Tag: seancës

  • Kosova në krizë/ Sot mblidhet për herë të dytë Kuvendi

    Kosova në krizë/ Sot mblidhet për herë të dytë Kuvendi

    Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë seancën konstituive sot nga ora 12:00. Njoftimi është bërë pak kohë pasi presidenca shprehu qëndrimin se Kuvendi duhet ta vazhdojë seancën e ndërprerë të martën, në letërpërgjigjen ndaj kryesuesit Avni Dehari, i cili kërkoi udhëzime nga kreu i shtetit.
    Në këtë përgjigjen drejtuar Avni Deharit, si kryesues i seancës, presidentja Vjosa Osmani ka cituar aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, me të cilat thotë se ai dhe të gjithë deputetët janë të obliguar të gjejnë vetë mënyra për ta bërë Kuvendin funksional.
    Presidentja ka shprehur gatishmërinë edhe që t’i mirëpresë Deharin dhe kryetarët e partive politike në rast se e kanë të nevojshme. Sipas Rregullores së Kuvendit, ndërprerjet e seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë.
    Seanca e pare u bllokua nga opozita me pretendimin se Albin Kurti dhe ministrat nuk kishin dhene doreheqjen nga kabineti.

  • Dështimi i seancës konstituive, reagon Kurti: Sulm institucional kundër Republikës

    Dështimi i seancës konstituive, reagon Kurti: Sulm institucional kundër Republikës

    Kreu i LVV, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë pas dështimit të seancës konstituive në Kuvendit të Kosovës, seancë e cila dështoi për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme për miratimin e raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Kurti sulmon partitë e opozitës duke e cilësuar dështimin e seancës si një sulm institucional kundër Republikës së Kosovës.
    “Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, thekson Kurti.

  • Vjosa Osmani cakton 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës! LVV optimiste për formimin e qeverisë

    Vjosa Osmani cakton 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës! LVV optimiste për formimin e qeverisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur datën 15 prill 2025 për zhvillimin e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, sipas një njoftimi nga Zyra e Presidentes.
    Ky hap është në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe afatet ligjore të Presidentes, e cila është e detyruar të thërrasë mbledhjen brenda 30 ditëve pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare më 27 mars, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 48 deputetë, PDK-ja e dyta me 24, LDK-ja ka 20, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka fituar 8 ulëse.
    Çfarë ndodh në seancën konstituive?
    Seanca konstituive përgatitet nga kryetari i legjislaturës së mëparshme, i cili pesë ditë para mbajtjes së seancës duhet të thërrasë në mbledhje kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për të përgatitur një rend dite.
    Rendi i ditës duhet të përfshijë formimin e një komisioni të përkohshëm që bën verifikimin e kuorumit dhe mandateve, betimin e deputetëve të rinj, zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe nënkryetarëve, votimin e raportit të komisionit të lartpërmendur dhe përcaktimin e vendeve të deputetëve në sallë, sipas fuqisë politike.
    Seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.
    Ligjet nuk parashohin që gjatë seancës nuk mund të ketë debat.
    Në këtë seancë deputetët bëjnë betimin – ata që mungojnë mund ta bëjnë në seancën pasuese – dhe partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit.
    Nënkryetarët, ndërkaq, propozohen nga një nga partitë më të mëdha dhe nga komunitetet joshumicë dhe komuniteti serb.
    Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
    “Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”, thuhet në nenin 12, pika 5 e Rregullores së Kuvendit.
    Sipas rezultateve, në përbërjen e re parlamentare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Lista Serbe nëntë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate tetë vende.

  • Caktohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

    Caktohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit. Ky është hapi i parë konkret në formimin e institucioneve të reja të shtetit, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 mars.
    Presidentja kishte afat që brenda 30 ditësh të shpallte datën për mbajtjen e seancës. Në të kundërtën, sipas Rregullores të punës së Kuvendit të Kosovës, Parlamenti do të mblidhej vetë në ditën e 30-të.
    Çfarë ndodh në seancën konstituive?
    Seanca konstituive përgatitet nga kryetari i legjislaturës së mëparshme, i cili pesë ditë para mbajtjes së seancës duhet të thërrasë në mbledhje kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për të përgatitur një rend dite. Rendi i ditës duhet të përfshijë formimin e një komisioni të përkohshëm që bën verifikimin e kuorumit dhe mandateve, betimin e deputetëve të rinj, zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe nënkryetarëve, votimin e raportit të komisionit të lartpërmendur dhe përcaktimin e vendeve të deputetëve në sallë, sipas fuqisë politike.
    Seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.
    Ligjet nuk parashohin që gjatë seancës nuk mund të ketë debat. Në këtë seancë deputetët bëjnë betimin – ata që mungojnë mund ta bëjnë në seancën pasuese – dhe partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit. Nënkryetarët, ndërkaq, propozohen nga një nga partitë më të mëdha dhe nga komunitetet joshumicë dhe komuniteti serb.
    Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
    “Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”, thuhet në nenin 12, pika 5 e Rregullores së Kuvendit.
    Sipas rezultateve, në përbërjen e re parlamentare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Lista Serbe nëntë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate tetë vende.
    Zgjedhja e Qeverisë
    Shpërndarja e ulëseve në Kuvend nënkupton se asnjë parti nuk mund të formojë e vetme Qeverinë, që është hapi pasues pas mbajtjes së seancës konstituive. Sa i përket rezultatit, në një zhvillim të ndarë, LVV-ja veçse i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kontestuar vendimin e Gjykatës Supreme për votat me postë, që argumenton se LDK-ja i ka manipuluar.Partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i ka kërkuar Kushtetueses një masë të përkohshme për vendimin e Gjykatës Supreme sa i përket këtyre votave.
    Nëse Kushtetuese do të marrë një vendim për këtë çështje, atëherë do të mund të ketë një ndalim të procesit të zgjedhjes së Qeverisë. Por, derisa Kushtetuesja nuk adreson çështjen e dërguar nga LVV-ja, presidentja e vendit ka disa afate ligjore që duhet t’i respektojë.
    Sipas ligjeve, Osmani duhet të mandatojë për krijimin e Qeverisë së re partinë e parë në zgjedhje, në këtë rast LVV-në. Në Kushtetutë thuhet se mandatari më pas ka 15 ditë kohë që të paraqesë përbërjen e re të ekzekutivit para Kuvendit dhe të kërkojë 61 vota që ajo të votohet. Në rast se partia e parë nuk arrin të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani ka afat që brenda dhjetë ditësh të emërojë një mandatar tjetër.
    Ajo fton partitë në konsultime dhe është në diskrecionin e saj se kë e mandaton për të formuar ekzekutivin.
    Mandatari i dytë, po ashtu i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por, nëse Qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë. Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare të mbajtura në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë./REL

  • Data e seancës konstituive pritet të caktohet sot

    Data e seancës konstituive pritet të caktohet sot

    Sot pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit Kosovës.
    Kështu tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.
    “Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha ai.
    Të enjten e 27 marsit u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur edhe filloi rrjedha e afatit 30 ditor për mbajtjen e seancës konsitutive.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh