Është caktuar data për mbajtjen e seancës në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.monid mehalla xhino ago
Sipas njoftimit zyrtar, për këtë çështje është caktuar seanca gjyqësore më 5 Dhjetor në orën 10:00. Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor. Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.
Tag: seanca
-

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, ja kur do të mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të tij dhe rojës së karburantit
-

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, ja kur do të mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të tij dhe rojës së karburantit
Është caktuar data për mbajtjen e seancës në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.monid mehalla xhino ago
Sipas njoftimit zyrtar, për këtë çështje është caktuar seanca gjyqësore më 5 Dhjetor në orën 10:00. Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor. Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit. -

Seanca parlamentare/ Në axhendë raporti i KQZ për 2024 dhe disa projektligje
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të enjte, në orën 10:00, seancën plenare.
Në seancën plenare pritet diskutimi i një sërë çështjesh ndërsa në rend dite janë 20 pika, nga ratifikimet ndërkombëtare, ndryshime ligjore e deri te vendime të rëndësishme në institucionet mbikëqyrëse.
Fillimisht pritet miratimi i procesverbalit të seancës së 2 dhjetorit 2025. Më pas, do të shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2024. -

“Do t’ju pështyjnë njerëzit rrugës”/ Seanca plenare, Nallbati: Taksat e shqiptarëve, s’janë për ‘vrimat’ që hap Belinda
Seanca plenare sot është përfshirë nga debate dhe diskutime të forta, ku mes tyre në fjalimin e tij deputeti Bledion Nallbati, reagoi ashpër ndaj qeverisë.
Bledion Nallbati: Kush jeni ju more që merrni taksat e shqiptarëve dhe i çoni në vrimat që hap Belinda lart e poshtë me shifra marramendëse. Kjo nuk janë paratë tuaja. Jeni kthyer në skllavo-pronarë. Janë paratë e qytetarëve nuk janë për vrimat e Belindës dhe keni detyrim t’ua ktheni qytetarëve.
Vijoni që për karriget bëni atë që keni bërë që nga dita 1, por mos harroni që të gjithë këtu do të vini tha ai, Belinda, Palloshi dhe të gjithë ata që i shërbejnë interesave të tyre. Të gjithë do të ikni një ditë nga kjo karrigeve dhe do shkoni te vendi. -

“Seanca të jetë publike”/ Pezullimi i Ballukut, juristi Kara: Ka interes shumë të madh, masa shtrënguese…
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk arriti dot të merrte sot një vendim për t’i kaluar Mbledhjes së Gjyqtarëve ankimin e kryeministrit Edi Rama për rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra.
Lidhur më këtë për juristin Romeo Kara, seanca në Gjykatën Kushtetuese për Ballukun duhet që të jetë publike, pasi sipas tij ka interes.
‘Masat shtrënguese janë që personi të mos largohet sidomos kur parashikohet që mund të jenë të rënda dhe masat ndaluese si pezullimi janë për të ruajtur procesin. Është një organ akuze dhe një gjykatë që vlerëson a mund që personi të bëjë vepra të tjera që të dëmtojë provat apo të intimidojë dëshmitarët atë e dinë ata. Po seanca në GJK duhet që të jetë e hapur, pasi ka interes shumë të madh publik’, tha ai. -

Opozita kërkon zgjatjen e seancës, Peleshi: Do të diskutojmë 5 orë!
Këtë të martë po mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca u parashikua të zgjasë katër orë, në të cilën do të evidentohen problemet e gjetura në zonat përkatëse të deputetëve.
Por, deputetët e opozitës janë shprehur që seanca të zgjasë më shumë, në mënyrë që të kenë më shumë minuta në dispozicion.
“Ato minutat a mund të na i shtoni, dhe bie në dakordësi nuk ka nevojë që të mblidhet Komisioni. Ne takojmë ca qytetarë që kanë halle, këta tonët kanë shumë probleme, katër orë t’i ndajmë në 140 deputetë nuk më duket serioze. Se për të dëgjuar njëri tjetrin kot”, tha deputeti i PD Klevis Balliu.“Nga katër orë do të jetë pesë orë diskutimi sot”, tha Niko Peleshi.
/vizionplus.tv -

“Ose i stërvitni ju të korruptohen, ose…”/ Seanca plenare, Mogherini në pranga, Zhupa: Tani kuptuam ç’doni të thoni
Ka nisur seanca plenare në Kuvend.
Deputetja Ina Zhupa ishte e para nga deputetët që mori fjalën, ndërsa foli në lidhje me rastin ku ish zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga policia belge të martën, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj, thanë dy persona me njohuri për hetimin për Euractiv dhe partnerin e saj De Standardaard.
“Sot kuptuan të gjithë ç’nënkuptojmë me standard europian. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin të bashkëpunojnë në Shqipëri apo vijojnë e masterizohen këtu për t’u korruptuar”, tha ajo. -

LIVE-Seanca plenare nis me debate/ Peleshi paralajmëron opozitën: Mos t’i ngelë hatri askujt nëse i ndërpres fjalën. Sot nuk ka..
Seanca ka nisur me debat nga ana e deputetëve të opozitës, një pjesë e të cilëve e ka marrë fjalën për procedurë.
Pikërisht kjo fjalë “procedura” është bërë arsyeja që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, t’i paralajmërojë se nëse nuk i përmbahen asaj do t’i ndërpresë fjalën.
“Sot nuk ka votim, nuk ka rend dite tjetër dhe nuk e di çfarë mund të jetë. Mos t’i ngelë hatri askujt nëse i ndërpres fjalën kur nuk është për procedurë”, tha Peleshi.Vijon
-

Seanca në GJKKO për Veliajn, kryebashkiaku i pranishëm në sallën e gjyqit
Në GJKKO zhvillohet sot seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim. Në seancën e sotme është i pranishëm edhe vetë kryetari i bashkisë së Tiranës.
Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Kujtojmë që më datë 3 nëntor Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.
Më 27 nëntor, ai iu drejtua sërish Kushtetueses duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për masën ‘arrest me burg’. -

Sot seanca paraprake për dosjen ‘Veliaj’, GJKKO pritet të vendosë për kalimin ose jo për gjykim
Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen “Veliaj”, me të pasndehur kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të pandehurit e tjerë. Gjykata pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo, apo do ta rikthejë në SPAK për hetime të mëtejshme.
Seanca e kaluar paraprake u shty për shkak se mbrojtja kërkoi kohë që të njihet me aktet e dosjes, dhe gjykata e pranoi kërkesën e tyre.
Më herët, Veliaj i është drejtuar me GJKKO-së që t’i vihet në dispozicion një kopje fizike e dosjes që të ketë mundësi të përgatitet për mbrojtjen. Veliaj argumenton se nuk i është lejuar që të lexojë asnjë faqe dhe se USB-ja që i është dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në paraburgim.
Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Më datë 3 nëntor Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Më 27 nëntor, ai iu drejtua sërish Kushtetueses duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për masën ‘arrest me burg’.