Kosova ka hyrë në krizë të fortë politike. Partitë politike në Kosovë akuzojnë njëra tjetrën për dështimin e seancës konstituive të Kuvendit, çka rrezikon të çojë vendin drejt një krize institucionale. Ka dështuar sërish ditën e djeshme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Seanca dështoi për shkak se nuk doli në votim raporti për verifikimin e mandateve. Seanca ishte vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve. Seanca e radhës do të mbahet më 19 prill, në orën 12:00. Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari, tha se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike.
“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, u shpreh ai. “Ju faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim së shpejti”, shtoi Dehari, ndërsa deputetët nisën të dilnin nga salla kryesore e Kuvendit. Para ndërprerjes së seancës, të pranishëm në sallë ishin 100 deputetë. Deputetët e partive opozitare PDK, LDK dhe AAK më 15 prill refuzuan të miratonin raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve, duke bllokuar vijimësinë e seancës, që do të duhej të përmbyllej me betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve. PDK dhe LDK, thanë se nuk e pranojnë dorëheqjen e dorëzuar rishtazi të Kurtit dhe anëtarët e tjerë të qeverisë të zgjedhur deputetë. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e cilësoi si “sulm brenda institucional” mosvotimin e raportit
Tag: seanca
-

Kosova në krizë politike, dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit
-

Refuzimi për t’u betuar, a mund të digjen mandatet e deputetëve të Kosovës?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish dështuan të betohen e të konstituojnë legjislaturën e nëntë. Seanca ka mbetur te pika e parë te raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Ndërsa ditët ecin dhe Kushtetuta parasheh që Kuvendi duhet të mbajë seancën konstituive brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, ka një paqartësi në lidhje me mundësinë e djegies së mandateve për deputetët
“Nuk është paraparë një situatë e tillë kur deputetët vetë e refuzojnë të konstituohen dhe ta marrin mandatin e tyre si deputetë andaj realisht këtu kemi një vakum kushtetues e juridik për arsye që nuk është parashikuar një situatë e tillë”, tha Melos Kokshi nga IKD.
Në pikën ku ka mbetur seanca, tashmë nuk ka hapësirë për interpretim as nga Gjykata Kushtetuese, pasi nga vitit 2018 ky institucion nuk merret me çështjet e pyetjeve por duhet një akt, në këtë rast nga Kuvendi i Kosovës.
“Aktualisht është situatë e paqartë për faktin se nuk mund të procedohet tutje qoftë të shkohet në Gjykatë Kushtetuese për faktin se duhet një vendimmarrje çfarëdoqoftë ajo gjë të cilën ajo natyrisht që nuk e kemi parë as sot dhe as në ditën kur filloi seanca”, tha avokati Ardian Bajraktari.
Megjithatë në aktvendimet e saj, Kushtetuesja i obligon subjektet që të punojnë drejt funksionalizimit të institucioneve.
“Edhe kushtetuta edhe gjykimet e Gjykatës Kushtetuese si ai i vitit 2014 e po ashtu i vitit 2020 i parashohin në mënyrë të qartë dhe eksplicite që duhet të ndërmarrin veprime në drejtim të jetësimit të vullnetit të qytetarëve të vendit të shprehur në zgjedhje prandaj duhet sa më parë që të reflektojnë në raport me këto përgjegjësi”, shtoi avokati.
Partive iu kërkohet që të gjejnë vullnetin për të konstituuar Kuvendin dhe të mos merren me çështjet që nuk janë në kompetencë të tyre.
“Shkeljet kushtetuese i determinon dhe i identifikon Gjykata Kushtetuese, nuk janë partitë ato që e vlerësojnë kushtetutshmërinë e një çështje të caktuar kështu që në lidhje me këtë çështje ata duhet që ta konstituojnë Kuvendin e mandej vetëm nëse dyshojnë në atë konsituim mundet që ta sfidojnë në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi Melos Kokshi.
Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit pritet të mbahet ditën e shtunë, 48 orë pas ndërprerjes, ashtu siç specifikohet me kushtetutë dhe rregullore të Parlamentit. -

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit, Hoxha: Çdo ditë e humbur për Kosovën është kosto, si po hapet rruga për zgjedhje të parakohshme
Dështoi edhe seanca e dytë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i kësaj seance, deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” Avni Dehari njoftoi se nuk ka patur konsensus gjatë konsultimeve nga përfaqësuesit e partive.
Por, çfarë pritet të ndodhë me krijimin e qeverisë në Kosovë? A do të ketë një kompromis mes subjekteve zgjedhore?Për përpjekjet e krijimit të koalicionit qeverisës, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderatoren Pranvera Borakaj ishte analisti Ylli Hoxha.
Analisti tha se partitë politike nuk po e lexojnë siç duhet rezultatin zgjedhor. Hoxha u shpreh se çdo ditë e humbur për Kosovën pa një qeveri është një kosto.
Intervista e plotë
Ishte i pritshëm dështimi i seancës së sotme dhe çfarë presim nga seanca e së shtunës?
Hoxha: Ishte i paralajmëruar, sepse edhe seanca e kaluar ishte në të njëjtën situatë. Rezultati zgjedhor qartazi tregon se ka nevojë për një kompromis. Këtë nuk po e lexojnë siç duhet të gjitha subjektet zgjedhore.
Çfarë ndodh nëse dështon edhe seanca e së shtunës?
Hoxha: Nuk ka asnjë kufizim, mund të dështojnë disa seanca derisa të arrihet marrëveshja. As pozita dhe as opozita nuk kanë shumicë të mjaftueshme për të krijuar qeveri, dhe mes tyre duhet të gjejnë guximin që u mungon dhe përgjegjësinë që u mungon, për të ndërtuar ura komunikimi dhe për të formuar qeveri për katër vitet e ardhshme. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të jemi në një qark bllokimi që do të çojë në zgjedhje të parakohshme. Por gjithashtu, kjo do të sjellë një ndjenjë hidhësie te qytetarët, që ndihen të përfaqësuar nga një qeveri e papërgjegjshme.
A ka forca që mund të ulin tonet dhe të shkojnë drejt një kompromisi, apo zgjedhjet e parakohshme janë një zgjedhje?
Hoxha: Do të duhej të hulumtohej hapësira për një komunikim mes atyre që kanë fituar zgjedhjet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe subjekteve të tjera. Kjo është një zgjidhje e tyre. Ke garuar, rezultati të thotë që duhet të kesh një kompromis dhe ke përgjegjësi për të krijuar institucionet. Jemi në një situatë dramatike gjeopolitike. SHBA-ja dhe BE-ja përcaktojnë shumë për ne. Kosova nuk ka luksin të krijojë “qeveri letrash”. Duhet të kemi institucione stabile, që mund t’u përgjigjen sfidave që na presin.
Prisni ju një presion më të madh nga faktori ndërkombëtar?
Hoxha: Jemi mësuar. Kemi krijuar një varësi nga ky presion, mesa duket, dhe tani nuk jemi në gjendje të bëjmë një qeveri vetë.
Dorëheqja e Kurtit, si është përkthyer në opinionin politik?
Hoxha: Ishte e paqartë mënyra si e bëri. Është tërësisht e qartë që Kushtetuta nuk e lejon të jetë njëkohësisht deputet dhe të mbajë funksione ekzekutive. Unë kam konsideruar se opozita do të gjente një rrugë që Kurti të vihej përballë presionit të orës kushtetuese, që ka maksimumi 20 ditë. Nëse ai nuk e bën, i bie radha një personi të dytë që mund të krijojë shumicë dhe të formojë qeverinë.
A mund të ketë kosto nëse nuk arrihet shpejt formimi i qeverisë?
Hoxha: Çdo ditë e humbur për Kosovën është kosto. Të qenurit pa qeveri mund të sjellë kosto të papërballueshme.
/vizionplus.tv -

Deputetët braktisin sallën, dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës
Ka dështuar sërish ditën e sotme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Bëhet me dije se seanca dështoi për shkak se nuk doli në votim raporti për verifikimin e mandateve.
Seanca e sotme ishte vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari, tha se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike.
“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, tha ai.
“Ju faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim së shpejti”, tha Dehari, ndërsa deputetët nisën të dilnin nga salla kryesore e Kuvendit.
Para ndërprerjes së seancës, siç tha kryesuesi, 100 deputetë ishin të pranishëm në sallë. -

Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Beqajn, zbulohet arsyeja
Seanca për çështjen ndaj Ilir Beqajt dhe të bashkëpandehurve në dosjen “Sterilizimi” u shty sërish, këtë herë për shkak të mungesës së avokatit të ish-ministrit.
Edhe pse Beqaj ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, mbrojtësi i tij ligjor, Ermal Yzeira, kishte njoftuar me email se ndodhej i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor dhe nuk mund të merrte pjesë.
Për të shmangur shtyrje të mëtejshme, Beqaj deklaroi se do të kërkojë edhe një avokat të dytë.
Gjykata vendosi ta gjobisë avokatin Yzeira me 30 mijë lekë për mungesën dhe caktoi një mbrojtës kryesisht për të vijuar procedurat. Seanca u shty për në 30 prill, ora 13:00.
Ndërkohë, pas rikthimit në sallë, avokatët e tjerë thanë se ishin në kontakt me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, e cila pritet të dalë me një reagim zyrtar për situatën.
Ata njoftuan se nuk do të vijojnë procesin gjyqësor pa një qëndrim të qartë institucional dhe i kërkuan gjykatës të ndërmarrë masa ndaj prokurorit të çështjes, si dhe të njoftojë kreun e SPAK.
Gjykata u tërhoqi vëmendjen të gjitha palëve të përfshira dhe vendosi që seanca e radhës të mbahet më 22 prill. -

Dështon edhe raundi i dytë për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës
Kosova E Enjte, 17 Prill 2025 14:27
Edhe këtë të enjte ka dështuar seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Seanca dështoi për shkak se nuk doli në votim raporti për verifikimin e mandateve. Seanca e sotme ishte vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve. Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari, tha se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike.
”Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, tha ai. ”Ju faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim së shpejti”, tha Dehari, ndërsa deputetët nisën të dilnin nga salla kryesore e Kuvendit. Para ndërprerjes së seancës, siç tha kryesuesi, 100 deputetë ishin të pranishëm në sallë.Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat e mjaftueshme për konstituimin e Kuvendit, sipas tij, ata duan të blejnë kohë për t’i mbledhur votat për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit.
-

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës
Ka dështuar për herë të dytë seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, e mbajtur këtë të enjte. Shkak i dështimit, sipas burimeve nga Kuvendi, ishte mungesa e votimit për raportin e verifikimit të mandateve të deputetëve të rinj.Seanca e sotme ishte vazhdim i asaj të së martës, e cila po ashtu u ndërpre për të njëjtën arsye. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, deputet i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, njoftoi se në konsultimet paraprake me përfaqësuesit e partive politike nuk është arritur një konsensus.“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, u shpreh Dehari.Në sallën kryesore të Kuvendit ishin të pranishëm 100 deputetë në momentin e ndërprerjes së seancës. Kryesuesi falënderoi pjesëmarrësit dhe mbylli seancën duke premtuar rifillimin e saj pas dy ditësh.Ngërçi institucional vjen në një moment kritik për zhvillimet politike në Kosovë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse partitë do të arrijnë një marrëveshje për të vijuar me procedurat e konstituimit të legjislaturës së re.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ka dështuar për herë të dytë seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, e mbajtur këtë të enjte. Shkak i dështimit, sipas burimeve nga Kuvendi, ishte mungesa e votimit për raportin e verifikimit të mandateve të deputetëve të rinj.Seanca e sotme ishte vazhdim i asaj të së martës, e cila po ashtu u ndërpre për të njëjtën arsye. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, deputet i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, njoftoi se në konsultimet paraprake me përfaqësuesit e partive politike nuk është arritur një konsensus.“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, u shpreh Dehari.Në sallën kryesore të Kuvendit ishin të pranishëm 100 deputetë në momentin e ndërprerjes së seancës. Kryesuesi falënderoi pjesëmarrësit dhe mbylli seancën duke premtuar rifillimin e saj pas dy ditësh.Ngërçi institucional vjen në një moment kritik për zhvillimet politike në Kosovë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse partitë do të arrijnë një marrëveshje për të vijuar me procedurat e konstituimit të legjislaturës së re.
-

Dosja “5D”/ Shtyhet seanca e parë në GJKKO për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
Seanca e parë pë dosjen “5D” në GJKKO u shty për shkak të zëvendësimit të avokatit të Redi Mollës, ndërsa një tjetër mbrojtës kërkoi kohë të njihet me aktet. Sipas informacioneve seanca e radhës u la më datë 30 prill.
Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.
Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.
dosj 5d

