Tag: schubert

  • “Kënga e Mjellmës” në TKOB/ Testamenti i fundit muzikor i Schubert ngjitet në skenën e Operas

    “Kënga e Mjellmës” në TKOB/ Testamenti i fundit muzikor i Schubert ngjitet në skenën e Operas

     Krijimi i fundit artistik i Franz Schubert është Kënga e Mjellmës, një nga ciklet më prekëse të tij, kompozuar në 1828, pak muaj para ndarjes nga jeta.

    “Mendoj se titulli Kënga e Mjellmës lidhet me idenë që mendohet se mjellma ka një këngë të fundit që ‘e këndon’ para se të vdesë’, u shpreh pianistja Etrita Ibrahimi.
    Cikli përbëhet nga 14 lide që shënuan kulmin e krijimtarisë së Shubert, si drita e fundit që kompozitori i madh i la botës. Këto kompozime, në qendër të të cilave është një dashuri e pamundur, vijnë premierë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit të martën në mbrëmje nën interpretimin e baritonit Artur Vera dhe pianistes Etrita Ibrahimi.
    “Ndryshe nga ciklet e tjera të Shubertit që kanë vetëm një poet, këtu ka një ndarje të poezive. Shtatë të parat janë të Rellstab dhe tregojnë nostalgjinë e dashurisë së personazhit kryesor. Ndërsa shtatë të tjera nga Heine tregojnë për humbjen e dashurisë së personazhit. Janë dy gjendje të ndryshme të personazhit, të cilat ndihen në mënyrën se si vetë Shuberti e ka shkruar muzikën”, tha Ibrahimi.
    Në skenën e Operas do të jehojë edhe Serenata e njohur e Schubert, një nga krijimet më poetike dhe më të dashura të repertorit, pjesë “Këngës së Mjellmës”.
    “Të gjitha lidet tregojnë diçka, janë tepër të ndjera nga ana e kompozitorit, ndaj gjatë punës me to, e kam ndjerë veten pjesë të tyre. Këtë përpiqem ta justifikoj edhe gjatë interpretimit. Është një cikël shumë i vështirë lidesh sepse bëhet bashkë interpretimi teknik në unitet me poezinë, me fjalën”, u shpreh baritoni Artur Vera.
    Ky cikël i njohur në të gjithë botën ishte testament i fundit i kompozitorit austriak, që la pas më shumë se 600 vepra vokale, si dhe disa simfoni dhe opera.

    Top Channel

  • “Kënga e mjellmës” testamenti i fundit artistik i Franz Schubert, koncert premierë në Opera

    “Kënga e mjellmës” testamenti i fundit artistik i Franz Schubert, koncert premierë në Opera

    Nga Julia Vrapi
    “Kënga e mjellmës”, cikli i fundit i kompozitorit Franz Schubert, vjen premierë absolute në skenën tonë. Koncerti këtë nëntor është pjesë e kalendarit artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe premton të sjellë një mbrëmje të veçantë muzikore. Përgjatë këtij sezoni artistik në skenë në këtë teatër janë vënë shfaqje, zhvilluar edhe koncerte të ndryshme, ku pjesë e programit artistik është dhe koncerti vokal-instrumental “Kënga e mjellmës” nga cikli i fundit i kompozitorit Franz Schubert, që shënon premierën absolute në Opera. “Një cikël lindesh me poezi nga Rellstab, Heine dhe Seidi, në një mbrëmje ku çdo notë tingëllon si një rrëfim i sinqertë, i brishtë dhe thellësisht njerëzor”, thuhet nga teatri. Koncerti vokal instrumental do të jetë mbrëmjen e datës 25 nëntor. Premiera “Schwanengesang: Kënga e mjellmës” sjell në skenë baritonin Artur Vera dhe pianisten Etrita Ibrahimi.
    Dy artistët kanë pasur dhe më parë bashkëpunime do të rikthehen në skenë me“Schwanengesang:Kënga e mjellmës”, që është titulli i një koleksioni këngëshshkruar në fund të jetës së tij. Bariotni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi do ti japin jetë këtij cikli, duke sjellë në skenë thellësinë, elegancën dhe emocionin e një muzike që i flet dhimbjes, qetësisë dhe dashurisë në secilin lied. Franz Peter Schubert ( 31 janar 1797 – 19 nëntor 1828) ishte një kompozitor austriak. Schubert la gjurmë të mëdha në historinë e muzikës botërore, duke u përjetësuar përmes kompozimeve të tij. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë simfoni duke përfshirë dhe “Simfoninë e papërfunduar” muzikë liturgjike, opera, muzikë të rastësishme dhe muzikë solo për piano. Pas këtij koncerti që do të jetë mbrëmjen e datës 25 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit programi artistik këtë sezon do të sjellë dhe të tjerë koncerte për publikun.
    “Kënga e mjellmës” në skenë pas veprës “Mullixhesha e bukur”
    “Kënga e mjellmës”, cikli i fundit i kompozitorit Franz Schubert këtë nëntor premierë në Opera,  ku dy artistët janë prezantuar dhe me të tjerë koncerte premierë më parë nga krijimtaria e këtij kompozitori.“Mullixhesha e bukur” e Franz Schubert, një nga kryeveprat e muzikës vokale të dhomës së periudhës romantike solli një natë magjike në muajin qershor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një nga kryeveprat më të ndjera të periudhës së romantizmit u shfaq për herë të parë në skenën shqiptare. Një rrugëtim nga ëndrrat në humnerë, i thurur me delikatesën dhe forcën e muzikës së Franz Schubert-it, bashkoi sërish baritonin Artur Vera dhe pianisten Etrita Ibrahimi në një natë, ku muzika u ndie në çdo notë të saj.
    Në këtë vepër muzika e kompozitorit Franz Schubert shpalosi një histori dashurie të pafat, me një thellësi emocionale që prek çdo shpirt. Një djalosh i ri ndjek rrjedhën e një përroi dhe përfundon në një mulli, ku bie në dashuri me vajzën e mullixhiut. Shpresa, xhelozia dhe dëshpërimi ndërthuren në një cikël liedesh me poezitë e Wilhelm Müller-it, që sjellin një tregim të ndjerë poetik. Por ndërsa në muajin qershor në aktivitetin artistik erdhi “Mullixhesha e bukur”, në muajin shkurt, të dy artistët sollën në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit “Rrugë dimërore” të po të njëjtit autor.
     

  • “Mullixhesha e bukur” udhëton drejt qytetit të Beratit, nën sloganin “TKOBAP on Tour”

    “Mullixhesha e bukur” udhëton drejt qytetit të Beratit, nën sloganin “TKOBAP on Tour”

     Nga Julia Vrapi
    “Mullixhesha e bukur”  me muzikën e kompozitorit Franz Schubert  këtë mbrëmje në skenën e Beratit. Koncerti vokal-instrumental që bashkon sërish baritonin Artur Vera dhe pianisten Etrita Ibrahimi pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë mbrëmje do të jetë në pallatin e kulturës “Margarita Tutulani” në Berat. “Mullixhesha e bukur” është një cikël këngësh nga Shubert, i kompozuar në vitin 1823, bazuar në 20 poezi të Vilhelm Myler.
    Por pas suksesit në premierën në TKOBAP, “Mullixhesha e Bukur” – Die schöne Müllerin udhëton drejt qytetit të Beratit, nën sloganin “TKOBAP on Tour ”. “Në ambientet e pallatit të kulturës “Margarita Tutulani”, ju ftojmë të përjetoni një koncert të rrallë, ku muzika e Franz Schubert-it shpalos një histori dashurie të pafat, të mbushur me emocione të thella që prekin çdo shpirt”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit për këtë koncert vokal-instrumental, ku hyrja është e lirë për publikun. Një djalosh i ri ndjek rrjedhën e një përroi dhe ndalet në një mulli, ku bie në dashuri me vajzën e mullixhiut. Shpresa, xhelozia dhe dëshpërimi ndërthuren në një cikël liedesh me poezitë e Wilhelm Müller-it, duke krijuar një tregim të ndjerë dhe poetik.
    “Një udhëtim nga ëndrrat në humnerë, i thurur me delikatesën dhe fuqinë e muzikës së Schubert-it, bashkon sërish në skenë baritonin Artur Vera dhe pianisten Etrita Ibrahimi, në një natë ku çdo tingull i flet zemrës”, thuhet nga teatri. Franz Peter Schubert ( 31 janar 1797 – 19 nëntor 1828) ishte një kompozitor austriak. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë simfoni duke përfshirë dhe “Simfoninë e papërfunduar” muzikë liturgjike, opera, muzikë të rastësishme dhe muzikë solo për piano.
    “Mullixhesha e bukur” në kalendarin artistik këtë korrik
    Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor pak ditë më parë bëri me dije dhe kalendarin artistik përgjatë korrikut në stinën e verës, ku pjesë e programit është edhe “Mullixhesha e bukur” me muzikën e Schubert, një nga kryeveprat më të ndjera të periudhës së romantizmit. Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor këtë muaj do të jenë në një rrugëtim artistik në qytete si Berat, Durrës, Gjirokastër, Ulqin, Tetovë e Gjenevë.
    “Korriku sjell një kalendar të mbushur me shfaqje që i japin shpirt verës shqiptare! Balet nën yje, muzikë dhome që përqafohet me tingujt e verës, dhe bashkëpunime që lidhin trojet përmes artit, janë vetëm disa nga surprizat që ju presin”, thuhet nga TKOBAP. Ndërsa TKOBAP publikoi këto ditë kalendarin artistik për korrikun, pak ditë më parë ky teatër u vizitua nga të rinj nga qyteti i Korçës. TKOBAP-ja u mbush me energjinë dhe kureshtjen e mbi 50 të rinjve nga qyteti i Korçës, e vizituan këtë institucion në kuadër të projektit “Rin-Art Qarku Korçë”. Nga historia e krijimit të operës shqiptare te prapaskenat, të rinjtë përjetuan nga afër procesin krijues, pasionin dhe përkushtimin që fshihet pas çdo shfaqjeje.
     
     
     
     

  • SYRI TV/ Për herë të parë në Opera ‘Mullixhesha e bukur’, një historie dashurie përmes një serie lindesh

    SYRI TV/ Për herë të parë në Opera ‘Mullixhesha e bukur’, një historie dashurie përmes një serie lindesh

    “Mullixhesha e bukur” e Franz Schubert do të ngjitet për herë të parë në skenë nga Ertrita Ibrahimi dhe Artur Vera në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Një cikël lidesh që përçon ndjenja të gjalla e melankolike, duke sjellë risi në repertorin vokal shqiptar.

    Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të vijë për herë të parë në Shqipëri cikli i lideve “Mullixhesha e bukur” (Die schöne Müllerin) nga Franz Schubert, një nga kryeveprat e muzikës vokale të dhomës së periudhës romantike. Pianistja Ertrita Ibrahimi dhe baritoni Artur Vera vijojnë një bashkëpunim të konsoliduar që nga cikli “Rrugë dimërore”, gjithashtu nga Schubert.

    Vepra sjell në qendër rrëfimin e një historie dashurie përmes një serie liedesh, të cilat ndjekin emocionet e një të riu të dashuruar, që kalojnë nga entuziazmi në melankoli. Për vetë natyrën e saj emocionale dhe faktin që është ende pak e njohur për publikun shqiptar, kjo premierë përfaqëson një hap të guximshëm drejt zgjerimit të repertorit të Operas.

    Një shfaqje që i fton dashamirësit e muzikës klasike të zbulojnë një dimension të ri të emocioneve përmes artit të Schubert-it.

  • Koncerti i Schubert në TKOB, baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi sjellin një cikël me 24 këngë

    Koncerti i Schubert në TKOB, baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi sjellin një cikël me 24 këngë

    Teatri i Operas dhe Baletit do të ngjisë në skenë sot në mbrëmje koncertin vokalo-instrumental “Winterreise” të kompozitorit austriak Franz Schubert. Ky koncert i veçantë do të vijë në formën e një muzike dhome, duke sjellë një cikël të fuqishëm prej 24 këngësh, të interpretuara nga baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi.
    Në tingujt e thellë të “Winterreise”, zemra rrëfen për dashurinë e humbur, ëndrrat e thyera dhe vetminë që e shoqëron njeriun në udhëtimin e tij të jetës. Muzika është ajo që do të ngrejë peshë zemrat e publikut, nën notat e pianos dhe zërit potent të Artur Verës, përmes kësaj historie të fortë dashurie.
    Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe vepra për piano, “Barokjare” e kompozitorit Aleksandër Peçi.

    /vizionplus.tv