Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë sërish, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza të forta ndaj gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka, dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Në një prononcim për mediat, Cakrani deklaroi se prokuroria nuk ka përmbushur detyrat e lëna nga gjykata, duke shkaktuar tensione dhe shtyrjen e seancës.
Akuza më e rëndë e Cakranit ishte drejtuar ndaj gjyqtares Irena Gjoka. “Unë nuk kam dyshime që zonja Gjoka është një gjyqtare tashmë e shantazhueshme nga zotërinjtë prokurorë, se po hetohet nga ata për çështjet e saj personale,” tha ai.
Kujtim Cakrani: Gjithashtu, në seancën e kaluar u lanë disa detyra nga gjykata që prokurorët duhet të informonin ose më saktë duhet t’i paraqisnin në ambientet e paraburgimit zotit Ilir Meta, ish-presidentit të gjithë fashikujt që ai kërkoi. Sepse duhet të njihesh çështja është e drejtë e tij procedurale dhe të njëherë. Gjithashtu i kërkuam që të saktësonin dhe akuzën dhe të na sillnin dhe listën e provave prokurorët.
Prokurorët nuk e kishin bërë këtë, detyrë. Pa dyshim që ne ë i kërkuam, vazhduam, kërkuam përsëri. Pati një tension sepse prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për zotin Meta, të cilët, i cili ishte aty prezent, avokatët ishin aty dhe nuk ishte ky shkaktari për shtyrjen e seancës gjyqësore. Dhe kështu që pati një tension ndërmjet avokatëve, të paktën ndërmjet zotit Zhllima dhe mua dhe unë, me gjyqtaren zonjën Irena Gjoka, e cila e kishte, e pranoi kërkesën, edhe pse ne nuk e vinim në dyshim që zonja Gjoka pranon çdo kërkesë të prokurorëve. Unë nuk kam dyshime që zonja Gjoka është një gjyqtare tashmë e shantazhueshme nga zoterinjtë prokurorë se po hetohet nga ata për çështjet e saj personale. Ajo vazhdon që mos t’i marrë parasysh dhe t’i injorojë kërkesat tona.
Ne do vazhdojmë betejën tonë dhe kështu që seancën e ardhshme që do u caktua në datën 22 dhjetor, nëse prokurorët do ta kenë informuar dhe njohur zotin Meta me të gjithë aktet që ai ka kërkuar, por dhe avokati, kolegu do njihet me 70.000 faqet ose 134 fashikujt, që ka prokuroria për gjykim dhe besoj se dhe në datën 22, sipas gjasave të mia, seanca nuk ka për t’u zhvilluar jo për fajin tonë, por për faj të neglizhencës, të paaftësisë, merreni si ta doni të anës të prokurorëve.
Ne nuk kemi dyshime fare po fare që kjo çështje vazhdon të jetë çështje politike dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë atyre që kemi thënë që në fillim. Ne jemi këtu për betejë ligjore bashkë me kolegun, zoti Meta është në betejë politike, foli gjatë aty, i kërkoi prokurorëve ç’prova donte ai të administronte, të shikonte dhe të studionte dhe padyshim tashmë jemi në pritje…
Tag: seanca
-

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
-

Shtyhet seanca paraprake për ish-Presidentit, zbulohet data e gjyqit të radhës/ Gjykata urdhëron SPAK t’i dërgojë fashikujt Metës
Është shtyrë për në datën 22 dhjetor seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta.
Anila Hoxha mëson se seanca e radhës do të mbahet më 22/12/ 2025, në orën 14:30.
Meta pretendon se nuk është njohur me fashikujt dhe gjykata urdhëroi SPAK t’i dërgojë brenda javës.
“Dua të njihem me fashikullin e hetimit. Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet. Po më shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur asnjë provë që unë të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat, të i intimidoj dëshmitarët, skam publik dhe asnjë mundësi reale të prish provat”, mësohet të ketë thënë Meta
Pasi doli nga seanca avokati i Metës, Kujtim Cakrani, në një prononcim për mediat u shpreh se “Nuk është faji ynë që prokuroria e merr apriori, por sa të jem unë përfaqësues i Metës mos mendoni se gjykata dhe prokuroria do bëjë shkelje të procedurës. Meta e ka kohën e mjaftueshme, or edhe kolegu do njihet me 77 mijë faqe. Nëse nuk marrim kohë për tu njohur me provat… se këta i bëjnë nga 2 herë që të bëhet dosja e madhe që të duket sikur ka shumë prova. Kjo gjykatë po i merr peng të pandehurit e saj. E patë Mogherinin që po hetohet në liri. Ky është standardi që po përdor gjykata. Një standard që po bie ndesh me konventën e të drejtave të njeriut. Është një betejë për zotin Meta dhe ne do ta fitojmë.”
Për 21 Janarin, ku vetë Meta ka bërë kërkesë që të pyetet, nuk është vendosur gjë, tha Cakrani.Top Channel
-

Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja kur do të mbahet e rradhës…
GJKKO ka shtyrë për në datën 22 dhjetor çështjen për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Po ashtu mësohet se gjykata ka urdhëruar SPAK-un që t’i dërgojë Metës fashikujt e dosjes brenda kësaj jave.
Meta kërkoi këto të fundit gjatë seancës së sotme. -

Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes
Seanca paraprake e parashikuar sot në Gjykatën e Posaçme për dosjen që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe të bashkëpandehurit e tij është shtyrë për në datën 22 dhjetor.
Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa e Metës për t’u njohur plotësisht me fashikujt e hetimit.
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm si Meta, ashtu edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Para nisjes së procedurave, Meta ka kërkuar t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet e çështjes, duke theksuar se pa u njohur me to nuk mund të vijojë procesi.
“Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet. Dua të njihem me fashikujt e hetimit”, është shprehur Meta në sallë.
Pak ditë më parë, ai dorëzoi një kërkesë zyrtare në kryesekretarinë e GJKKO, ku kundërshtonte qëndrimin në kafazin e të pandehurve, duke paralajmëruar se nuk do të pranonte zhvillimin e seancave nëse kërkesa e tij nuk merrej parasysh.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 22 dhjetor, ku pritet të vlerësohet nëse palët janë njohur me materialet hetimore dhe nëse mund të vijojë shqyrtimi paraprak. -

“Ne nuk i ndahemi”/ Seanca paraprake për Ilir Metën, dy avokatët paraqiten në GJKKO, ja çfarë deklaroi një nga…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca paraprake për Ilir Metën, ku pritet nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.
Para nisjes së seancës në GJKKO, u paraqiten edhe avokatet mbrojtës, Gylsen Zhllima dhe Kujtim Cakrani.
“Duhet të kuptoni diçka, kjo gjykatë ose do ti kthehet ligjshmërisë, ose ne nuk i ndahemi”, i tha avokati Cakrani gazetarëve të pranishëm. -

“Jeni të lutur të më…”/ Seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkesë gjykatës: Dua të njihem me fashikullin e hetimit
Sot në Gjykatën e Posaçme Shkallës Parë, po zhvillohet seanca e radhës për çështjen e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Raportohet se gjatë seancës Meta ka kërkuar të njihet me fashikullin e hetimit ndaj tij.
“Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet”, mësohet të jetë shprehur ish-Presidenti i Republikës në seancë. -

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliaj, kryebashkiaku kërkon kohë për t’u njohur me dosjen
Është shtyrë seanca paraprake për kryebashkiakun Erion Veliaj këtë të premte.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Veliaj vazhdon të insistojë përmes avokatit duke kërkuar kohë për t’u njohur me fashikullin.
Fashikulli nuk i është vënë në dispozicion Veliajt dhe për këtë arsye u shty gjyqi ndaj tij.Top Channel
-
Sot pritet të “vuloset” fati i Metës, ish presidenti i pranishëm në seancë
Në GJKKO po zhvillohet këtë të premte seanca ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se Meta është prezent në seancën e sotme që po zhvillohet ndaj tij, ku ka kërkuar të njihet me fashikujt hetimorë të dosjes dhe t’i vendosen në dispozicion materialet.
Seanca e sotme do të vendosë nëse dosja ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë do të kalojë për gjykim apo jo.Meta ka bërë më herët rekurs për lirimin e tij, por ajo është rrëzuar nga Gjykata e Lartë./vizionplus.tv
-

Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca paraprake për Ilir Metën, ku pritet nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.
Para nisjes së seancës në GJKKO, u paraqiten edhe avokatet mbrojtës, Gylsen Zhllima dhe Kujtim Cakrani.
“Duhet të kuptoni diçka, kjo gjykatë ose do ti kthehet ligjshmërisë, ose ne nuk i ndahemi”, i tha avokati Cakrani gazetarëve të pranishëm.
-

Avokati i Veliajt zbulon arsyen pse u shty seanca paraprake për kryebashkiakun: I pandehuri nuk…
Seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shty për në datën 12 dhjetor në orën 09:30. Avokati i tij, Artan Gjermeni refuzoi të japë parashtrime, duke deklaruar se i pandehuri Veliaj nuk është njohur ende me dosjen.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si edhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Kujtojmë që më datë 3 nëntor Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.
Më 27 nëntor, ai iu drejtua sërish Kushtetueses duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për masën ‘arrest me burg’.