Seanca paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta u shty sërish, pasi avokati i tij, Kujtim Cakrani, nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të angazhimit në një proces gjyqësor në Lezhë.
Gjykata caktoi seancën e radhës për më 27 nëntor, ora 12:30.
Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
Tag: seanca
-

Shtyhet përsëri seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, arsyeja
-

Sot seanca paraprake për dosjen ‘Meta’, GJKKO vendos nëse do të kalojë për gjykim ose jo
Në GJKKO do të zhvillohet sot seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Më 11 nëntor seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.Avokati, i cili braktisi seancën, tha se së pari gjykata duhet të shprehet për këtë kërkesë të bërë më herët prej tyre.
Sipas tij, gjyqtarja Gjoka është në konflikt interesi pasi po hetohet nga SPAK për akuzat e ngritura më herët nga Sali Berisha se ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi. Mbrojtësi i Metës kërkoi gjithashtu që dosja të kthehet për hetim në SPAK, duke argumentuar se Prokuroria e Posaçme ka shkelur procedurën duke dërguar një provë të re që lidhet me pagesat për lobimin e LSI-së në SHBA, ndërkohë që hetimet i ka mbyllur që më 28 korrik dhe e ka çuar dosjen për gjykim.
Një kërkesë të tillë e bëri me dije edhe Monika Kryemadhi pas daljes nga gjykata duke pretenduar se nuk ka prova të reja të ardhura nga SHBA, por se bëhet fjalë thjesht për kthimin e përgjigjes lidhur me letërporosinë që u bë një vit më parë nga SPAK.
Provat e reja të ardhura nga SHBA u paraqitën nga SPAK në seancën e kaluar të seancës paraprake. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. -

Sot seanca paraprake për Metën, vendoset nese dosja do kalojë për gjykim ose jo
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, GJKKO do vendosë nëse dosja kalon për gjykim
Këtë të hënë do të mbahet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”. Në seancën e sotme do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo.
Në këtë dosje përveç Veliajt, të përfshirë janë 28 persona dhe shoqëri, përfshirë bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.
SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt dhe personave të tjerë, më 10 shtator.Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse.
Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Ish-deputetja akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi që të rikthejë në detyrën e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj duke rrëzuar shkarkimin e tij, si rrjedhojë solli edhe anulimin e zgjedhjeve të parakohshme për Tiranën. -

Dosja ‘Meta’/ Sot seanca paraprake, GJKKO vendos nëse do të kalojë për gjykim ose jo
Sot zhvillohet në GJKKO seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Më 11 nëntor seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Avokati, i cili braktisi seancën, tha se së pari gjykata duhet të shprehet për këtë kërkesë të bërë më herët prej tyre.
Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
-

Sot seanca paraprake për Metën në GJKKO, vendoset nëse dosja do kalojë për gjykim
Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) pritet të zhvillohet sot më 17 nëntor 2025, seanca paraprake për çështjen penale që përfshin Ilir Metën, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, si edhe Pirro Xhixhon e Ema Çokun.
Seanca e mëparshme, e parashikuar më 11 nëntor, u shty pasi avokati i Metës, Kujtim Cakrani, kërkoi largimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi.
Cakrani, i cili u largua nga salla, argumentoi se gjykata duhet të vendosë fillimisht mbi kërkesën e paraqitur prej tyre për konflikt interesi, duke pretenduar se gjyqtarja po hetohet nga SPAK pas akuzave të Sali Berishës për një dënim të supozuar të fshehur në Greqi.
Ai kërkoi gjithashtu që dosja të kthehet për hetim shtesë, duke pretenduar se SPAK ka vepruar në kundërshtim me procedurën kur ka paraqitur një provë të re lidhur me lobimin e LSI-së në SHBA, ndonëse hetimet zyrtarisht ishin mbyllur që më 28 korrik.
Monika Kryemadhi, pas daljes nga gjykata, përsëriti se materiali i ardhur nga SHBA nuk përbën provë të re, por thjesht një përgjigje ndaj letërporosisë së dërguar një vit më parë. SPAK i paraqiti këto dokumente në seancën e fundit të fazës paraprake, duke kujtuar se në dosje janë bashkuar tre hetime: afera CEZ–DIA, lobimi në SHBA dhe verifikimi pasuror.
Ndaj Metës dhe Kryemadhit rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion të funksionarëve të lartë në bashkëpunim. Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku përballen me akuzën e pastrimit të parave.
Ilir Meta vijon të qëndrojë në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”. -

Do të kalojë për gjykim ose jo/ Sot seanca paraprake për Metën në GJKKO
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca paraprake për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në seancën e sotme pritet të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.
Seanca e fundit e mbajtur më 11 nëntor, u shty për shkak të kërkesës nga avokati i Metës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Kreu i PL, Ilir Meta, ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit 2024.
-

Padia e ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjykata Kushtetuese njofton se kur do të mbahet seanca plenare
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se kur do të mbahet seanca për padinë e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, njoftoi se seanca do të mbahet më 17 dhjetor në orën 10:00.
Seanca do jetë në bazë dokumentare dhe Sali Berisha kërkon shpalljen si antikushtetues të vendimeve të Gjykatave të Posaçme dhe të së Lartës, që lanë në fuqi në vjeshtën 2024 masën “arrest shtëpie”.
Berisha thotë që vendimet e masave janë antikushtetuese.
Nga janari 2025 Berisha është nën masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, masë të cilën Berisha po e respekton.Top Channel
-

Padia e Berishës në Gjykatën Kushtetuese, caktohet data kur do të zhvillohet seanca
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se kur do të zhvillohet seanca për padinë e bërë nga Sali Berisha.
Mësohet se seanca pa praninë e palëve dhe mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet më 17 dhjetor, ora 10:00.
Kujtojmë se Berisha kërkon që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i shtatorit dhe dhjetorit të 2024 që e la në arrest në shtëpi.
Kujtojmë se në vitin 2024, po Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë pjesërisht Sali Berishës në një padi ndaj masave të para të sigurisë ndaj tij, atë të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit.
Asokohe “Kushtetuesja” shfuqizoi masën për ndalim jashtë vendit duke e konsideruar si cënim të proporcionalitetit.
Më 21 Tetor 2023, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, arrestoi fillimisht Jamarbër Malltezin, ndërsa për Sali Berishën caktoi detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës për të mos dalë jashtë vendit.
Por më pas, për shkak se Berisha nuk respektoi detyrimin për t’u paraqitur, SPAK kërkoi masë arrest shtëpi për ish-Kryeministrin, kërkesë që u vendos nga GJKKO. Në nëntor të vitit 2024, GJKKO i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpiak” duke e lënë vetëm në detyrim paraqitjeje.
Kujtojmë se Berisha është marrë i pandehur për dosjen “Partizani”. Bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Berisha dhe Malltezi i kanë mohuar akuzat dhe pretendojnë se procesi ka motive politike.


