Tag: seancës

  • ‘Reforma në Drejtësi ka dështuar’/ Balliu: Kreu i ILD-së pranon paaftësinë e institucionit

    ‘Reforma në Drejtësi ka dështuar’/ Balliu: Kreu i ILD-së pranon paaftësinë e institucionit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas seancës dëgjimore të mbajtur sot me kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani.

    Sipas Balliut, gjatë dëshmisë së tij, kreu i ILD-së ka pranuar se institucioni që ai drejton nuk është në gjendje të përmbushë funksionet e tij kushtetuese dhe ligjore, për shkak të mungesës së burimeve njerëzore si dhe për shkak të mënyrës së gabuar me të cilën është konceptuar dhe zbatuar reforma në drejtësi.

    “Kreu i ILD-së u shpreh troç: ‘Nuk kemi ç’t’i bëjmë.’ Ky është një pranim institucional i paaftësisë dhe dështimit total të reformës në drejtësi. Vetë ata që janë produkt i kësaj reforme, po dëshmojnë se sistemi ka rënë”, shkruan Balliu krahas një video shkëputur nga mbledhja. 

    Sipas deputetit demokrat, ky është një alarm serioz për të gjithë shoqërinë shqiptare dhe një dëshmi se reforma në drejtësi, e promovuar si shpresa më e madhe për drejtësi të pavarur, ka dështuar si në thelb ashtu edhe në funksionim.

    Postimi i plotë i Balliut

    Kryetari i ILD: “Nuk kemi ç’t’i bëjmë”

    Sot, gjatë seancës dëgjimore me kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, u bë e qartë se vetë institucionet e dala nga reforma në drejtësi po pranojnë dështimin e saj. Kreu i ILD pranoi se institucioni që ai drejton nuk është në gjendje të ushtrojë funksionet e veta në mënyrë efektive, si pasojë e mungesës së burimeve njerëzore dhe e mënyrës së gabuar me të cilën është konceptuar dhe zbatuar reforma.

    Ky është një pranim institucional se reforma në drejtësi ka dështuar në thelb dhe në funksionim.

  • 2 orë debat në Kuvend për vrasjen e gjyqtarit, ministrat përplasen me Berishën dhe Nokën, PS rrëzon kërkesën e PD…

    2 orë debat në Kuvend për vrasjen e gjyqtarit, ministrat përplasen me Berishën dhe Nokën, PS rrëzon kërkesën e PD…

    Mazhoranca dhe opozita u bënë dje bashkë vetëm 1 minutë për të mbajtur heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 shtator në sallën e gjyqit ndërsa po shpallte një vendim. Pas këtij momenti, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste u përfshinë në debate të ashpra dhe fyerje, për shkak të debatit që ka dominuar opinion publik mbi sigurinë në institucionet e drejtësisë, debat që çoi në mbylljen e seancës brenda 2 orëve, ndërsa pengoi prezantimin e raporteve të 4 institucioneve, të cilët në përfundim të seancës u miratuan me votat e shumicës socialiste. Opozita e vendosi gishtin e përgjegjësisë tek 2 ministrat, ajo e Brendshme, Albana Koçiu dhe ai i Drejtësisë Besfort Lamallari, ndonëse këta të fundit në detyrë vetëm prej një muaji.
    Reagon PD
    Dështimi për mbrojtjen e gjyqtarëve, për ta, duhet të shoqërohet me dorëheqje të menjëhershme. PD i kujtoi ministres Koçiu shkresat e KLGJ ku kërkonte policë për sigurinë në Gjykata, por VKM e vitit 2020 ku përcaktohet se siguria garantohet nga punonjës sigurie, nuk e përmendën. “Kjo çështje nuk mund të kalojë si një ngjarje dite apo jave. Ministrja e Brendshme duhet të japë dorëheqjen. Kryeministri duhet të japë shpjegime për masat e sigurisë”, tha Gazment Bardhi. “As kartelet e Ekuadorit nuk kanë vrarë një gjyqtarë në zyrën e tij, kur ka lexuar vendimin. As mafia italiane nuk e ka bërë. Minimumi që ne mund të bëjmë ne si Parlament, është që të fillojmë një moment reflektimi kombëtar”, tha Jozefina Topalli. “Pas zisë së gjyqtarit tregoni se fytyrat i keni maska dhe maskat fytyra. Sa i përket ministres, ajo ka bërë mashtrim publik, dhe asnjë nuk mund të mbrojë një mashtruese publike të denoncuar nga KLGJ”, tha Berisha.
    Reagon PS
    Përgjigjen e morën nga vetë ministrja Koçiu, e cila tha se nëse një punonjës Policie do ishte përgjegjës, do të ishte në pranga. Opozitës që e akuzuan si përgjegjëse për vrasjen, Koçiu ju kujtoi gjuhën linçuese që ata përdorin kundrejt njerëzve të drejtësisë. ““Kush është nxitësi dhe urrejtës dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në të gjithë këtë politikë parlamentare. Meqë u dëgjova të gjithëve dhe keni merakun e njoftimit publik. U sqaroj dhe njëherë gjuha e përdorur duke më etiketuar sikur kam gënjyer dhe mashtruar. Një pjesë e juaja janë juristë dhe e dinë se nëse do të kishte përgjegjësi një polic i shtet, sot do ishte në arrest. Policia ka kryer veprimet në përputhje të plotë ligjore, i qëndroj nga mëngjesi në darkë dhe shikoni bazën ligjore, që është miratuar që në 2016, ka prodhuar sot rezultate konkrete. Nuk i pëlqen opozitës, është duke treguar përgjegjësi në çdo vendimmarrje, produkt i kësaj reforme janë ndarjet e përgjegjësisë.
    Përgjegjësja për vrasjen nuk jam unë, por ju me këtë gjuhë që përdorini. Është e kotë që më tregon me gisht, nuk më intimidon, unë jam një grua më detyrë dhe duke e përdorur këtë gjuhë ja ku e keni dëshminë, që kjo gjuhë e juaj ka krijuar këtë ngarkesë politike. Trup të kesh nga mëngjesi në darkë, se me kaq vite sa ke në Kuvend duhet ta kishe ndryshuar narrativen politike”, iu tha Koçiu. Nga ana tjetër, ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari akuzoi opozitën se po bën politikë me vrasjen. “Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik dhe të bësh retorikë, politikisht mbi një vrasje është e rëndë”, tha Lamallari.
    “Turp të vijë ty që sot këtu po bën avokatin e një vrasësi. Turp që si zv ministër i brendshëm nuk i je pagjetur thirrjes për ndihmë që të ka bërë KLGJ. Që sot nuk mban përgjegjësi bashkë me kolegen për vrasjen e gjyqtarit që jepte vendim në emër të Republikës të Shqipërisë. Kur policia e shtetit thotë nuk kam kapacitet për të mbrojtur një gjyqtar, çfarë kapaciteti keni ju për të siguruar jetën e qytetarëve shqiptarë. Sot i promovuar pikërisht për këto dështime për papërgjegjshmëri për qytetarët shqiptarë. Këto janë rezultatet e reformës në drejtësi që thua ti? Këto janë rezultatet e keqqeverisjes tuaj që nuk çon policët që të mbrojnë gjyqtarët e shtetit. Ne 1 minutë heshtje e mbajmë por nuk do të thotë që Kuvendi duhet të heshti.
    Ju keni tejkaluar çdo skenar, dhe ato që bëheshin filma sepse Shqipëria sot nuk ofron siguri. Të dy jeni skandalozë me qëndrimet që mbani. Të dy duhet të jepni dorëheqjen”, iu përgjigj Zhupa. Veprimi i Flamur Nokës që nuk lejoi ministren Koçiu të flasë, i cili gjatë seancës ishte paralajmëruar dy herë të tjera nga kryeparlamentari Niko Peleshi, solli mbushjen e kupës për socialistët dhe Taulant Balla kërkoi kalimin në votim menjëherë, ndonëse më herët në Konferencën e Kryetarëve ishte rënë dakord për të diskutuar rreth 10 orë mbi raportet e veprimtarisë së 4 institucioneve. Në mungesë të reflektimit opozitar, Peleshi hodhi në votim raportet dhe mbylli seancën. As mbyllja e seancës nuk i zbuti gjakrat. Edhe nga oborri i Parlamentit palët akuzuan njëra tjetrën se nuk lejojnë seanca normale.

  • Mblidhet sot Parlamenti! Do të nisë me një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

    Mblidhet sot Parlamenti! Do të nisë me një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

    Sot, 9 tetor, në orën 10:00, Kuvendi do të zhvillojë seancën plenare, e cila do të nisë me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, i cili u vra mesditën e së hënës gjatë seancës në sallën e gjyqit.
    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar që gjatë seancës të diskutohet edhe çështja e sigurisë në institucionet gjyqësore.
    Në rendin e ditës parashikohet raportimi i disa institucioneve për aktivitetin e tyre gjatë vitit 2024, si dhe debat dhe pyetje nëse kërkohen nga deputetët.
    Para fillimit të seancës, në orën 09:30, do të mbahet Konferenca e Kryetarëve, ku do të përcaktohet koha dhe mënyra e zhvillimit të debatit për raportimet e institucioneve.
    Në hapje të seancës, drejtuesi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala, do të prezantojë raportin për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2024, me një kohëzgjatje prej 20 minutash.
    Më pas do të lexohen dhe votohet projektrezoluta e përgatitur nga Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, së bashku me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
    Po ashtu, komisioneri Besnik Dervishi do të prezantojë raportin për veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024. Më tej, pritet prezantimi dhe votimi i projektrezolutës nga Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, në bashkëpunim me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
    Në këtë seancë do të raportojë edhe Petrit Ahmeti, kryetari i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), i cili do të paraqesë aktivitetin e institucionit gjatë vitit të kaluar. Pas tij, do të lexohet dhe votohet projektrezoluta e përgatitur nga dy komisionet: ai për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
    Gjithashtu, kryetarja e Entit Rregullator të Ujit (ERRU), Gerta Lubonja, do të prezantojë raportin vjetor të këtij institucioni, ndërsa komisionet përkatëse do të paraqesin projektrezolutën që do të vijojë të votohet nga deputetët.
    Në seancën e fundit më 29 shtator, deputetët demokratë kishin kërkuar sërish organizimin e një debati për programin qeverisës. Maxhoranca u përgjigj përmes deputetëve të rinj, të cilët kritikuan sjelljen e opozitës në Kuvend.

  • Dosja “Partizani”/ Malltezi kërkon praninë e mediave gjatë të gjithë seancës, GJKKO nuk i lejon

    Dosja “Partizani”/ Malltezi kërkon praninë e mediave gjatë të gjithë seancës, GJKKO nuk i lejon

    Në seancën gjyqësore të së hënës për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është Jamarbër Malltezi, mediat kishin shprehur interesin për të ndjekur të gjithë zhvillimin e seancës, kërkesë për të cilën vetë Malltezi ishte shprehur dakord.
    Megjithatë, GJKKO vendosi të rrëzojë kërkesën për regjistrim, duke lejuar vetëm filmimin e momenteve të nisjes së seancës, siç është praktika e zakonshme në shumicën e proceseve gjyqësore. Malltezi reagoi pas vendimit, duke e kundërshtuar vendimin e gjykatës dhe duke theksuar se qëllimi i kërkesës së tij ishte transparenca e plotë, dhe jo krijimi i një efekti mediatik të njëanshëm.
    “Kam bërë kërkesë që të regjistrohet e gjithë seanca, për të pasur një proces sa më transparent dhe të dëgjohen qëndrimet e të gjitha palëve. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë, duke lejuar vetëm regjistrimin e fillimit të seancës. Unë nuk mund të lejoj që të filmohen vetëm pamje sa për show. Po të jepej mundësia për të parë të gjithë seancën, do ta kuptonit që gjykata dhe prokuroria janë bërë lepe-peqe”, u shpreh Malltezi.
    Procesi ndaj Malltezit vijon në kuadër të hetimeve për çështjen e pronave të ish-klubit sportiv “Partizani”, ndërkohë që mbrojtja këmbëngul për transparencë të plotë dhe publikim të gjerë të çdo zhvillimi gjyqësor.

  • Dosja “Partizani”, regjistrimi i seancës nga mediat përplas Malltezin me togat e zeza

    Dosja “Partizani”, regjistrimi i seancës nga mediat përplas Malltezin me togat e zeza

    Në gjyqin për dosjen “Partizani” mediat kishin shfaqur interes për ta regjistruar të plotë seancën, ku kishte shprehur dakordësi edhe Jamarbër Malltezi.
    Gjykata vendosi që të mos e pranojë këtë kërkesë duke dhënë miratim vetëm për regjistrim të planeve të nisjes së seancës. Por Malltezi e kundërshtoi këtë duke theksuar që kërkesa e tij ishte për transparencë të plotë të procesit dhe jo për show.
    “Kam bërë kërkesë që të regjistrohet e gjithë seanca, për të patur një proces sa më transparent dhe të dëgjohen qëndrimet e të gjitha palëve. Por gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë duke vendosur që mund të lejohet vetëm regjistrimi i fillimit të seancës. Unë nuk mund ta lejoj këtë që të regjistrohen pamje sa për show. Po të jepej e gjitha do të kuptohej që gjykata dhe prokuroria janë bërë ‘leqe-peqe’”, tha Malltezi.
    Prej orës 11:00 ka nisur në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për kryedemokratin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”.
    Në seancën e kaluar, ekipi ligjor i Berishës dhe Malltezit kërkoi pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK.
    Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë gjyqësore, por u paraqit në ambientet e SPAK-ut në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Nga aty lideri i opozitës sulmoi prokurorinë dhe drejtuesin e saj, Altin Dumani e akuzoi si puçist që fle mbi dosjet e krimit.

  • Javën e kaluar u votua përbërja e Komisioneve Parlamentare, sot mblidhet sërish Kuvendi! Ja rendi i ditës

    Javën e kaluar u votua përbërja e Komisioneve Parlamentare, sot mblidhet sërish Kuvendi! Ja rendi i ditës

    Kuvendi do të mblidhet sot në orën 13:00 në një tjetër seancë plenare. Në rend dite do të jetë miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare.
    “Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.
    2. Njoftime.
    III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
    Në sallë pritet të jenë edhe Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga seancat për shkak të kaosit të krijuar më 18 shtator.
    Në seancën e 24 shtatorit, opozita dhe maxhoranca miratuan me 94 vota pro kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Kështu i dhanë fund ngërçit të krijuar nga opozita, e cila kundërshtonte ndarjen e re 7 (maxhoranca) me 4 (opozita) të komisioneve.
    Deputetët e opozitës kërkuan gjithashtu që të ripërsëritej seanca që zgjati vetëm 25 minuta, ku u votua qeveria e re dhe programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

  • Axhendë e ngjeshur e Kuvendit! Mblidhet konferenca e kryetarëve, në mesditë seanca

    Axhendë e ngjeshur e Kuvendit! Mblidhet konferenca e kryetarëve, në mesditë seanca

    seance ne kuvend

    TIRANË- Pas ngritjes së komisioneve parlamentare në seancën e javës së kaluar, Kuvendi pritet të ketë një axhendë të ngjeshur edhe këtë javë që sapo ka nisur. Fillimisht në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet konferenca e kryetarëve, ku do të diskutohet mbi axhendën e Kuvendit dhe më pas në orën 13:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare.
    Axhenda e konferencës së kryetarëve
     1. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 29 shtator – 7 nëntor 2025. 
    2. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 shtator – 17 tetor 2025.  
    Urdhëri për seancën plenare
    I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 29.9.2025, ora 13:00.
    II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.
    2. Njoftime.
    III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
    IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
    Në sallë pritet të jenë edhe Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga seancat për shkak të kaosit të krijuar më 18 shtator.
    /ZËRI 

  • “Do të kërkoj Ramën si dëshmitar”/ Shtyhet seanca paraprake për Metën, në gjyq paraqitet vetëm Kryemadhi

    “Do të kërkoj Ramën si dëshmitar”/ Shtyhet seanca paraprake për Metën, në gjyq paraqitet vetëm Kryemadhi

    Seanca paraprake në GJKKO në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta u shty për në datë 9 tetor. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Ilir Metës, Kujtim Cakrani. Ky i fundit, për shkak të problemeve shëndetësore, kishte dërguar në sekretarinë e Gjykatës një kërkesë për shtyrje të seancës paraprake.
    Në sallën e GJKKO ishte e pranishme vetëm Monika Kryemadhi, e cila pas shtyrjes së seancës hodhi akuza ndaj Altin Dumanit dhe SPAK. Kryemadhi akuzoi SPAK se ka gënjyer SHBA dhe Britaninë në letërprositë që u kanë kërkuar.
    “Janë dy letër porosi, njëra që është çuar në Angli dhe një tjetër në Amerikë, por do t’iu bëj me dije më vonë, jam skandalizuar nga mënyra se si këto dy shtete i janë përgjigjur SPAK. SHBA i thotë a keni vendim gjykate për sekuestron dhe SPAK ka gënjyer dhe thotë po kemi dhe i çon vendimin për sekuestron e celularit të mamasë sime. Nga ana tjetër, Britania iu thotë se na keni shpjeguar telefonin e kësaj zonjës dhe CV e Metës, a mund të na thoni cili është krimi që ka bërë Meta dhe Kryemadhi se nuk e shohim”, tha Kryemadhi.
    Më tej Kryemadhi deklaroi se në gjyq do të kërkojë një listë me dëshmitarë që të paraqiten të dëshmojnë, midis tyre edhe kryeministrin Rama sipas saj.
    Kujtojmë që SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, ndërsa do të jetë gjyqtarja Irena Gjoka që do të vendosë nëse dosja do kalojë ose jo për gjykim. Në lidhje me dosjen gjyqtarja Irena Gjoka më herët ka kërkuar edhe dorëheqjen, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtari Erion Bani.
    SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.

  • Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

    Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

    Pas seancës së kaosit, opozita dhe mazhoranca gjetën konsensusin për të miratuar kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në seancën plenare të ditës së sotme, PD dhe PS miratuan përbërjen e komisioneve duke zgjidhur kështu ngërçin që ishte krijuar për shkak të opozitës, e cila emrat po i mbante në sirtar pasi nuk ishte dakord me ndarjen e re 7 me 4.
    Me 94 vota pro, 3 abstenim dhe 1 kundër u miratuan anëtarët e 11 komisioneve të përhershme. Me 87 vota pro, 4 abstenim dhe 2 kundër u miratuan anëtarët zëvendësues, ndërsa me 83 vota pro, 2 abstenim dhe 1 kundër u miratuan kryesitë e komisioneve.
    Seanca që duhej të ishte vetëm procedurë për miratimin e emrave, zgjati më shumë nga sa ishte parashikuar për shkak të këmbënguljes së PD që të ripërsëritej seanca e kaluar që zgjati vetëm 25 minuta dhe vetëm me votat e socialistëve u miratua programi qeverisës.
    Në ‘bllok’, opozitarët morën radhën një nga një, duke kërkuar sërish mundësinë që të flasin për programin qeverisës, e duke theksuar se në asnjë rast nuk penguan kryeministrin të flasë, por ministren ‘antikushtetuese’ Diella, të cilën tashmë e kanë dërguar në Kushtetuese bashkë me rregulloren e të Kuvendit.
    “Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal ,ta hedhë në koshin e plehrave seancën dhe procesverbalin. Do të mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm dhe ky turp do të mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo, e pashembullt dhe e bënë atë vetëm e vetëm për të fshehur, për të maskuar 18 Erjon Veliaj”, tha Sali Berisha.
    “Mund të pyesni Ruçin që a ka ndodhur ndonjëherë të përfshihet në dekret një lodër teknologjike, a ka ndodhur në tre dekada që në kuvend, dita e parë e fillimit të legjislacionit të nisë me ndryshimin e rregullores pa konsensus”, tha Jozefina Topalli.
    “Kryeministri nuk u ndërpre në asnjë moment, por u ndërpre një ministër antikushtetues siç është ‘Diella’, tha Erisa Xhixho.
    Pavarësisht kundërshtisë së opozitës se në procesverbalin e seancës së 18 shtatorit nuk ishte pasqyruar si duhet ajo çfarë ndodhi, procesverbali u miratua vetëm me votat pro të mazhorancës. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ironizoi kërkesën e kolegëve opozitarë për ripërtëritjen e seancës, duke u kujtuar se seancën e kaluar e dhunuan dhe sot duan që të japin mend.
    “Pasi dhunuan seancën, prishën solemnitetin e një prej seancave më të rëndësishme, vijnë pas një jave dhe duan të japin mendim. Prandaj zoti kryetar i Kuvendit, kemi kaluar sot me konsensus në konferencë të kryetarëve përbërjen e komisioneve dhe propozimet e grupeve parlamentare të opozitës dhe të deputetëve të pavarur, të kalojmë në votim përbërjen e komisioneve dhe të mos bëjmë hile me procedurën“, tha Balla.

  • Ministri Gogu reagon pas seancës plenare: Kuvendi, jo peng i ‘kollotumbave’

    Ministri Gogu reagon pas seancës plenare: Kuvendi, jo peng i ‘kollotumbave’

    Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu reagoi sot pas seancës plenare, duke kritikuar vonesat procedurale të shkaktuara nga opozita në Kuvend, në një seancë që ishte parashikuar pa debate.
    Sipas ministrit, mbi 90 minuta u humbën për shkak të atyre që i quan “kollotumba” procedurale të opozitës.
    “Mbi 90 minuta të shpenzuara sot me “kollotumba” proceduriale, jo nga ne. Procesverbali është dokument formal, jo kasetë që riluhet sa herë i leverdis dikujt për të përsëritur të njëjtat akuza, jo për qytetarët, vetëm për vete”, ka shkruar ministri Gogu në një postim në Facebook.
    Kuvendi ka miratuar emrat e anëtarëve të 11 Komisioneve të Përhershme Parlamentare me 93 vota pro, 3 abstenime dhe 1 kundër.
    “Megjithatë, sot i miratuam përfundimisht përbërjet e komisioneve, me anëtarët e shumicës dhe ata të propozuar nga grupet opozitare. Kuvendi ka nevojë të ecë përpara, dhe do të ecë vetëm përpara, pa ngelur peng i kollotumbave të asnjërit”, përfundon reagimin e tij ministri Gogu.