Tag: seanca

  • Gjyqi për dosjen 5D, shtyhet seanca e parë në GJKKO

    Gjyqi për dosjen 5D, shtyhet seanca e parë në GJKKO

    Në Gjykatën e Posaçme u shty sërish seanca e parë për dosjen “5D”. Shkak për shtyrjen e seancës u bë zëvendësimi i avokatit të Redi Mollës, ndërsa një tjetër mbrojtës kërkoi kohë të njihet me aktet. Seanca e radhës u la më 30 prill.

    Ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato gjykohen në këtë proces për veprat penal të korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

    Ndërkohë të akuzuarit e tjerë Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tenderë.

    Sipas SPAK, është provuar se i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish-drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato si ish-drejtor i departamentit mbështetës në këtë shoqëri dhe në cilësinë e ish-kryeinspektorit të IKMT në Bashkinë Tiranë, kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k, duke përdorur pronarë fiktivë, ndërsa vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim kanë marrë 12 tendera duke përfituar rreth 2 milionë euro në periudhën 2016-2020. 

    Hetimet kanë zbuluar se në periudhën 2016-2018, kur Qato ka ushtruar funksionin e drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT, shoqëria 5D ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik 4 tendera, nga Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

  • Shtyhet seanca për dosjen 5D, ndryshimi i avokatit sjell pezullim afatesh

    Shtyhet seanca për dosjen 5D, ndryshimi i avokatit sjell pezullim afatesh

    Seanca gjyqësore për dosjen e njohur si “5D” është shtyrë, pasi i pandehuri Redi Molla ka ndërruar avokatin mbrojtës.
    Avokati i ri i çështjes kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes dhe për t’u pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për mbrojtjen ligjore.
    Në këto kushte, Gjykata vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit, deri në zhvillimin e seancës së ardhshme.Seanca e radhës është caktuar për datën 30 prill, në orën 15:00, ku pritet të nisë shqyrtimi i plotë i çështjes.
    Të pandehur për këtë dosje janë ish-drejtorët e bashkisë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato kanë kërkuar të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Gjykimin e shkurtuar e kanë kërkuar edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari.

    Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.
    Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

  • Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO

    Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO

    Është shtyrë për në datën 23 prill seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.Mësohet se prokurori Ols Dado ka prezantuar veprimet hetimore të kryera, ndërsa avokatët e Veliajt kanë kërkuar kohë të njihen me aktet.
    Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar në mënyrë të pa ligjshme fonde publike.

  • Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn, avokatët kërkojnë kohë për njohjen me aktet

    Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn, avokatët kërkojnë kohë për njohjen me aktet

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj doli sot para gjykatësit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Erjon Bani për shqyrtimin e informacionit dy mujor të zhvillimit të hetimeve.

    Avokatët e kryebashkiakut kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve dhe për këtë arsye seanca u shty për datën 23 prill.
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të GJKKO pasi akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
    Ai ndodhet aktualisht në burgun e Durrësit, pas vendimit arrest me burg nga Gjykata e Posaçme.
    Veliaj vazhdimisht ka hedhur akuza ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm se është arrestuar pa prova dhe në mënyrë të padrejtë.
    Ai ka ankimuar vendimin e GJKKO në Apelin e Posaçëm duke kundërshtuar masën.

    Top Channel

  • Dosja e dytë/ GJKKO kalon për gjykim Jorgo Goron

    Dosja e dytë/ GJKKO kalon për gjykim Jorgo Goron

    Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro që akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim. Togat e zeza, njofton gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj, pranuan kërkesën e prokurorit të SPAK Elvin Gokaj për miratimin e akuzës dhe kalimin në gjyq, e gjithashtu të mbrojtjes për gjykim të shkurtuar. Më 20 maj do të zhvillohet seanca gjyqësore në themely Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

    Të pandehur në këtë dosje janë marrë dhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë dhe Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë. Për këtë të fundit u nda çështja për shkak se nuk është ekzekutuar deri më tani masa e sigurisë.  Dy sipërfaqet e tokës të quajtura “Vllatorja” dhe “Moskato”,  rezultojnë me një vlerë financiare prej 1 milion euro. Hetimi për këtë çështje është nisur fillimisht nga prokurori i Vlorës Arjan Xhaferaj dhe më pas është transferuar në SPAK.

    Një muaj më parë, Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite e 1 muaj burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e akuzuar për shpërdorim detyre në dy episode dhe mos deklarim pasurie, teksa konfiskoi edhe mbi 10 mijë m2 tokë që përfitoi Artan Gaçi ku do të ndërtonte me statusin e investitorit strategjik.

    Lidhur me konfiskimin e kësaj prone, këtë të mërkurë, ishte parashikuar të zhvillohej seanca me objekt kundërshtimin e kësaj mase nga ana e Artan Gaçit, por që seanca u shty për shkak se prokurori i çështjes kishte angazhime të tjera.

  • Avokatët kërkojnë kohe për t’u njohur me aktet, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt

    Avokatët kërkojnë kohe për t’u njohur me aktet, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt

    Është shtyrë për në datën 23 Prill seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas asaj që bën të ditur gazetarja e Klan News, Glidona Daci ditën e sotme prokurori Olsi Dado ka prezantuar veprimet hetimore të kryera.
    Ndërkohë avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me aktet. Seanca në 23 Prill pritet të mbahet në orën 13:30.
    Në seancën e sotme kryebvashkikau nuk ka qenë i pranishëm teksa është përfaqësuar nga avokatët e tij.
    Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. Dy ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

  • Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn, avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet

    Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn, avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet

    Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për hetimet ndaj Erion Veliajt, për shkak se avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar kohë për t’u njohur me aktet.
    Për shkak se kanë kaluar dy muaj nga caktimi i masave të sigurisë, në seancën e sotme prokurori i SPAK Ols Dado ka raportuar se si po vijojnë hetimet për Veliajn dhe 7 personave të tjerë në hetim.
    Më pas, avokatët kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet dhe GJKKO nuk e dha një vendim mbi rivlerësimin nëse ka vend për zbutje, zëvendësim apo revokim të masave të sigurisë ndaj personave nën hetim.  Seanca e radhës është caktuar për t’u mbajtur të mërkurën e ardhshme, më 23 Prill.
    Në seancën e sotme, Erion Veliaj nuk u paraqit në GJKKO, por zgjodhi të përfaqësohej nga avokatët e tij. Ndërkohë, ka qenë i pranishëm biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule.
    Aktualisht, në burg në lidhje me këtë dosje ndodhet vetëm kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa biznemsnei Elman Abule u la në “Arrest shtëpie” nga Apeli. Ajola Xoxa dhe biznesmenët Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu, ndodhen nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 Shkurtit në Bashkinë e Tiranës, teksa pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
    Pas vendimit të Apelit, Erion Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, pasi ishte në përgjim dhe zhvilloi telefonata me celularin e një prej efektivëve të Burgjeve, teksa ishte në fugon për t’u transferuar në burg.
    Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.
    Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.
    Aktualisht, Erion veliaj ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit

  • Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn, avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet

    Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn, avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet

    Është shtyrë për në 23 prill seanca ndaj kryebashkiakut të arrestuar në Tiranës, Erion Veliaj. Prokurori Olsi Dado ka prezantuar veprimet hetimore të kryera.
    Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se seanca e radhës në GJKKO do të zhvillohet në orën 13:30 të 23 prillit dhe shkak për shtyrjen është përë kërkesa e avokatëve, të cilët kanë kërkuar kohë për tu njohur me aktet hetimore.
    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale, kërkon të lirohet nga qelia.

    Veliaj ka kërkuar revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë, si dhe informacion dy mujor nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij sa i përket veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
    Kryebashkiaku i Tiranës më herët apeloi masën e GJKKO-së në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë e gjyqësorit vendosi të rrëzojë kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë që u mbajt në Gjykatën e Posaçme në 12 shkurt./vizionplus.tv
     

  • Shtyhet seanca në GJKKO për Kryebashkiakun Veliaj/ Avokatët kërkojnë kohë për njohjen me aktet, ja kur vendoset data…

    Shtyhet seanca në GJKKO për Kryebashkiakun Veliaj/ Avokatët kërkojnë kohë për njohjen me aktet, ja kur vendoset data…

    Në seancë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve. Për këtë aryse seanca u shty për datën 23 prill. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
    Gjithashtu akuzohet për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”. Në këtë seancë të GJKKO është e mundur qe gjykata të vendosë dhe për zëvendësimin apo zbutjen e masës.

  • Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

    Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

    Ditën e sotme (16 prill) në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seancë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
    Në seancë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve. Për këtë aryse seanca u shty për datën 23 prill.

    Në këtë seancë të GJKKO është e mundur qe gjykata të vendosë dhe për zëvendësimin apo zbutjen e masës.