Tag: seancës

  • Humor dhe batuta! Gjykata Kushtetuese bën prova para seancës së Erion Veliajt: A t’ia jap fjalën…është ‘ok’?

    Humor dhe batuta! Gjykata Kushtetuese bën prova para seancës së Erion Veliajt: A t’ia jap fjalën…është ‘ok’?

    PAMJE NGA GJYKATA

    TIRANË-Teksa sot në Gjykatën Kushtetuese mbahet seanca ku ish-ktyebashkiaku Erion Veliaj do të jetë i pranishëm, parapërgatitjet kanë filluar. Seanca do të jetë publike, dhe Veliaj do të lërë për disa orë qelinë, për t’u paraqitur personalisht në Gjykatë. 
    Para seancës ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin nga detyra dhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytetë, një video të publikuar, punonjësit e GJK shfaqen teksa testojnë mikrofonat dhe kamerat në sallë, mes batutash dhe të qeshurash, për t’u siguruar që gjithçka të jetë gati për procesin e sotëm.

  • ‘Asnjë provë e re nga Amerika’, Meta pas shtyrjes së seancës: SPAK po gënjen për të justifikuar paraburgimin tim

    ‘Asnjë provë e re nga Amerika’, Meta pas shtyrjes së seancës: SPAK po gënjen për të justifikuar paraburgimin tim

    Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shtyrjes së seancës së sotme gjyqësore si pasojë e mungesës së avokatit të Monika Kryemadhin.

    “Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve.
    Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik.
    Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.
    E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim.”, shprehet Meta.

  • PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare

    PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare

    Pak para nisjes së seancës plenare, grupi parlamentar i PD-së është mbledhur në selinë blu.
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur i fundit në mbledhjen e grupit, ku do të diskutohen një sërë çështjesh.
    Ndonëse në fillim u planifikua që një pjesë e diskutimi të ishte i hapur për mediat, kjo e fundit u njoftua që të dilte jashtë nga salla e mbledhjes.
    Në foltore do të dalë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, për të paraqitur gjendjen e kriminalitetit në vend, ndërsa më pas do të raportojë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Raportimi i Dumanit pritet të jetë ndër më të ndjekurit dhe më të ngarkuarit politikisht.
    Përballë tij, opozita e udhëhequr nga Sali Berisha pritet të kërkojë llogari për hetimet që kanë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërsa vetë maxhoranca nuk shihet se do ta presë me entuziazëm, duke qenë se një prej figurave të saj kryesore, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është aktualisht nën hetim nga SPAK.

  • Nesër Kuvendi në seancë ‘maratonë’ për drejtësinë! Votohen komisionet e ‘Zgjedhores’ dhe ‘Territoriales’

    Nesër Kuvendi në seancë ‘maratonë’ për drejtësinë! Votohen komisionet e ‘Zgjedhores’ dhe ‘Territoriales’

    Nëse sërish nuk gjendet një arsye për kaos, seanca e ditës së hënë në Kuvendin e Shqipërisë pritet të jetë maratonë. Në parlament, do të raportojnë 5 institucionet më të rëndësishme të drejtësisë: Prokurori i Përgjithshëm, SPAK, ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
    Sipas dakordësisë, për secilin institucion do të lihet në dispozicion një kohë prej 150 minutash debat, ndërsa për herë të parë që pas nisjes së hetimeve për të, futjes në arrest shtëpie dhe marrjes i pandehur për aferën ‘Partizani’ kjo seancë pritet të përballë Sali Berishën me kreun e SPAK Altin Dumanin, sulmet ndaj të cilit i ka patur të rënda.
    I vetmi deputet, mungesa e të cilit dihet është Gazment Bardhi. Kreu i grupit parlamentar demokrat është i përjashtuar për 2 javë nga punimet parlamentare, për shkak se gjatë seancës së shkuar u përplas me kreun e Kuvendit Niko Peleshin. Shkak i përplasjes ishte kërkesa e Bardhit që deputetët t’i adresojnë vetë pyetjet në drejtim të titullarëve që raportojnë para ligjvënësve.
    Pikërisht për të shmangur një situatë të ngjashme, që solli ndërprerjen e seancës së shkuar, vetë Bardhi i ka dërguar një letër Peleshit ku i kërkon të shmangë të gjitha provokimet ndaj deputetëve.
    ‘Çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.’, thuhet në letrën e grupit të PD që i paraprin seancës së të hënës.
    Ndërsa për 2 komisionet e reformave zgjedhore dhe territoriale, që gjithashtu pritet të ngrihen në seancën e së hënës opozita dhe mazhoranca janë drejt dakordësisë pasi janë plotësuar dëshirat e të dyja palëve për barazi në anëtarë, bashkë-drejtim dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.

  • Vrau biznesmenin italian në Salari të Tepelenës dhe më pas u vetdorëzua, lihet në burg Kamber Sulçe

    Vrau biznesmenin italian në Salari të Tepelenës dhe më pas u vetdorëzua, lihet në burg Kamber Sulçe

    Burg pa afat ka qenë masa e arrestit të dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

    Fillimisht ka qenë prokurorja e çështjes, Blerina Musabelli, ajo e cila ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetdorëzimin e Kamber Sulçes tri ditë më parë në organin e akuzës.
    Më pas avokati i Sulçes, i ardhur nga Vlora, Arsenal Zotaj, ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetdorëzimit të klientit të vet para 3 ditësh, çka është një rrethanë lehtësuese e cila mund të merret në konsideratë nga kryesuesja e seancës.
    Vetë Kamber Sulçe ka qëndruar i heshtur gjatë gjithë seancës së vlerësimit të masës së arrestit dhe nuk ka folur asnjë fjalë.
    Pas gjithë kësaj, kryesuesja e seancës, njëkohësisht dhe kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë, Entela Selmanaj, ka dhënë vendimin e vlerësimit të masës: “Burg pa afat”.
    Mësohet se pas dhënies së vendimit në fjalë, avokati i të pandehurit është shprehur se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit në kryeqytet.

    Top Channel

  • I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

    I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

    Burg pa afat ka qenë masa e arrestit e dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi. Fillimisht ka qenë prokurorja e çështjes Blerina Musabelli ajo e cila ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetëdorëzimin e Kamber Sulçes dy ditë më parë në organin e akuzës.
    Më pas avokati i Sulçes i ardhur nga Vlora, Arsenal Zotaj ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetëdorëzimit të klientit të vet, çka përbën një rrethanë lehtësuese, e cila mund të merret në konsideratë nga kryesuesja e seancës.

    Vetë Kamber Sulçe ka qëndruar i heshtur përgjatë gjithë seancës së vlerësimit të masës së arrestit dhe nuk ka folur asnjë fjalë.

    Pas gjithë kësaj, kryesuesja e seancës njëkohësisht dhe kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë, Entela Selmanaj ka dhënë vendimin e vlerësimit të masës “Burg pa afat”. Mësohet se pas dhënies së vendimit, avokati i të pandehurit është shprehur se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit në kryeqytet.

  • Përplasjet në Kuvend, shtyhet ngritja e komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Rrëzohet rezoluta kundër gjenocidit serb

    Përplasjet në Kuvend, shtyhet ngritja e komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Rrëzohet rezoluta kundër gjenocidit serb

    Vendimi i kryeparlamentarit Niko Peleshi solli tension, fyerje e debate të forta në orët e pasdites të seancës plenare, duke çuar në shtyrjen e votimit për ngritjen e komisioneve hetimore për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

    Gjatë seancës u vendos që të shtyhet votimi për ngritjen e “Komisionit të Reformës Zgjedhore” dhe “Komisioni i Reformës Territoriale”.
    Opozita kishte shkuar në Kuvend me disa amendamente dhe kërkonte numër anëtarësh të barabartë në komisione, por nuk lejoi vijimin normal të seancës, pasi Gazment Bardhi nuk pranoi të largohej nga salla pas përjashtimit.
    Mes kaosit, socialistët votuan të gjitha pikat e rendit të ditës, ku u rrëzua me 72 vota kundër dhe vetëm 37 pro kërkesa e opozitës për rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë.
    Debatet në sallë e jashtë saj vijuan edhe pas votimit të rendit të ditës. Gazment Bardhi sulmoi nga oborri i Parlamentit Peleshin e Ballën.
    “Ne reaguam dhe do të reagojmë gjithmonë, sa herë të shkelen të drejtat e deputetëve. Kurrë nuk ka pasur Kuvendi i Shqipërisë kryetar kaq të paaftë. Është i verbër ndaj urdhrave politikë, por jo të Edi Ramës.
    Ai po zbaton urdhrat e Taulant Ballës. Ishte ndërtuar shumë më përpara se Niko Klouni të dilte në seancë. Duan ta shndërrojnë kuvendin në memec.
    Skenari i përjashtimit të opozitës nga seanca ishte ndërtuar shumë kohë më para se Niko Klouni të dilte ta shpallte në seancë. Skenari ishte ndërtuar që të ndërprisnin debatin”, tha Bardhi.
    Ndërsa në numër shumë të vogël, deputetët opozitarë brenda sallës vijuan përplasjen me Peleshin.

    Top Channel

  • “Kushtetuesja të rrëzojë kërkesën e Veliajt”, Begaj letër gjykatës: Urdhëroni KQZ-në të organizojë zgjedhjet në Tiranë

    “Kushtetuesja të rrëzojë kërkesën e Veliajt”, Begaj letër gjykatës: Urdhëroni KQZ-në të organizojë zgjedhjet në Tiranë

    Institucioni i Presidentit të Republikës, në cilësinë e palës së interesuar, i kërkon Gjykatës Kushtetuese:
    Të deklarojë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 moskompetencën lidhur me dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;Të vendosë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 heqjen e pezullimit për dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;Të vendosë në përfundim të seancës rrëzimin e kërkesës së Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës;Për shkak se pezullimi ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës, të urdhërojë në përfundim të seancës KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për këtë bashki në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
    Lajmi në përditësim…

    Top Channel

  • Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

    Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

    Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella u përmend nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai i kërkoi gjykatës procesverbalin e seancës gjyqësore në të cilën SPAK rikualifikoi akuzën ndaj tij, ndërsa nga trupi gjykues ju tha se procesverbal ishte regjistrimi në audio i seancës.
    ”Mirë ne, por klienti si ta dëgjojë CD-në”, pyeti gjykatën avokati i Beqajt. Ish-ministri nga kafazi tha se ”Do na duhet një Diella edhe këtu. Atëherë kërkoni edhe një kompjuter për mua në burg”.
    Seanca gjyqësore u shty për të dytën herë radhazi për t’i dhënë kohë avokatëve të verifikojnë nëse i kanë të gjitha aktet e dosjes, plot 600 fashikuj në total. Seanca e radhës do të mbahet më 30 tetor.

  • Ilir Beqaj tallet me Ramën nga burgu: Dua ‘Diellën’ në qeli

    Ilir Beqaj tallet me Ramën nga burgu: Dua ‘Diellën’ në qeli

    Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nën akuzë për aferën e “sterilizimit” ka dalë para Gjykatës së Posaçme këtë të martë, ku po gjykohet i veçuar, me një kërkesë të pazakontë.

    Vështirësitë për të dëgjuar gjithë CD-të e audio-regjistrimit të seancës paraprake në burg, ka bërë që Beqaj të kërkojë të ketë “Diellën” në qeli.

    Beqaj pretendon se nuk ka njoftim akuze sipas ligjit, raporton gazetari i SYRI-t, Fatjon Gjinaj.

    “Me sa duket më duhet një ‘Diell’, s’kam si t’ja bëj ose të kem një kompjuter “

    Ish ministri shfaqi konstestime edhe për seancën paraprake ku iu rikualifikua akuza nga shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të stukturuar ktiminal.

    Diskutimi në seancë:

    Beqaj: Procesverbalet që më keni dhënë janë të paplota

    Gjyqtarja: Ato janë shënimet e përmbledhura, keni CD

    Beqaj lexon procesverbalet e seancës praraprake (ka qenë me dyer të mbyllura)

    Beaqaj: E pyeta gjyqtaren ‘më thuaj sa kam vjedhur’, gjyqtarja ka përdorur si argument që unë jam informaticien dhe i vëmendshëm në seancë. 

    Kujtojmë se për këtë dosje në gjykatë janë rreth 600 fashikuj ose e thënë ndryshe mbi 30 mijë faqe.