Tag: schumacher

  • Shantazhi ndaj familjes Schumacher, gjykata gjermane konfirmon dënimet për dy të akuzuarit

    Shantazhi ndaj familjes Schumacher, gjykata gjermane konfirmon dënimet për dy të akuzuarit

    Bota E Martë, 2 Dhjetor 2025 21:01
    Gjykata rajonale e Wuppertal-it ka lënë në fuqi vendimin për dy personat e akuzuar për tentativë shantazhi ndaj familjes së legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Gjatë procesit të apelit, trupi gjykues konfirmoi dënimin me 3 vjet burg për Yilmaz T. për tentativë zhvatjeje. Bashkëpunëtori i tij, Markus F., një ish-punonjës sigurie, mori një dënim me 2 vjet heqje lirie me kusht për rolin e tij si bashkëpunëtor. Vendimi u mor pasi në seancat e apelit nuk u paraqitën prova apo dëshmitarë të rinj që mund të ndryshonin rrjedhën e gjykimit.
    Akuzat ndaj tyre lidheshin me një kërcënim serioz për të publikuar rreth 1500 dosje private në “Darknet”. Ky material i ndjeshëm përfshinte foto personale, video dhe dokumente konfidenciale mjekësore të Schumacher, të cilat detajonin gjendjen e tij pas aksidentit të rëndë në vitin 2013. Për të mos i bërë publike këto të dhëna, shantazhuesit i kishin kërkuar familjes së kampionit një shumë prej 15 milionë eurosh.
    Procesi i apelit ishte iniciuar si nga të pandehurit, të cilët kërkonin ulje të dënimit, ashtu edhe nga prokuroria. Familja Schumacher shpresonte për një ndëshkim më të rëndë ndaj Markus F., duke e akuzuar atë për vjedhjen e materialit delikat gjatë kohës që punonte në rezidencën e tyre. Megjithatë, shanset për një dënim më të ashpër u zbehën kur Yilmaz T. dhe djali i tij, i përfshirë në rastin fillestar por jo në apel, vendosën të mos dëshmonin në gjykatë.

  • Miku i afërt i Schumacher ndan lajmin e dhimbshëm: Nuk mendoj se do ta shohim përsëri! Edhe nëse do të dija më tepër…

    Miku i afërt i Schumacher ndan lajmin e dhimbshëm: Nuk mendoj se do ta shohim përsëri! Edhe nëse do të dija më tepër…

    Richard Hopkins, një ish-figurë e njohur e Formula 1 dhe mik i afërt i Michael Schumacher gjatë karrierës së tij, ka dhënë një deklaratë tronditëse për fansat e legjendës gjermane. 
    Schumacher, fitues i shtatë titujve botërorë në F1, u përfshi në një aksident tragjik ski në dhjetor 2013 që e la në koma. Që atëherë, legjenda gjermane nuk është parë publikisht. 
    Sipas Hopkins, i cili ka punuar si Shef Operacionesh te Red Bull dhe më parë si Menaxher Logjistike te McLaren, privatësia e Schumacher mbetet e paprekshme. 
    “Nuk mendoj se do ta shohim Michael përsëri,” tha ai për SPORTbible. “Familja e tij është shumë e kujdesshme dhe respekton privatësinë e tij. Edhe nëse do të dija diçka, nuk do të isha në gjendje ta ndaja. Vetëm një rreth shumë i vogël njerëzish, si Jean Todt dhe Ross Brawn, mund ta vizitojnë.” 
    Hopkins kujtoi takimin e tij të parë me Schumacher në fillim të viteve 1990, kur ai punonte si mekanik te McLaren, gjatë periudhës kur gjermani garonte për Benetton. Ai përshkroi gjithashtu anën e panjohur të Schumacher jashtë pistës: “Në sport ai ishte i sigurt dhe karizmatik, por jashtë saj ishte një baba i mrekullueshëm dhe bashkëshort i shkëlqyer. Kishte një anë tjetër të tij, që pak njerëz e njihnin.” 
    Schumacher, tani 56 vjeç, konsiderohet një nga pilotët më të suksesshëm të F1, me shtatë tituj botërorë, 155 podiume dhe 71 xhiro më të shpejta në karrierë. 
    Deklaratat e Hopkins ofrojnë një pasqyrë të rrallë mbi personin pas legjendës, duke kujtuar fansat për talentin e jashtëzakonshëm dhe karakterin e jashtëzakonshëm të pilotit gjerman. 

  • Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

    Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

    Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Që nga viti 2013, ai nuk është parë më në publik dhe gjendja e tij vazhdon të mbetet një nga sekretet më të ruajtura në botën e sportit. Familja e tij ka mbajtur një privatësi të hekurt, duke ndarë vetëm detaje minimale rreth shëndetit të tij.
    Më 29 dhjetor 2013, gjatë skijimit në Méribel të Francës, Schumacher goditi kokën në një shkëmb pas humbjes së kontrollit. Edhe pse mbante helmetë, ajo u ça nga goditja e fortë. Ai pësoi dëmtime të rënda në tru dhe u dërgua me helikopter në spital, ku iu nënshtrua dy operacioneve urgjente. Mjekët atëherë e përshkruan gjendjen e tij si “kritike” dhe “duke luftuar për jetën”.
    Në prill të vitit 2014, familja njoftoi se Schumacher kishte treguar shenja të “vetëdijes dhe zgjimit”. Në verë, ai nuk ishte më në koma dhe u transferua në një qendër rehabilitimi. Pak muaj më vonë, u kthye në shtëpi ku vazhdon të kujdeset nga një staf i specializuar 24 orësh.
    Përditësimet rreth gjendjes së tij shëndetësore janë mjaft të rralla. Ekspertë të ndryshëm neurologjikë kanë sugjeruar se Schumacher nuk mund të bëjë një jetë aktive dhe se ai ka vështirësi të komunikojë. Dokumente të gjykatës e përshkruajnë si “pjesërisht të pafuqishëm” dhe në nevojë të vazhdueshme për përkujdesje., raporton ‘Daily Mail’.
    Thuhet se ai komunikon kryesisht me sy dhe se vetëm një numër shumë i vogël njerëzish lejohen ta vizitojnë – mes tyre Jean Todt, Ross Braën dhe Gerhard Berger.
    Këtë vit, tre persona u dënuan për përpjekje për shantazh, duke kërkuar 13 milionë paund në këmbim të fotove, videove dhe dokumenteve të vjedhura të Schumacherit. Përveç qindra imazheve dhe videove, u vodhën edhe dokumente mjekësore. Policia rikuperoi pothuajse gjithçka, përveç një hard disku të humbur.
    Bashkëshortja e tij, Corinna Schumacher, është zotuar ta mbrojë privatësinë e tij me çdo kusht, duke insistuar që gjendja e tij të mos keqpërdoret dhe dinjiteti i tij të ruhet./KosovaPress

  • “Shumë e kanë parë si person arrogant, por ishte një njeri tjetër”, miku i ngushtë i Schumacher tregon nga jeta private e legjendës së Formula 1

    “Shumë e kanë parë si person arrogant, por ishte një njeri tjetër”, miku i ngushtë i Schumacher tregon nga jeta private e legjendës së Formula 1

    Michael Schumacher mund të jetë kujtuar si një nga pilotët më të mëdhenj dhe më të vendosur në historinë e Formula 1, por sipas një prej miqve të tij të ngushtë, pas kamerave fshihej një njeri shumë më i butë dhe familjar. 
    Ish-drejtuesi i operacioneve në Red Bull, Richard Hopkins, ka ndarë detaje të rralla për jetën jashtë pistës të legjendës gjermane, duke zbuluar anën e tij të vërtetë që pak njerëz kanë pasur mundësinë ta njohin. 
    “Michael kishte gjithçka që i nevojitej për të qenë kampion bote – përfshirë edhe ato cilësi jo gjithmonë pozitive, si arroganca apo mungesa e ndonjëherëshme e sportivitetit,” tha Hopkins në një intervistë për SunSport, në bashkëpunim me Casino.org. “Por larg kamerave, ai ishte një burrë dhe baba shembullor.” 
    Schumacher, i cili ka qëndruar larg vëmendjes publike që prej aksidentit të rëndë me ski në vitin 2013, përshkruhet nga Hopkins si një njeri me zemër të madhe dhe i përkushtuar totalisht ndaj familjes. 
    “Shumë njerëz që e kanë ndjekur vetëm në pistë mund ta kenë parë si një person arrogant apo tepër të sigurt në vetvete. Por në shtëpi, ai ishte krejt ndryshe – një burrë i dashur dhe një baba që i adhuronte fëmijët e tij,” shtoi ai. 
    Hopkins, i cili e njohu Schumacher-in gjatë kohës që punonte si mekanik në McLaren ndërsa Michael garonte për Benetton në fillim të viteve ’90, shprehet se ndonëse shumica e njerëzve njihnin “kampionin e pamëshirshëm”, ata që e njihnin nga afër dinin që ai ishte shumë m tha ai. 
    Në një epokë ku kampionët shpe ë kompleks. 
    Ai gjithashtu e krahasoi Schumacher-in me rivalin e tij të atëhershëm, Mika Häkkinen, i cili ndonëse kishte reputacionin e një personi të ftohtë, kishte një ndjenjë humori të jashtëzakonshme. 
    “Ndoshta edhe Michael kishte një ‘alter ego’ si Mika – një anë tjetër që nuk e shihje kurrë në ekran. Në publik mund të shihje vetëm 30% të tij, por kishte edhe 70% që mbetej e fshehur nga kamerat,”sh perceptohen vetëm për performancën e tyre, rrëfimi i Hopkins na kujton se edhe pas figurave të mëdha si Schumacher, fshihet një njeri me ndjenja, dashuri dhe përkushtim familjar – gjë që, në fund të ditës, është ndoshta arritja më e madhe në jetë. 

  • Ka shpresë për Michael Schumacher/ Vjen gjesti i parë publik nga legjenda e Formula 1, 12 vite pas aksidentit tragjik

    Ka shpresë për Michael Schumacher/ Vjen gjesti i parë publik nga legjenda e Formula 1, 12 vite pas aksidentit tragjik

    Piloti legjendarë i Formulës 1, gjermani Michael Schumacher pësoi lëndime të rënda në kokë gjatë pushimeve të tij duke skijuar në një resort në Francë më 29 dhjetor të vitit 2013-të

    Pas këtij aksidenti ai qëndroi në koma të induktuar për disa muaj dhe që nga momenti që filloi trajtimi mjekësore menjë procedurë të rrallë super sekrete, familja këmbënguli për privatësi të rreptë.
    Informacione rreth familjes së tij dhe zërave që dalin nga shtëpia ku ai qëndron i izoluar shfaqen herë pas here pa patur një konfirmim zyrtarë.
    Këtë here Stéphane Lhermitt, një gazetar i gazetës së respektuar franceze “Lequipe”, zbuloi se Michael Schumacher, me ndihmën e gruas së tij Corina, nënshkroi një helmetë për një veprim humanitar, i cili është veprimi i tij i parë publik që nga aksidenti.
    Lhermit theksoi se kjo është një shenjë e mirë, por se edhe këtë herë asgjë nuk është konfirmuar dhe se Michael ndoshta ende nuk është në gjendje të flasë.
    Kohët e fundit, Felix Goerner, një gazetar nga Gjermania që ndoqi të gjithë çështjen e 7-të herë kampionit të Formula 1, foli edhe për Michael Schumacher. Ai i solli publikut lajme të këqija.
    “Ai nuk mund t’i shprehë më mendimet e tij me gojë. Është një gjendje shumë e trishtueshme”, tha Gorner.
    Pastaj tha diçka që askush nuk donte ta dëgjonte. “Ai ishte një hero i pathyeshëm, dhe tani të gjithë po mbajmë shpresën. Por ai thjesht nuk është mirë dhe ndoshta nuk do ta shohim më kurrë .”
     

  • Skandali në shtëpinë e Schumacher, ky është piloti që përdhunoi dy herë infermieren që kujdesej për legjendën e Formula 1: Ajo ishte në gjendje..

    Skandali në shtëpinë e Schumacher, ky është piloti që përdhunoi dy herë infermieren që kujdesej për legjendën e Formula 1: Ajo ishte në gjendje..

    Skandali në shtëpinë e Schumacher, zbulohet piloti që përdhunoi infermieren që kujdesej për legjendën e Formula 1 
    Sipas prokurorisë zvicerane, Mawson, 29 vjeç, akuzohet se ka përdhunuar dy herë një infermiere që kujdesej për Schumacher-in, ndërsa ajo ishte në gjendje pa ndjenja pas një mbrëmjeje me kokteje. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 23 nëntor të vitit 2019. 
    Mawson ka mohuar akuzat, duke pretenduar se marrëdhënia me viktimën ishte konsensuale dhe se ata kishin pasur më parë kontakt romantik, përfshirë një puthje në një klub nate në Gjenevë. 
    Sipas aktakuzës zyrtare, infermierja – e cila ishte një kujdestare me banim në rezidencën e Schumacher-it – kishte konsumuar alkool pas një dite të lodhshme pune dhe ndjehej keq fizikisht. Ajo u shoqërua në dhomë nga kolegët, të cilët raportojnë se e lanë të shtrirë në shtrat pa e zhveshur dhe me dritat ndezur. 
    Në dokumentet gjyqësore thuhet se pas largimit të tyre, Mawson është kthyer në dhomë dhe ka kryer aktin e përdhunimit ndërsa viktima ishte në gjendje të pandërgjegjshme. Vetë infermierja nuk mban mend asgjë nga nata në fjalë dhe asnjë nga dëshmitarët e tjerë nuk raportuan të kenë parë apo dëgjuar ndonjë gjë të dyshimtë. 
    Procesi gjyqësor ishte planifikuar të niste këtë javë, por Mawson nuk u paraqit në gjykatë, duke e detyruar trupin gjykues të shtyjë seancën për në një datë të pacaktuar. 
    Aktualisht, Mawson është i pezulluar nga garat, si pasojë e një skandali të ndarë që lidhet me doping në Australi. Ai është një dy herë kampion i serisë australiane S5000 dhe dikur konsiderohej një talent premtues në botën e garave, ku garonte krahas emrave si Mick Schumacher, Lando Norris dhe George Russell. 
    Familja Schumacher nuk është e përfshirë në këtë çështje dhe ka refuzuar të komentojë mbi rastin. Bild raporton se Mick Schumacher dhe Joey Mawson nuk kanë pasur kontakte për shumë vite. 
    Ankesa penale u paraqit në vitin 2022, tre vjet pas ngjarjes së pretenduar, pasi infermierja u largua nga ekipi mjekësor që kujdesej për ish-kampionin e botës në Formula 1. 
     
     

  • Plas skandali në shtëpinë e Schumacher/ Një pilot garash nën akuzë për përdhunimin e një infermiereje që kujdesej për legjendën e F1 (Detajet)

    Plas skandali në shtëpinë e Schumacher/ Një pilot garash nën akuzë për përdhunimin e një infermiereje që kujdesej për legjendën e F1 (Detajet)

    Një pilot garash është vënë nën hetim në Zvicër, pasi akuzohet për një sulm seksual ndaj një infermiereje që kujdesej për ish-kampionin e Formula 1, Michael Schumacher. 
    Sipas mediave zvicerane, ngjarja e dyshuar daton në vitin 2019, ndërsa kallëzimi penal është bërë në vitin 2022. Çështja pritet të shqyrtohet këtë javë nga gjykata kompetente në kantonin e Vaud. 
    Shtypi lokal raporton se piloti i akuzuar ishte mik i Mick Schumacher, djalit të ish-kampionit të botës, dhe ndodhej si i ftuar në rezidencën e familjes Schumacher në Gland, pranë liqenit të Gjenevës. 
    Prokuroria pretendon se gjatë një mbrëmjeje private, personi i akuzuar ka kryer një akt të rëndë ndaj infermieres që kujdesej për ish-pilotin legjendar. 
    Në dokumentet gjyqësore thuhet se viktima dhe i pandehuri ishin takuar më parë në disa raste, por versionet e tyre për marrëdhënien janë të kundërta. 
    Asnjë anëtar i familjes Schumacher nuk është i përfshirë në këtë çështje, ndërsa gjyqi pritet të zhvillohet në ditët në vijim. 
     

  • Si është Michael Schumacher? “Ndoshta po ndërvepron, po ia del pak më mirë”

    Si është Michael Schumacher? “Ndoshta po ndërvepron, po ia del pak më mirë”

    15 Tetor 2025

    9:03

    Alfred Lleshi

    Vetëm pak ditë më parë u shënua 25-vjetori i titullit të parë botëror të Michael Schumacher me Ferrarin, ndërsa sot dalin informacione të reja mbi gjendjen e tij shëndetësore. Bëhet fjalë për zëra të mbledhur nga gazetari francez Stefan L’Hermitte i “L’Équipe”, i cili është përpjekur të bashkojë të dhëna të sigurta, që vijnë drejtpërdrejt ose jo nga familja e ish-pilotit gjerman, i vetmi burim i besueshëm që prej aksidentit të tij gjatë skijimit në dhjetor 2013.
    “Nuk dimë asgjë të saktë. Nuk do të thosha se po shkon mirë, por ndoshta pak më mirë. Të vetmet lajme vijnë nga familja”, – tha L’Hermitte në një intervistë radiofonike.
    Ai përmendi rastin e helmetës së nënshkruar për bamirësi nga Schumacher, duke shtuar: “Si arriti ta firmosë? A ia mbajti gruaja dorën? Nuk ka siguri, por është hera e parë që marrim një shenjë pozitive prej tij, thuajse një shenjë jete”.
    Sipas gazetarit, Schumacher ende nuk flet dhe nuk është parë të ecë, por mund të ketë një ndërveprim të vogël me familjarët, edhe pse nuk mund të thuhet se gjendja e tij është e mirë.
     
     

  • Sinjale rreth gjendjes së Schumacher, gati 12 vite pas aksidentit tragjik

    Sinjale rreth gjendjes së Schumacher, gati 12 vite pas aksidentit tragjik

    Showbiz E Martë, 14 Tetor 2025 19:03
    Janë shfaqur informacione të reja për gjendjen shëndetësore të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Lajmet janë thashetheme të përmbledhura nga gazetari francez Stefan L’Hermitte i “L’Équipe”.
    Ai ka përpjekur të mbledhë çdo të dhënë të besueshme që vjen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga familja e ish-pilotit gjerman, burimi i vetëm real në mes të shumë spekulimeve që qarkullojnë prej aksidentit të rëndë të vitit 2013.

    ”Nuk dimë asgjë specifike”,-tha L’Hermitte në një intervistë radiofonike. ”Nuk do të thoja se po ia del mbanë, por ndoshta po ia del pak më mirë. Lajmi i vetëm që kemi vjen nga familja e tij”.

    Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në ski në dhjetor 2013 në Alpet Franceze dhe që prej asaj kohe është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor në shtëpinë e tij në Zvicër. Familja e tij ka ruajtur gjithmonë diskrecion të plotë mbi gjendjen e tij, duke shmangur çdo koment publik.

  • Misteri i gjendjes shëndetësore të Schumacher, shoku i skuadrës: Ofrova ndihmë që ai të zgjohej, por gruaja e tij refuzoi

    Misteri i gjendjes shëndetësore të Schumacher, shoku i skuadrës: Ofrova ndihmë që ai të zgjohej, por gruaja e tij refuzoi

    Legjenda e Formula 1, Riccardo Patrese, ka zbuluar përpjekjet e tij për të “ndihmuar në zgjimin” e Michael Schumacher pas aksidentit tragjik të gjermanit në Alpe në vitin 2013.

    Megjithatë, ai pranon se oferta e tij nuk gjeti kurrë përgjigje, pasi gruaja e Schumacher, Corina, preferoi të mbronte privatësinë e tij.
    Shëndeti i shtatë herë Kampionit të Botës ka mbetur një sekret i ruajtur me kujdes që kur ai pësoi dëmtime serioze në tru në një aksident me ski.
    Patrese, tani 71 vjeç, ishte shok skuadre i Schumacherit, te ekipi i Benetton në vitin 1993 dhe miqësia e tyre vazhdoi, edhe pasi italiani u tërhoq nga F1 në vitin 1994.
    Veterani i F1 foli së fundmi për lidhjen e tyre të veçantë përmes futbollit, ndërsa luanin së bashku në ndeshje bamirësie para aksidentit fatal që ndryshoi jetën e Schumacherit përgjithmonë.
    Sipas raportimeve, Patrese zbuloi qëllimin e tij për ta vizituar atë për ta ndihmuar të shërohej, duke besuar se një zë i njohur mund ta ndihmonte.
    “Dhe pastaj ndodhi aksidenti. Është një moment shumë i trishtueshëm. E dini, ndonjëherë kur dëgjojnë një zë të njohur, disa zgjohen, e njohin atë zë…”, tha Patrese i përlotur.

    Top Channel