Shtyhet për më 11 prill seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Partizani”. Seanca do të zhvillohet në orën 10:00. Mësohet se shkak për shtyrjen e gjyqit u bë mungesa e avokatit Klodian Skenderi.
Sot ishte planifikuar që gjykata të vendoset nëse do të pranonte kërkesën e SPAK, për ta gjykuar çështjen. Por vendimi nuk u mor dhe seanca u shty për më 11 prill.
Tag: seanca
-

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca paraprake për Sali Berishën, shkak u bë…, ja data e caktuar
-

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Berishës, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës
Seanca gjyqësore ndaj kreut të PD, Sali Berisha është shtyrë këtë të premte.
Shkaku, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha është se mungonte avokati Klodian Skenderaj.
Seanca e radhës do të mbahet më 11 prill ora 09:30.Top Channel
-

Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO
Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për kreun e PD-së Sali Berishën. Nga seanca e ditës së sotme, pritej që vendimi të kalonte ose jo për gjykim.
Mësohet se seanca e radhës për dosjen “Partizani” shtyhet më datë 11 prill 2025, rreth orës 10:00.
ne perditesim… -

Dy vjet nga nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë po ndodh me procesin gjyqësor në Hagë
Sot bëhen dy vite nga nisja e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në këtë përvjetor, ishte parashikuar që të mbaheshin edhe dy seancat e fundit të Prokurorisë për dëshmitë e saj, por ato janë anuluar.
Anulimi erdhi pasi njëri prej dëshmitarëve e ka dorëzuar dëshminë me shkrim, ndërsa tjetri nuk është paraqitur në Gjykatë.
‘Sot dhe nesër ishin parashikuar të zhvilloheshin edhe dy seanca të tjera ku do të paraqisnin dëshminë dëshmitarët e fundit të Prokurorisë. Këto dy seanca janë anuluar, pasi që njëri dëshmitar ka dhënë dëshminë me shkrim dhe tjetri ka munguar’, ka deklaruar ka deklaruar gazetari, Dibran Istrefi.
Në një paraqitje publike, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, konfirmoi se deri më tani kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, ndërsa 117 dëshmi janë dorëzuar në formë të shkruar. Procesi gjyqësor ka zgjatur 206 ditë dhe janë regjistruar 150 viktima.
Griep bëri të ditur se Prokuroria ka përfunduar prezantimin e provave, por ende nuk e ka mbyllur zyrtarisht rastin.
Seanca e radhës është caktuar për 23 prill, ku do të diskutohen hapat e mëtejshëm, përfshirë mundësinë që mbrojtja të kërkojë hedhjen poshtë të aktakuzës për krime lufte.
Ndërkohë, një nga çështjet e diskutuara mbetet edhe mbajtja e gjatë në paraburgim e të akuzuarve, si dhe refuzimi i kërkesës së Hashim Thaçit për të vizituar babanë e tij të sëmurë. Për këtë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte kërkuar sqarime nga Gjykata, por sipas Griep, kjo çështje mbetet konfidenciale.
Gjykimi në Hagë vazhdon të jetë një temë e ndjeshme në Kosovë, ndërsa pritet që mbrojtja të fillojë paraqitjen e saj pas konferencës së 23 prillit./Dukagjini
-

Dy vjet nga nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK, çfarë po ndodh me procesin
Sot bëhen dy vite nga nisja e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Në këtë përvjetor, ishte parashikuar që të mbaheshin edhe dy seancat e fundit të Prokurorisë për dëshmitë e saj, por ato janë anuluar.Anulimi erdhi pasi njëri prej dëshmitarëve e ka dorëzuar dëshminë me shkrim, ndërsa tjetri nuk është paraqitur në Gjykatë.‘Sot dhe nesër ishin parashikuar të zhvilloheshin edhe dy seanca të tjera ku do të paraqisnin dëshminë dëshmitarët e fundit të Prokurorisë.Këto dy seanca janë anuluar, pasi që njëri dëshmitar ka dhënë dëshminë me shkrim dhe tjetri ka munguar’, ka deklaruar ka deklaruar gazetari, Dibran Istrefi.Në një paraqitje publike, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, konfirmoi se deri më tani kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, ndërsa 117 dëshmi janë dorëzuar në formë të shkruar.Procesi gjyqësor ka zgjatur 206 ditë dhe janë regjistruar 150 viktima.Griep bëri të ditur se Prokuroria ka përfunduar prezantimin e provave, por ende nuk e ka mbyllur zyrtarisht rastin.Seanca e radhës është caktuar për 23 prill, ku do të diskutohen hapat e mëtejshëm, përfshirë mundësinë që mbrojtja të kërkojë hedhjen poshtë të aktakuzës për krime lufte.Ndërkohë, një nga çështjet e diskutuara mbetet edhe mbajtja e gjatë në paraburgim e të akuzuarve, si dhe refuzimi i kërkesës së Hashim Thaçit për të vizituar babanë e tij të sëmurë.Për këtë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte kërkuar sqarime nga Gjykata, por sipas Griep, kjo çështje mbetet konfidenciale.Gjykimi në Hagë vazhdon të jetë një temë e ndjeshme në Kosovë, ndërsa pritet që mbrojtja të fillojë paraqitjen e saj pas konferencës së 23 prillit./Dukagjini/
-

“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj
Seanca e cila do të mbahej sot në Gjykatën e Posaçme për dosjen e Sterilizimit është shtyrë.
Shkak i këtij vendimi ishte mungesa e ish-ministrit Ilir Beqaj.
Përmes një shkrese Beqaj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore, por edhe se kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.
Në seancë nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, por edhe ai i të pandehurit Ilir Rrapaj.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 17 prill.
Të pandehurit e tjerë të kësaj dosje janë Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.
Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”. Ndërsa u vendos në pranga lidhur me abuzimet në SASPAC, gjatë kohës që ai ishte në krye të saj. -

‘Sterilizimi’/ Ish-ministri Ilir Beqaj sëmuret, shtyhet seanca në GJKKO
Ilir Beqaj
TIRANË-Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen e Sterilizimit është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ish-ministri informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore.
Në GJKKO nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, por as mbrojtja e të pandehurit Ilir Rrapaj. Seanca e radhës pritet të mbahet më 17 prill.
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “Sterilizimi”. Të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Beqaj do të gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në procedurat e koncesionit dhjetëvjeçar të sterilizimeve kirurgjikale prej 100 milionë eurosh.
Lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej më shumë se një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të ‘check up’ po e heton prokurorja Elida Kaçkini.
SPAK ka përfunduar hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj edhe për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), për çështje të cilën ndodhet në burg prej datës 4 korrik 2024./ZËRI -

Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn, ja shkaku i mungesës së ish-ministrit të shëndetësisë
Seanca e radhës për çështjen e “Sterilizimit” në Gjykatën e Posaçme është shtyrë për shkak të mungesës së ish-ministrit Ilir Beqaj. Përmes një shkrese, Beqaj informoi gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore dhe kërkoi që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij. Në këtë seancë, nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, as ai i të pandehurit Ilir Rrapaj. Pas kësaj, gjykata vendosi të caktojë seancën e radhës më 17 prill.
Akuzat e SPAK
SPAK e akuzon Ilir Beqaj për shpërdorim detyre për lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.
Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”. Ndërsa u vendos në pranga lidhur me abuzimet në SASPAC, gjatë kohës që ai ishte në krye të saj.
Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme bën me dije se ishministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro. Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike. Krahas masës së sigurisë, ndaj ishministrit është caktuar dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Sipas SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duhet të anulonte kontratën koncesionare të sterilizimit, pasi kompania fituese dha një ofertë më të lartë se sa vlera e përcaktuar nga autoriteti kontraktor.
Ai nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, çka do të ishte më e favorshme ekonomikisht, por kaloi direkt të procedura e dhënies me koncesion të shërbimit për sterilizimin e pajisjeve mjekësore. Nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrit Klodian Rjepaj, si dhe kreu veprime që favorizuan kompaninë fituese. Në dosjen penale ndër të tjera arsyetohet se Ilir Beqaj, ndonëse ishte në dijeni të qendrës moderne të sterilizimit, të ngritur në QSUT, nuk mori asnjë masë për vënien e saj në funksion. Ai nuk bëri asnjë studim paraprak, për të vlerësuar nëse vënia në funksion e qendrës së sterilizimit do të ishte më e favorshme ekonomikisht. Gjithasut analizohen edhe udhëtimet që Ilir Beqaj ka bërë me biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili zotëron 40 për qind të kontratës koncesionare dhe që aktualisht ndodhet në burg për të njëjtën çështje. -

Dosja “Sterlizimi”/ Shtyhet seanca gjyqësore, shkak mungesa e ish ministrit Beqaj dhe avokatit të tij
Seanca gjyqësore për dosjen “Sterilizimi” që është hapur në themel në GjKKO është shtyre.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit Ermal Yzeiraj ky i fundit mbrojtës ligjor i ish ministrit Ilir Beqaj dhe mungesa e avokateve të Ilir Rrapajt.
Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 17 prill në orën 12:00.
Lidhur me këtë proces gjyqësor ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa është nën arrest në burg për dosjen SASPAK.
Gjithashtu mungesa e ish-ministrit Ilir Beqajt u bë tjetër shkak për shtyrjen e seancës së radhës të “Sterilizimit” në Gjykatën e Posaçme.
Përmes një shkrese e Ilir Beqaj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore, por edhe se kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.Top Channel
