Tag: schlotterbeck

  • Barcelona gjen qendërmbrojtësin që kërkonte, por ka vetëm një dyshim

    Barcelona gjen qendërmbrojtësin që kërkonte, por ka vetëm një dyshim

    7 Dhjetor 2025

    13:17

    Telesport

    Barcelona ka shprehur interes serioz për qendërmbrojtësin e Dortmundit, Nico Schlotterbeck, i cili ka kontratë deri në vitin 2027 dhe deri tani ka hezituar ta rinovojë.
    Për lojtarin po interesohen disa klube të mëdha, përfshirë Bayern Munich, por aktualisht Barcelona shihet si më e avantazhuara, pasi kërkon një mbrojtës teknik, me këmbë të majtë dhe që përshtatet me stilin e tyre të lojës.
    Megjithatë, brenda klubit katalanas ekzistojnë dyshime nëse Schlotterbeck mund t’i përshtatet sistemit të presingut të lartë dhe linjave të avancuara. Bild raporton se drejtuesit e Barcelonës duan të analizojnë me kujdes nëse ai është i duhuri, pasi te Dortmundi luan në një mbrojtje më të thellë.
    Kjo e bën klubin të hezitojë përpara se të ndërmarrë një hap të madh.

  • Schlotterbeck drejt refuzimit të rinovimit me BVB, ja dy gjigantët që e tundojnë

    Schlotterbeck drejt refuzimit të rinovimit me BVB, ja dy gjigantët që e tundojnë

    5 Dhjetor 2025

    13:51

    Alfred Lleshi

    Nico Schlotterbeck ndodhet përballë një vendimi thelbësor: të qëndrojë te Borussia Dortmund dhe të angazhohet me një kontratë afatgjatë përtej vitit 2027, ose ta refuzojë ofertën verdhezi dhe të kërkojë transferim në një nga klubet më të mëdha europiane. Sipas “Sky Germany”, interesi nga Bayern Munich dhe Real Madridi po e shtyn 26-vjeçarin të vlerësojë me kujdes të ardhmen e tij.
    Një transferim i mundshëm te Bayerni do të varej në masë të madhe nga e ardhmja e Dayot Upamecano dhe Kim Minjae. Nëse të dy qendërmbrojtësit do të largoheshin nga kampionët e Gjermanisë, Schlotterbeck do të bëhej objektiv kryesor për bavarezët, sipas medias gjermane. Te Real Madridi, David Alaba pritet të largohet me parametër zero, edhe e ardhmja e Antonio Rüdiger mbetet e pasigurt, duke krijuar potencialisht hapësirë për Schlotterbeck në mbrojtjen e “Los Blancos”.
    Megjithatë, edhe nëse Schlotterbeck zgjedh të mos e zgjasë kontratën, Dortmundi mund të vendosë gjithsesi ta mbajë deri në vitin 2027, duke e lënë të largohet me parametër zero. Verdhezinjtë nuk kanë vendosur një afat të detyrueshëm, por shpresojnë të kenë qartësi për të ardhmen e tij para fundit të janarit.

  • As Konate dhe as Upamecano, prioriteti i Real Madridit është mbrojtësi 40 milionë euro

    As Konate dhe as Upamecano, prioriteti i Real Madridit është mbrojtësi 40 milionë euro

    30 Nëntor 2025

    20:25

    Telesport

    Sipas asaj që raporton “Bild”, por edhe medie të tjera gjermane, interesi i Real Madridit mbi Nico Schlotterbeck sa po vjen edhe po rritet. Gjermani është prioriteti kryesor i klubit madrilen për ta transferuar atë gjatë merkatos së verës së ardhshme.
    Kontrata e Schlotterbeck me Dortmundin skadon në vitin 2027, ndaj për të mos rrezikuar largimin si lojtar të lirë, verdhezinjtë janë të gatshëm të heqin dorë prej 25-vjeçarit gjatë verës së ardhshme për një shifër rreth 40 milionë euro.
    Për Schlotterbeck ka një interes të madh edhe nga klubet e tjera “big” si PSG, Bayern, Barcelona dhe Liverpool, por për momentin madrilenët duken më afër tij. Përveç Schlotterbeck, Real Madrid po ndjek edhe emra të tjerë të njohur si Dayot Upamecano dhe Ibrahima Konate, që mund të vijnë si lojtar të lirë, por prioritet mbetet padyshim Schlotterbeck.

  • “Endrra e Uli Hoeness!” Legjenda Matthaus paralajmëron blerjen e re të Bayern

    “Endrra e Uli Hoeness!” Legjenda Matthaus paralajmëron blerjen e re të Bayern

    Lothar Matthaus ka paralajmëruar transferimin e ardhshëm të Bayern.
    Sipas legjendës së futbollit gjerman, do të jetë Nico Schlotterbeck. Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund ka edhe një vit e gjysmë kontratë në “Signal Iduna Park” dhe nuk do të rinovojë.
    “Eshtë e qartë se Bayern po e ndjek me vëmendje. Afërmendsh, bavarezët jo vetëm duan të forcojnë mbrojtjen, por edhe të dobësojnë kundërshtarin. Jam i sigurt se Bayern do ta transferojë atë”.
    “Schlotterbeck është gjerman. A nuk ka qenë gjithmonë ëndrra e Uli Hoeness, që Bayern të bëhet ekip thuajse totalisht gjerman? Ai dhe Tah janë gjermanë dhe titullarë të kombëtares. Do të ishte zgjedhja perfekte”, ka deklaruar ish-kampioni i botës.
    Bayern vërtet ka mjaft gjermanë në ekip: Neuer, Tah, Kimmich, Goretzka, Pavlovic, Bischof, Musiala, Karl dhe Gnabry. Ata janë baza e skuadrës. Në verë Bayern tentoi edhe dy gjermanë të tjerë, edhe pse pa sukses, Woltemade dhe Wirtz.
    Imagjinoni nëse do të ishin blerë. Thuajse gjithë formacioni do të ishte gjerman: Neuer – Davies, Schlotterbeck, Tah, Laimer – Kimmich, Pavlovic – Wirtz, Musiala, Olise – Woltemade. Pra, 8 nga 11 titullarë, gjermanë!

  • Garë e fortë mes Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, për “bishën” e Dortmundit

    Garë e fortë mes Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, për “bishën” e Dortmundit

    Qendërmbrojtësi i Dortmundit, Nico Schlotterbeck, është momentalisht një ngë më të mirët në botë në rolin e tij. Forma e tij e mirë dhe mbi të gjitha vazhdimësia kanë ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, tre më të interesuarat për qendërmbrojtësin gjerman janë: Bayern, Real Madrid dhe Liverpool.
    Bayern Munich e sheh Schlotterbeck si zëvendësuesin ideal të Dayot Upamecano, pasi rinovimi me francezin po bëhet i vëshitrë për t’u arritur dita-ditës, ndaj bavarezët po mendojnë planin B. Nëse ikën Upamecano, duan të transferojnë Schlotterbeck.
    Në të njëjtën situatë është edhe Liverpool, klubi anglez e sheh Schlotterbeck si zëvendësuesin ideal të Ibrahima Konate. Francezi do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme, destinacioni i tij i ri do të jetë Real Madridi.
    Po ashtu edhe klubi madrilen interesohet për Schlotterbeck, si një alternativë shtesë për Xabi Alonso-n. Qendërmbrojtësi gjerman mund të jetë zëvendësuesi ideal për Antonio Rudiger apo David Alaba, të cilët sipas të gjitha gjasave do të largohen si lojtarë të lirë në fund të sezonit.
    Në anën tjetër, Dortmund po përpiqet të rinovojë me Schlotterbeck deri në vitin 2030, por me interesin e madh të klubeve të përmendura më sipër, duket shumë e vështirë që qendërmbrojtësi gjerman të qëndrojë te verdhezinjtë pas përfundimit të këtij sezoni. Vlera e Schlotterbeck mendohet të jetë 45-50 milionë euro.

  • Lothar Matthäus: “Jam i sigurt se Bayern do e transferojë yllin e Dortmundit”

    Lothar Matthäus: “Jam i sigurt se Bayern do e transferojë yllin e Dortmundit”

    19 Tetor 2025

    10:45

    Telesport

    Bayern nuk e ndryshon traditën e transferimit të lojtarëve gjermanë. Gjithmonë do të jetë kështu, pa asnjë dyshim.
    Këtë e di mirë legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, i cili, tashmë në rolin e ekspertit të futbollit, ka deklaruar se një lojtar i Borussia Dortmund së shpejti do të veshë fanellën bavareze.
    Bëhet fjalë për mbrojtësin Nico Schlotterbeck, i cili ka edhe një vit e gjysmë kontratë në “Signal Iduna Park”. Pra, verën e vitit 2027 ai mund të transferohet ‘falas’ te Bayern.
    “Kur merr një yll nga Dortmundi, Bayern jo vetëm forcon ekipin, por dobëson pak edhe kundërshtarin. Sigurisht që Bayern ka interes për Schlotterbeck. Nëse nuk e kanë mendjen tek ai, atëherë e kanë gabim”.

  • Liverpool gjen te Borussia zëvendësuesin e Van Dijk, e duan edhe Bayern, Real e City

    Liverpool gjen te Borussia zëvendësuesin e Van Dijk, e duan edhe Bayern, Real e City

    Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck, është bërë një objektiv i madh për Liverpool, lajm që është konfirmuar sot nga e përditshmja gjermane “Bild”.
    Negociatat për të zgjatur kontratën e 25-vjeçarit gjerman janë zvarritur, duke bërë që klubet e tjera të monitorojnë nga afër situatën e tij. Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester City janë gjithashtu të interesuara.
    Liverpool është interesuar për Schlotterbeck pasi kërkon një qendërmbrojtës të ri. “Reds” rrezikojnë të humbasin Ibrahima Konaté si transferim të lirë në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa mbrojtësi i ri Giovanni Leoni kohët e fundit pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar.
    Ndaj, skuadra angleze po përpiqet të sigurojë Schlotterbeck që në merkaton e dimrit, megjithëse Borussia nuk është e gatshme të diskutojë një shitje të menjëhershme. Pavarësisht kësaj, skuadra e Arne Slot vazhdon ta konsiderojë Nico-n si një pasardhës afatgjatë të Virgil van Dijk.
    Schlotterbeck ka luajtur për Dortmund që nga korriku i vitit 2022, kur u transferua nga Freiburg për 20 milionë euro. Kontrata aktuale e gjermanit skadon më 30 qershor 2027. Borussia i ka ofruar atij një zgjatje deri në vitin 2030, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

  • Lajm i mirë për Dortmund, lojtari rikthehet pas 5 muajsh

    Lajm i mirë për Dortmund, lojtari rikthehet pas 5 muajsh

    Pas një mungese 5 mujore për shkak të një dëmtimi, mbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck, është rikthyer në stërvitje.
    Sipas Kicker, Schlotterbeck, i cili pësoi një këputje të meniskut në fillim të prillit, ka përfunduar një hap tjetër të rehabilitimit të tij.  Në bazë të asaj që shkruhet, ende nuk dihet se kur lojtari do të mund të luajë.  Ai është pjesë e Dortmund prej 3 vitesh.

    (J.S/)