Tag: seanca

  • Kërkoi lirinë me kusht për arsye shëndetësore, shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici

    Kërkoi lirinë me kusht për arsye shëndetësore, shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici

    Është shtyrë seanca gjyqësore në lidhje me kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, për lirinë me kusht për arsye shëndetësore.
    Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes të cilët ndodhen në një trajnim me OSBE për zgjedhjet e 11 majit 2025, ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 18.02.2025.

    Ish-kryebashkiaku i Kukësit është dënuar me formë të prerë nga Apeli i GJKKO me 3 vite burgim, për “korrupsion pasiv”, pas skandalit seksual në zyrën e tij, i publikuar në qershor 2023.

  • Kërkon lirinë me kusht, mbahet sot seanca për Safet Gjicin

    Kërkon lirinë me kusht, mbahet sot seanca për Safet Gjicin

    Do të mbahet sot në Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e Kukësit.
    Gjici kërkon lirimin me kusht për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.Seanca do të zhvillohet në orën 10:00 me dyer të hapura.

    Gjici u arrestua më 24 qershor 2023, pas publikimit të një videoje komprometuese, e cila tregonte marrëdhëniet e tij intime në zyrë me Alma Kaçin. Fillimisht, ai u akuzua për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Kaçi për “korrupsion aktiv”.
    Gjatë procesit gjyqësor, Gjykata e ndryshoi akuzën ndaj Gjicit në “shpërdorim detyre”, duke e dënuar me 2 vjet burg dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet.

  • I dënuar me burg pas skandalit s*ksual në zyrë/ Mbahet sot seanca për Safet Gjicin

    I dënuar me burg pas skandalit s*ksual në zyrë/ Mbahet sot seanca për Safet Gjicin

    Zhvillohet sot në Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e dënuar të Kukësit për skandalin seksual në zyrë me Alma Kaçin.
    Safet Gjici ka kërkuar lirimin me kusht dhe do të mbahet në orën 10:00 me dyer të mbyllura.
    Vijon…

  • Seanca konstituive/ Kurti negociata për qeverinë e re, Kurti fton LDK-në e Abdixhikut

    Seanca konstituive/ Kurti negociata për qeverinë e re, Kurti fton LDK-në e Abdixhikut

    Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

    PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar një letër kreut të Lëvisjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Përmes letrës, Kurti e ka ftuar atë për konsultime për konstituimin e parlamentit.
    “Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në një takim të mërkurën, më 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, më 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet në letrën e siguruar nga mediat vendase.
    Deri më tani, nuk është konfirmuar nëse Kurti iu ka bërë ftesë edhe partive të tjera opozitare, por javën e kaluar zhvilloi një takim me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, por asgjë nuk është konfirmuar.
    Si zhvillohet seanca konstituive?
    Seanca konstitutive përgatitet nga kryetari i Kuvendit të mëprashëm, i cili 5 ditë para seancës zhvillon një mbledhje me kryetarët e partive politike në Kuvend për të përgatitur një rend dite.
    Në rendin e ditës, përfshihet formimi i një komisioni të përkohshëm që verifikon kourumin dhe mandatet, betimin e deputetëve të rinj, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, votimin e raportit të komisionit të lartpërmendur dhe përcaktimin e vendeve të deputetëve në sallë, sipas fuqisë politike. Seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.
    Deputetët do të bëjnë betimin, ndërsa ata që mungojnë mund ta bëjnë në seancën pasuese, dhe mazhoranca, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, do të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Nënkryetarët, propozohen nga partitë më të mëdha dhe nga komunitetet joshumicë dhe komuniteti serb. Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
    Sipas rezultateve, në përbërjen e re parlamentare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Lista Serbe 9 dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 8 vende./ZËRI

  • Vilma Nushi paditi Albana Vokshin për shpifje, shtyhet sërish seanca në GJKKO

    Vilma Nushi paditi Albana Vokshin për shpifje, shtyhet sërish seanca në GJKKO

    Vilma Nushi

    TIRANË- Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për biznesmenen Vilma Nushi dhe deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Shkak për shtyrjen e seancës u bë sërish mungesa e demokrates Vokshi, e cila ishte në një takim të Kuvendit të Shqipërisë me delegacionin për monitorimin e zgjedhjeve. Ndaj edhe seanca e radhës është caktuar më datë 15 prill ora 10:30.
    Padia për shpifje e Nushit është ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e “Check-up-it”. Opozita e ka akuzuar biznesmenen Nushin, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, se ka përfituar 1.5 milionë euro.
    “Konkretisht, anëtaret e opozitës ne Komisionin Hetimor kanë kërkuar që në mbledhjen e parë të këtij Komisioni që pjesë e listës së dëshmitarëve të jetë edhe znj. Vilma NUSHI, në cilësinë e pronares së dy kompanive e cila është pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarisë hetimore të këtij Komisioni. Deputetët e opozitës e konsiderojnë rolin e znj Vilma Nushi e cila është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”, u shprehën anëtarët e PD në komisionin Hetimor për Sterilizimin më 13 nëntor 2024.
    Vilma Nushi përmes kompanive të saj ka fituar koncesionin e ‘Check Up’ që po hetohet nga SPAK./ZËRI

  • Detaje nga seanca në KPA, Dumani kërkoi sërish shkarkimin nga detyra të Erjon Shehajt: Cënoi besimin e qytetarëve

    Detaje nga seanca në KPA, Dumani kërkoi sërish shkarkimin nga detyra të Erjon Shehajt: Cënoi besimin e qytetarëve

    Zbardhen detaje nga seanca e zhvilluar sot në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit ndaj ish- kreut të prokurorisë së Lezhës Erjon Shehu.
    Kreu i Prokurorisë së Posaccme Altin Dumani u qendroi shkaqeve të ankimit ndaj Shehajt dhe kërkoi prishjen e vendimit të KPK për të dhe shkarkimin nga detyra.
    Sipas Dumanit, veprimet e prokurorit të Lezhës kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia.
    Vendimi pre Shehajn do të shpallet me datë 9 prill.

  • Shtyhet seanca për dosjen Partizani/ Gjokutaj: Në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal!

    Shtyhet seanca për dosjen Partizani/ Gjokutaj: Në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal!

    Është shtyrë sërish seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme.Mësohet se është vendosur që seanca të zhvillohet në 11 prill në orën 09:30.
    Shkak është bërë mungesa e një prej avokatëve për arsye shëndetësore. Seanca ndodhet ende në fazën nëse dosja duhet të kalojë për gjykim apo jo.Ndërkohë avokati i çështjes, Genc Gjokutaj tha se në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal.
    “Në këtë seancë ishin konstatimet e prokurorisë ndaj qëndrimit tonë.
    Ne e kemi shprehur që ditën e parë të këtij procedimi që në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal”, tha Gjokutaj.

  • Dosja ‘Partizani’, shtyhet seanca paraprake për Berishën në GJKKO

    Dosja ‘Partizani’, shtyhet seanca paraprake për Berishën në GJKKO

    Është shtyrë sërish seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme.
    Sipas burimeve për A2 CNN bëhet e ditur se është vendosur që seanca të zhvillohet në 11 prill të këtij viti.
    Kujtojmë se Berisha është shprehur se është tërësisht i pafajshëm nga akuzat, të cilat i konsideron si të motivuara politikisht.
    Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ‘arrest shtëpie’ për Berishën, të cilin e akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre në dosjen ‘Partizani’.
    Kujtojmë se Berisha qëndroi 333 ditë në ‘arrest shtëpie’ dhe më pas Gjykata vendosi ndaj tij që ta nxjerrë me masën ‘detyrim paraqitje’, pasi hetimi ndaj tij kishte përfunduar dhe ai nuk mund t’i prishte provat.

  • Shtyhet seanca paraprake në GJKKO për çështjen “Partizani”

    Shtyhet seanca paraprake në GJKKO për çështjen “Partizani”

    Seanca paraprake për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” është shtyrë për datën 11 prill.
    Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit.

    Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.
    Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës paraprake është bërë mungesa e avokatit Klodian Skënderi në seancë.

  • Dosja “Partizani”, shtyhet seanca paraprake, shkak mungesa e avokatit të Malltezit

    Dosja “Partizani”, shtyhet seanca paraprake, shkak mungesa e avokatit të Malltezit

    Është shtyrë për në datën 11 prill seanca paraprake për dosjen “Partizani”, ku është i akuzuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.
    Shkak u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderaj.

    Tashmë që të pandehurit kanë përfunduar me mbrojtjen, është radha e prokurorëve që t’i përgjigjen pretendimeve të avokatëve. Më pas, gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi pritet të vendosë më 11 prill për kalimin e dosjes për gjykim
    Publikisht Berisha ka pranuar se nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar, por atë në themel, në mënyrë që ta pajisë Gjykatën e  Posaçme me provat dhe dëshmitarët që do t’i sjellë mbrojtja.
    Ish-kryeministri Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Sipas organit të posaçëm të akuzës ai ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore në favor  të dhëndrit të tij  Jamarbër Malltezi që ky i fundit të kryente privatizimin e kompleksit, ku më pas do të ndërtoheshin pallate.
    Nga ana tjetër për Malltezin rëndon dhe akuza e pastrimit të parave, përveç atij të korrupsionit pasiv. Ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, akuzë e cila rëndon edhe ndaj Xhimi Begesë dhe noteres Andia Pustina. /vizionplus.tv