Tag: seanca

  • SEANCA LIVE! Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, shqyrtohet shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës

    SEANCA LIVE! Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, shqyrtohet shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës

    Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet në seancë publike ankimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Seanca nisi në orën 10:00 me relatorë Sonila Bejtjan dhe i pranishëm është edhe kryebashkiaku Veliaj që shfaqet për herë të parë në publik që prej arrestimit më 10 shkurt.
    Kryebashkiaku Veliaj mbrohet nga dy avokatët, Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. Ndërsa Presidenca përfaqësohet nga Hemion Braho, Ilirjan Rusmajli, Erjola Shia, Kryeministria nga Herald Jonuzaj, Vangelt Duni. E pranishme është edhe avokatja e shtetit Irma Qosja.
    Veliaj la qelinë e rreth orës 08:48 dhe mbërriti në Gjykatën Kushtetuese në orën 09:30 i prangosur. Pasi zbriti nga furgoni i Policisë së Burgjeve, i shoqëruar me policë, Veliaj dha edhe një buzëqeshje të lehtë.

  • Shkarkimi i Kryetarit të Kuvendit, Peleshi ulet me grupin e PS, seanca drejtohet nga…

    Shkarkimi i Kryetarit të Kuvendit, Peleshi ulet me grupin e PS, seanca drejtohet nga…

    Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku në rendin e ditës është shqyrtimi i kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Kjo kërkesë vjen pas akuzave nga opozita për shkelje të rregulloreve dhe Kushtetutës. Seanca po drejtohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, e cila ka marrë përsipër drejtimin e punimeve pasi Kryetari Peleshi është subjekt i kërkesës për shkarkim.
    Të pranishëm në seancë janë deputetët e të dy grupeve parlamentare, që do të diskutojnë dhe argumentojnë përkatësisht për dhe kundër kërkesës. Gjithashtu mvsohet se Peleshi ndodhet i ulur në rreshtin e grupit të PS.

  • Sot seanca plenare/ Priten diskutime të forta, zbardhet rendi i ditës

    Sot seanca plenare/ Priten diskutime të forta, zbardhet rendi i ditës

    Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e dyta brenda javës. Seanca e parë u zhvillua të hënën, ku raportuan drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe u votua për ngritjen e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.
    Në rendin e ditës së sotme, një nga çështjet kryesore është shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Opozita e akuzon atë për shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit. Seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese pritet të nisë në orën 10:00.
    Gjatë ditës, Kuvendi do të zhvillojë dy seanca plenare. Në seancën e dytë, e cila parashikohet të nisë në orën 11:30, do të raportojnë për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024 drejtuesit e disa institucioneve të rëndësishme: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Instituti i Statistikave, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Radiotelevizioni Shqiptar.
    Në rend dite është gjithashtu shqyrtimi i dy kërkesave të Partisë Demokratike për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.
    Kërkesa e parë lidhet me ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Kërkesa e dytë ka të bëjë me krijimin e një komisioni hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së pushtetit qendror dhe vendor, si dhe për verifikimin e përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.
    Në përfundim të seancës, pritet të miratohen edhe projekt-rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

  • Dy seanca në Kuvend, PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit dhe ngritjen e komisionit hetimor “McGonigal”

    Dy seanca në Kuvend, PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit dhe ngritjen e komisionit hetimor “McGonigal”

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenar, e dyta kjo në një javë, ndërsa të hënën ishte seanca ku raportuar krerët e institucioneve të drejtësisë në vend si dhe u votua për krijimin e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territorial.
    Një nga pikat e rendit të Ditës është shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe rregulloren e këtij institucioni.
    Seanca për shkarkimin e Peleshit parashikohet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që gjatë ditës së sotme Kuvendi do të mblidhet në dy seanca plenare.
    Ndërkohë në vijim, në seancën e orës 11:30, në Kuvend do të raportojnë mbi veprimtarinë e vitit 2024, krerët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Institutit të Statistikave, Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Radiotelevizionit Shqiptar.
    Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
    Kuvendi do të diskutojë mbi projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-se, Charles McGonigal”.
    Një tjetër pikë e rendit të ditës është projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.
    Ndër të tjera, Kuvendi do të miratojë edhe projekt-rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.
     

  • Sot seanca plenare, në rend dite kërkesa për shkarkimin e Niko Peleshit dhe ngritja e komisioneve hetimore

    Sot seanca plenare, në rend dite kërkesa për shkarkimin e Niko Peleshit dhe ngritja e komisioneve hetimore

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenar, e dyta kjo në një javë, ndërsa të hënën ishte seanca ku raportuar krerët e institucioneve të drejtësisë në vend si dhe u votua për krijimin e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territorial.

    Një nga pikat e rendit të Ditës është shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe rregulloren e këtij institucioni.

    Seanca për shkarkimin e Peleshit parashikohet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që gjatë ditës së sotme Kuvendi do të mblidhet në dy seanca plenare.

    Ndërkohë në vijim, në seancën e orës 11:30, në Kuvend do të raportojnë mbi veprimtarinë e vitit 2024, krerët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Institutit të Statistikave, Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Radiotelevizionit Shqiptar.

    Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

    Një tjetër pikë e rendit të ditës është projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.

    Ndër të tjera, Kuvendi do të miratojë edhe projekt-rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

  • Përplasjet në Kuvend ditën e votimit të programit të qeverisë, zbardhet raporti i PS: Peleshi nuk e shkeli Rregulloren, kërkesa e PD për shkarkimin e tij duhet rrëzuar

    Përplasjet në Kuvend ditën e votimit të programit të qeverisë, zbardhet raporti i PS: Peleshi nuk e shkeli Rregulloren, kërkesa e PD për shkarkimin e tij duhet rrëzuar

    Top Channel ka siguruar relacionin e shumicës parlamentare, ku deputetët e PS argumentojnë se përse Niko Peleshi nuk duhet shkarkuar nga drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë.

    Në dokumentin zyrtar që vjen pas kërkesës së deputetëve të PD për shkarkimin e Peleshit, që do të shqyrtohet nesër, mazhoranca thekson se kreu i Kuvendit nuk e ka shkelur rregulloren dhe se kërkesa e PD duhet të shkarkohet.
    “Në përfundim të analizës kushtetuese dhe ligjore, të analizës së fakteve dhe provave, si dhe shkeljeve të pretenduara nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, arrijmë në konkluzionin se kërkesa nuk plotëson kushtin substancial, me qëllim që shkelja të jetë për shkaqe kushtetuese, sipas nenit 114/1 të Rregullores së Kuvendit.
    Nga sa më sipër, arrihet në konkluzion se:
    1- Seanca plenare e datës 16 shtator 2025 është thirrur në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka asnjë shkak për të konsideruar pavlefshmërinë e saj. Shkelja e pretenduar nga kërkuesit i referohet vetëm aspektit procedural të Rregullores, i cili nuk prodhon efektet e parashikuara nga neni 78, pika 2, i Kushtetutës.2- Procedura e ndjekur nga seanca plenare dhe Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk cenon nenin 83 pika 2 të Kushtetutës. Procedura e ndjekur nga Kryetari është zhvilluar brenda kompetencave të parashikuara në Rregullore dhe është në përputhje me autonominë parlamentare të garantuar nga Kushtetuta.3- Seanca plenare e datës 18.9.2025 dhe procedura e ndjekur për miratimin e programit politik të Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij është në përputhje me neni 97 të Kushtetutës, e cila nuk kërkon zhvillimin e parakusht për vlefshmërinë e procedurës për miratimin e tij. Votimi për programin dhe kabinetin, nëse është bërë në mënyrë të rregullt, është në përputhje me nenin 97. Moszhvillimi i debatit nuk përbën automatikisht shkelje të nenit 97 Kushtetutës. Në praktikën parlamentare (edhe në vende të tjera), debati është pjesë normale e procedurës, por nuk është parakusht absolut për vlefshmërinë e votimit, për sa kohë votimi ndodh me pjesëmarrjen e deputetëve dhe në përputhje me Rregulloren.
    Moszhvillimi i debatit për miratimin e programit politik sipas parashikimit të nenit 110 të Rregullores, bazuar në rrethanat si u zhvillua seanca, ishte pasojë e veprimeve të kërkuesve të cilët penguan zhvillim e këtij debatiKryetari i Kuvendit, zoti Niko Peleshi, nuk ka kryer asnjë shkelje të parashikuar në nenit 76, të Kushtetutës dhe as të Rregullores së Kuvendit, duke kryer çdo funksion në respektim të parashikimeve kushtetuese dhe atyre ligjore. Seancat plenare të datave 16.9.2025 dhe 18.9.2025 janë zhvilluar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe aktet e miratuara në këto seanca nuk cenojnë asnjë dispozitë kushtetuese dhe as nenet 78, 83, pika 2, dhe 79, të Kushtetutës e pretenduara nga kërkuesit .
    Në përfundim :Anëtarët e mazhorancës në Këshillin për Legjislacionin i propozojnë seancës plenare rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi.
    “, thuhet ndër të tjera në raportin e PS.
     

    Top Channel

  • Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, shkak bëhet kërkesa e avokatëve

    Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, shkak bëhet kërkesa e avokatëve

    Është shtyrë sërish seanca paraprake në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve.
    Ndërkohë gjykata e posaçme legjitimoi avokatin e ri të Veliajt, Artan Gjermeni i cili kërkoi kohë të njihej me aktet. Vetë Veliaj nuk mori pjesë në seancë.
    Sakaq seanca e radhës është parashikuar të mbahet më datë 12 nëntor në orën 09:00.
    Erion Veliaj përballet me 13 akuza të rënda penale, të cilat lidhen kryesisht me korrupsion pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim të pasurisë. Sipas SPAK, akuza përfshijnë:

    9 raste korrupsioni të zyrtarëve të lartë, të kryera në bashkëpunim;
    Pastrim parash përmes kompanive private dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten;
    Deklarim i rremë i pasurisë;
    Fshehje të ardhurash;
    Shpërdorim detyre;
    Futje e sendeve të paligjshme në ambientet e vuajtjes së dënimit.

  • Shtyhet seanca për Veliajn, avokati kërkon kohë të njihet me aktet

    Shtyhet seanca për Veliajn, avokati kërkon kohë të njihet me aktet

    Gjykata e Posaçme nuk mundi as këtë te martë të nisë shqyrtimin paraprak të çështjes ndaj ish-kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe të tjerëve.
    Seanca u shty për më 12 nëntor. Shkak u bë kërkesa e avokatit, Artan Gjermeni, për t’iu dhënë kohë të njihet me aktet e dosjes.
    Gjermeni do të jetë pjesë e ekipit të avokatëve që do të mbrojë interesat e kryebashkiakut.

  • Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, shkak kërkesa e avokatëve

    Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, shkak kërkesa e avokatëve

    Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se shkak është bërë kërkesa e avokatit Artan Gjermeni, i cili kërkoi kohë që të njihet me aktet.
    Gjermeni do të jetë pjesë e ekipit të avokatëve që do të mbrojë interesat e kryebashkiakut.
    Seanca e radhës në datë 12 nëntor ora 9:00. Gjykata vendosi që seancat pasardhëse do të mbahen çdo ditë të hënë.

    Top Channel

  • Shtyhet seanca për ish-presidentin Meta, shkak mungesa e avokatit të Kryemadhit, SPAK dorëzon prova të reja

    Shtyhet seanca për ish-presidentin Meta, shkak mungesa e avokatit të Kryemadhit, SPAK dorëzon prova të reja

    Shtyhet seanca për ish-presidentin Ilir Meta.

    Shkak u bë mungesa e avokatit të Monika Kryemadhit, ndërsa mësohet se SPAK ka sjellë prova të reja.
    Burimet e Anila Hoxhës thanë ekskluzivisht se në provat e reja përfshihet një letër porosi e përcjellë nga Amerika në datën 1 tetor. Në të cilën tha Anila Hoxha amerikanët konfirmojnë se për kontratën e lobimit me GSIS Z paguan 460 mijë dollarë nga të cilat 93 u paguan nga LSI, ndërsa 267 mijë dollarë nga llogaria e Ardian Shatkut.
    Kontrata e lobimit i përket vitit 2016.