Kryesuesi i seancës parlamentare të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën e sotme pas dështimit për herë të dytë të zgjedhjes kryeparlamentares Albulena Haxhiut, të cilën e propozoi partia e saj VV për këtë pozitë.
“Seanca ndërpritet për 48 orë, vazhdon të hënën në orën 15:00”, tha Dehari.
Tag: seanca
-

Nuk zgjidhet kryeparlamentari i Kosovës për herë të dytë, seanca shtyhet për të hënën
-

Më 23 prill merr fund zvarritja e seancave të Sali Berishës për dosjen “Partizani”, GJKKO pritet t’i japë fund…
Rigels Seliman
Vendimmarrja e gjyqtarit të seancës paraprake për dosjen “Partizani” edhe në seancën e djeshme nuk ishte e mundur. Me një tjetër raport mjekësor, këtë herë të avokatit Luan Hasneziri, mbrojtës i kompanisë “Homeplan”, të pandehurit kërkuan që seanca të mos zhvillohej, por kjo nuk u pranua nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Ajo vendosi zëvendësimin e z. Hasneziri me një avokat kryesisht, Pranvera Daci, në prani të së cilës u bënë qëndrimet e prokurorëve dhe prapësimet e mbrojtësve të tjerë. Vetëm për prapësimet e ‘Homeplan’ do të pritet avokat Haznesiri dhe për këtë është përcaktuar seanca e 23 prillit ora 13:00, e cila pritet që vërtet të jetë e fundit, dhe gjyqtarja të mund të tërhiqet për një vendim.
“Ne e ritheksuam edhe njëherë mungesën e faktit penal, shkak për të cilën kemi kërkuar pushimin e çështjes, por pjesa tjetër e mbrojtjes tonë e të gjithë subjekteve në këtë proces ishin pavlefshmëri. Pavlefshmëri e të gjitha akteve të cilat janë marrë në shkelje të ligjit procedural penal. Ky është një manual shkeljesh. Kjo dosje në të cilën gjen akte të pakomunikuara, ekspertë të palicensuar, firma të falsifikuara të cilat prokurori i dëgjon dhe hesht. Deri tani nuk kemi të bëjmë me gjykimin kemi të bëjmë se në seancë paraprake ne nuk mund të thërrasim dëshmitarë ”, tha avokati Genc Gjokutaj.
Skema Shullazi
Seanca e 23 prillit do të shënonte plot 6 muaj, që nga mbajtja e seancës së parë paraprake, e mbajtur 24 tetorin e vitit të kaluar. Për shtyrje të vazhdueshme janë bërë makinacione të ndryshme, me mungesa avokatësh apo edhe lexime të qindra faqeve në seanca. Në herën e fundit, ka qenë avokati Sokol Hazizaj që mungoi me justifikimin se ishte në gjyq tjetër, ndërsa dy herë të tjera avokatët, një i Malltezit e më tej i të pandehurit Xhimi Begeja paraqitën raporte mjekësore si të sëmurë. Shtyrja për muaj të tërë i seancave paraprake në çështje të caktuara u tha me shqetësim edhe nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili në raportimin para KLP deklaroi se kur ligji thotë një muaj, ka dosje që zvarriten 6 apo edhe 9 muaj. Kujtojmë se e njëjta metodë që po ndjek Berisha u përdor dikur nga Emiljano Shullazi, i cili bllokoi drejtësinë për 2 vite duke e çuar mbi 50 seanca të zvarritura.
Të pandehurit
Të pandehur në aferën Partizani janë ish kryeministri Sali Berisha, dhëndri i ti, Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë. Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare. Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje”, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh. Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Akuzat
-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta!
Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal; Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’; Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’; Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k – Akuzohet për “Pastrim Parash”. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. -

E krahasoi veten me Skënderbeun, ky është avokati që u ‘sëmur’ për të zvarritur gjyqin e Berishës
Në Gjykatën e Posaçme u mbajt sot seanca paraprake e aferës Partizani, e cila u shty sërish. Mbrojtja e të pandehurve Sali Berisha, dhëndri i tij dhe të tjerëve, vijoi me taktikat e zvarritjes prej 6 mujash. Berisha dhe dhëndrin synojnë t’a shtyjnë pas 11 majit 2025 vendimarrjen për kalimin ose jo të dosje për gjykim, me shpresë se mund të jenë në rrethana më të favorshme.
Këtë herë ishte avokati Luan Hasneziri, i ‘Homeplan’, i cili kishte paraqitur një raport si i sëmurë. Por, gjyqtaja Fjorela Davidhi e hodhi poshtë këtë marifet, teksa caktoi një avokat kryesisht. Gjyqtarja nuk pranoi ta shtyjë seancën që në fillim dhe caktoi kryesisht avokaten Pranvera Daci. Seanca vijoi me prapësimet e të gjithë avokatëve, ndërsa në fund gjyqtarja vendosi që për prapësimet e Homeplane të jetë vetë avokati Hasneziri. Vetëm për këtë qëllim u shty seanca më 23 prill ora 13:00, që pritet të jetë e fundit dhe gjyqtarja Fjorela Davidhi do të tërhiqet për vendim, nëse do e kalojë ose jo për gjykim.
Po kush është avokati që u ‘sëmur’?
Luan Hasneziri e ka filluar karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1999 si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës dhe më pas në Vlorë. Ai është emëruar gjyqtar i Krimeve të Rënda në vitin 2005. Hasneziri u shkarkuar nga Komisioni i Vetingut në qershor të vitit 2019 pasi nuk kaloi testin e ligjshmërisë së pasurisë. Vendimi i shkarkimit nga KPK u konfirmuar dy vjet më vonë nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, duke nxjerrë Hasnezirin përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.
Sipas vendimit të shkarkimit, Luan Hasneziri nuk arriti të provojë burimin e ligjshëm të pronës së vetme të paluajtshme që zotëronte, një apartamenti me vlerë rreth 60 mijë euro. Komisioni i Vetingut konstatoi edhe mosdeklarimin nga Luan Hasneziti në formularin për kontrollin e figurës së refuzimit të një vize për të udhëtuar në SHBA. Për shkak të këtij mosdeklarimi DSIK e kishte cilësuar gjyqtarin të papërshtatshëm. Megjithatë, KPK nuk e konsideroi këtë mosdeklarim si shkak ligjor për shkarkim.
Në mbrojtjen e tij, Hasneziri solli si shembull Abraham Lincoln që sipas historisë kishte dhënë ryshfet për të mundësuar miratimin në Senatin dhe Kongresin e SHBA të amendamentit që shfuqizonte skllavërinë. Hasneziri tha se për këtë Lincoln nuk mund të gjykohej si i korruptuar.
Ai paraqiti një shembull me Skënderbeun që sipas tij për të bashkuar princat e kohës, përdori forcën. Sipas gjyqtarit nëse gjykohej në kohën e sotme me kriteret e kësaj kohe, këto veprime e bënin Skënderbeun diktator. Për të shpjeguar mungesën e dokumentacionit tjetër provues Hasneziri tha se Greqia kishte pasur probleme me pagesën e sigurimeve shoqërore. Sipas tij vendi ishte penalizuar nga Bashkimi Evropian për shkak të të dhënave jo të sakta financiare dhe se kishte pasur institucione shtetërore që nuk kishin paguar sigurimet për punonjësit. Pas shkarkimit, Luan Hasneziri hapi një zyrë avokatie. Sot përfaqëson subjekte në procese gjyqësore, në rastin e çështjes Berisha, edhe duke kontribuuar në pengimin e drejtësisë./Prapaskena -

Vendimi për “Partizanin” në 23 prill, avokatët e Berishës: Të thirret si dëshmitar Edi Rama
Gjashtë muaj pas mbylljes së hetimeve, seanca që do të vendoste për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani” dështoi. Pas 4 orë e 30 minutash, vendimi nuk u arrit të merrej për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve.
Genc Gjokutaj, mbrojtësi ligjor i ish-kryeministrit Sali Berisha, u shpreh për mediat se në këtë proces duhet të thirret edhe kryeministri Edi Rama për të dëshmuar.
“Ne e ritheksuam mungesën e faktit penal, për të cilin kemi kërkuar pushimin e çështjes. Në dosje gjenden akte të pakomunikuara, ekspertë të palicensuar, firma të falsifikuara – të gjitha këto prokurori i dëgjon dhe hesht. Sali Berisha akuzohet, ndërkohë që Edi Rama nuk thirret, megjithëse është ai që ka hapur siparin e kësaj procedure, duke ndryshuar truallin e klubit ‘Partizani’. E kemi kërkuar që të thirret, por në seancë paraprake nuk mund të thirren dëshmitarë”, tha avokati Genc Gjokutaj.Gjokutaj nuk i kurseu komentet as për prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, ashtu si edhe për gjyqtaren e çështjes, Flojera Davidhi.
“Data kur mendoj se do të përfundojë seanca paraprake… Besoj dhe shpresoj që gjykata do të marrë kohën e saj për të dhënë një vendim. Në gjashtë muaj seanca paraprake, të jepet vendimi për 5 minuta kjo nuk është as serioze, as profesionale. Prokurorët dinë vetëm të heshtin,” shtoi ai.
Sali Berisha akuzohet nga SPAK se ka shfrytëzuar postin e tij si kryeministër për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, me qëllim privatizimin e truallit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Të dy akuzohen për korrupsion në bashkëpunim, ndërsa Malltezi akuzohet gjithashtu për pastrim parash.
Vendimi për këtë çështje pritet të merret më 23 prill.
/vizionplus.tv -

Shtyrja e seancës për dosjen Partizani, Gjokutaj: Mungonte avokati Neziri, duhej të ishte patjetër i pranishëm
Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO ndaj ish-kryeministrit, është shprehur se u bë për shkak të mungesës së avokatit Neziri. Gjokutaj tha se janë pretendimet e fundit që po jepen, ndaj për një mbrojtje efektive, ai duhet të jetë patjetër i pranishëm. Por ai mungoi në seancë për arsye shëndetësore.
“Ju e dini që prokurorët nuk kanë dhënë ndonjëherë përgjigje. Kanë kodin e heshtjes kur flasim ne. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit Neziri, për arsye shëndetësore. Janë pretendimet e fundit dhe ai i ka gati konkluzionet. Në funksion të një mbrojtje efektive ai duhet të jetë i pranishëm dhe u shty për 23 prill. Afati 30 ditor i parashikuar kur është bërë Kodi i Procedurës. Seanca nuk është komplekse, por nuk ka asnjë provë”, tha Gjokutaj.
I pyetur nëse më 23 prill do të ketë një verdikt, ai pohoi duke thënë: “Data kur unë mendoj se do të përfundojë seanca paraprake. Besoj dhe shpresoj që gjykata të marrë kohën e saj për të dhënë një vendim. Në 6 muaj seanca paraprake të jepet vendimi më 5 minuta, nuk është serioze dhe as profesionale.” -

Abuzoi me fondet e SASPAC, dështon seanca paraprake ndaj Ilir Beqajt
Seanca paraprake ndaj ish-minsitrit të Shëndetëisë Ilir Beqaj, është shtyrë. Avokatët kërkuan të njihen me një pjesë të provave, të cilët pretenduan se nuk janë dhënë gjatë fazës së hetimit për të patur mbrojtje më eficente gjatë shqyrtimit gjyqësor. Një tjetër kërkesë ishte marrja e materialeve të akt-ekspertimit nga zbërthimi i telefonave, USB-ve dhe kompjuterave. Seanca e radhës do të mbahet më 6 maj në orën 10:00. SPAK mbylli hetimet për këtë dosje në fillim të muajit Prill, dhe dërgoi kërkesën për gjykim ndaj Ilir Beqajt, 8 të pandehurve të tjerë dhe dy shoqërive tragtare lidhur me dosjen e SASPAC.
Ish-kreu i menaxhimit të fondeve të BE njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqaj akuzohet për 5 vepra penale mes të cilave korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentash, mashtrim, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim pasurie në rastin e 50% të kuotave të restorantit “Gzona”, i quajtur ndryshe si “Albanian Food and Hospitality Lab, një apartamenti në Vlorë dhe një makine.
Vetëm për akuzën e korrupsionit që është më e rënda ish zyrtari i lartë rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg. Të njëjtat akuza, përveç asaj të fshehjes së pasurisë, rëndojnë edhe ndaj Ermal Kurtulajt, bashkëpunëtor i ngushtë i Beqajt. Sipas SPAK, Ilir Beqaj, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm i SASPAC-ut, ka urdhëruar Kurtulajn, me të cilin kishte njohjet të hershme pasi kanë qenë ortak të shoqërisë Intech+, që të zbatojë vetëm përgjatë viteve 2022-2023 prokurime fiktive në kundërshtim me ligjet e BE për projektet e EUSAIR, paratë e të cilave përfundonin në xhepat e Beqajt. Tenderat, sipas SPAK, bëheshin vetëm për efekt dokumenti dhe më vonë se nga lidhja dhe zbatimi i kontratës me kompani të ndryshme.
Ndaj 7 të akuzuarve të tjerë Marinela Jazoj, Alfred Nikolla, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bjona Ziaj, Bledar Leka e Mira Topçiu, dhe 2 kompanive “Landëays International” dhe “Nine Service Int” sh.p.k rëndojnë akuzat e mashtrimit, falsifikimit, korrupsion aktiv etj.
Për këtë dosje të abuzimeve me fondet në SASPAC, Beqajt ndodhet në burg që prej korrikut 2024 ndërsa ndaj tij vijon paralelisht edhe procesi tjetër për koncesionin e sterilizimit. Në kuadër të kësaj dosjeje, SPAK ka vendosur në sekuestro preventive apartamentin e dyshuar të fshehur nga Beqaj, 3 llogari bankare të të pandehurve me vlerë rreth 200 mijë euro gjithsej, 19.4% e aksioneve të “Gzona” dhe 3 makina. -

Shtyrja e seancës për dosjen Partizani, avokati Genc Gjokutaj zbulon arsyen
Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka dhënë një deklaratë për mediat, pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO për dosjen Partizani.
Gjokutaj është shprehur para gazetarëve se shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit Neziri.
Po ashtu, Gjokutaj tha se janë pretendimet e fundit që po jepen, ndaj për një mbrojtje efektive, ai duhet të jetë patjetër i pranishëm.
“Ju e dini që prokurorët nuk kanë dhënë ndonjëherë përgjigje. Kanë kodin e heshtjes kur flasim ne. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit Neziri, për arsye shëndetësore. Janë pretendimet e fundit dhe ai i ka gati konkluzionet. Në funksion të një mbrojtje efektive ai duhet të jetë i pranishëm dhe u shty për 23 prill. Afati 30 ditor i parashikuar kur është bërë Kodi i Procedurës. Seanca nuk është komplekse, por nuk ka asnjë provë”, tha Gjokutaj.
I pyetur nëse më 23 prill do të ketë një verdikt, ai pohoi duke thënë:
“Data kur unë mendoj se do të përfundojë seanca paraprake. Besoj dhe shpresoj që gjykata të marrë kohën e saj për të dhënë një vendim. Në 6 muaj seanca paraprake të jepet vendimi më 5 minuta, nuk është serioze dhe as profesionale.” -

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në gjyq
Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, ka refuzuar të dëshmojnë në GJKKO në seancën për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta të pandehur për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, refuzuan thirrjen e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur që të dëshmonin në procesin gjyqësor, të ndarë Altin Hajrin i cili po gjykohet në mungesë.
Mësohet se ata nuk kanë pranuar të vijnë nga paraburgimi ku ndodhen në Fier, për të dëshmuar, teksa ishin në listën e personave të kërkuar nga SPAK që të pyeteshin. Ndërkohë seanca është shtyrë për një datë tjetër. -

Zvarritet gjykimi për Berishën! Shtyhet seanca në GJKKO për aferën ‘Partizani’
Gjykimi i ish kryeministrit Sali Berisha vijon të zvarritet. GJKKO ka shtyrë sërish sot seancën për dosjen Partizani. Seanca e radhës, në të cilën do të vendoset për kërkesën e SPAK, për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në fjalë, është parashikuar të mbahet më datë 23 prill, ora 13:00
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që çështja e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani të kalojë për gjykim.
Në këto rrethana. GJKKO ka tre alternativa në tavolinë, të pranojë kërkesën e SPAK, të rikthejë sërish dosjen për plotësim hetimesh në prokurori apo të vendosë pushimin e saj.
Për këtë çështje janë marrë të pandehur pesë persona Sali Berisha, Jamarbër Mallezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
