Tag: seanca

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    Seanca gjyqësore në ngarkim të Dritan Rexhepit, Aldo Majnishtës, Gentian Funiqi, Martin Belta, Korado Gështenja, Artan Doccaj dhe Geraldo Martini, është shtyrë. Togat e zeza të GJKKO-së morën vendimin për shkak të mungesës së avokatit të Gentin Funiqit. Henrik Ligori. Seanca e radhës do të zhvillohet më 16 prill në orën 14:00

    Në seancën e sotme, do të dëshmonte Festim Bexhdili i bashkëpandehur në një procedim të lidhur. Ai është dënuar në shkallë të parë me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2020. Për Festim Bexhdilin ndërkohë vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

    HETIMI I SPAK PËR RASTIN E JAN PRENGËS

    Sipas dosjes së SPAK-ut, rrëmbimi i Jan Prengës është urdhëruar nga Ekuadori, nga shtetasi Dritan Rexhepi dhe shtetasi Gentjan Funiqi, kjo për arsye se vëllai i viktimës u kishte vjedhur një sasi kokaine në Angli.

    Në dosjen e Prokurorisë thuhej se, ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Jan Prenga, pasi është rrëmbyer në Kamzë, direkt pas ngjarjes është dërguar në kompleksin ‘Golden’ dhe aty është mbajtur peng, si dhe personat që posedojnë e administrojnë këtë kompleks janë të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit Jan Prenga.

    Gjithashtu, nga shpjegimet e vëllait të shtetasin Tan Prenga, Anton Prenga, rezulton se ai ka dijeni për motivin e rrëmbimit dh mbajtjes peng të Jan Prengës, që është vjedhja e një sasie prej 260 kg lëndë narkotike, kokainë, në Angli, nga vëllai tjetër, Astrit Prenga dhe shoku i tij, Gëzim Dollani.

    Ai gjithashtu ka dijeni kush janë organizatorët dhe rrëmbyesit e Jan Prengës, shtetasit Gentjan Doçaj, Korado Gështenja, Korado Bleta dhe Gramos (Dritan) Rexhepi, pasi këta të fundit e kanë kontaktuar vëllain e tyre Astrit Prenga në Angli për kthimin e lëndës narkotike dhe më pas do të lironin Janin.

  • I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    Seanca e sotme gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë.

    Në seancën e sotme ndaj Aldo Majnishtës, Gentian Funiqit, Martin Beltës, Korado Gështenjës, Artan Doçajt dhe Geraldo Martinit, do të dëshmonte Festim Bexhdili, i bashkëpandehur në një procedim të lidhur, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Bexhdili në Shkallë të Parë është dënuar me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2020. Për Festim Bexhdilin ndërkohë vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
    Bexhedili do të dëshmojë,  jep pëlqimin për t’u pyetur në lidhje me ketë çështje.
    Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Funiqit. Seanca e radhës do të  mbahet në 16 prill, ora 14:00.

    Top Channel

  • “Plumbi i Artë”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, zbulohet data

    “Plumbi i Artë”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, zbulohet data

    Seanca për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” është shtyrë për në datën 8 Prill. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci.
    Gazetarja bën të ditur se shkak për shtyrjen e seancës është se avokati kryesisht i Henrik Hoxhajt kërkoi kohë të përgatiste pyetjet.
    Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Pjesa më e madhe e krimeve janë kryer me pagesë.
    Dumani është i pari në listën e SPAK si autor i 9 vrasjeve dhe tentativave për vrasje, si dhe 3 episode të vjedhjeve me dhunë.
    Në këtë proces, SPAK ka 3 persona të penduar. Fillimisht për ngjarjet rrëfeu Nuredin Dumani, pas tij u pendua edhe Erion Alibej dhe Skerdi Tase.

  • Dosja “Plumbi i Artë”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, zbulohet data

    Dosja “Plumbi i Artë”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, zbulohet data

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Seanca e parë në Kuvendin e Kosovës, Kurti: Krahas betimit të deputetëve, do votohet dhe qeveria e re

    Seanca e parë në Kuvendin e Kosovës, Kurti: Krahas betimit të deputetëve, do votohet dhe qeveria e re

    Seanca e parë në Kuvendin e Kosovës, krahas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri dhe betimit të deputetëve do të shërbeje edhe për të votuar qeverinë e re sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Synimin Kurti ia tha Naim Tërnavës, kreut të besimit Mysliman në Kosovë të cilin e vizitoi me rastin e Fitër Bajramit.
    Edhe pse pikëpyetjet mbeten ende, Kurti humb një aleat të mundshëm për koalicion qeverisës. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK thotë se ata nuk do të bëhen pjesë e një bashkëpunimi me VV.
    “Jo-në tonë karshi Vetvendosjes për krijimin e ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Ndërkohë raporti me partitë e tjera të opozitës AAK-NISMA apo edhe grupeve të vogla parlamentare janë aty, ne kemi bashkëpunim”,- ka deklaruar Harizi.
    Sipas Hazirit mundësitë më të mëdha janë që Kosova të shkojë drejt një krize politike sesa të krijohet një qeveri e re. Megjithatë procesi i negociatave do të tregojë më shumë.
    Këtë javë, Bedri Hamza i Partisë Demokratike e cila mori 24 mandate në zgjedhjet parlamentare, tha se nuk ka vija të kuqe për bashkëpunim për qeverinë e re.
    Sfida e parë do të jetë zgjedhja e kryeparlamentarit që i takon VV, edhe më e madhe është ajo për formimin e qeverisë ndërsa vitin e ardhshëm duhet të zgjidhet edhe presidenti i ri, çështje këto që mund të jenë pjesë e negociatave politike.

  • Vrasja e Martin Canit, familjarët në gjykatë! Sot seanca për Mario Përlleshajn, i pranishëm edhe shoku që u plagos

    Vrasja e Martin Canit, familjarët në gjykatë! Sot seanca për Mario Përlleshajn, i pranishëm edhe shoku që u plagos

    Luis Meçe dhe prindërit e Martin Canit

    TIRANË-Në Gjykatën e Tiranës mbahet sot seanca e radhës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçari i cili humbi jetën pas sherrit me bashkëmoshatarin e tij, Ëngjëll dhe Florina Cani janë paraqitur sot në Gjykatën Penale, ku zhvillohet sot seanca paraprake për Mario Përlleshajn, autor i ngjarjes. Në seancë është paraqitur edhe shoku i tij, Luis Meçe i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit.
    Sot pritet vendimi për kalimin e dosjes për gjykim. Mësohet se seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura, edhe pse në seancën e kaluar nëna e të ndjerit kërkoi që të zhvillohej me dyer të hapura.

    Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja. Përlleshaj prej nëntorit të 2024, mbahet në instuticionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua pas vrasjes së bashkëmoshatarit tij në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. 
    Si ndodhi krimi?
    Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t’u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
    Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për “Snapchat”. Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI

  • Seanca për vr*sjen e 14 vjeçarit, Luisi i shtrëngon dorën mamasë së Martinit

    Seanca për vr*sjen e 14 vjeçarit, Luisi i shtrëngon dorën mamasë së Martinit

    Prindërit e Martin Canit janë paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës, ku do të zhvillohet seanca paraprake dhe do të vendoset nëse do të kalojë apo jo për gjykim çështja kundër autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit, Mario Përlleshaj.
    Ngjitur me ta është parë edhe shoku i Martinit, Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur me thikë gjatë sherrit të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë nëntorin e kaluar. I shoqëruar edhe nga babai i tij, Luisi shihet t’i qëndrojë pranë dhe t’i shtrëngojë dorën mamasë së Martinit. Në këtë seancë do të paraqitet edhe 14-vjeçari, i dyshuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. Autori akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj një të mituri”.

    Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”. Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tre ditë më parë brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta. Edhe pse në dukje ishte shuar, ai u rindez sërish brenda shkollës.