, për të ushtruar detyrën e tyre kushtetuese dhe për të diskutuar mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.
Sipas nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, programi politik i Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij paraqiten në Kuvend nga Kryeministri. Kryetari i Kuvendit i dha fjalën Kryeministrit, i cili pas disa minutave diskutim, mori rolin e Kryetarit të Kuvendit, ndërpreu fjalën e tij dhe ia kaloi fjalën “Ministres virtuale Diella”, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Rregulloren.
Ky veprim prej karagjozi dhe që cënoi rëndësinë kushtetuese të seancës plenare të datës 18.09.2025 u kundërshtua nga deputetët e opozitës, përmes një veprimi që nuk shkel etikën parlamentare dhe që është formë reagimi që përdoret në të gjitha Parlamentet e vendeve demokratike (rasti më i fundit në Parlamentin Europian, ku eurodeputetët pas refuzimit të kërkesës për një minutë heshtje përplasën duart mbi tavolinat e tyre të punës si formë demokratike reagimi). Fakti që Kryeministrin e kanë lëshuar nervat, është i lodhur dhe ndjehet i padenjë për të përballuar debatin parlamentar, nuk mund të nënkuptojë kurrë që ai mund t’i caktojë linjën e sjelljes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, apo mund të vijë në seancë plenare dhe të sillet siç dëshiron në kundërshtim me Kushtetutën.
Salla e seancës plenare nuk mund të shndërrohet nga një Kryeministër karagjoz në një “teatër kukullash” dhe reagimi i opozitës ishte për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Kërcënimi i Kryeministrit që në nisje të fjalës së tij se deputetët e opozitës duhet të bëjnë apo sillen ashtu siç ai dëshiron, ose ndryshe Kryeministri nuk do të lejojë debatin parlamentar, është i papranueshëm dhe cënon rëndë rendin kushtetutes të një Republike Parlamentare.
Menjëherë pasi diskutimi i Kryeministrit ishte ndërprerë, jo nga ndërhyrjet e opozitës, por nga një video tallëse e një mesazhi virtual, Kryetari i Kuvendit, edhe pse fjala i ishte kaluar më parë Kryeministrit që duhet të vijonte me paraqitjen e programit politik, i kaloi fjalën Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili pasi kërcënoi deputetët e opozitës me heqjen e të drejtës për të diskutuar, në përputhje me nenin 49, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, kërkoi 5 minuta ndërprerje të seancës. Kërkesa ishte për çështje të procedurës, në zbatim të nenit 49, pika 1, ku thuhet se: “Për çështje të procedurës fjala jepet menjëherë. Janë çështje të procedurës ……., kërkesat për ndërprerjen ose shtyrjen e seancës plenare ose të diskutimeve…”.
Pas fjalës për procedurë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, sipas pikës 3 të nenit 49, ku thuhet shprehimisht: “3. Në këto raste, përveç propozuesit që diskuton jo më shumë se 3 minuta, kanë të drejtë të diskutojnë një folës pro dhe një folës kundër jo më shumë se 2 minuta secili dhe merret vendim me votim të hapur nga Kuvendi me ngritjen e dorës.”, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi të diskutonte si folës kundër 2 minuta lidhur me propozimin e bërë. Në kundërshtim me pikën 3, të nenit 49 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit nuk ia dha fjalën dhe ndërpreu seancën pa respektuar kërkesat e kësaj dispozite, dhe në mbyllje të saj u shpreh publikisht se do e jepte fjalën për procedurë menjëherë me rinisjen e seancës. Kërkesa për procedurë ishte regjistruar në sistemin elektronik të Kuvendit të Shqipërisë.
Në rinisjen e seancës, me një skenar asgjësues për Kuvendin dhe të parapërgatitur për të mos lejuar debat parlamentar, në kundërshtim me pikat 1 dhe 3 të nenit 49 të Rregullores, në vend që t’i jepte fjalën menjëherë Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, ashtu siç Rregullorja e detyron, Kryetari i Kuvendit ia kaloi përsëri fjalën Kryeministrit Edi Rama. Për të kundërshtuar këtë mohim të të drejtës së fjalës sipas Rregullores të deputetëve të opozitës, ende pa e marrë fjalën Kryeministri, një pjesë e tyre u ngritën në këmbë, për të kërkuar respektimin e Rregullores dhe të drejtën e fjalës për procedurë, që sipas nenit 49, pika 1 e Rregullores jepet menjëherë.
Në vend që t’i jepte opozitës të drejtën e fjalës për procedurë, Kryetari i Kuvendit ia rikaloi fjalën për procedurë Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, një veprim që bie ndesh me nenin 49 të Rregullores, sepse i njëjti person nuk mund të marrë dy herë rresht fjalën për procedurë. Në shkelje flagrante të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, propozoi që Kryeministri të mos bënte paraqitjen në Kuvend të programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, deputetëve t’u hiqej e drejta e fjalës, e drejta për të bërë pyetje dhe të mos zhvillohej debat për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, duke urdhëruar kalimin direkt në votim.
Kryetari i Kuvendit, në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe pikat 3 dhe 4, të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: “3. Pas paraqitjes së programit politik, çdo deputet dhe grup parlamentar ka të drejtë të paraqesë pyetje për Kryeministrin. 4. Pas përgjigjeve të pyetjeve, Kryetari i Kuvendit deklaron hapjen e debatit për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Koha e debatit përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 të kësaj Rregulloreje. Në përfundim të debatit, pas fjalës së kryetarëve të grupeve parlamentare, ka të drejtë të flasë Kryeministri jo më shumë se 10 minuta. Votimi nga Kuvendi i përbërjes dhe i programit politik të Këshillit të Ministrave bëhet sipas nenit 58 të kësaj Rregulloreje”, hapi procesin e votimit dhe hodhi në votim projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.
Ky veprim i Kryetarit të Kuvendit, është në shkelje flagrante të procedurës parlamentare, të parashikuar nga neni 97 i Kushtetutës dhe 110 i Rregullores së Kuvendit, që përfshin:Paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave nga Kryeministri përpara procesit të votimit;
Të drejtën e deputetëve për të bërë pyetje përpara procesit të votimit;
Të drejtën për debat parlamentar, ku çdo deputet mund të diskutojë për 10 minuta, përpara procesit të votimit;
Të drejtën e kryetarëve të grupeve parlamentare për të diskutuar në përfundim të debatit parlamentar;
Të drejtën e deputetëve për të votuar vetëm pasi kanë ushtruar të drejtën për debat.Për shkak të shkeljes së procedurës sa më sipër, votimi i kryer në seancën e datës 18.09.2025, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren, dhe për pasojë është i pavlefshëm.
Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave është një akt kushtetues, që nuk mund të ndryshohet apo shoqërohet me veprime propagandistike, videomesazhe virtuale, apo mesazhe tallëse për deputetët e opozitës. Refuzimi i Kryeministrit për të vijuar me paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, është gjithashtu një akt jo kushtetutes, për shkak se paraqitja nuk është një akt vullneti i Kryeministrit, por një detyrim kushtetutes që buron nga neni 97 i Kushtetutës dhe neni 110 i Rregullores së Kuvendit.
Për sa më sipër, në përputhje me nenin 61 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: “Çdo votim i kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin ose Rregulloren e Kuvendit është i pavlefshëm”, kërkojmë:Anullimin e votimit.
Rithirrjen e seancës plenare me të njëjtin Rend Dite, ku të ndiqet me përpikmëri procedura parlamentare e parashikuar nga neni 97 i Kushtetutës dhe neni 110 i Rregullores së Kuvendit.
Shmangien e çdo lloj provokimi nga ana e Kryeministrit ndaj çdo deputeti të opozitës, duke ndjekur rregullat parlamentare të zhvillimit të seancës plenare dhe duke mos e shndërruar Kuvendin e Shqipërisë në një “teatër kukullash”.GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
KRYETARI
Gazment BARDHI
-

Zbardhet letra që Grupi Parlamentar i PD i ka nisur Trupit Diplomatik në Tiranë pas seancës së sotme plenare: Përmes veprimeve antikushtetuese të kryeparlamentarit, u pengua debati politik
Grupi Parlamentar i PD i është drejtuar me një letër Trupit Diplomatik në Tiranë pas seancës së sotme plenare.
Dokumenti që mban firmën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, flet për “situatën e paprecedentë që ndodhi sot gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, të thirrur për miratimin e programit politik dhe kabinetit të ri qeveritar”.
Për herë të parë në 35 vitet e pluralizmit politik në Shqipëri, Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe çdo normë e praktikës demokratike u shkelën në një mënyrë kaq flagrante dhe përçarëse, thuhet më tej në letër.
“Për herë të parë në 35 vitet e pluralizmit politik në Shqipëri, Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe çdo normë e praktikës demokratike u shkelën në një mënyrë flagrante dhe përçarëse.
Përmes veprimeve antikushtetuese dhe në shkelje të rregullores së brendshme të Kuvendit, të ndërmarra nga Kryetari i Kuvendit dhe kreu i shumicës parlamentare, debati politik i përfaqësuesve të qytetarëve u pengua qëllimisht, duke dëmtuar rëndë demokracinë parlamentare dhe bashkëjetesën politike brenda institucioneve legjitime demokratike”.
Sipas demokratëve, ‘dinamika e ngjarjeve të sotme tregon një plan të mirëorganizuar nga Kryeministri Rama për të provokuar hapur opozitën parlamentare’.
“Përmes këtyre veprimeve të paprecedenta, në shkelje të Rregullores së Punës dhe duke shkelur parimet kushtetuese, e drejta e deputetëve të opozitës për një debat politik mbi programin dhe kabinetin qeveritar u mohua qëllimisht. Gjithashtu, vërejmë me shqetësim ofendimin e rëndë të shkaktuar nga Kryeministri Rama ndaj përfaqësuesve më të lartë të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, të cilët morën pjesë në këtë seancë solemne, me rëndësi të veçantë për fillimin e çdo legjislature të re. Mohimi i së drejtës për debat parlamentar, shkeljet e përsëritura të ligjit themelor të vendit dhe shkeljet e rregullave të brendshme të Kuvendit tregojnë qartë një minim të qëllimshëm të rendit kushtetues dhe uzurpim të autoritetit legjitim vendimmarrës të institucioneve demokratike në vend. Në këtë situatë të paprecedentë, vërejmë me shqetësim minimin e jetës parlamentare, mohimin e të drejtës kushtetuese të deputetëve për debat politik, dhe, mbi të gjitha, shpërfilljen e vullnetit sovran të qytetarëve shqiptarë, duke tentuar anulimin total të organit më të lartë përfaqësues të vullnetit të tyre politik”.
Pas seancës së sotme, PD kërkoi nisjen e procedurave parlamentare për shkarkimin e kryetarit të kuvendit Niko Peleshi, “pasi nuk është kryetar Kuvendi, por kukull që urdhërohet nga Edi Rama“.Top Channel