Tag: seanca

  • Kërkohet përjashtimi i gjyqtares, shtyhet seanca në Apel për Ilir Metën

    Kërkohet përjashtimi i gjyqtares, shtyhet seanca në Apel për Ilir Metën

    Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për ankimin e ish-presidentit Ilir Meta për shkak të kërkesës së mbrojtësve të Metës për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani.
    Sipas avokatit, e njëjta gjyqtare ka gjykuar kërkesa të tjera
    Seanca e radhës u la në datën 14 nëntor në orën 9:00.

  • Sot seanca paraprake për dosjen “Meta”, pretendimet e avokatëve. Çfarë pritet të ndodhë…

    Sot seanca paraprake për dosjen “Meta”, pretendimet e avokatëve. Çfarë pritet të ndodhë…

    Këtë të martë, më 11 nëntor, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pritet të zhvillohet seanca paraprake për dosjen që përfshin ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe tre persona të tjerë. Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim.
    Kujtojmë se seanca e mëparshme u shty për shkak të mungesës së avokatit të Kryemadhit. Gjatë asaj seance, gjyqtarja vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Metën. Por avokati i ish-presidentit pretendoi që ata nuk ishin bërë shkak për shtyrjen dhe s’kishte arsye pse të pezulloheshin afatet për të.
    Avokati i Metës ka deklaruar se gjyqtarja është nën presion nga prokurorët e SPAK dhe përmendi akuza të mëparshme të ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për falsifikim dokumentesh në Greqi.
    Ndërkohë po sot, Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka për të shqyrtuar edhe kërkesën e ish-presidentit Meta, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”.
    Sjellim ndërmend se dosja “Meta” përfshin hetime për ish-presidentin Meta, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Të pandehurit akuzohen për vepra të ndryshme penale, mes të cilave korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurive.
    SPAK i ka përfunduar hetimet në fund të korrikut, ndërsa në gusht dosja u dërgua për gjykim. Vendimi i ardhshëm i gjykatës do të përcaktojë nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë apo do të kthehet për hetime të mëtejshme.

  • Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin!

    Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin!

    Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin!
    Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar tha se, opozita në parlament po privohet nga e drejta e saj kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin dhe zbatimin e ligjit.
    “Mblidhemi sot në këtë mbledhje jashtë radhe apo të jashtëzakonshme të grupit parlamentar për shkak të një situate të jashtëzakonshme në të cilën ne ndodhemi për shkak të vendosmërisë të pandalshme të narkoqeverisë për të shtypur me të gjitha potencialet opozitën dhe opozitarizmin.
    Për ta shndërruar atë në një vegël apo në një instrument pa vlerë për asnjë funksion për qytetarët, mbrojtjen e interesave të tyre, për t’ia mbyllur asaj gojën, de facto për ta asgjësuar atë politikisht si forcë politike parlamentare.
    Ne jemi dëshmitarë që me seancën e fundit u bënë 10 seanca parlamentare në të cilat qeveria në 9 prej tyre i mohoi opozitës çdo debat për çdo çështje që erdhi në parlament, duke filluar nga programi i qeverisë, miratimi i Këshillit të Ministrave, duke përfunduar tek miratimi i buxhetit dhe çdo gjë tjetër.
    Ju jeni dëshmitarë sepse në 10 seanca ka pasur vetëm një seancë me debat dhe kjo ka qenë seanca ku është diskutuar për institucionet e drejtësisë.
    Janë kaluar ligje, projektvendime, akte normative dhe në asnjërën prej tyre në mënyrë absolute nuk është lejuar opozita të debatojë, të marrë fjalën, të paraqesë mendimet, të mbrojë interesat e zgjedhësve të saj që kanë votuar kundër një qeverie si kurrë ndonjëherë në historinë 33-vjeçare të parlamentit pluralist.
    Nuk ka ndodhur kurrë sepse nuk mund të ndodhë si rregull.
    10 seanca parlamentare ku vetëm në njërën opozita ka pasur mundësi të shprehet.
    Dhe, të mos harrojmë, 10 seanca parlamentare të paraprira nga qindra mbledhje komisionesh, në të cilat opozita ka marrë pjesë në mënyrën më serioze. Në të cilat opozita është përkushtuar me seriozitetin më të madhe për të paraqitur objeksionet, sugjerimet, propozimet për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
    Pra, me gjithë këtë punë shumë serioze që ju keni bërë në komisionet parlamentare- dhe më serioze shumë se puna e të tjerëve- por kur vjen puna pas komisioneve në aulën e parlamentit, Edi Rama urdhëron të mbyllë mikrofonat për opozitën.
    Me gjithë kontrollin e jashtëzakonshëm që ka në media, kontrollon më shumë, më lehtë lajmet që dalin nga komisionet parlamentare, por rikthimi apo mbyllja i veprimtarisë në komisione, një veprimtari shumë serioze e deputetëve të opozitës, has në asgjësimin e të drejtës së tyre për të debatuar për ligjet, për projektet, për vendimet që janë miratuar në ato komisione. Që janë hedhur poshtë në ato komisione.
    Janë bërë 10 seanca në të cilat si kurrë ndonjëherë në histori, ministrat nuk lejohet të vijnë në interpelanca.
    Janë bërë 10 seanca që refuzohet çdo mocion me debat. Të drejta të sanksionuara në Kushtetutë këto për opozitën.
    Janë bërë 10 seanca, refuzohen në mënyrë antikushtetuese të gjitha kërkesat e opozitës për komisione hetimore parlamentare.
    Pra, opozita privohet jo vetëm nga e drejta, por nga detyra e saj themelore për të kontrolluar ekzekutivin, për të kontrolluar zbatimin e ligjit.
    Nuk mund ta kryejë këtë.
    Në tërësi ministrat nuk refuzojnë vetëm interpelancat, por refuzojnë edhe paraqitjen para komisioneve.
    Dhe nxjerrin mbi parlamentin ata që nuk mund të jenë kurrë, zëvendësministrat apo drejtorët.
    Në parlament, deputetëve u mohohen të drejtat më themelore që Kushtetuta dhe rregullorja e parlamentit u garanton atyre.
    Opozita trajtohet si një vasale e partisë-shtet me të cilën ajo mund të bëjë ç’të dojë”, u shpreh Berisha.

  • “Qeveria kërkon ta asgjësojë opozitën”, Berisha: Në 10 seancat e fundit na kanë mohuar debatin

    “Qeveria kërkon ta asgjësojë opozitën”, Berisha: Në 10 seancat e fundit na kanë mohuar debatin

    Kreu i PD Sali Berisha, theksoi se qeveria kërkon të shtypë të gjitha potencialet e opozitës, ku sipas tij, kërkon ta shndërrojë në instrument të pavlerë.
    “ Mblidhemi sot në këtë mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të një situatë të jashtëzakonshme ku ne ndodhemi për shkak të vendosmërisë të pandalshme të narkoqeverisë për të shtypur me të gjitha potencialet opozitën dhe opozitarizmin.
    Për ta shndërruar atë në një vegël apo në një instrument pa vlerë, për të ndaluar mbrojtjen e interesave të tyre për t’ja mbyllur asaj gojën politikisht për ta asgjësuar atë si forcë politike parlamentare. Ne jemi dëshmitarë që në seancën e fundit u bënë 10 seanca parlamentare. Në të cilat qeveria në 9 prej tyre i mohoi opozitës çdo debat për çdo çështje që erdhi në parlament. Duke filluar nga programi i qeverisë duke përfunduar në miratimin e buxhetit.
    Ju jeni dëshmitarë sepse në 10 seanca ka pasur vetëm 1 seancë me debat. Dhe këtu është diskutuar për institucionet e drejtësisë. Janë kaluar ligje projektvendime akte normative dhe në asnjërën prej tyre nuk është lejuar opozita të debatojë të marrë fjalën të paraqesë mendimet të mbrojë interesat e zgjedhësve. Si kurrë ndonjëherë në hsitorinë 33-vjeçare parlamentit pluralist nuk ka ndodhur. Sepse nuk mund të ndodhë 10 seanca parlamentare vetëm në njërën opozita ka pasur mundësi të shprehet.”, tha Berisha.

  • Seanca plenare/ Ndarja nga jeta e liderit historik socialist Fatos Nano, Kuvendi mban një minutë heshtje

    Seanca plenare/ Ndarja nga jeta e liderit historik socialist Fatos Nano, Kuvendi mban një minutë heshtje

    Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrit Fatos Nano pak ditë më parë.
    Teksa nisi seanca plenare dhe kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi hapjen e saj dhe rendin e ditës, kaloi menjëherë tek kërkesa për ligjvënësit që të mbanin heshtje një minutë për humbjen e ish-kryeministrit, që ka qenë disa herë figurë e lartë e shtetit shqiptar.
    Të pranishëm edhe deputetë të opozitës, që respektuan kujtimin e ish-kryeministrit, duke mbajtur minutën e heshtjes.

  • Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca, shkak mungesa e avokatit

    Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca, shkak mungesa e avokatit

    bardh spahia

    TIRANË- Deputeti demokrat Bardh Spahia, është paraqitur këtë të hënë në GJKKO, ndërsa seanca gjyqësore është shtyrë për në datën 12 nëntor. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të Spahisë, për arsye shëndetësore.
    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla.

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi. Spahia pretendon se ka zbatuar vetëm ligjin duke shtuar se tashmë kjo është një çështje që mund të ndiqet administrativisht./ZËRI

  • Sot mbahet seanca në Gjykatën e Fierit për mjekun e arrestuar pak ditë më parë.

    Sot mbahet seanca në Gjykatën e Fierit për mjekun e arrestuar pak ditë më parë.

    Fier – Mjeku imazherist Gëzim Taullaj, 66 vjeç, nuk është paraqitur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, ku ishte planifikuar seanca për akuzat që rëndojnë mbi të. Për arsye shëndetësore, Taullaj është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës, Xhevair Morina.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Mjeku imazherist u arrestua nga Policia e Fierit pas një hetimi katërmujor të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit të koduar “Imazheria”. Ai u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash nga një pacient, i cili kishte shkuar për të kryer një ekzaminim me eko abdominale. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Hetimet kanë treguar se Taullaj shpërdoronte detyrën, duke vizituar pacientë edhe në dy klinika private në qytetin e Fierit gjatë orarit zyrtar. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale shumën prej 1.857.000 lekësh të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë amerikanë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Seanca gjyqësore zhvillohet para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarja Aurora Tusha dhe prokurori Leonard Suçi. Taullajt i rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Seanca e 27 tetorit dështoi, Berisha paraqitet sot në SPAK për “Partizanin”

    Seanca e 27 tetorit dështoi, Berisha paraqitet sot në SPAK për “Partizanin”

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot, 3 nëntor, në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me aferën e ish-klubit sportiv “Partizani”.
    Pritet të shohim se çfarë do të deklarojë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion dhe a do të ketë ndonjë zhvillim të ri mbi këtë proces gjyqësor.
    Kujtojmë se seanca e 27 tetorit dështoi, për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj, i cili përfaqëson të pandehurin Fatmir Bektashi si dhe kompanitë “Kontakt shpk” dhe “Home Plan shpk”.
    Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raportoi atë ditë se ishin planifikuar të kryheshin dy seanca në ngarkim të Berishës e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, dhe të pandehurve të tjerë, si dhe një seancë ku do shqyrtohej kërkesa e vajzës së kryedemokratit, Argita Malltezi, për heqjen e sekuestrimit të pasurive.
    Më herët, Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtares Irena Gjoka. Ai ka kërkuar shpalljen e akteve në dosje si të pavlefshme.
    Kjo dosje, për të cilën hetohet ish-kryeministri, kaloi më 19 maj 2025 për gjykim, pas shtatë muajsh qëndrimi në seancë paraprake.
    Në këtë dosje janë dërguar për gjykim pesë të pandehur.

  • Mbyllet seanca në Kushtetuese, trupa tërhiqet për vendim! Veliaj niset për në qeli, përcillet nga mbështetësit (VIDEO)

    Mbyllet seanca në Kushtetuese, trupa tërhiqet për vendim! Veliaj niset për në qeli, përcillet nga mbështetësit (VIDEO)

    Veliaj niset per ne burgun e durresit

    TIRANË- Prej rreth 7 orësh, Gjykatën Kushtetuese shqyrtoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra dhe për dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet. Pas marrjes së konkluzioneve të palëve, gjykata është tërhequr për vendim. Seanca nisi që prej orës 10:00, duke shënuar herën e parë publike të Veliajt që prej prej arrestimit më 10 shkurt. 

    Menjëherë pas përfundimit të seancës, Veliaj ka dalë nga Gjykata Kushtetuese, teksa jashtë është pritur nga mbështetësit e tij. 
    “Forca kryetar, forca!”,  thonë ata.
    “Ju dua shumë”, tha Veliaj pak para se të hipte në furgonin e policisë, i shoqëruar me forca të shumta policie.

  • Kushtetuesja shqyrtoi shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak nga Qeveria, mbyllet seanca pas 7 orësh

    Kushtetuesja shqyrtoi shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak nga Qeveria, mbyllet seanca pas 7 orësh

    Sot në Gjykatën Kushtetuese është mbajtur seanca për shqyrtimin e kërkesën së ish-kryebashkiakut të Tiranës, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.

    Seanca nisi në orën 10:00, teksa i pranishëm ishte edhe ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
    Pas seancës që zgjati shtatë orë në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj tani po i drejtohet burgut të Durrësit.

    Në seancë u shqyrtua gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, dekret i pezulluar pak javë më parë nga Kushtetuesja.
    17:06 Video/ “Ju dua shumë”, momenti kur Veliaj del nga Kushtetuesja për në burgun e Durrësit
    Pas seancës që zgjati shtatë orë në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj po i drejtohet burgut të Durrësit. “Ju dua shumë”– tha Veliaj pak para se të hipte në furgonin e policisë, i shoqëruar me forca të shumta policie.
    16:54 “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar
    Erion Veliaj thotë se u shkarkua se nuk u paraqit në punë, ndërsa shton se ‘fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka’.Ndër të tjera, Veliaj u shpreh se ‘Është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi dhe që nuk denjuan as të më dëgjonin. Zoti i faltë’.
    15:38 Seanca për Veliajn, Ilir Rusmali kritikon vendimin e Kushtetueses: Po vendosni fatin e një akti administrativ, nuk ua lejon Kushtetuta
    Këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali kritikoi Gjykatën Kushtetuese për faktin se po merr në shqyrtim një çështje administrative.Duke mbrojtur qëndrimin e kreut të shtetit në seancën e Gjykatës për kërkesën e Veliajt lidhur me shkarkimin nga qeveria, Rusmali tha se Kushtetuta e autorizon Gjykatën vetëm në dy raste dhe ky nuk është rasti i dekretit të kreut të shtetit.
    14:10 “Zgjedhjet u caktuan pasi doli akti i shkarkimit”, Rusmali në Kushtetuese: Pjesa tjetër është debat hallesh njerëzore
    Në seancën për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali tha se dekreti i kreut të shtetit erdhi pasi doli akti i shkarkimit.Sipas tij Gjykata nuk mund të shqyrtojë dekretin e Presidentit, që doli si detyrim ligjor pas shkarkimit të Veliajt.
    “Ju në vend të pezulloni aktin për të cilin jeni me kushtetutë kompetentë, tërhiqni një akt tjetër që nuk jeni kompetentë, për shkak se doni që të mos vijë pasoja që sjell akti që ju jeni kompetentë. Zgjedhjet caktohen për shkak se ka një akt shkarkimi. Nëse pezullohet akti i shkarkimit, pezullohet edhe veprimi i presidentit”, tha Rusmali.
    14:08 Avokati i Erion Veliajt: E drejta e tij kushtetuese që të ishte vetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
    Avokati i Erion Veliajt, Alban Dokushi, ka deklaruar se pjesëmarrja e kryebashkiakut në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte një e drejtë kushtetuese e tij, e cila iu refuzua. Sipas Dokushit, ftesa për pjesëmarrje nuk ka ardhur nga Këshilli Bashkiak.
    13:47 Seanca për Veliajn, Ilir Rusmali kritikon vendimin e Kushtetueses: Po vendosni fatin e një akti administrativ, nuk ua lejon Kushtetuta
    Këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali kritikoi Gjykatën Kushtetuese për faktin se po merr në shqyrtim një çështje administrative.
    13:32 Seanca në Kushtetuese, përfaqësuesja e Qeverisë kundërshton Veliajn: Ishte në dijeni të shkarkimit, ekzekutivi merr vendim mbi konstatimin e Këshillit Bashkiak
    Përfaqësuesja ligjore e Qeverisë, ka kundërshtuar sot në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese pretendimet e Erion Veliajt dhe ankimimin e vendimit prej tij për shkarkimin nga detyra.
    13:03 Veliaj krahason arrestimin e tij me rrëmbimin e Medellin të Kolumbisë: Po të rrëmbesh një kryetar, krijohen zgjedhje dhe më pas mund të vësh atë që do ti
    Ndërsa ishte duke u përgjigjur pyetjeve që i vinin nga gjyqtarët e Kushtetueses, aty ku po përballet me ankimimin e tij kundër shkarkimit nga detyra, Erion Veliaj e paralelizoi arrestimin e tij me ‘rrëmbimin e Medellin të Kolumbisë’.
    12:33 Sa e ligjshme është delegimi i detyrave në mungesë? Veliaj- Këshillit të Ministrave: Pse nuk u shqetësuat për delegimet e kryetarit të Tropojës?! Po mbani dy standarde
    Erion Veliaj është duke iu përgjigjur tani pyetjeve që po i vijnë nga përfaqësuesit ligjor të Këshillit të Ministrave. Pyetjes se sa është e ligjshme delegimi i detyrave nga burgu për një afat kaq të gjatë, Veliaj iu përgjigj se këtë pyetje do duhej që t’iu bënin e dhe kryetarit të bashkisë së Tropojës që qëndroi në arrest shtëpie për 11 muaj.
    12:20 VIDEO-LAJM/ Masat e sigurisë brenda Kushtetueses, efektivi i policisë ngrihet në këmbë sa herë Veliaj i përgjigjet pyetjes së gjyqtarëve
    Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon t’i përgjigjet pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me shkarkimin nga posti drejtues. Por ajo që u vu re gjatë seancës ishte polici, i cili qëndron në tavolinën pas Veliajt. Ai ngrihet në këmbë sa herë që ish-kryebashkiaku merr fjalën dhe po ashtu ngrihet në këmbë.
    12:14 “Sot jam në një roman të Kafkës”, Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është e ligjshme, s’kam penguar punën e bashkisë
    ”Për shpirt do doja të isha në zyrë jo në burg me delegim, por sa kohë është e ligjshme delegimi i detyrës, Tiranës nuk i ka munguar dhe nuk është penguar asnjë procedurë prej meje, jam në mungesë me arsye. Sot gjendem në një absurditet, jam në një roman të Kafkës…”, tha Veliaj.
    12:09 “Pse për Tropojën pati standard tjetër?” Veliaj: Po sikur të lëshojnë masë për Ogertën? Florin?
    ”Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësisë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë? Kjo është betejë që po e bëj dhe për ata që do vijojnë pas meje”, u shpreh Erion Veliaj.
    12:02 Seanca në Kushtetuese/ “A delegohen detyrat nga burgu”, Veliaj: Nuk i kam penguar unë të mbjellin pemë apo të pastrojnë. Drejtorët kanë qenë aty
    Ish-kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.
    11:50 Seanca në Kushtetuese/ “Do ta ndryshoje vendimin e Këshillit Bashkiak nëse do ishe i pranishëm?” Ja si përgjigjet Veliaj
    Anëtarja e Kushtetueses Marjana Semini e pyeti gjatë seancës ish-kryebashkiakun nëse do të ndryshonte vendimmarrjen e Këshillit po të ishte i pranishëm në seancë ku u vendos shkarkimi i tij.
    11:35 E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
    Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Erion Veliaj thotë se u shkarkua se nuk u paraqit në punë, ndërsa shton se ‘fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka’.
    11:32 “Djalin tim më shumë e takoj në burg se në liri”, Veliaj: Më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar
    Ish-kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj po mban fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon rrëzimin e vendimit për shkarkimin nga detyra, pasi e quan jo të ligjshëm.
    11:29 “Shoqërimi im në qeli, më rëndë se një vrasës serial”, Veliaj në Kushtetuese: Kam më shumë policë sot këtu, sesa kam avokatë
    ‘’Beteja ime për t’u dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese, për të dëgjuar se çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra, ku më kanë zgjedhur qytetarët, dhe jam mbyllur në një qeli me regjim burgosjeje më të rëndë se vrasësit serialë’’, tha Veliaj.
    11:22 Veliaj ‘jashtë’ qelie/ “Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta”, ish-kryetari i Bashkisë Tiranë para ‘Kushtetueses’: S’kam ardhur për të mbrojtur veten, por..
    ”Ju falënderoj që më keni dhënë mundësi për t’u dëgjuar. Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Është zhgënjyese për të dëgjuar çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra dhe jam burgosur në qeli. Nuk jam për të mbrojtur veten se s’kam kryer asnjë shkelje, por jam për të kërkuar të mbrojmë bashkë demokracinë që sot po vihet në sprovë”, u shpreh Veliaj.
    11:10 Veliaj mbërriti i prangosur në Gjykatë/ “Forca Lali”, ja si u prit ish-kryebashkiaku në Kushtetuese (Video)
    Gjykata Kushtetuese po shqyrtn sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Ai është pritur me brohoritma në Gjykatën Kushtetuese nga qytetarë që thërrisnin “Forca Lali”.
    11:00 Seanca për shkarkimin e Veliajt, avokati i ish-kryebashkiakut: As nuk u thirr në mbledhjen e Këshillit bashkiak, sekretari i tha “s’ke ndalim të vish në mbledhje, por po munde”
    Për rreth 20 minuta, ai tha se shkarkimi nga detyra i Veliajt për shkak të mos paraqitjes në detyrë, nuk erdhi prej vullnetit të tij.
    10:40 Seanca për Veliajn/ “Shpallni moskompetencë për shqyrtimin e dekretit”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Begajt
    Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij nga detyra si dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja për Tiranën.
    10:12 Kërkesa e Presidentit për moskompetencë nga Kushtetuesja për ankimimin e Veliajt, gjyqtarët tërhiqen për të marrë vendim
    Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencën i kërkuan ‘Kushtetueses’ që të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit të Presidentit pas ankimimit të Veliajt, pasi sipas tyre nuk u është dhënë kohë që të për argumentet.
    10:01 VIDEO/ Nis seanca në Kushtetuese, Veliaj para trupës gjykuese
    Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut nga Qeveria, si dhe për dekretin e Presidentit për hapjen e garës për zgjedhje në Tiranë.
    09:36 Video-Lajm/ Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët, momenti i mbërritjes së Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese
    I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë, Veliaj sapo ka zbritur nga fugoni i policisë ka parë nga gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme.
    08:55 Seanca në Kushtetuese/ Veliaj del nga paraburgimi i Durrësit dhe niset drejt Tiranës, prezencë e shtuar e policisë në perimetrin e gjykatës (Video)
    Erion Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës.
    Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se ka prezencë të shtuar të policisë së rendit në perimetrin e gjykatës.

    Top Channel