Tag: seanca

  • Buxheti 2026/ Ndoja: Mos kërcënoni me votim! Vijoni me seancën, PD ka vullnet!

    Buxheti 2026/ Ndoja: Mos kërcënoni me votim! Vijoni me seancën, PD ka vullnet!

    Seanca parlamentare ku po diskutohej projektbuxheti i vitit 2026 është shoqëruar me tensione dhe ndërprerje. Situata ka degraduar pas një incidenti që ka çuar në ndërprerjen e përkohshme të punimeve në seancën e planifikuar për diskutimet mbi projektbuxhetin 2026, duke shkaktuar debate procedurale.

    Ligjvënësi demokrat, Arjan Ndoja kërkoi nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi që të mos kërcënojë me votimin e buxhetit, porse t’i përmbahet rregullores dhe procedurës parlamentare.

    Duke iu referuar nenit 66 të rregullores, ai ka argumentuar se kryesia e Kuvendit i ka të gjitha instrumentet e nevojshme për të menaxhuar situatat e deputetëve që prishin rendin, por këto masa nuk duhet të çojnë në bllokimin e një diskutimi kaq të rëndësishëm, sa ai për buxhetin e shtetit.

     “Një individ i vetëm nuk mund të prishë përpara gjithë shqiptarëve një seancë kaq të rëndësishme që është buxheti. Pse mos të vazhdojë seanca?”, deklaroi ai, duke shtuar se Partia Demokratike ka shprehur vullnetin për të diskutuar mbi buxhetin dhe seancës duhet t’i jepet mundësia të vijojë normalisht.

    Realisht neni 49 i rregullores thotë që janë çështje të cilat kanë të bëjnë me procedurën edhe ato që kanë të bëjnë me zbatimin e rregullores. Unë ju kërkoj që në bazë të nenit 66 të rregullores, ju si kryetar kuvendi, meqenëse nuk ndodhemi përpara këtyre shkaqeve, që ta dëgjojnë dhe gjithë shqiptarët po dhe ne këtu. Ne lexojmë rregulloren, ndërkohë që të gjithë e dimë. Ti ke marrë të gjitha masat ndaj një deputeti i cili prish rendin, qetësinë, bën sjellje të pahijshme.

    I ke të gjithë instrumentet ligjorë në rregullore. Për deri, vetëm një instrument s’ke, që të urdhërosh punonjësit e gardës që ta nxjerrin forcërisht. Për të mos ta lënë të hyjë më vonë kur merren masat, e ke, po jo tani. Atëherë, një individ i vetëm nuk mund të prishë përpara gjithë shqiptarëve një seancë kaq të rëndësishme që është buxheti. Pse mos të vazhdojë seanca? Vazhdojë seanca, të kemi mundësinë edhe ministrat kur u bëhen pyetje të mbajnë qëndrimin e tyre dhe ne të vazhdojmë seancën, po shtyhet kot domethënë.

    Edhe kjo puna e procedurës ndodh për shkak se jo dikush do ardhur të trokasë njërin se si i flet apo jo. Flasim për buxhetin, është gjëja më e rëndësishme, të gjithë duan të flasin. Të paktën Partia Demokratike e ka vullnet të shprehur, do të flasë për buxhetin. Vazhdojmë seancën. Kaq. Neni 66-a thotë shprehimisht, ke raste vetëm kur ti largohesh nga salla dhe ndërpritet seanca. Por jo kërcënime, e kalojmë në votim, e kalojmë në votim. Pse është rasti për ta kaluar në votim? S’ke asnjë lloj rasti për ta kaluar në votim.

  • Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

    Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

    Tensione në Kuvend mes zëvendëskryeministres, Belinda Ballukut dhe kreut të Mundësia, Agron Shehajt. Teksa Balluku fliste në foltoren e Kuvendit, Shehaj fliste pa pushim nga vendi, ndërsa në dorë mbante një fletë A4, me mbishkrimin ‘Balluku në SPAK’.
    Ndërkohë, pasi e paralajmëroi disa herë Peleshi, teksa i dha masë disiplinore Shehajt, e përjashtoi nga seanca këtë të fundit. Kjo shkaktoi zhurmë në sallë.
    Sakaq, me ndërhyrjen e Ballës, u kërkua disa minua pushim, në mënyrë që të vendosej qetësia në sallë.

  • Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

    Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

    Në fjalën e tij para protestuesve te kryeministria, Sali Berisha u shpreh se Foltorja e dytë ka si synim të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit.
    “Ndaj, për të kuptuar pak misionin hapni sytë si e ka rrethuar pëllëmbë me policë e gardistë e ushtarë. Rama je i pa shpresë. Edvin fundi yt nga ky shesh do të vijë”, tha ai.
    Lideri i demokratëve shtoi se çdo javë zbulohen afera të rënda të këtij narkoregjimi që sipas tij është kalbur dhe pret vetëm vrullin e qytetarëve që të shkërmoqet.
    “Kjo javë tregoi se kjo ngrehinë e kalbur po shkërmoqet dhe pret vrullin tonë, zemërimin tonë për ta fshirë nga historia. Po këtë javë, në vendin më të sigurt, të supozuar, masakra, kur bandat e qeverisë likujdojnë banda të tjera të qeverisë. Ajo që kulmoi me qëndrimet e narkoshtetit ishte mbyllja e narkoparlamentit. Rama dhe banda e tij të dalë nga dhunimi i votës, grabitja e saj, të dalë nga paratë e drogës, aferat më të mëdha korruptive, kanë frikë nga fjala e opozitës. Ndaj ata zgjodhën për t’u mbrojtur ndaj jush të vendosin terrin, errësirën.
    Në 10 seanca parlamentare, opozita u lejua të debatonte vetëm në një. Në 10 seanca, qeveria e përbërë nga individë të lidhur me krimin, u votua për 28 minuta për të treguar se ajo ka frikë, tmerr nga ju. Ajo nuk del dot para jush. Në 10 seanca u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhjeve, të cilat u faktuan si një farsë nga komuniteti ndërkombëtar. U hodh poshtë kërkesa për komisionin McGonigal, pasi Rama është po aq fajtor. U hodh poshtë interpelanca me ministrin e Shëndetësisë”, tha Berisha.

  • “Kë sheh, kë sheh?”/ Plas debati në ‘Çështjet e Brendshme’, Çuçi përjashton Nokën: Dilni jashtë

    “Kë sheh, kë sheh?”/ Plas debati në ‘Çështjet e Brendshme’, Çuçi përjashton Nokën: Dilni jashtë

    Komisioni për Çështjet e Brendshme

    TIRANË- Komisioni për Çështjet e Brendshme është mbyllur me debate. Gjatë kohës që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, raportonte në Komision, kryetari Bledi Çuçi dhe deputeti demokrati, Flamur Noka, janë përplasur deri në përjashtim nga seanca. 
    Përplasja mes tyre erdhi pasi Noka ndërhynte herë pas here gjatë raportimit të Prodës. Bledi Çuçi i kërkoi disa herë Nokës të mos ndërhynte, derisa e përjashtoi nga mbledhja. Mirëpo ky i fundit nuk pranoi ta linte sallën dhe Çuçi ndërpreu mbledhjen. 
    Siç mund të dëgjohet në video, Çuçi i drejtohet Nokës me fjalët: “kë sheh, kë sheh…”, pas së cilës ai ndërpreu seancën dëgjimore.
    Pas rifillimit të mbledhjes, Çuçi lexoi rregulloren dhe njoftoi përjashtimin e Nokës nga seanca, duke i kërkuar atij të largohej menjëherë nga salla.
    “Ju përjashtoj nga seanca dëgjimore për fyerje të kryetarit të Komisionit. Ju lutem, lëreni mbledhjen. Jeni i përjashtuar sepse pengoni punimet, fyeni dhe kërcënoni drejtuesin e seancës dhe të institucionit. Lëreni sallën të vazhdojë punimet. Nëse vazhdoni, do t’i kërkoj Parlamentit të marrë masë 10-ditë përjashtim. Lëreni sallën, jeni i përjashtuar,” deklaroi Çuçi.

    /ZËRI

  • Dosja ‘Veliaj’/ Shtyhet seanca paraprake në GJKKO, e rradhës pritet të mbahet…

    Dosja ‘Veliaj’/ Shtyhet seanca paraprake në GJKKO, e rradhës pritet të mbahet…

    Shtyhet seanca praprake për Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë për në datën 2 dhejtor ora 9:00. Shkak u bë kerkesa e avokatëvë të Veliaj për t’u njohur me aktet.
    Kërkesë që shkaktoi debat në seancë, pasi prokurori i posacëm iu drejtua avokatëve duke thënë se janë njohur me aktet.
    “Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.
    Gjykata ende nuk është shprehur lidhur me kërkesënpër lap-topin në qeli të Veliajt për të lexuar aktet.

  • Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore/ Transferoi 3 mln euro nga Shqipëria drejt Austrisë? SPAK hetim të ri për Ahmetajn

    Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore/ Transferoi 3 mln euro nga Shqipëria drejt Austrisë? SPAK hetim të ri për Ahmetajn

    Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa SPAK ka hapur një hetim të ri për ish-zyrtarin në arrati.
    Mësohet se prokurori Elvin Gokaj, ka kërkuar të pyeten si dëshmitarë 14 persona, ndër to dhe ish-ministri Shkëlqim Cani. Prokurori i SPAK theksoi se është rënë në kontakt se një shumë e madhe parash, konkretisht 3 milionë euro, është transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së, drejt Austrisë.
    “Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE që po verifikohet”, tha prokurori. Ndërkohë, avokati i Ahmetajt, tha se; “Prokurori po thotë qe po na doli gjë nga kjo do ngrijmë akuze, nese ka hetime te tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje te mbyllte hetimet, nuk mund te jete proces i rregullt me akte surprize, nëse ka prova te tjera prokurori ti paraqesë”.

  • Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

    Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

    Seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, është shtyrë.
    Seanca do të mbahet më 2 Dhjetor në orën 09:00 dhe shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet.
    Avokatët e Erjon Veliajt i kërkuan kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet. Ata kërkuan që klienti i tyre, kryebashkiaku i Tiranës, të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia çojnë në burg.
    Prokurori i SPAK replikoi duke iu drejtuar që “jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.
    Për çfarë akuzohet Veliaj?
    SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
    Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
    Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
     

  • Te gjitha sot/ Sot seanca paraprake për Veliajn në GJKKO

    Te gjitha sot/ Sot seanca paraprake për Veliajn në GJKKO

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Shtyhet seanca paraprake për ish-presidentin Meta, shkak bëhet mungesa e avokatit

    Shtyhet seanca paraprake për ish-presidentin Meta, shkak bëhet mungesa e avokatit

    Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta,

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se shkak është bërë mungesa e avokatit të kreut të PL-së, Kujtim Cakrani.
    Sakaq bën me dije se seanca e radhës do të mbahet më 27 nëntor.

    Top Channel

  • Shtyhet seanca paraprake për ish-Presidentin Ilir Meta

    Shtyhet seanca paraprake për ish-Presidentin Ilir Meta

    Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 09:57
    Seanca paraprake e programuar për dosjen ku është i pandehur Ilir Meta ,kryetar i partisë së Lirisë  u shty ditën e sotme në Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Shtyrja u vendos për shkak të mungesës së avokatit të tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, i cili ndodhej i angazhuar në një proces gjyqësor në Lezhë.
    GJKKO ka caktuar si datë të re për seancën e ardhshme 27 nëntor, ora 12:30.

    Meta, bashkë me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe tre persona të tjerë (përfshirë Pirro Xhixho dhe Ema Çoku) akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK) për vepra penale, si korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë, pastrim parash dhe mosdeklarim i pasurive.

    Hetimi është mbyllur më 28 korrik, dhe dosja është depozituar për gjykim.  Meta ndodhet prej tetorit 2024 në arrest me masën “arrest në burg”. Avokati Cakrani nuk ishte në sallë për shkak të angazhimit në një gjyq tjetër.

    Në seancën paraprake të mëparshme më datë 11 nëntor është bërë kërkesë nga mbrojtja për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke argumentuar konflikt interesi.
    Në seancën e 27 nëntorit, GJKKO pritet të vendosë nëse dosja “Meta” do të kalojë për gjykim apo jo.
    Mbrojtja parashtron se janë paraqitur prova të reja jashtë procesit të origjinës së hetimit, ndërsa Prokuroria pretendon se procedura është respektuar.
    Vendimi për masën e sigurisë së Metës është edhe në shqyrtim nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë për rekursin e tij.