Është shtyrë për më 5 dhjetor seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta. Mësohet se Meta, përveç Kujtim Cakranit, ka marrë edhe një avokat të dytë, i cili kërkoi kohë të njihet me aktet.
Kujtojmë se prej 1 viti Meta ndodhet në paraburgim, ndërsa ka kërkuar disa herë masë më të lehtë sigurie.
Sot në hyrje të GJKKO, avokati i tij Çekrezi deklaroi për mediat së
Tag: seanca
-

Ilir Meta me avokat të dytë/ Shtyhet seanca paraprake, mbrojtësi ligjor kërkoi kohë të njihet me aktet
-

Shtyhet seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta
Seanca paraprake që pritej të zhvillohej sot ndaj ish-presidentit Ilir Meta, është shtyrë për në datën 5 dhjetor. Vendimi për shtyrje u mor në zyrat e Gjykata e Posaçme për Krime të Rënda (GJKKO), pas paraqitjes së palëve në sallë.
Sot mëngjes, Meta u lirua përkohësisht nga qelia për të marrë pjesë në seancë e cila megjithatë nuk u zhvillua siç ishte parashikuar. Në hyrje të gjykatës, mbrojtësi i tij, Kujtim Cakrani, u ndal përballë gazetarëve dhe deklaroi se:“Sot nis përballja me regjimin e Ramës. Meta është në sallën e gjyqit, e keni të pranishëm. Për çështjen e 21 janarit, procesi është në një fazë tjetër.”
Ndërkohë që mungesa e kushteve për zhvillimin e seancës sot nuk u bë publike, data e re 5 dhjetori është shpallur si moment i ri për përballjen gjyqësore që pret të vendosë mbi fatin e ish-presidentit.
Në ditët në vijim do të përcaktohet edhe koha e rinisjes së procedurave për rastin që prek ngjarjet e 21 janarit.
-

‘Dosja 5D’, shtyhet seanca në GJKKO, zbulohet arsyeja
Në GJKKO është shtyrë seanca ndaj të pandehurve për dosjen 5D. Shkak është bërë mungesa e ish drejtorit të bashkisë Redi Molla dhe avokatëve të tij.
Kujtojmë që Redi Molla ndodhet në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ndërkohë njëri nga avokatët mungonte për shkak të problemeve shëndetësore të një familjari, ndërsa avokati tjetër kishte informuar gjykatën se nuk mund te paraqitej për arsye shëndetësore.
Seanca e radhës për dosjen 5D u caktua në 10 dhjetor. Molla po hetohet për dosjen e famshme 5D, që çoi pas hekurave disa prej drejtorëve në Bashkinë e Tiranës.
Ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. SPAK pretendon se Molla ka qenë “pronari de facto” i kompanisë 5D Konstruksion, që ka përfituar në mënyrë të dyshimtë tendera publikë nga Bashkia e Tiranës. -

Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “5D”, zbulohet arsyeja
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për çështjen “5D” për shkak të mungesës së avokatëve.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca e radhës u shty për në datën 10 dhjetor, ora 9:30.
Top Channel
-

Sot seanca e radhës paraprake për dosjen ‘Meta’/ GJKKO vendos, për kalimin ose jo të çështjes për gjykim
Zhvillohet sot në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerëve, pas shtyrjes herën e kaluar për shkak të mungesës së avokatit Kujtim Cakrani. Edhe më herët seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. -

Provokimi i senatores australiane, hyn me burka në sallë, ndërpritet seanca
Senati australian u ndërpre për më shumë se një orë e gjysmë pasi senatorja e One Nation, Pauline Hanson, hyri në sallë e veshur me burka, si pjesë e fushatës së saj për ndalimin e mbulesave të fytyrës. Ajo refuzoi të largohej, duke detyruar kryetaren Sue Lines të pezullojë punimet dhe më pas u sanksionua me ndalim hyrjeje për pjesën e mbetur të ditës.
Hanson më vonë akuzoi kolegët se po pengonin prezantimin e projektligjit të saj, ndërsa seanca u rifillua vetëm pas largimit të saj. Ky është pezullimi i parë i madh i Senatit që nga viti i kaluar.
Veprimi i Hansonit u kritikua nga senatorja e pavarur Fatima Payman, e cila e cilësoi provokim të papranueshëm dhe mungesë respekti për institucionin. Ndërkohë, i dërguari kundër islamofobisë, Aftab Malik, paralajmëroi se retorika e Hansonit shton rrezikun e dhunës ndaj grave myslimane.Ky është rasti i dytë që Hanson hyn në parlament me burka, pasi një veprim të ngjashëm e kishte bërë edhe në vitin 2017.
/vizionplus.tvBreaking: The Senate has been suspended after One Nation Senator Pauline Hanson entered the chamber wearing a burqa and refused to remove it despite objections from multiple senators and the President of the Senate.
Pauline Hanson remained defiant, refusing to comply with the… pic.twitter.com/sQvOsCCVaE
— Rukshan Fernando (@therealrukshan) November 24, 2025 -

“Kush do e mbledhë qeverinë?”/ Gazetarja Klodiana Lala: Ja çfarë u tha në seancën e GJKKO-së
Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në një emision televiziv ku zbuloi të pathënat nga seanca në GJKKO, ditën e sotme ndaj zv/kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe dy vartësve të saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për të cilët gjykata la në fuqi masat e sigurisë, pezullimin nga funksionet në qeveri për zonjën Balluku dhe arrest shtëpie për Gjylin dhe Elezin.
Lala tha se debatet mes Ballukut dhe gjyqtarit të GJKKO-së kanë qenë juridike ku konkretisht, Balluku ka kërkuar që GJKKO të dërgojë për gjykim incidental këtë masë në Kushtetuese.
“Në qoftë se Edi Rama ikën jashtë shtetit kush do e mbledhë qeverinë?
Gjykata i tërheq vëmendjen se po jep opinione politike.
Po mbani në arrest Erald Elezin kur duhet të jetë në krye të punëve për shkak të situatës hidrike të KESH, ka vijuar Balluku.
Po mbani në arrest shtëpie Gentian Gjylin kur situata me rrugët për shkak t motit të keq është problematike.
Ne e kemi dërguar si qeveri, duhet ta dërgoni dhe ju”, tha Lala.
Klodiana Lala: Balluku kishte përforcuar mbrojtjen, veshja e saj me të kuqe e shpjeguar dhe nga ekspertë për të treguar forcën.
Masat ndaj saj mbetën në fuqi prej GJKKO-së. Paktika ka treguar se vendimet e marra në mungesë mund të ndryshonin masën e sigurisë. Por në rastin konkret mbetën në fuqi të dyja masat, e drejta për të ushtruar funksionet në qeveri dhe dalja jashtë territorit.
Seanca nisi që në 8.30 të mëngjesit ku mbërritën dy vartësit e saj të shoqëruar nga forcat e policisë, më pas avokatët e saj dhe në fund Balluku.
Herën e shkuar pati një prononcim të shkurtër, sot refuzoi të flasë për mediat.
Seanca u ndërpre për 2 orë me kërkesën e avokatit të mbrojtjes. Balluku u largua dhe u rikthye rreth orës 11:00.
Seanca shkoi e qetë, ka patur vetëm debate juridike, Balluku ka folur gjatë në GJKKO. Ajo ka kërkuar që gjykata të cojë kërkesën për gjykim incidental në Kushtetuese.
Ajo i ka kërkuar gjyqtarit të posaçëm Erjon Çela që “çojeni edhe ju si gjykatë në Kushtetuese”
Nnqs Edi Rama iken jashte shtetit kush do e mbledhe qeverine
Gjykata i terheq vemendjen se po jep opinione politike
Po mbani ne arrest Erald Elezin kur duhet te jete ne krye te puneve per shkak te situates hidrike te KESH
Po mbani ne arrest shtepie Gentian Gjylin kur situata me rruget per shkak te motit te keq eshte problematike
Gazetarja zbardh debatet në GJKKO -

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Zv.kryeministrja Balluku në GJKKO, trupa tërhiqet për vendimin
Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën e Posaçme.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raportoi më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00 dhe vazhdon ende.
Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.
Prokurori kërkon që masa të rrijë në fuqi, sepse ekziston mundësia që të ikin, të intimidojnë dëshmitarët, të prishin provat dhe të ripërsërisin veprën penale për shkak të pozicioneve që mbajnë, sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.
Belinda Ballkuku thotë: “Jam e hapur për hetimin, por nuk pranoj pezullimin sepse është e zgjedhur. Masën e kundërshtojnë dhe dy të tjerët që janë në arrest shtëpie”.
Ndërkohë, trupa gjykuese u tërhoq për vendimin.Top Channel
-

“Betejë ligjore për ‘jetë a vdekje’ për Ballukun”, detaje nga seanca në GJKKO, Lala: Prova të reja, prokurori…
Zbardhen detaje nga seanca për masat që GJKKO do të komunikojë sot për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila dy ditë më parë u pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta. Në një lidhje live gazetarja Klodiana Lala pohoi se në seancën që po mbahet me dyer të mbyllura, ka debate të forta, ndërsa prokurori i çështjes këmbëngul se duhet të qëndrojnë në fuqi masat e dhëna.
Madje ajo pohoi se prokurori Dritan Prençi ka deklaruar se ka prova të reja për këtë proces.
“Kjo është beteja ligjore për ‘jetë a vdekje’ për Ballukun”, tha gazetarja. Kujtojmë se seanca nisi në orën 09:10, ndërsa pas 40 minutash u ndërpre, për të rinisur sërish. Sakaq, prej disa orësh Balluku, e shoqëruar nga dy avokatët e saj ndodhet në GJKKO, bashkë me dy vartësit e saj, Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, ndaj të cilëve u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Pritet që seanca të zgjasë disa orë.
