Tag: seanca

  • Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë, Balluku rikthehet në GJKKO

    Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë, Balluku rikthehet në GJKKO

    Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën e Posaçme.

    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raportoi më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet.
    Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
    GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.

    Top Channel

  • Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë

    Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO në më pak se një orë.
    Seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me aktet.
    Pasi la ambientet e gjykatës, Balluku nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.
    Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
    GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.
    Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.

  • Abuzim tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Belinda Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë për njohjen e akteve nga mbrojtja

    Abuzim tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Belinda Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë për njohjen e akteve nga mbrojtja

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO në më pak se një orë.

    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me aktet.
    Pasi la ambientet e gjykatës, Balluku nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.
    Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
    GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.

    Top Channel

  • E pandehur për korrupsion/ Balluku 40 minuta në GJKKO. Kyç gojën dhe mbrojtjen ia lë të motrës. Seanca shtyhet 2 orë

    E pandehur për korrupsion/ Balluku 40 minuta në GJKKO. Kyç gojën dhe mbrojtjen ia lë të motrës. Seanca shtyhet 2 orë

    Ka zgjatur vetëm 40 minuta qëndrimi në GJKKO i zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku e marrë e pandehur nga SPAK, për afera korruptive në dy tendera, atë të tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë

    Seanca për verifikimin e masës së sigurisë e cila nisi në orën 09:00 u ndërpre pas gati 40 minutave dhe Balluku doli nga GJKKO duke mos pranuar të flasë por të kyçë gojën për gazetarët të cilët e prisnin para derës.Ndaj Ballukut, GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ndalim daljeje jashtë vendit, duke iu bllokuar pasaporta, dhe sot bëhet verifikimi i këtyre dy masave të sigurisë.Syri.net mëson se seanca është shtyrë për ti dhënë kohë avokatëve të njihen me dosjen,dhe do të nisë pas 2 orësh.

    Çfarë ndodhi në GJKKO?
    Seanca drejtohet nga gjyqtari Erjon Çela, ndërsa SPAK përfaqësohet nga Dritan Prençi.

    Burime bëjnë me dije se Balluku nuk ka mbajtur asnjë qëndrim në seancë, vetëm i është përgjigjur pyetjeve proceduriale të gjykatës mbi të dhënat e saj dhe ka pranuar përfaqësimin nga e motra Pamela Qirko dhe avokati Ardian Kalia.

    Më pas avokatët mbrojtës kanë kërkuar të njihen me aktet e hetimit dhe më pas vijimin e seancës gjyqësore.

    Kërkesa u pranua nga gjyqtari i cili shtyu seancën për ti lënë kohë avokatëve të njihen me aktet. 

    Në seancë janë dhe dy bashkëpunëtorët e Ballukut e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, kreu aktual i ARRSH-se, Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH, Erald Elezi të cilët u shoqëruan nga policia pasi ndaj tyre GJKKO ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’

  • U pezullua nga detyra/ Sot seanca, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO

    U pezullua nga detyra/ Sot seanca, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO

    Sot në orën 09:00, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), zhvillohet seanca gjyqësore për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
    Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka mbërritur në ambientet e gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë të caktuara ndaj saj. Belinda Balluku mbërriti e shoqëruar nga avokati i saj rreth orës 08:50, por nuk bëri asnjë deklaratë për mediat.
    Balluku u pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë vendit, pas vendimit të GJKKO-së dy ditë më parë. Seanca e sotme ka për qëllim marrjen në pyetje të të pandehurve dhe verifikimin e kushteve të caktimit të masave të sigurisë.
    Në njoftimin zyrtar, GJKKO bën të ditur se seanca po zhvillohet në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
    Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro. Ndërsa sot SPAK ka ngritur edhe një akuzë të re mbi Ballukun për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.
    Ndërkohë përveç masave ndaj Ballukut, gjykata ka caktuar masë sigurie edhe për dy vartësit e saj, drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, të cilët janë lënë në “arrest shtëpie”.

  • Gjykata e Posaçme vendos/ Ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve, për masën ndaj Belinda Ballukut

    Gjykata e Posaçme vendos/ Ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve, për masën ndaj Belinda Ballukut

    Ditën e nesërme në orën 09:00 GJKKO do të zhvillojë seancën për Belinda Ballukun, e cila u pezullua nga detyra dhe iu hoq e drejta për të dalë jashtë vendit.
    Seanca do të zhvillohet për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
    “Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, sqaron Gjykata.

  • Caktohet data/ Ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Ballukut

    Caktohet data/ Ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Ballukut

    Gjykata e Posaçme ka vendosur datën për seancën e verifikimit të kushteve për masën e caktuar ndaj xv/kryeministres Belinda Balluku.
    Seanca është caktuar të mbahet nesër ditë e shtunë, ora 09:00. Sipas raportimeve, pë mbajtjen e seancës janë njoftuar SPAK dhe po njoftohen të dyshuarit.
    Ditën e djeshme gjykata caktoi dy masa sigurie ndaj Ballukut. Pezullimin nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre e Energjisw dhe Infrastrukturës si dhe ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë.
    Numri dy i qeverisë Rama është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë-
    Ajo dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe. Burime pranë akuzës bëjnë me dije se janë siguruar prova se ky tender ka qenë fiktiv dhe me fitues të paracaktuar. GJKKO ka caktuar ndaj zv.kryeministres masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Gjithashtu është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për dy ish-vartësit e saj, drejtorit të KESH, Erald Elezi dhe kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli.

  • Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

    Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

    Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe bashkëpunëtorëve te tij.

    Berberi nëpërmjet avokatëve të tij ka pretenduar se nuk provohen me prova akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave duke kërkuar përfundimisht që ta konsideroj vet gjykata nëse çështja duhet të kthehet për plotësim hetimesh në prokurori.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se nëse nuk pranohet kjo kërkesë, avokatët e Berberit do bëjnë kërkesë për gjykim të shkurtuar.
    Ndërsa mbrojtja e Valter Begajt kërkon që çështja të kthehet në prokurori për plotësim hetimesh. Pra nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

    Top Channel

  • Seanca për qeverinë në Kosovë! Përpjekja e fundit e Vetëvendosjes me mandatar për kryeministër Konjufcën

    Seanca për qeverinë në Kosovë! Përpjekja e fundit e Vetëvendosjes me mandatar për kryeministër Konjufcën

    Kuvendi i Kosovës është mbledhur këtë të mërkurë për dy seanca të jashtëzakonshme plenare: fillimisht për miratimin e buxhetit dhe më pas për votimin e zgjedhjes së qeverisë së re.
    Seanca e parë për buxhetin dhe komisionet parlamentare nisi në orën 11, vetëm me prezencën e deputetëve të Vetëvendosjes, pasi partitë e tjera e bojkotuan.
    Deputetët do të mblidhen sërish në mesditë për të votuar për qeverinë e re me mandatar Glauk Konjufcën. Nëse edhe kjo seancë dështon, atëherë Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    /vizionplus.tv

  • Debat i ashpër në Kuvend/ Peleshi përjashton nga seanca Agron Shehaj, deputeti futet ‘live’. Balluku: Nuk bëhesh dot politikan me Facebook

    Debat i ashpër në Kuvend/ Peleshi përjashton nga seanca Agron Shehaj, deputeti futet ‘live’. Balluku: Nuk bëhesh dot politikan me Facebook

    Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e sotme plenare.

    Ndërsa Balluku ishte duke mbajtur fjalën e saj, ajo u ndërpre disa herë nga Shehaj, i cili fillimisht mori masë duke iu hequr e drejta e fjalës gjatë gjithë ditës në vijim në Kuvend.
    Mirëpo kjo masë nuk u mirëprit nga Shehaj, i cili u fut ‘live’ në rrjetet e sociale, dhe kjo gjë çoi në përjashtimin e tij nga seanca.
    Ndërkohë Balluku iu drejtua Shehajt duke i thënë se nuk bëhet dot politikan me Facebook.
    Pjesë nga debati:
    Balluku: Detyra e një opozitë duhet  një ofertë politike. Është normale ndoshta për llojin tuaj që të bëni këtë lloj opozitë. Edhe ne do të dëshironim një opozitë më të mirë që nuk e ka luftën personale, por e ka ideologjike. Un jam pjesë e një sulmi që ka kohë që ka nisur. Ju nuk falni 8 humbje në 12 vite dhe me sulme personale mbuloni dështimin tuaj. Dikush u ngrit nga radhët tuaja tha të mos merremi me familjarët. Kur e vendosët këtë. Ju nuk merreni vetëm me familjarët, por keni sjellë në foltore edhe të vdekurit.
    Shehaj: Hiq dorë nga pushteti, përballu me drejtësie!
    Peleshi: Po prishni seancën. Po pengoni kolegët të flasin, keni marrë dy masa. Nëse thyeni rregulloren, unë jam i detyruar ta zbatoj rregulloren. Do të hiqet fjala për ditën e sotme. Ju hoqët e drejta e fjalës për ditën e sotme
    Ndërhyn Shehaj dhe futet live në rrjetet sociale.
    Balluku:  Agron nuk bëhet politikan me selfie, do të duhet të dalësh në të të burrave dhe të fitosh, do të ngelesh pronari i call ceneter, që nuk paguan dot sigurimet shoqërore dhe i mban vajzat dhe djemtë me rrogë më pak se minimalja, nuk bëhesh politikan me Facebook, nuk jemi në call center këtu.
    Peleshi: Zoti Shehaj dilni nga seanca!

    Top Channel